div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-218 category-paged-218 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vazhdon numërimi i votave për Asamblistë në Prishtinë, këto janë rezultatet e deritashme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Deri tani janë procesuar rezultatet për 24 vendvotime. LDK ka deri tash 2,067 vota, e ndjekur nga VV me 1,424   dhe PDK me 1,417 Vota.

Votat që kanë marrë kandidatët mund t’i gjeni në këtë link.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i pari renditet Përparim Rama me 2,067 vota vota si bartës liste, pasuar nga Bujar Gashi me 138 vota, pastaj Bekim Gashi me 133 vota, Milazim Vitija me 118 vota, e të tjerë.

Nga VV i pari renditet Mrika Limani Myrtaj si bartëse liste me 1,424 vota. Pas saj është Gëzim Sveçla me 99 vota, Egzon Azemi me 57, e të tjerë.

Nga PDK, i pari renditet Uran Ismaili si bartës liste me 1,417, pasuar nga Besianë Musmurati me 69, Agron Canolli me 57 vota, Yll Muriqi 50 vota e të tjerë.

Bekë Berisha i AAK-së, si bartës liste, ka 663 vota.

Dalin rezultatet e para për Asamblistë në Podujevë, kandidatët më të votuar nëpër parti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar publikimin e rezultateve të para nga gara për asamble ne Komunën e Podujevës.

Në këtë komunë, VV renditet si parti e parë me 40.17 përqind, e pasuar nga LDK’ja me 38.17 përqind dhe PDK’ja me 10.15 përqind.

Nga numërimi i 11 vendvotimeve, në listën e VV’së më i votuari është Shpejtim Bulliqi, që ka qenë edhe bartës liste. Pas tij renditen, Adelina Stublla, Avni Fetahu, Florent Hasani dhe Bahri Selimi, shkruan Reporteri.net.

Nga lista e LDK’së, i pari është bartësi i listës Ekrem Hyseni, i pasuar nga Enis Shabani, Florent Blakçori, Valdet Restelica dhe Blerta Azemi Berisha.

Tek PDK, kandidatët më të votuar janë Isak Shabani, si bartës liste, ndjekur nga Lulzim Pollomi, Afrim Avdiu, Hilmi Hoxha dhe Avni Ajeti.

Janë edhe 102 vendvotime pa numëruar.

Në këtë komunë nuk do të ketë balotazh. Sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, Shpejtim Bulliqi e ka fituar garën për të parin e komunës me 50.70 përqind të votave.

Ish-kryeministri, Sali Berisha sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot feston 81-vjetorin e lindjes.

Vetë kryedemokrati ka ndarë një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berishën në rrjetet sociale, ndërsa shprehet mirënjohës për familjen, bashkëpunëtorëve, dashamirësve që e bëjnë vjeshtën, stinën e kurorës së jetës së tij.

Sot 81 vjeç!

Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shprehet Berisha.

 

 

Rrahje masive mes nxënësve, njëri nga ta përfundon me hundë të thyer

Një përleshje masive ka ndodhur dje para objektit të shkollës “Bajram Curri” në Prizren.

Në incident janë përfshirë tetë të mitur, nxënës të kësaj shkolle, si dhe të tri shkollave të tjera gjimnazit “Remzi Ademaj”, “Gjon Buzuku” dhe shkollës së mesme “Imer Prizreni”.

Si pasojë e rrahjes, njëri nga nxënësit ka pësuar thyerje në hundë, raportoi gazetari korrespondent Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7”.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa personat e përfshirë janë intervistuar lidhur me rastin.

KQZ vazhdon publikimin e rezultateve për Asamblenë e Prishtinës- Këto janë të rejat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me publikimin e rezultateve preliminare për kandidatët e Asamblesë Komunale të Prishtinës.

Sipas të dhënave të deritanishme, janë procesuar rezultatet nga 24 vendvotime.

Nga rezultatet e publikuara, Lidhja Demokratike e Kosovës kryeson me 2,067 vota, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje me 1,424 vota, ndërsa në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1,417 vota.

Brenda listës së LDK-së, më së shumti vota deri tani ka marrë bartësi i listës, Përparim Rama, me 2,067 vota. Pas tij renditen Bujar Bashi me 138 vota, Bekim Gashi me 133 vota, dhe Milazim Vitija me 118 vota, ndërsa kandidatët tjerë vijojnë me më pak mbështetje.

KQZ vazhdon publikimin e rezultateve për Asamblenë e Prishtinës- Këto janë të rejat - Insajderi - image 140
PAMJE: Një familje shqiptare sulmohet nga serbët

Një familje shqiptare u sulmua në Zurich të Zvicrës të shtunën mbrëma, pas ndeshjes eliminatore për Botërorin 2026 mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u mbyll me fitore të Shqipërisë 1:0 në Leskovc.

Familja shqiptare, që kishte dalë për të festuar fitoren, u sulmua nga tifozë serbë, raporton ““Blick””.

Donika J. kishte udhëtuar me bashkëshortin dhe vajzën 10-vjeçare dhe në veturën e saj Mercedes kishte vendosur flamurin shqiptar.

Në Schwamendingen, pranë një bari, papritmas vetura u përplas me një turmë tifozësh serbë.

“Papritmas, një i ri vrapoi drejt makinës sonë dhe na theu xhamin e përparmë me një objekt të fortë, ndoshta ishte zinxhir apo rrip. Copëzat e xhamit fluturuan në ulësen e pasme, ku ishte vajza jonë”, tregoi Donika. Ajo shtoi se ishte ulur në ulësen e pasagjerit dhe sulmuesi goditi xhamin në lartësinë e kokës.

Incidenti e tronditi rëndë familjen.

“Shpërthimi ishte aq i fortë sa të gjithë u tronditëm,” tha Donika, duke filluar të qajë.

“Se kisha imagjinuar se diçka e tillë do të mund të ndodhte në Zvicër. Ende s’mund ta mendoj se diçka aq e tmerrshme ndodhi.”

Ajo lajmëroi menjëherë policinë, e cila konfirmoi se mori të paktën një raportim për një veturë të dëmtuar. Gjatë të shtunës mbrëma pati disa raportime për trazira në qytet. Nuk është hera e parë që policia u thirr në Ueberlandstrasse për shkak të incidenteve; gjatë ndeshjes së parë mes Shqipërisë dhe Serbisë në qershor pati gjithashtu raportime për trazira, ndeshje që përfundoi pa gola.

Edhe në Luzern, të shtunën, u raportuan provokime dhe dhunë fizike mes grupeve pas ndeshjes. Tifozët shkaktuan ndërprerje të konsiderueshme të trafikut, disa rrugë u mbyllën përkohësisht.

“U lëshuan gjithsej 50 gjoba dhe disa persona u ndëshkuan për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut,” njoftoi të hënën Policia e Luzernit. Ndërprerje trafiku shkaktuan shoferët festues edhe në Wil.

Armend Muja “xhiron filma”: Na sulmuan militantët e PDK-së, kishin armë

Kryetari i degës së VV-së në Mitrovicë, Armend Muja, doli sonte në një studio televizive pas zgjedhjeve lokale të dielën, ku Faton Peci doli i dyti në këtë komunë.

Sigurisht, edhe në këtë paraqitje, ai luftën e kishte me PDK-në, e cila me Arian Tahirin nuk e lejoi Pecin të fitojë pa balotazh, ashtu siç priste koalicioni VV-Guxo-Alternativa.

Muja, i cili edhe natën e zgjedhjeve u pa në siklet të madh para selisë së VV-së duke u fjalosur me dikë, tha se atë natë u sulmuan nga militantët e PDK-së.

“Ata erdhën për të na sulmuar, njerëz të PDK-së”, tha Muja në ATV

“Tentoi të nxjerrë një pistoletë”, tha më tej për një person.

Faton Peci i VV-Guxo do të ndeshet edhe një herë me Arian Tahirin e PDK-së në balotazh, pas rezultatit të ngushtë në Mitrovicë, ku madje po hetohet edhe për keqpërdorim të votës.

Kaq vota ka për momentin Majlinda Kurti

KQZ ka filluar publikimin e rezultateve të kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Në Mitrovicë, deri më tani janë numëruar rreth 20% e votave.

Për momentin, Majlinda Kurti e PDK-së ka 125 vota, dhe është e 4-ta në listën e PDK-së më e votuara deri më tani.

Gara për asamble në Fushë Kosovë, dalin rezultatet e para të kandidatëve

Numërimi i votave të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës po vazhdon ende, teksa KQZ ka filluar të publikojë rezultatet e para.

LDK renditet si parti e parë me 955 vota, pasuar nga VV me 949 vota dhe PDK me 733.

Nga numërimi i 20 përqind të vendvotimeve, në listën e LDK’së e para renditet Mirlinda Krasniqi si bartëse e listës, pasuar nga Laureat Gojnovci, Ali Topalli, Afrim Dumani dhe Jetmir Berisha.

Tek lista e VV’së, i pari është Shpend Bardiqi, si bartës liste.

Lista vazhdon me Durim Hajrën, Kushtrim Mirenën, Kimete Kelmendin dhe Arsim Muharremin.

Nga PDK, i para renditet Rrahim Tërnava si bartës liste, i ndjekur nga Valon Murseli, Aida Alimi, Safete Çitaku dhe Ardian Elshani.

Janë edhe 47 vendvotime për t’u numëruar.

Ndryshe, edhe në Fushë Kosovë do të ketë balotazh për të parin e Komunës.

Më 9 nëntor, në balotazh do të përballen Valon Prebreza i VV’së dhe Besnik Osmani i LDK’së

E dhimbshme: Ky është 17-vjeçari që u gjet i vdekur

Një 17 vjeçar ka ndërruar jetë

Lajmi është publikuar në faqet lokale të Prizrenit.

Më poshtë njoftimi:

Lajmërim mortor

Me dhimbje të thellë dhe zemër të pikëlluar ju njoftojmë se tragjikisht ndërroi jetë në moshë të re, 17-vjeçari Vleron Ninaj.

Ngushëllime më të sinqerta familjes Ninaj, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.
Pusho në paqe Vleron. ️