div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-256 category-paged-256 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Dronët serbë mbi qiellin e Kosovës, drejtori i Policisë: Rreziku ekziston…

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se së fundi janë regjistruar raste të fluturimeve të dronëve në pjesën veriore të vendit, të cilët dyshohet se vijnë nga territori i Serbisë.

Ai tha se Policia është në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in dhe po kryen monitorime të situatës.

“Kohën e fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që po vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR, jemi duke bërë monitorimin dhe me pa se çfarë mund të bëhet”, tha Hoxha pas ceremonisë së shkatërrimit të armëv

Ai theksoi se rreziku ekziston për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët, të cilët sipas tij janë të mbrojtur nga institucionet.

“Është e rrezikshme për pjesën e kufirit po, por për qytetarët tanë jo, ne jemi duke i mbrojtur po ashtu. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR”, u shpreh Hoxha.

Më tej, ai bëri të ditur se institucionet ndërkombëtare janë njoftuar për këtë situatë dhe se përgjegjësia i takon KFOR-it.

“Ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë, KFOR është përgjegjësi e tyre, janë duke punuar për këtë drejtim”, tha Hoxha

Osmani takohet me Trumpin, e konfirmon kongresisti amerikan

Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj, Donald Trump.

Self tha se është i lumtur që kaloi kohë me presidenten Osmani, pas bisedimeve të saj me Trumpin dhe anëtarë të Kombeve të Bashkuara.

“I jam mirënjohës Osmanit, presidentes së Kosovës që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara,” shkroi shkurt kongresisti në Facebook.

Pamje të rënda: 44-vjeçari qëllon për vdekje ish-gruan dhe largohet me duart në xhepa

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të mërkurën në qytetin Kahramanmaraş të Turqisë, ku një grua 42-vjeçare, Eser Karaca, u vra brutalisht nga ish-bashkëshorti i saj, Atilla Aydintapli, 44 vjeç.

Ngjarja makabre ndodhi brenda ambienteve të një spitali privat, ku viktima, nënë e dy fëmijëve, punonte.

Sipas mediave turke, momentet e krimit janë kapur nga kamerat e sigurisë së spitalit. Në pamje, autori shihet teksa hyn në zyrën e ish-gruas së tij me një çantë të zezë në dorë. Vetëm pak sekonda më pas, Karaca shihet duke dalë me nxitim nga zyra, duke tentuar të shpëtojë e ndihmuar dhe nga kolegia e saj.

Por Aydintapli, që mbante një pushkë të fshehur në çantë, e ndoqi atë dhe e qëlloi nga afër në shkallët e spitalit, ndërkohë që gruaja ngriti duart dhe iu lut të ndalonte. Pavarësisht kësaj, ai e qëlloi edhe dy herë të tjera përpara se të largohej me vrap nga vendngjarja.

Autori u arrestua shumë pak pas ngjarjes.

Përparim Rama premton tramvajin e parë elektrik në Prishtinë, linja e parë në vitin 2026

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar trmavaj elektrik në kryeqytet.

Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar se ai pritet të ketë kapacitet për 300 persona.

Rama ka publikuar edhe destinacionin e tramvajit, duke theksuar se linja e parë starton në vitin 2026.

“Prej vitit të ardhshëm linja e re në funksion. Prishtina e së ardhmes”, ka shkruar Rama.

Moti për ditën e sotme, paralajmërohet…

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të veçanta pritet të jenë në formë të rrebesheve, sidomos orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-35 km/h, njofton MeteoKosova, transmeton Gazeta Sinjali.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 24°C.

Caktohet data, mësohet kur dhe ku do të mbahet debati i madh për Prishtinën

Adriatik Kelmendi, autor dhe moderatori i emisionit Rubikon, ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin nga të gjithë kandidatët për kryetar të Prishtinës, për debat.

Kelmendi bëri të ditur se debati i madh për Prishtinën do të mbahet më 6 tetor.

“Ballafaqimi i parë i Madh për Prishtinën: më datë 6 tetor, në Rubikon. Kryetari aktual, Përparim Rama, sonte live e dha premtimin se pranon të vijë në debat me të gjithë kundërkandidatët në Rubikon. Ballafaqimin e ka konfirmuar në Rubikon dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili. Kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku, publikisht është zotuar se merr pjesë në ballafaqim “në cilëndo ditë në cilëndo studio”. Edhe Bekë Berisha i AAK-së dhe Besa Shahini e PSD-së tashmë e kanë konfirmuar debatin në Rubikon.
Le të fitojë më i miri. Shihemi më 6 tetor!”, thuhet né postimin e tij.

Në garë për Prishtinën janë: Përparim Rama, Uran Ismaili, Hajrulla Çeku, Bekë Berisha e Besa Shahini.

Adriatik Kelmendi, autor dhe moderatori i emisionit Rubikon, ka bërë të ditur se ka marrë konfirmimin nga të gjithë kandidatët për kryetar të Prishtinës, për debat.

Kelmendi bëri të ditur se debati i madh për Prishtinën do të mbahet më 6 tetor.

“Ballafaqimi i parë i Madh për Prishtinën: më datë 6 tetor, në Rubikon. Kryetari aktual, Përparim Rama, sonte live e dha premtimin se pranon të vijë në debat me të gjithë kundërkandidatët në Rubikon. Ballafaqimin e ka konfirmuar në Rubikon dhe kandidati i PDK-së, Uran Ismaili. Kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeku, publikisht është zotuar se merr pjesë në ballafaqim “në cilëndo ditë në cilëndo studio”. Edhe Bekë Berisha i AAK-së dhe Besa Shahini e PSD-së tashmë e kanë konfirmuar debatin në Rubikon.
Le të fitojë më i miri. Shihemi më 6 tetor!”, thuhet né postimin e tij.

Në garë për Prishtinën janë: Përparim Rama, Uran Ismaili, Hajrulla Çeku, Bekë Berisha e Besa Shahini.

Dronë të dyshuar serbë mbi qiellin e Kosovës

Serbia po vazhdon provokimet ndaj shtetit të Kosovës.

Alarmi është ngritur ditë më parë nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili tha se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës me disa dronë.

E Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se tash e dy ditë, dronët që dyshohet se janë nga Serbia, kanë vëzhguar pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në pjesën veriore të vendit.

Këtë aktivitet të kundërligjshëm e kanë vërejtur Policia e Kosovës të cilët më pas kanë njoftuar pjesëtarë të KFOR-it amerikan.

Tëvë1 i ka parë edhe pamjet e këtyre dronëve, të cilët janë vërejtur natën e së mërkurës, mbi hapësirën ajrore në pikën kufitare të Jarinjes.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani konfirmon se këto informacione i kanë ndarë me KFOR-in amerikan, të cilët janë duke u marrë me rastin.

“Ajo çfarë unë kom për të thënë është se kemi një bashkëpunim shumë të mirë me KFOR-in, KFOR-i amerikan është përgjegjës për veriun e vendit. Cdo informacion që ne e kemi, e shpërndajmë me ta edhe cdo gjë që ka nevojë të ndahet e ndajmë me ta. siguria është në nivel, a ka mundësi të jemi më mirë, gjithmonë ka mundësi me qenë më mirë. Ne konsiderojmë që në cdo pjesë të veriut, mund të ndërhyjmë. Kemi bashkëpunim me partnerët tanë për cdo rreziqe tjera”, ka thënë Elshani.

Tëvë1 ka dërguar pyetje në KFOR, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Poashtu Tëvë1 ka raportuar edhe më herët për disa dyshime se dronë të Serbisë që kanë operuar mbi infrastrukturën kritike në disa zona përfshirë, liqenin e Batllavës dhe kazermën e FSK-së në Podujevë, për cka KFOR kishte thënë se janë duke monitoruar situatën.

“Javët e ardhshme hapet Rruga A, projekti më i madh i pasluftës”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se para katër vitesh Prishtina ishte në gjumë.

Rama theksoi se para katër vitesh, theksoi se i duhen 8 vjet për transformimin e kryeqytetit. E sipas tij, transformimi po ndodh.

“Prej mendësisë depresive, në mendësi që beson se transformimi ndodh, po ndodh, Prishtina ka filluar të transformohet me atë vizion para katër vitesh. Unë kam thënë që Prishtinës I duhen 8 vite, më duhen 8 vite, dhe kam prezantuar vizionin tim për transformimin e kryeqytetit. Të gjitha projektet kanë filluar, disa kanë përfunduar, disa janë në përfundim e sipër, disa ende nuk kanë fillu se është projekt 8-vjeçar”, tha Rama Klan Kosova.

Rama ka zbuluar se në javët e ardhshme do të hapet edhe Rruga A.

Ai ka thënë se ky është projekti më i madh në Prishtinën e pasluftës.

“Rruga A është projekt madhor, projekti më i madh i pasluftës. Jo vetëm qe e sheh, por e ndjen. Kundërmimi që ka qenë më nuk ekziston. Lidhja e Rrugës A me rrugën B, javët e ardhshme në vijim do ta hapim. Po e lidhim Veternikun me Rrugën A dhe Rrugën B. Ka zgjidh problem të madh në aspektin shëndetësor. Nuk e ke kundërmimin, investim i madh. Askush nuk ka besu që do të bëhet. Po vazhdojmë me këtë projekt. Brenda javësh hapet”, tha Rama.

 

Uran Ismaili ‘i’a pren’ Sami Lushtakut: Askush s’ka me mujt mu përzi në udhëheqjen e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili I është rikthyer debatit për Sami Lushtakun duke thënë se “propaganda e tillë rikthehet në kohë zgjedhjesh”. Ai ka thënë se të gjitha vendimet do ti marrë vetë siç e ka bërë gjatë tërë karrierës së tij politike. Madje ai e cilësoi sërish si gabim deklaratën e tij në një paraqitje televizive.

Të njëjtat tema janë rikthyer edhe gjatë kohës si ministër i Shëndetësisë, por nuk ka hezituar e as frikësuar për të marrë vendime që kanë bazë ligjore dhe për interes të shëndetësisë së Kosovës.

Më tej, ai ka thënë se karrierën e tij dhe bagazhin politikë jetësor kurrë nuk do ta rrezikojë me idenë që të lejoj dikë tjetër ti ndërhyjë në udhëheqjen dhe vendimmarrjen për Prishtinën.

Të vetmen përgjegjësi e llogari, ka thënë Ismaili, do ta jap vetëm para qytetarëve të Kosovës.

Urani i bindur: Unë do të jem i pari në Prishtinë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka shprehur besimin e tij të plotë për fitoren në garën zgjedhore për kryeqytetin.

Në Debat Plus, ai ka thënë se ndjesia që merr nga terreni i jep siguri të palëkundur për rezultatin.

“E kam një ndjesi të asaj çka e shoh në terren. Dhe po më lejohet me paragjyku që jam mëse i sigurt që në këtë garë do të dal fitues.

Dhe mendoj që ata që e kërkoj është një mbështetje qytetare dhe jo një mbështetje prej një partie të caktuar”, ka thënë Ismaili.