div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-287 category-paged-287 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vraşja që tronditi qytetin, dalin pamjet kur i dyshuari…

Ragil Gila është i dyshuari i atentatit në Shkondër paraditen e së hënës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Pas krimit, autori Ragip Gila nga lagjja “Serreq” dlargohet në drejtim të lagjes Skënderbeg, me mjetin tip BMW që ia ka marrë me forcë një qytetari pasi kreu krimin në Shkodër.

Top Channel raporton se makina duket se është e aksidentuar në pjesën para pasi ishte përplasur me një automjet tjetër gjatë tentativës për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes

Pasi ka mbërritur në afërsi të lumit Kir dhe i ndjekur nga forcat e policisë, ai ka lënë makinën dhe ka tentuar të largohet në këmbë, por më pas është prangosur.

 

Vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë: Viktima s’ka mundur ta nxjerrë vetë dritaren me kornizë

Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit Nika po akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë, u dëgjua eksperti i inxhinierisë mekanike prof. Naser Lajqi, i cili tha se grupi i ekspertëve testoi dritaren në vendin e ngjarjes dhe del se 84.09 kilogramë forcë e ushtruar në dritare rezultoi me një zhvendosje të vogël të dritares prej rreth tre milimetra në pjesën e poshtme.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gazmend Bahtiri njoftoi për ndërrimin e anëtares së trupit gjykues Medie Bytyqi me gjyqtarin Gëzim Ademi. Tha se gjyqtarja Bytyqi që nga 1 shtatori 2025 është avancuar në Departamentin Special, kështu gjykimi filloi rishtazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Eksperti Lajqi dha sqarime lidhur me ekspertizën e punuar nga grupi i ekspertëve të inxhinierisë mekanike.

Në elaborimin e ekspertizës, Lajqi theksoi se fillimisht xhami ishte thyer si pasojë e goditjes së dritares kur kishte rënë në tokë, siç u shpreh ai, thyerja e xhamit nuk ka ndodhur në dhomën 403 të hotelit, por kur ka rënë në tokë.

Ndërsa, për pajisjet që ishin përdorur për ta matur këtë forcë, eksperti Lajqi theksoi se të gjitha janë të paraqitura përmes fotografive në ekspertizën e punuar nga ky grup i ekspertëve. Po ashtu, tha se në janar të 2025-ës në vendin e ngjarjes kishin dalë tre herë.

“Më datën 15 kemi bërë matjen e forcës horizontale për shtytje të dritares më qëllim që të shohim se me forcë deri në 820Nj (Njutona) apo 84.09kg (kilogramë) forcë shtytëse. Ka rezultuar me një zhvendosje të vogël prej rreth 3 milimetra në pjesën e poshtme, por me këtë forcë dritarja statike nuk është larguar prej grepave, respektivisht konstruksionit mbajtës të saj”, tha eksperti Lajqi.

Ndërsa, i pyetur nga prokurori Armend Hamiti lidhur me atë nëse dritarja mund të nxirrej nga një person që është duke fjet dhe bie nga shtrati me atë forcë apo nevojitet forcë shtytëse për ta zhvendos dritaren, eksperti tha se opsioni nga shtrati nuk mund të ndodhte dhe se dy persona me peshë 120 kilogramë (testimi i ekspertëve) kishin ushtruar forcë horizontale 84.09 kg.

“Paraprakisht, gjatë testimeve të bëra përmes forcës së këmbës dhe ndihmës së ekspertit me dorë që e ka shtytë, nuk kemi mujt me realizu forcë më të madhe se 84.09 kg dhe atë me këmbë nuk kanë arrit të nxjerrim dritaren nga grepat e saj, por ka pasur një zhvendosje të vogël në pjesën e poshtme prej rreth 3 milimetra. Sa i përket pyetjes prej shtratit, përgjigja është jo”, tha Lajqi.

Mbrojtësi i të akuzuarit Nika, avokati Drilon Imeri e pyeti ekspertin nëse kishte qenë e nevojshme që përgjatë dyshemesë ku ishin vendosur xhamat statik të kishte rrethojë mbrojtëse.

“Nga aspekti i mbrojtjes dhe sigurisë në punë, si ekspert i saj, askund nuk kam gjet që vendoset ndonjë mbrojtëse jashtë ose brenda për ta penguar kontaktin me xhamin, sepse prodhuesi që e dizajnon këtë e ka për obligim me i dizajnu dhe prodhu sikur ne që i kemi matë forcat”, u përgjigj eksperti.

Eksperti Lajqi më tutje dha sqarime në raport me pozicionin prej nga kishte rënë viktima dhe pozicioni përfundimtar i saj në platon e betonit, që siç e përshkroi ai, kishte një forcë shtytëse.

“Nga ana tjetër, është evidentuar se pozicioni përfundimtar i saj nga muri i dritares ka qenë rreth 3 metra, ndërsa lartësia prej ku ka rënë 16.23 metra, lë me kuptu se ka pas një forcë shtytëse edhe horizontale edhe vertikale sepse kemi hudhje të pjerrtë”, tha eksperti Lajqi.

Në anën tjetër, i akuzuari Nika e pyeti ekspertin se a kishin qenë të vendosur si duhej xhamat statik, e që Lajqi konfirmoi se montuesi u ishte përgjigjur vizatimeve të prodhuesit.

“Bazuar në vizatimet e prodhuesit, montuesi ju ka përmbajtur vizatimit të prodhuesit, sa i përket masave shtesë, nga ana e prodhuesit nuk janë paraparë masa të tjera shtesë”, tha Lajqi.

Në fund, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gazmend Bahtiri, duke u bazuar në shkresat e lëndës pyeti konkretisht ekspertin nëse tani e ndjera ka pasur mundësi vetë ta nxjerrë atë dritare, ndërsa eksperti e mohoi një gjë të tillë.

“Për mua është jo”, tha eksperti.

Sipas planifikimit të kësaj gjykate, në radhë për tu dëgjuar në cilësinë e ekspertit ishte eksperti mjeko-ligjor Arsim Gërxhaliu, mirëpo gjyqtari njoftoi se nga ai ishin njoftuar se gjendet jashtë vendit.

Avokati Imeri i cili kishte propozuar dëgjimin e Gërxhaliut, u tërhoq nga ky propozim.  Mirëpo, trupi gjykues vlerësoi me interes dëgjimin e tij, andaj sipas detyrës zyrtare gjykata do ta ftojë ekspertin për dëshmi.

Pasi që seanca e radhës ishte caktuar për nesër, në pamundësi të pranisë se ekspertit Gërxhaliu, gjyqtari Bahtiri njoftoi se ajo seancë anulohet, ndërkaq të radhës e caktoi për në tetor.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari u deklarua i pafajshëm.

Sipas aktakuzës së ngritur më 11 shkurt 2025 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij- tani të ndjerën M.K-U., të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hyjnë në hotel- në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën M.K-U ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës M. K-U., e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë. Me ç’rast, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal.

U shkarkua nga Bedri Hamza, flet për herë të parë drejtori: Ishte një gabim teknik me vlerë 6500 euro

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Kulturës Fahri Jasharin.

Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, thuhet në vendimin e shkarkimit.

Lidhur me këtë për Indeksonline ka folur vetë ish-drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fahri Jashari.

Ai thotë se ka të bëjë me një gabim tenik që ka ndodhur më rastin e lidhjes së një kontrate.

“Realisht e vërteta qëndron në atë që në një kontratë e kemi bërë një gabim teknik, pra kemi vendosur të holla më shumë, mirëpo me palën jemi dakordu dhe të hollat janë rikthyer”, ka thënë fillmisht Jashari.

Jashari thotë se bëhet fjalë për një çmim prej 6 mijë e 500 eurove.

“Vlera e shtuar ka qenë në shumën prej 6 mijë e 500 eurove, totali është 10 mijë ndërsa 3 mijë e 50 kanë qenë me projektë dhe gjatë procesit kemi lëshu ndonjë gabim, por kur e kemi marrë një raport prej zyrës së financave e kemi vrejtë gabimin’’, ka thënë Jashari.

Më tutje Jashari thotë se për këtë çështje ka folur edhe me kryetarin Hamza mirëpo që tashmë vendimi është marrë nga ana e tij.

Sipas njoftimit, hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa besohet se me ndërhyrjen e hershme është parandaluar një dëm i mundshëm financiar ndaj Komunës së Mitrovicës.

Izraeli paralajmëron “uragan” sulmesh mbi Gazën

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka paralajmëruar se një “uragan i fuqishëm” do të godasë qiellin e Qytetit të Gazës më vonë të hënën, ndërsa ushtria po zgjeron ofensivën e saj ajrore në qytetin më të madh të enklavës.

Katz e përshkroi këtë sulm si një “paralajmërim të fundit për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza dhe në hotelet luksoze jashtë vendit”, duke kërkuar lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e armëve përndryshe, paralajmëroi që “Gaza do të shkatërrohet dhe ju do të shfaroseni”, shkruan Reuters.

Sulmet ajrore janë intensifikuar kohët e fundit, me dëmtimin e dhjetra ndërtesave dhe rrafshimin e disa lagjeve, në përgatitje të një ofensivë tokësore të paralajmëruar prej kohësh.

LAJMI I FUNDIT: Dy të vrarë dhe një vajzë 25 vjeçare e plagosur

Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.

Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës, si dhe i riu Gredion Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.

Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë ky i fundit, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. E po ashtu, plumbat kanë kapur edhe kamerieren e lokalit.

Një person me skafandër është arrestuar në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes. Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.

Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit personi është dorëzuar./TopChannel/

Kaq vite ka diferencë me burrin Sara e ‘Bashkallajk’

Prej kohësh është pjesë e familjeve kosovare me rolin e saj popullor në serialin tejet popullor Bashkallajk.

E sa interesim ka për aktoren Sara Bajrami u kuptua gjatë verës kur ajo kurorëzoi dashurinë.

Eventi ishte ndër më të komentuarit. Buja e dasmës e cila mblodhi edhe kolegët e saj, ishte diçka që tejkaloi edhe pritshmëritë e vetë Sarës.

Në mesin e komenteve të panumërta është përfolur shumë diferenca në moshë mes çiftit. A kanë aq shumë sa u tha në rrjete sociale?

E ftuar në Prive By Liberta Spahiu, aktorja e njohur tregoi se kanë vetëm katër vite diferencë, pavarësisht se si mund ta kenë marrë ndjekësit kontrastin në fotografi.

Ajo tregoi gjerë e gjatë historinë e dashurisë me Miradit duke zbuluar veprimin në fillimet e lidhjes që i mori zemrën.

Video e mëposhtme sjell detajet.

Aktivisti i njohur Iargohet nga Vetëvendosje: U kërkoj faIje të gjithëve, ishte një gabim

Mentor Majaci, një aktivist i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, ka njoftuar dorëheqjen nga çdo funksion dhe përkrahje ndaj partisë. Në një postim publik, ai ka shpërndarë fotografi me liderët e VV-së, përfshirë Albin Kurtin, dhe ka kërkuar falje publike ndaj miqve e qytetarëve që i kishte ftuar t’i bashkoheshin kësaj lëvizjeje.

Ai tha se e kishte mbështetur Vetëvendosjen me bindjen se do sillte ndryshim të vërtetë, por sipas tij, përjetoi “keqqeverisje, arrogancë dhe punësime partiake”.

“VV sot është kthyer në një mekanizëm pushteti, ku përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo parimeve”, shkroi Majaci.

Ai përfundon duke thënë se do të mbetet aktiv si qytetar i lirë dhe i zëshëm përballë padrejtësive.

Postimi i tij:

Hyra në këtë lëvizje me bindjen e plotë se po i bashkohesha një alternative të sinqertë politike — që do të sillte ndryshim të vërtetë, drejtësi, barazi dhe shpresë për qytetarët e këtij vendi. Fatkeqësisht, gjatë përfshirjes sime, kam parë nga afër një realitet shumë të dhimbshëm: keqqeverisje, arrogancë, mosdëgjim të qytetarit, kapje të institucioneve dhe punësime të njëanshme partiake( Sidomos në Komunen tonë të Podujevës).E vërteta është se në vend të ndryshimit, po ripërsëritet e njëjta mendësi e vjetër që ky subjekt pretendonte se do ta luftonte.

Vetëvendosje, që dikur ishte simbol i idealizmit dhe sakrificës qytetare, sot është kthyer në një mekanizëm për pushtet të pandalshëm, përjashtues dhe interesash të mbyllura. Të rinjtë, profesionistët dhe aktivistët e ndershëm po injorohen e përjashtohen, ndërsa po përkrahen mediokriteti dhe besnikëria ndaj individëve, jo ndaj parimeve.

Unë, Mentor Majaci , jap dorëheqje nga përkrahja dhe nga çdo funksion dhe anëtarësi në “Lëvizjen Vetëvendosje”, me efekt të menjëhershëm.

Kërkoj falje publike nga çdo qytetar, mik apo bashkëpunëtor që e kam ftuar t’i bashkohet kësaj lëvizjeje, duke u bazuar në bindjen time të sinqertë të dikurshme. Ishte një gabim që tani e kuptoj qartë, dhe për të cilin marr përgjegjësi morale dhe njerëzore.

Nga sot, nuk kam më asnjë lidhje me këtë subjekt. Do të vazhdoj të jem i zëshëm, aktiv dhe i përkushtuar si qytetar i lirë që nuk rri duarkryq përballë padrejtësive.

Me respekt,

Mentor Majaci

06.09.2025

Vdes fëmija 2 vjeç, nuk u mbijetoi plagëve pasi u rrëzua

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vranjak të Rahovecit, ku një fëmijë vetëm 2-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental.

Sinjali mëson se viktima është O. B., 2-vjeçar i cili më 31 gusht rreth orës 16:00 ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime në kokë. Fillimisht ai ishte dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës dhe më pas në QKUK, ku i ishte nënshtruar një operacioni.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, familja është njoftuar sot në mesditë se fëmija nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Albin Kurti nominohet si kandidat për kryeministër nga LVV-ja

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për kryeministër.

Ai në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm tha se kriza institucionale zgjati sepse partitë tjera vendosen që Albulena Haxhiu të mos jetë kryetare e kuvendit dhe tash po zgjat sepse po mendojnë se s’mund të ketë Kuvend pa Listën Serbe, gjë që sipas tij janë politika antishtetërore.

Sipas tij, edhe Gjykata Kushtetuese i kontribuojë krizës politike.

Propozimi i LVV-së, vjen përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese ka pezulluar punën e Kuvendit të Kosovës deri në fund të shtatorit pas ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarëve.

Sot i jepet lamtumira e fundit të ndjerit që u vra mbrëmë në Podujevë

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Llapashticë të Podujevës, ku një person është qëlluar për vdekje.

MIndeksOnline raportoi se nga kjo ngjarje i vdekur ka mbetur, Bashkim Spahiu.

Familjarët ditën e sotme kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit.

Të ndjerit lamtumira e fundit do t’i jipet sot nga ora 18:00, te varrezat te Xhamia në Gllamnik.

Njoftimi: