div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-279 category-paged-279 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Video tronditëșe: Tri vajza rrahin brutalisht një tjetër në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në Prishtinë, ku tri vajza janë parë duke sulmuar fizikisht një bashkëmoshatare.

Në pamjet e publikuara nga DTV MEDIA, shihet momenti kur viktima shtrihet në tokë nga dhuna e treguar dhe goditet disa herë nga bashkëmoshataret e saj, shkruan Gazeta Imazhi.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë incident.

VIDEO KËTU!

Ky është shqiptari që u vra në Toronto

Një 43 vjeçar shqiptar është vrarë Toronto të Kanadasë.

Bëhet e ditur se viktima është Paulin Harusha, baba i dy fëmijëve.

Autoritetet kanadeze bëjnë të ditur se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur brenda një automjeti në zonën e njohur si Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive, pak para mesnatës së së shtunës.

Autorët e dyshuar raportohet se janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët, përpara se të mbërrinin oficerët e policisë.

Të dielen, në një deklaratë për media, inspektori i Policisë Jonathan Rose, bëri me dije se motivi i krimit mbetet ende i paqartë.

Ai shtoi se hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të ndihmojnë hetimet duke kontaktuar policinë.

Familjarët dhe komuniteti shqiptar në Toronto janë tronditur nga ngjarja, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dihet më shumë rreth këtij rasti.

Arifi për Kurtin: Veteran i rrejshëm, i arrestuar në banesë duke shikuar Deutsche Welle-n

Ish-diplomati Avni Arifi e ka quajtur “veteran të rremë” kryeministrin Albin Kurti.

Ai tha se Kurti po flet për lista të rreme të veteranëve, ndonëse vetë sipas tij nuk ka qenë pjesë e luftës.

Arifi tha se Kurti ishte arrestuar nga policia serbe në vitin 1999 teksa po shikonte Deutsche Welle në banesën e tij.

 

 

“Ai ka mund të jetë pjesëmarrës, ka mund me qenë i internuar sepse ka qenë në zyrën e Adem Demaçit dhe kontribut sikur Kurti kanë dhënë shumë mirëpo komandant? – ai m’flet për lista të rrejshme, kur vet ka qenë veteran i rrejshëm?”Ai është veteran i rrejshëm, luftëtar. Është burgos duke e kqyr Deutsche Welle-n n’banesë”, tha Arifi në emisionin Rubikon.

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë – kjo është vepra me të cilën ngarkohet

Policia e Kosovës, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi që dyshohet për vjedhje.

‘‘Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com’’, ka shkruar Policia.

 

Rubin shpërthen ndaj prokurorëve: “Kjo s’është drejtësi, po i mbani krerët e UÇK-së pesë vjet në burg”

“Mendoj që jam munduar pa fund që të jem i disponueshëm për këtë gjykatë, kam shpenzuar qindra orë përgatitje, dhe ndjesia ime ishte se gjithë njohuritë ishin të pranishme në dokumente. Pikëpamjet e Prokurorisë nuk është se do të ndihmoheshin nga kontributi im. Nëse keni nevojë për pyetje kam qenë këtu dje dhe sot. Fakti që të akuzuarit kanë qenë në paraburgim për më shumë se 5 vjet, dhe fakti që ata janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur kaq gjatë më shqetëson mendoj se lidhet me politikën. Më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për kaq gjatë, këta persona janë dhënë vullnetarisht, dhe kanë qenë bashkëpunues me Gjykatën. Në rastin e të akuzuarve nuk e kuptoj pse është dashur të jenë në burg për 5 vjet, nuk e shoh si shtet të së drejtës, Albright nuk e ka pasur këtë drejtësi në mendje kur e ka incizuar Tribunalin e Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim politik për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së, Duke qenë se kam parë nga afër liderët e UÇK-së dhe asnjë person tjetër nuk e ka pasur këtë mundësi, duke pasur ide t emirë të funksionit, për 3 ditë kam parë si janë sjellë ata, kush ishte përgjegjës, komandant, mbështetës. Duke pasur këtë njohuri mendoj se kjo ka qenë e gabuar, unë nuk jam jurist, kjo nuk është drejtësi”, ka thënë ai.

ZPS tenton të nxjerrë informacione për bashkëpunëtorët e Thaçit, Rubin: S’e njoh Behramin

Në përpjekje për të zbuluar se me cilët bashkëpunëtorë të Thaçit është takuar ndër vite, ZPS ia ka shfaqur James Rubin një fotografi të kohëve të fundit me ish këshilltarin e Thaçit, tashmë deputet Artan Behrami.

Rubin deklaroi se nuk e njeh Behramin dhe se bën shpesh foto me shqiptarët me të cilët përpiqet të jetë i sjellshëm.

“Megjithatë më pëlqen fotoja”, u shpreh Rubin duke qeshur.

Vajza nën ndikim të alkoolit kanos me thikë nënën e saj në Prishtinë

ndodhur mbrëmë në rrugën “Eduard Lir” në Prishtinë, ku një vajzë ka kanosur me thikë nënën e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 21:00 minuta, M. M. ka raportuar në Polici se është kanosur nga vajza e saj, N. M. B..

E dyshuara, që sipas nënës kishte konsumuar alkool, ka marrë një thikë kuzhine dhe me të ka kanosur viktimën. Testimi ka treguar se ajo kishte 1.16 promilë alkool në gjak.

Me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që: rasti të iniciohet si Dhunë në Familje, e dyshuara të mbahet në stacion deri sa të jetë në gjendje të deklarohet, intervistimi i saj të bëhet vetëm në prani të avokatit mbrojtës.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

VogeI: Kurti nuk urdhërohet si Thaçi, prandaj nuk e duan në Uashington e Bruksel

Toby Vogel, nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, vlerëson se mënyra se si Shtetet e Bashkuara ndërprenë dialogun për çështje strategjike është një sinjal i qartë se “i”.

Ai shton se ky vendim erdhi në një moment të ndjeshëm, kur Albin Kurti po përpiqet të formojë qeverinë e re të Kosovës, dhe sipas tij, kjo nuk është rastësi.

“Shtetet e Bashkuara, e sidomos administrata e parë e [presidentit Donald] Trump, kanë një histori me Albin Kurtin dhe një histori të përfshirjes në politikën kosovare. Dikur mjaftonte që presidenti amerikan ose kancelarja gjermane, kur ajo ishte Angela Merkel, të ngrinin receptorin, të telefononin dikë si Hashim Thaçi dhe t’i thoshin çfarë të bënte — dhe ai e bënte. Kjo nuk funksionon me Albin Kurtin. Nëse mendoni se kjo është mirë apo keq, është e parëndësishme; fakti është se Kurti nuk është i tillë. Dhe, pikërisht për këtë arsye nuk e duan as në Uashington e as në Bruksel”, thekson Vogel.

Sipas tij, për përkeqësimin e marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-në dhe BE-në, përgjegjës është vetë Kurti, sepse “nuk i ka kultivuar me kujdes këto marrëdhënie”.

Por Vogel thekson se situata lidhet edhe me pakënaqësinë e qendrave të vendimmarrjes, pasi “nuk mund ta urdhërojnë më kryeministrin ose presidentin në Prishtinë se çfarë të bëjnë”.

“Besoj se gjithçka duhet parë në këtë kontekst, a do të ketë kjo efektin e dëshiruar, pra a do të arrijë të bashkojë opozitën për të krijuar një qeveri alternative. Sinqerisht, mendoj se ata nuk i kanë numrat. Kështu që nuk jam i sigurt se çfarë synohet me këtë”, thotë Vogel për REL, duke shprehur dyshime se Uashingtoni shpreson për zgjedhje të parakohshme.

“Sinqerisht, kjo do të më dukej si një nga zgjidhjet më ‘të pastra’, sepse është e qartë se kushdo që arrin të formojë qeverinë tani nuk do të ketë një mandat të fortë. Është mirë të jesh partia më e madhe, por kjo nuk mjafton. Nevojiten aleatë, nevojiten partnerë koalicioni. Prandaj, mendoj se gjithçka duhet parë në këtë kuadër”, përfundon ai.

Vrasja në Ferizaj, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 19:42, në fshatin “Balaj”- komuna Ferizaj, është raportuar një rast i vrasjes.

Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty në bashkëpunim të plotë me Policinë e njësitë relevante kanë ndërmarrë veprime hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të kësaj ngjarje.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari me iniciale B.R., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës (I.R), është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), në Prishtinë, për obduksion.

Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është duke punuar për të sqaruar tutje të gjitha rrethanat dhe motivin e kësaj çështje penale.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pranë gjykatës kompetente.

 

 

Aksident i rëndë në Podujevë: Vdes shoferi serb pas përplasjes me disa vetura

Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë i cili ndodhi të hënën në Podujevë, ku për pasojë humbi jetën një person.

Sipas raportit, përplasja ka ndodhur mes një kamioni dhe automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të tjera të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Tutje bëhet e ditur se viktima, shofer i kamionit është shtetas i Serbisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një automjeti, pastaj nga kamioni janë goditur edhe shtatë vetura të parkuara në të cilat janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i kamionit mashkull -shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thotë policia në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.