div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-254 category-paged-254 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ish-ushtari i UÇK-së u gjet i vdekur pranë varrezave në Podujevë, reagon i afërmi i tij

Një person është gjetur i vdekur dje në Përpellac të Podujevës. Sipas njoftimit të policisë ai u gjet i vdekur afër varrezave dhe se afër tij ishte një pistoletë.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar”, thuhet në njoftimin 24 orësh.

Personi që u gjet i vdekur është ushtari i UÇK-së, Hamdi Zejnullahu

Hysen Mustafa përmes një postimi ka fajësuar institucionet për neglizhencë të rehabilitimit të luftëtarëve.

“Na e le pa frymë, o Hamdi burri! Moskujdesi institucional për rehabilitimin e luftëtarëve të lirisë po bën që shumë prej tyre ta privojnë vetën nga jeta dhe të ikin në amshim. Të dashur bashkëluftëtarë, sot na u nda nga kjo botë edhe një vëlla i armës. Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë. Nderime bashkëluftëtari im. Të qoftë i lehtë dheu i lirisë, Hamdi Zejnullahu”, shkroi ai.

Bie borë në Slloveni!

 

Fjollat e para të dëborës së kësaj vjeshte kanë rënë në Kredarica. Sipas Agjencisë së Mjedisit, afërsisht një centimetër dëborë ra në stacionin më të lartë meteorologjik të Sllovenisë

Një front i ftohtë që arriti në Slloveni këtë javë ka siguruar dëborën e parë të kësaj vjeshte.

Bora e parë këtë herë ra në stacionin më të lartë meteorologjik në Kredarica në Slloveni, ku ra gjithsej një centimetër dëborë në 12 orët e fundit, sipas Agjencisë së Mjedisit të Republikës së Sllovenisë (Arso) në faqen e saj të internetit.

Siç shpjeguan meteorologët, për shkak të kalimit të frontit të ftohtë, është e mundur që të bjerë edhe më shumë dëborë në majat më të larta të Sllovenisë në ditët në vijim, por kjo nuk do të zgjasë për momentin.

 

Ata shtojnë gjithashtu se dëbora në malet e larta në verë dhe në fillim të vjeshtës nuk është asgjë e pazakontë. Për shembull, Kredarica dhe Kanin u bënë të bardha në fillim të korrikut të këtij viti, raporton N1.

LAJMI I FUNDIT/ Raportohet se Slavko Simiq ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës

Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist të Banjskës, shkruan GazetaDemos.

Moderatori i emisioni Debat Plus në RTV Dukagjini, Ermal Panduri tha se Policia e Kosovës, saktësisht njësitet e hetimit bashkë me prokurorinë kanë arritur që në bazë të shenjave të syve të identifikoj përfshirjen e Slavko Simiq në rastin e Banjskës.

 

Kajtazi: Mimoza sonte po flet si politikane e rregullit, ama Mimoza e vërtetë është bashkëpunëtore e Radoiçiqit

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, ka thënë se sonte në një emision televiziv Mimoza Kusari po flet si një politikane e rregullit, por sipas tij Mimoza e vërtetë është bashkëpunëtore e Milan Radoiçiqit, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Kajtazi ka akuzuar në këtë rast edhe presidenten Osmani, për të cilën tha se aluzoi gazetarët pa asnjë fakt për lidhje me terroristin Radojçiq por kurrë nuk foli për bashkëpunëtoren e vërtetë të tij, Mimoza Kusari Lilën.

Postimi i plotë:

E ashtuquajtura presidente akuzoi gazetaret pa asnje fakt per lidhje me terroristin, Milan Radojeçiq.
Ama, kurre nuk foli per bashkepunetoren e vertete te tij, Mimoza Kusari Lilen e cila ne emer te Kurtit koordinohej me Radojeçiqin.
Sonte, ne Rubikon ajo po flet si nje politikane e rregullit. Ama, Mimoza e vertete eshte bashkepunetore e nje terroristi.

Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Zubin Potokut dyshohet për përfshirje në sulmin e Banjskës

Garës për zgjedhje lokale i është futur edhe partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe.

Një ndër garuesit e kësaj partie është edhe Millosh Peroviq, i cili po garon për karrigen e kryetarit të Zubin Potokut.

Tëvë1 mëson ekskluzivisht se kandidati për kryetar të Zubin Potokut, Peroviq dyshohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist të Millan Radojçiq më 24-shtator gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Televizioni ka siguruar edhe këtë fotografi nga pamjet e dronit të Policisë së Kosovës, e që dyshohet se është Peroviq, i maskuar dhe armatosur rëndë, në oborrin e manastirit të Banjskës.

Se Millos Peroviq ka afërsi me Millan Radojiçiq, e dëshmon edhe kjo fotografi e realizuar në vitin 2023, në Beograd.

Tëvë1 ka dërguar pyetje në partinë, Lista Serbe për të marrë një qëndrim nga ana e tyre, por të njëjtit deri në publikim e kësaj kronike, nuk kanë kthyer përgjigje.

Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka konfirmuar për Tëvë1 se Millosh Peroviq është person i afërt i Millan Radojiciq, dhe njeri kryesor në Listën Serbe.

“Millosh Peroviq është një sejmen të themi i atyre linjave të kryeterroristit të Radojiciqit sepse edhe më përpara kanë qenë në një linjë si bashkëpunëtorë. Unë e shoh si një njeri të komprometuar  në afera të ndryshme korruptive, të keqbërjes ndaj qytetarëve, megjithatë, kjo është çështje e organeve të drejtësisë që të merren me të. Mirëpo si përfaqësues i Lista Serbe nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv, qasja e Listes Serbe është në kundërshtim me të gjitha  normal ligjore edhe procedurale të ligjeve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Zeqiri.

Zeqiri për Tëvë1 shtoi se edhe lista për asamblist të Listës Serbe, janë persona të afërt të Millan Radojiciq.

“Ky ka qenë edhe në parlament nga radhët e Listes Serbe nga komuna e Zubin Potokut ka qenë bashkëpunëtor i gjithë asaj linje të Radojiciqit të siemenëve të tyre kur e shoh edhe listën për asamble që e kanë në krye me bartësin e Listes Serbe Sergjan Vulloviq janë të njëjtit janë linja e njëjtë”, tha ai.

Televizioni gjithashtu ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse të njëjtit janë duke u marrë me rastin, por deri në publikimin e stories, nuk kanë kthyer përgjigje.

Vdekja e vëllait të Gjestit, ja si ndodhi aksidenti

Policia e Kosovës, ka dalë me një komunikatë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Pejë, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur një person. Në komunikatë bëhet e ditur se policia për këtë aksident është informuar rreth orës 14:05.

Në komunikatë bëhet e ditur edhe se, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i motoçikletës pasi humb kontrollin në një kthesë gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e  godet veturën  e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Tutje, nga Policia e Kosovës shtohet edhe se përveç personi që ka vdekur, edhe një person tjetër është lënduar i cili është dërguar me autoambulancë nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

Njoftimi:

Humb jetën një person dhe lëndohet rendë një tjetër në aksident trafiku

Pejë, 26 shtator 2025

Ju informojmë se me datë 26 shtator 2025, rreth orës 14:05, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Treboviq-Pejё.

Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

 

 

Në këtë aksident ishin të përfshira një vetur dhe një motoçiklet.

Deri te aksidenti  dyshohet se ka ardhur, deri sa  drejtuesi i motoçikletes pasi humb kontrollin në një kthesë ( i dyshuar) gjatë përball kalimit kalon në shiritin e kundërt të rrugës me ç’rast e  godet veturën   e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs, vdekjen e sё cilit e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёsa personi  i lënduar është  dёrguar mё autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, ku është duke u trajtuar.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Tronditet Peja, vdes vëllai i Gjestit – pamje nga vendi i ngjarjes

 

Pse Vjosa Osmani harroi ta publikonte këtë fotografi?

Gazeta Nacionale sot ka raportuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë pjesë e takimit që emisari special i presidentit Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka zhvilluar me përfaqësuesit e rajonit.

Gazeta ka siguruar edhe fotografinë ku në takim shihet presidentja Osmani

Shefja e shtetit është e ulur pas përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në momentin kur është shkrepur fotografia ajo shihet duke mbajtur shënime.

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Serbisë, Marco Gjuriq.

Në fotografitë e këtij takimi që janë publikua sot paradite, Osmani nuk shihej fare.

Deri me tani Osmani e ka mbajtur të fshehur këtë fotografi, duke mos dhënë asnjë detaj për këtë takim.

Nga shkuarja në Nju-Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani vazhdimisht ka njoftuar për takimet që i ka pasur atje.

Policia arreston tre persona në veri

Hetuesit policorë në Vushtrri, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi i tre të dyshuarve (meshkuj/kosovarë) është kryer sot në Mitrovicën e Veriut, mbi dyshimet e bazuara se ata janë të përfshirë në një rast të raportuar më 19 shtator në Vushtrri, ku një qytetar kishte njoftuar për vjedhjen e një trotineti.

“Hetuesit policorë kanë arritur të gjejnë trotinetin e vjedhur, i cili pas procedurave të nevojshme i është kthyer pronarit”, u tha në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste penale për: Vjedhje, Ndihmë në kryerje të veprës penale, Blerje, pranim ose fshehje e sendit të përfituar me kryerje të veprës penale.

Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë kompetente.

Skandali me krimbat, reagon për herë të parë AUV

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të qartë se sasia e peshqve të prekur me krimba është e bllokuar në depon e kompanisë importuese dhe se nuk është vënë në qarkullim në treg.

AUV ka reaguar të premten pas raportimeve në media për praninë e krimbave dhe parazitëve në peshkun e ngrirë që shitet në Kosovë.

Në një përgjigje për ‘Lajmi.net’, AUV ka potencuar se janë duke bërë përgatitjet e nevojshme për asgjësimin e e 35,170 kilogramëve të peshkut.

Agjencia ka bërë të qartë se janë duke vepruar konform vendimit të Gjykatës Komerciale.

“Në lidhje me këtë çështje, kemi edhe vendimin e Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e shkallës së dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680. Në përputhje me këtë vendim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, janë duke ndërmarrë përgatitjet për asgjësimin e 35,170 kilogramëve peshk, me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare. Ky proces është i domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ruajtjen e integritetit të tregut ushqimor në Kosovë. Gjithashtu, ju njoftojmë se sasia e lartëpërmendur e peshkut për asgjësim është aktualisht e bllokuar në depon e kompanisë dhe nuk është vënë në qarkullim në treg. Në momentin e asgjësimit AUV do të ju njoftoj.”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.

‘Vox Kosova’ raportoi dje se prej vitesh qytetarët e Kosovës kishin konsumuar peshk të ngrirë të infektuar me krimba dhe parazitë.

Sipas këtij raportimi, institucionet shtetërore si Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dhe Ministria e Bujqësisë, megjithëse e kishin konstatuar këtë problem, nuk kishin marrë masa efektive për ta ndaluar këtë situatë.

Ganimete Musliut i pengon deklarata e Uran Ismailit: Kandidatët që thonë e ves apo s’e ves Sami Lushtakun s’kanë ide qysh me qeverisë- jeni bë bajat!

“Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës”, tha Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinën, në një debat televiziv, kur u pyet nëse do lejoj të ndërhyjë Sami Lushtaku nëse ai bëhet Kryetar i Prishtinës.

Por përmendja e emrit të Sami Lushtakut nga kandidatët, se nëse pyetet apo jo ku qeverisë PDK-ja, nuk i ka pëlqyer shumë deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

“Kandidatët për kryetar komunash që s’kanë as program, as ide, as plan qysh me qeverisë, krejt çka dinë me thanë është: “këtu vetet Sami Lushtaku” ose “s’e ves Sami Lushtakun”, tha Musliu ndër të tjera në postimin e saj duke i thumbuar direkt kandidatët e PDK-së.

Tutje, ajo tha se kjo propagandë nuk pi më ujë.

“Grahni punës i keni edhe dy javë përpara deri me 12 tetor, se nuk ju nxjerr dot Sami Lushtaku as në njërin, as në tjetrin version. E keni shtrydhë emrin e tij në çdo mënyrë, nuk ju pin ujë më kjo propagandë. Jeni ba bajat!”, tha ajo.

E për këtë cështje se a e kontrollon apo jo PDK-në Sami Lushtaku është pyetur edhe kandidati i PDK-së për Drenas, Petrit Hajdari.

Ai tha se llogari i jep vetëm Zotit, qytetarëve, PDK-së dhe ligjit.

Postimi i plotë:

Disa thonë “për ty vetet Sami Lushtaku”, e disa tjerë “unë s’e ves Sami Lushtakun”.
Kandidatët për kryetar komunash që s’kanë as program, as ide, as plan qysh me qeverisë, krejt çka dinë me thanë është: “këtu vetet Sami Lushtaku” ose “s’e ves Sami Lushtakun”.
Po pse, për shembull, Agim Aliu kurrë s’e ka pas këtë problem?
Sepse ai ju ka grahë punëve, ka program, ka ide edhe vizion se qysh qeveriset një komunë!
Grahni punës i keni edhe dy javë përpara deri me 12 tetor, se nuk ju nxjerr dot Sami Lushtaku as në njërin, as në tjetrin version.
E keni shtrydhë emrin e tij në çdo mënyrë, nuk ju pin ujë më kjo propagandë.
Jeni ba bajat!/Lajmi.net