div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-228 category-paged-228 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Udhëtimet drejt BE-së nuk do të jenë më si më parë – ja çfarë ndodh nga sonte!

Sonte në mesnatë, ora 24:00, Sistemi i ri Hyrjesh/Daljesh (EES) do të lansohet në kufijtë e jashtëm të 29 vendeve evropiane. Këto rregulla do të zbatohen edhe ndaj shtetasve të Kosovës, të cilët mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza.

Udhëtarët që duhet të kenë një vizë Shengen për të udhëtuar në Evropë, duke përfshirë shtetasit tajlandezë, si dhe udhëtarët që janë të përjashtuar nga viza deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, do të kenë hyrjet dhe daljet e tyre të regjistruara elektronikisht.

Përveç kësaj, fotografia dhe gjurmët e gishtërinjve të një udhëtari do të ruhen në sistem. Këto të dhëna do të lejojnë që identitetet të verifikohen në mënyrë të sigurt, duke parandaluar dokumente të rreme ose përputhje të pasakta.

Si rezultat, kontrollet kufitare do të kryhen më shpejt, më saktë dhe më me siguri, duke mbrojtur njëkohësisht të drejtat themelore të udhëtarëve.

Sistemi do të futet gradualisht gjatë një periudhe tranzicioni gjashtëmujore. Gjatë periudhës së tranzicionit, të dhënat biometrike të udhëtarëve mund të mos mblidhen menjëherë në çdo pikë kalimi dhe pasaportat do të vazhdojnë të vulosen. EES do të jetë plotësisht funksional nga 10 prilli 2026.

EES është projektuar për shtetasit jo-BE që vizitojnë Evropën për qëndrime të shkurtra.

Sapo të jetë plotësisht funksional nga 10 prilli 2026 e tutje, EES do të modernizojë menaxhimin e kufijve në të gjitha vendet evropiane duke përdorur sistemin duke regjistruar elektronikisht informacionin e shtetasve jo-BE mbi hyrjet dhe daljet, ose refuzimet e hyrjes.

Ai gjithashtu do të zëvendësojë nevojën për vulosjen e pasaportave. EES do të ruajë të dhëna biometrike, duke përfshirë imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Disa vende evropiane që përdorin EES mund të lehtësojnë më tej proceset kufitare duke futur automatizim, për shembull, kioska vetëshërbimi, porta elektronike dhe madje edhe një aplikacion celular për para-regjistrimin e të dhënave në kufijtë e tyre të jashtëm.

Udhëtarët me pasaporta biometrike do të jenë në gjendje të regjistrojnë vetë të dhënat e tyre, të kontrollojnë nëse të dhënat e tyre janë ruajtur tashmë në sistem dhe më pas të vazhdojnë drejtpërdrejt te një oficer kufitar për verifikim. Kjo do të zvogëlojë procedurat manuale që kërkojnë kohë dhe do të shkurtojë radhët.

EES përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në menaxhimin e kufijve evropianë: më të shpejtë, më të sigurt dhe më transparent. Për udhëtarët, kjo do të thotë udhëtime më të lehta dhe më të sigurta.

Hekuran Murati: Qeveria Kurti 3 po vjen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Pas kësaj ka bërë një postim të shkurtë ministri  në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se po vjen Qeveria Kurti 3, shkruan Reporteri.net.

“Kurti 3 po vjen”, ka shkruar Murati shkurt në Facebook.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka 15 ditë kohë në dispozicion për të paraqitur para Kuvendit të Kosovës përbërjen e Qeverisë së re.

Aksion i madh i Policisë, arrestohen shtatë persona

Shtatë persona janë arrestuar mesditën e të shtunës pas një aksioni në fshatin Shtedim të Podujevës.

Policia ka siguruar informacione për një lokacion që dyshohej se ushtrohej veprimtari e paligjshme me substanca nartkotike.

Të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë.

“Në vendngjarje përveç një sasie të konsiderueshme të substancave narkotike, është gjetur edhe aparaturë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, njoftoi Policia e Kosovës.

Presidentja për mandatarin Kurti: Të merren vendime të mira për vendin!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani është deklaruar rreth mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovës.

“Sot, në përputhje me kompetencat kushtetuese, kam mandatuar Kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Uroj që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues, ku do të merren vendime për të mirën e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka deklaruar ajo.

Njoftim i rëndësishëm: Ja si mund të aplikoni për shtesat 100 euro

Organizata Zëri Studentor ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për mobilitetin e studentëve të Republikës së Kosovës.

Kjo shtesë është e dedikuar për shpenzimet gjatë studimeve dhe lehtësim të mobilitetit akademik.

Si të aplikoni:

Aplikimi bëhet përmes platformës zyrtare eKosova, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

1️⃣ Hyni në https://ekosova.rks-gov.net

2️⃣ Zgjidhni menynë Shërbimet

3️⃣ Pastaj klikoni te Familja

4️⃣ Zgjidhni opsionin Aplikimi për shtesë të njëhershme prej 100 euro për studentët shtetas të Republikës së Kosovës

Sigurohuni që të keni të dhënat personale dhe dokumentet e nevojshme të përgatitura për aplikim, për të shmangur vonesat apo refuzimet.

Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re, ka kaq ditë afat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani,, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës

Mandatimi i tij vjen pas propozimit të emrit nga partia Lëvizja Vetëvendosje dhe pas përmbylljes së konstituimit të Kuvendit të Kosovës të premten pas zgjedhjes së Rashiq nënkryetar.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Pas mandatimit nga presidentja e vendit për formimin e qeverisë, kandidati për kryeministër ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programin e tij në Kuvend.

 

Tahiri: Militantëve të VV-së iu duket Albin Kurti gati Trump

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka vlerësuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk ka njohuri teorike në marrëdhënie ndërkombëtare, e që sipas saj të njëjtit i mungon edhe praktika në këtë akspekt.

Tahiri kritikoi deklaratën e tij se kanë dallime me Amerikën e jo mosmarrëveshje, ajo beson se këto deklarime janë për populizëm në Kosovë.

“Kurti e bëri për t’i bindur militantët e vet, sepse ata me populizëm po binden. “Dallim”, ata tash e shohin si gati Trump, kaq shkon verbësia e militantëve të Vetëvendosjes dhe kaq shkon populizmi i Kurtit”, tha ajo në DTV.

E rëndë: Vdes i riu, u rrëzua në vendin e punës – la pas vetës dy fëmijë

Ka vdekur i riu nga nga Vërmica e Malishevës, Editon Gashi, pas një aksidenti të rëndë ditë më parë në vendin e punës.

Lajmin e ka konfirmuar faqja e fshatit Vërmicë, ku dhanë detaje edhe për ceremoninë e varrimit.

Të ndjerin e përshkruajtën si një bashkëvendas shembullor e punëtor.

NJOFTIM MORTOR

Dhembje qe nuk kalon sepse nuk e sheron koha as për familjen as për fshatinë tonë.

Me pikëllim te thellë, ju njoftojmë se pas një aksidenti të rëndë në vendin e tij të punës që i ka ndodhur disa ditë më parë, ka ndërruar jetë bashkëvendasi ynë Editon Gashi.

I ndjeri ishte aktivisti me i mirë i fshatit tonë, ka dhënë një kontribut të qmuar në secilin aktivitet qe është realizuar në fshat.

Editoni ka lënë pas vetës bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Cermonia e varrimit të tijë bëhet sot, ditë e shtunë dt. 11/10/2025 prej orës 17:00 në varrezat e fshatit Vërmicë!

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Editonin!

Këtu mund ta shihni qendrën tuaj të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun nga ku qytetarët me të drejtë vote mund të kontrollojnë me lehtësi se ku është Qendra e Votimit ku është caktuar të votojë.

Qendrën e votimit mund ta shihni përmes platformës elektronike: https://qv.kqz-ks.org

Për t’u qasur në platformën e KQZ-së, votuesi duhet të shënojë numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes. Pas kësaj menjëherë do të hapet një faqe e re që do të shfaq të dhënat e votuesit, përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit ku është caktuar të votojë, e cila mund të shikohet përmes GoogleMap.

“Çdo votues mund të votojë vetëm në komunën ku është i caktuar, pasi në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e secilës komunë, KQZ dërgon fletëvotime vetëm për atë komunë”.

Gjithashtu, edhe votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi dhe mundësohet në qendrën e veçantë për votim me kusht e cila është caktuar nga KQZ. Në çdo komunë, KQZ tha se ka caktuar nga një Qendër Votimit për mundësimin e votimit me kusht.

Incizimi me Fatmir Shehollin, reagon Duda Balje

Deputetja boshnjake Duda Balje, tha se biseda e saj me të dyshuarin për spiunazh, Fatmir Sheholli, që e publikoi RTK-ja, nuk ka pasur qëllime antikombëtare.

Incizimi që është publikuar, Balje ka thënë se është i vjetër më shumë se 6 vjet në kohën kur ka qenë funksional grupi multi etnik.

Ajo ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për publikimin e audioincizimit si goditje politike.

“Nëse vërehet, unë jam duke përmendur GP 6+ i cili nuk ekziston që një kohë të gjatë. Incizimi është i vjetër. Zëri im në këtë incizim është vetëm në fillim kur unë e konstatoj se nuk kam asnjë kontakt me asnjë, nuk kam komunikuar me asnjë dhe jam koncentruar në bisedën me grupin tim parlamentar. Pastaj fillon biseda me personin e dytë, Amir Rrustemoviq, i cili ku punon tash e për kë punon unë nuk e di”, ka thënë ajo për KOHËN.

Radio Televizioni i Kosovës, të premten ka publikuar një audio-incizim mes të arrestuarit për spiunazh Fatmir Shehollit dhe dy personave tjerë.

Sipas burimeve të “Betimi për Drejtësi”, në këtë audio-incizim thuhet se është deputetja Duda Balje dhe një person me emrin Amir Rrustemoviq.