div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-227 category-paged-227 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Duhet me majt familjen” – çfarë i tha Granit Plava personit nga i cili mori veturën me qira?

Është duke u mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

Dëshmitari i betuar para Prokurorisë, Aurel Pajaziti, është intervistuar në polici për rastin e makinës që ia ka lëshuar me qira. Vetura e tipit Seat-i iu ka dhënë Granitit.

E kishte marrë më 27 nëntor 2023 për dy ditë, deri më 29 nëntor. Rreth orës 14:00 e kishte kthyer, ndërsa pas një ore e ka marrë përsëri.

“Makina ishte në fshatin e shtëpisë sime. Graniti ka ardhur me dikë që nuk e njoh. Tipi i makinës që ka ardhur për ta marrë ishte Range Rover. Kur e ka marrë makinën me qira, Graniti e ka vozitur”.

Tutje dëshmitari ka deklaruar se në ditën kritike tu hypë në kerr me shku kishte thënë: Duhet me e majtë familjen.

Kujtojmë se, Liridona Ademaj u vra të mërkurën e 29 nëntorit në Sinidoll të Prishtinës, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. 30 mijë euro ishte shuma që Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.

Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do të merr edhe 15 mijë euro të tjera.

“Miku im i madh Radojçiq” – Publikohet audioincizimi që tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe

Radiotelevizioni i Kosovës ka publikuar sot një audioincizim që e inkriminonin Fatmir Shehollit, ish-pjesëtarin e UDB-së gjatë viteve ’90-të, i cili u arrestua të enjten në Prishtinë.

Në incizim dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radojçiq.

Sipas raportimit të transmetuesit publik, audioincizimi dëshmon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe.

Ai, në audioinicizim thotë se “miku im i madh është Millan Radojçiq”.

 

 

“Kam përkrahje jashtëzakonisht të madhe nga Lista Serbe, në gjithçka. Është mjaft e çuditshme në opinion, por nga ana tjetër…. unë po hapem këtu me ju që të dini me kënd….”, dëgjohet duke thënë Sheholli teksa merr lavdata nga bashkëbiseduesi për punën e tij.

“Bravo ju qoftë, bravo”, dëgjohet duke thënë bashkëbiseduesi i Sheholli.

“Do të thotë që unë duhet të …. miku im i madh është Milan Radojçiq, miku im i madh, edhe mik i tyre është. Kjo që po ndodh, që po flasin për të merr me rezervë, mos fol për të ashtu siç ke folur deri tani…”, vazhdoi bisedën e tij Sheholli.

 

Përballja e madhe për Prishtinën, ky është fituesi sipas shikuesve

Debati i zhvilluar sonte në “Debat Plus” ku u përballen kandidatët kryesorë për kryetar të Prishtinës – Urani Ismaili (PDK), Përparim Rama (LDK) dhe Hajrulla Çeku (VV) – ka nxjerrë një fitues sipas shikuesve të debatit që u bënë pjesë e një televotimi që qëndroi i hapur gjatë përballjes televizive. 

Sipas televotimit të publikut që e ndoqën debatin, Ismaili kryeson me 43.8 për qind, ndërsa Rama mori 28.33 për qind, dhe Çeku 27.37 për qind.

Sipas autorit të emisionit, Ermal Panduri, rezultati tregon se, sipas perceptimit të qytetarëve që ndoqën debatin, kandidati i PDK-së pati performancën më të mirë dhe u duk më bindës në diskutimet për tematikat kryesore të kryeqytetit.

Mushkolaj: Këto 100 euro s’janë për studentët, po për zgjedhjet e së dielës

Analisti politik Imer Mushkolaj kritikoi vendimin e qeverisë në detyrë për ndarjen e 26 milionë eurove për studentët, vetëm pesë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar këtë si një veprim me motive të qarta elektorale.

Në Debat Plus, Mushkolaj ka thënë se vendimi nuk ka të bëjë me mbështetjen e sinqertë për studentët, por me përpjekjen e qeverisë për të ndikuar në rezultatin zgjedhor.

“Këto 100 euro s’janë nda fare pse ka filluar viti akademik, po janë nda për arsye të zgjedhjeve që mbahen të dielën”, tha ai.

“Unë mundem me kuptu këtë përpjekjen për ta ngjyrosur me ngjyra tjera këtë vendim, por është e qartë pse janë nda këto pare…”, tha më tej Mushkolaj.

Skemë të reja të subvencioneve për qytetarët: “300 Euro për çdo lindje, 400 euro për varrime”

Kryetari i Komunës së Junikut dhe kandidati i LDK-së për një mandat të dytë, Ruzhdi Shehu, ka prezantuar një skemë të re të subvencioneve që synon të mbështesë drejtpërdrejt qytetarët në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike.

LEXO EDHE: 

‘Shqiptarët do të paguhen si kurrë më parë’: Rritje historike – 500 euro paga minimale, 1,000 euro mesatarja!

Shehu ka theksuar se komuna është e qytetarëve dhe duhet të jetë pranë tyre në çdo moment, duke bërë të ditura masat që do të zbatohen gjatë mandatit të ardhshëm:

300 euro për çdo lindje, në mbështetje të nënave lehona;

400 euro për mbulimin e shpenzimeve të procedurave të varrimit;

Mbështetje për të sëmurët kronik për të mbuluar shpenzimet e shërbimit;

Subvencione për fermerët me pajisje moderne bujqësore;

Bursa për nxënësit dhe studentët;

Mbështetje për OJQ-të dhe sportistët e Junikut.

 

 

“Komuna e Junikut është e qytetarëve dhe do të vazhdojë të jetë pranë tyre në çdo moment. Vazhdojmë +4, pa balotazh,” ka deklaruar Shehu.

 

Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë, kishte rekuizita me simbole të UÇK

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka njoftuar se kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, 53 vjeçar në pikën kufitare në Merdare.

Sipas Daçiq, policia gjatë kontrollit në Merdare të një furgoni të markës ‘Mercedes’, që drejtohej nga i njëjti person nga drejtimi i Kosovës, ka gjetur pesë çanta ku ndodheshin 22 bluza, 244 flamuj dhe 86 kapele me mbishkrimin UÇK, 65 bluza sportive me figurën e Agim Ramadanit, 58 shalla me stemën e Shqipërisë, si dhe 92 plisa.

Dyshohet se këto materiale dhe veshje ishin planifikuar të përdoreshin dhe të ekspozoheshin në ndeshjen e ardhshme në Leskovc, ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Shtetasit shqiptar i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë, kishte rekuizita me simbole të UÇK - Insajderi - image 50 799x600
Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë, kishte rekuizita me simbole të UÇK - Insajderi - 2 830x0 1 441x600
Daçiq: Kemi arrestuar një shtetas të Shqipërisë, kishte rekuizita me simbole të UÇK - Insajderi - 3 830x0 1 491x600
Ndodh edhe kjo në Kosovë: 13-vjeçari shkoi me armë zjarri në shkollë

Një nxënës i mitur, 13-vjeçar, është parë me një armë zjarri brenda hapësirave të një shkolle në Ferizaj.

Lidhur me rastin ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka konfirmuar se sot, rreth orës 12:30, njësiti i planit operativ “Siguria në shkolla” nga stacioni policor i Ferizajt është njoftuar për rastin në fjalë.

“Policia ka reaguar menjëherë dhe gjatë kontrollit ka gjetur armën (pistoletë) pa fishekë,”ka deklaruar Veseli.

“Arma ishte në pronësi të prindit të nxënësit, që posedonte leje të rregullt për mbajtje të armës, arma e zjarrit dhe municioni janë konfiskuar nga prindi me proces të rregullt policor. I mituri, për shkak të moshës, nuk është intervistuar, në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi.

“Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit – Departamenti për të Mitur, i cili ka iniciuar shënim zyrtar, nën kompetencë të prokurorit për veprime tjera”, tha ai.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë poseduesit e armëve me leje, e veçanërisht prindërit, që të sigurojnë armët e tyre në mënyrë të sigurt, duke parandaluar qasjen e fëmijëve apo personave të paautorizuar, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë publike.

Milaim Zeka rastisi të jetë dëshmitar i arrestimit të Shehollit: Ja si ndodhi

Gazetari Milaim Zeka tha se ndodhej sot në restorantin e hotelit ku Fatmir Sheholli u arrestua për spiunazh.

Zeka, në një deklarim për portalin Indeksonline, tha se po pinte kafene me disa miq të tij në momentin e arrestimit nga policia të të dyshuarit për spiunazh.

“Unë jom dal me pi kafe, Fatmiri u kanë qaty në hotel. Unë jam kanë me dikë, me miq të mi edhe erdhën e arrestuan. Kaq”, tha fillimisht Zeka.

“Kurrëfar verisoni tjetër s’ka. T’u pi kafe kam qenë.. ne kolegë jemi me Fatmiri e tanë gazetarët njihemi”, vazhdoi ai.

Zeka, i cili rastisi të ishte dëshmitar i rastit të vendosjes së prangave të Shehollit, rrëfeu momentin e arrestimit.

“[Policia] ju drejtuan atij – i thanë ‘z. Sheholli, je i arrestum për spiunazh”, tregoi Zeka.

Ai tha se akuza për spiunazh është “shumë e rëndë” për këdo.

“Habia më e madhe për mua është që ministri i Brendshëm doli në deklaratë teksa ende njeriut sapo i ishin lidhur duart”, tha gazetari, derisa aludoi në ndërhyrjen e politikës në punën e organeve të drejtësisë.

Skandaloze: Polici shqiptar kapet duke parë filma +18 në orar të punës (VIDEO)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur te vendi i quajtur Ura e Shkozetit në Durrës.

Aty, një pjesëtar i Policisë Rrugore është kapur duke parë filma +18 në orarin e punës brenda veturës së forcave të rendit.

Sipas videos së publikuar nga JOQ Albania, zyrtari policor shihet teksa ka ndaluar veturën poshtë urës për “ta shijuar momentin”.

Një i ri, i cili e ka xhiruar momentin nuk ka ngurruar të ironizonte me ngjarjen teksa dëgjohet duke thënë: “Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës”.

Nis aplikimi për 100 eurot…

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se ka nisur sot aplimi për mbështetjen e studentëve për shtesa e njëhershme prej 100 eurove.

Murati ka njoftuar se të drejtë aplikimi kanë studentët aktivë të të gjitha niveleve që studiojnë në ndonjërin nga universitetet e akredituara në Kosovë, publike dhe private.

Afati për aplikim është deri në fund të muajit tetor, kurse pagesat do të kryhet me grupe, sipas radhës së aplikimit.

Njoftimi i plotë: