div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-226 category-paged-226 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
A jeni bre normal? Kaq për qind të votave merr deri tani Sami Lushtaku

Rezultatet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një fitore të qartë të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, në komunën e Skenderajt.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lushtaku ka siguruar 82.74% të votave, ose 9,692 vota.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Hysni Mehani, me 9.77% (1,145 vota), ndërsa i treti është Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj, me 7.49% (877 vota).

Deri më tani, nga gjithsej 72 vendvotime, janë numëruar 56.

 

Vetëvendosje shpall fitoren edhe në një komunë tjetër

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet e sotme, raporton KosovaPress.

Ai ka falënderuar sonte mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje për përkrahjen gjatë fushatës zgjedhore

Exit-pollet kanë shpallur fitues Shpejtim Bulliqin për kryetar të ri në Podujevë, duke fituar përballë Ekrem Hysenit të LDK-së.

KQZ ndërkohë po numëron rezultatet për kryetar të komunës, sipas të cilave prin Bulliqi me mbi 52.09 për qind të votave, ndërsa Ekrem Hyseni nga LDK-ja 40.26 për qind. Janë numëruar 42 vendvotime nga 113 vendvotime.

Vetëvendosje e shpall fitoren në këtë komunë

 

VV-ja po e “lë në hije” LDK-në në këtë komunë

Nga rezultatet e para të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i VV-së për Kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni po prin bindshëm në këtë komunë.

Nga 15 vendvotime të numëruara, nga 133 sa janë gjithsej, Hyseni i VV-së aktualisht numëron 50.75% apo 1592 vota.

I dyti është është Arbër Ismajli i LDK-së me 31.78% apo 997 vota.

Riad Rashiti i PDK-së me 14.57% apo 457 vota.

U numërua gati gjysma e vendvotimeve – ja kush po prinë në Vushtrri

Vushtrriasit kanë votuar për Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës që të dalë i pari nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 21:00 janë numëruar 41 vendvotime nga 97 sa janë gjithsej, dhe rezulton të jenë numëruar 11 mijë e 620 vota nga 77 mijë e 83 gjithsej.

Nga këto shifra, i pari del Ferit Idrizi me 44,58% të votave, apo 5 mijë e 180 vota.

Pas tij vjen Sylejman Meholli me 29,84% të votave, apo 3 mijë e 467 vota.

I treti në radhë është Xhafer Tahiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 21,20% apo 2 mijë e 463 vota.

Xhevahire Izmaku e Nismës ka 323 vota me 2,78%, e më pas vijnë Mensut Ademi me 110 vota dhe Shaban Miftari me 77 vota.

Vetëvendosje e shpall fitoren në këtë komunë

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në Komunën e Kamenicës.

Kandidati i saj për kryetar, Kadri Rrahimaj, ka ftuar qytetarët të dalin në shesh për të festuar, duke e cilësuar Kamenicën si “qytetin më të bukur në botë”.

“Histori në Kamenicë! Ora 21:00, krejt n’shesh, o qyteti ma i bukur në botë ❤️❤️❤️”, ka shkruar Rrahimaj në një postim në rrjetet sociale.

 

PDK dhe VV në balotazh edhe në këtë komunë

Parita Demokratike e Kosovës me kandidatin e saj, Sabedin Vishi kanë fituar në Kacanik

PDK-ja do të shkojë në balotazh me Vetëvendosjen.

Nga partia e Albin Kurtit kandidat ishte Jeton Raka, i cili sipas rezultateve të para doli i dyti.

I treti është Heset Malsiu nga Vizioni për Kacanikun.

 

VV-ja përmbys rezultatin në Mitrovicën e Jugut

Në Mitrovicën e Jugut po zhvillohet një nga garat më të ngushta zgjedhore në vend, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Peci aktualisht është në epërsi të lehtë ndaj kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri,

Sipas rezultateve të publikuara deri më tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të një pjese të votave, situata është si më poshtë:

Faton Peci (VV) – 49.72%

Arian Tahiri (PDK) – 46.24%

Diferenca mes dy kandidatëve është më pak se 3 për qind, çka e bën këtë një garë të hapur dhe jashtëzakonisht të ngushtë në Mitrovicën e Jugut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i numërimit është në vazhdim, dhe rezultatet po përditësohen në kohë reale. Për shkak të diferencës së vogël, ende nuk dihet se kush do të dalë fitues nga kjo përballje.

“Gara në Mitrovicën e Jugut është shumë dinamike dhe po ndryshon me çdo kuti të numëruar. I ftojmë të gjithë qytetarët dhe kandidatët të presin me qetësi rezultatet përfundimtare,” thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Për shkak të karakterit të ngushtë të garës dhe të faktit që ende ka shumë vota për t’u numëruar, rezultatet pritet të ndryshojnë në orët në vijim.

Portali ynë do të vazhdojë të raportojë në kohë reale për çdo përditësim të ri nga KQZ.

Sondazhet e Exit Polli’t: Dramë në Prishtinë…

Gazetari Leonard Kërquki ka dhënë disa detaje rreth Exit Polli-t që do të publikohet sonte në televizionin T7.

Ai ka bërë me dije se të dhënat e këtij exit polli tregojnë për një dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të dhënat do të publikohen në ora 19:00.

“Dramë në Prishtinë dhe në disa prej qyteteve kryesore të Kosovës. Njëmend dramë! Sonte, në orën 19:00, në Televizionin T7, shpallim rezultatet e sondazhit më të madh dhe më të saktë të zhvilluar ndonjëherë. Rrini me ne”, ka shkruar ai.

“Arroganca ta then qafen”: Për kënd e ka Ermal Panduri?

Gazetari Ermal Panduri ka bërë një postim në rrjete sociale.

Panduri që bashkë me UBO Consulting do ta publikojnë sonte exit pollin për zgjedhjet, duke se ka dhënë mesazh indirekt.

Për kënd e ka, nuk dihet.

“Arroganca ta then QAFEN!”, ka shkruar Panduri.

Serbia po e përjeton rëndë humbjen ndaj Shqipërisë – eskalon Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka komentuar humbjen e mbrëmshme të kombëtares serbe në përballje me Shqipërinë.

Vuçiq ndeshjen e mbrëmshme të futbollit, ka tentuar ta lidhë me zgjedhjet e sotme në Kosovë, në cilat siç thotë ai në komunat në veri ka pjesëmarrje të madhe të serbëve. Kjo sipas Vuçiqit ka shkaktuar “nervozizëm” në Kosovë.

“Kudo, deri në orën 10, pjesëmarrja ishte më e lartë në zonat serbe sesa në ato shqiptare. Shpresoj që Lista Serbe të fitojë, shpresoj që ata të jenë në gjendje të marrin përsëri në duart e tyre një pjesë të qeverisë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd, raporton Danas.

Sipas tij, shqiptarët nga të gjitha trevat – nga Tirana, përmes Prishtinës, në Preshevë dhe Bujanoc – “janë të dehur pas fitores së mbrëmshme” të ekipit të futbollit shqiptar ndaj Serbisë në Leskovc.

“Do të doja që sonte të ishte një festë pak më e rëndësishme në komunitetet serbe në Kosovë dhe Metohi, sesa ajo festë. Ashtu siç u gëzuan mbrëmë me flamurin shqiptar, në mënyrë që sonte për një çështje më të rëndësishme sesa shkelmimi i topit, njerëzit të gëzohen në komunitetet serbe”, tha Vuçiq.