“Pis, laper, idiot”, përplasje e ashpër, Panduri ndërpret emisionin
“Pis, laper”, përplasje e ashpër, Panduri ndërpret emisionin
VIDEO:
“Pis, laper”, përplasje e ashpër, Panduri ndërpret emisionin
VIDEO:
Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, i cili është edhe anëtar nga radhët e LVV-së në KQZ, ka vazhduar me shkrimet e tij cinike pas përmbylljes së ditës së dytë të dëshmisë së James Rubin, ish-ndihmëssekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit në rastin e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.
Krasniqi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se ka një pyetjet për bashkëluftëtarët dhe OVL-UÇK’në, shkruan Insajderi.
“Një pyetje për bashkëluftëtarët por edhe për OVL të UÇK-së Ka pasur apo nuk ka pasur SHTAB TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së?“, thotë Krasniqi.
Krasniqi u lajmërua edhe dje, duke thënë se bazuar në dëshminë e Rubin, rezulton se kreu i UÇK’së ishte Agim Çeku e jo Hashim Thaçi.
“James Rubin, duke treguar përvojën e tij, dëshmoi që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, por shpërfaqi edhe disa të vërteta ndryshe nga ato që i janë servirur publikut për 25 vite: 1. Hashim Thaçi tash po del që nuk paska qenë komandant apo udhëheqës i UÇK-së, por Agim Ceku. Andaj, të ia njohim këtë rol dhe vlerë general Çekut, të cilën ia kanë mohuar në luftë edhe pas luftës. 2. Delegacioni ynë në Rambuje, në krye me Thaçin, paskan qenë të gatshëm të pranojnë një marrëveshje ku nuk përmendet pavarësia, por që fatmirësisht ka pasur presion nga komandantët dhe luftëtarët e UÇK-së në terren për të mos pranuar një zgjidhje që nuk e përmban brenda dokumentit pavarësinë në perspektivë. 3. Është pranuar marrja e përgjegjësisë për çfardo krimi që mund të bëhet pas përfundimit të luftës në emër të saj”, shkroi dje Krasniqi në Facebook.
Polici Sami Hoti bashkë me 3 kolegët e tij dyshohet se është suspenduar për shkak të një komentimi në një grup privat në rrjetet sociale, ku thuhet se është tallur me deputetin e VV-së, Dimal Basha.
Pas përhapjes së lajmit për suspendimin e tij, Hoti ka reaguar përmes një postimi në ”FACEBOOK”, ku shkruan:
”Vazhdojmë përpara … të tjerët mundë të mi numrojnë sukseset …Krenarë për të kaluarën dhe të tashmën. E ardhmja do të jetë e ndritshme për mua dhe popullin e vendin tim!”
Analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar suspendimin e 4 policëve.
Kajtazi tha se ”në Indi lopët janë të shenjta, në Kosovë Dimalin dhe dimalet i kemi të shenjta
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Ne Indi lopet jane te shenjta. Ne Kosove Dimalin dhe dimalet i kemi te shenjte. Te shenjte se regjimi kriminal i Albin Kurtit i sheh te tille. Ky regjim ka suspenduar kater police te njesive speciale vetem pse kane talle trapin me Dimalin – Dimalin qe shkruan se UÇK eshte organizate kriminale e trafikimit te droges”,
Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata në një grup të mbyllur në viber kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Lidhur me këtë, Gazeta Express ka kontaktuar me Inspektoratin Policor të Kosovës, derisa të njëjtit thonë se nuk kanë rekomanduar suspendim për këtë rast.
Pas raportimeve se policët janë suspenduar ka pasur reagime të shumta nga akterë politikë dhe nëpër rrjete sociale.
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka postuar një storie në Instagram një deklaratë të ish-zëvendës sekretari i Shtetit, James Rubin.
E duket se ky reagim i djalit të ish-persidentit Thaçi i pëlqeu zëdhënsit të VV-së, Arlind Maxhukës.
Ai e pëlqu lajmin në një media vendore.
FOTO:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes hetuesve të Departamentit të Hetimeve, ka arrestuar sot katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se më 13 shtator 2025, zyrtarët nuk kanë proceduar një rast penal në lidhje me “Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” dhe kanë fshehur, si dhe manipuluar provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
“Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug edhe suspendimin për katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.”, thuhet në njoftim.
Katër policë të njësisë speciale raportohet se janë suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.
Sami Hoti. në një prononcim për Indeksonline ka konfirmuar se tashmë ai është suspenduar nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve arsyeja e suspendimit të katër zyrtarëve policor është bërë për shkak se ata kanë krijuar një grup të mbyllur mes kolegësh dhe kanë bërë shaka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Mirëpo kjo është mohuar nga ana e Sami Hotit.
”Askush nuk është tallur me askënd dhe këto do të vertetohen më vonë” është shprehur Hoti.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me këtë rast
Raportohet se katër policë të njësisë speciale janë suspenduar nga Policia e Kosovës, sepse në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Albert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar.
Policia ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar rreth këtij suspendimi.
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas supendimit të 4 policëve.
Ai tha se ata u suspenduan pasi që në një grup të mbyllur shoqëror bën shaka me Dimal Bashën.
I plotë:
Çfarë skandali…
Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.
Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla.
Qysh more përjashtohen policët specialë?
A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit.
I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?