div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-288 category-paged-288 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
VV fiton 3 komuna pa balotazh, 12 komuna shkojnë në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve fillestare të zgjedhjeve të 12 tetorit.

Deri tani, sipas të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje del se ka fituar 4 komuna pa balotazh, ndërsa në 11 komuna të tjera gara do të vendoset në balotazh.

Komunat ku VV ka fituar pa balotazh:

Podujevë

Kamenicë

Shtime

Komunat ku gara shkon në balotazh:

Gjilan

Gjakovë

Kaçanik

Fushë Kosovë

Mitrovicë

Obiliq

Rahovec

Pejë

Prishtinë

Prizren

Viti

Balotazhi pritet të mbahet me 9 nëntor.

Këto janë tri komunat që PDK i fitoi pa balotazh, në gjashtë e pret balotazhin

Pos Ferizajt e Skenderajt, PDK e fiton edhe Hanin e Elezit pa balotazh.

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar pa balotazh garën për kryetar në Ferizaj me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun dhe Hanin e Elezit me Mehmet Ballazhin.

Në Ferizaj, Agim Aliu ka fituar pa balotazh mandatin e dytë.

Me 56.47 % të votave, tash kur janë numëruar 95 të votave.

Kurse Sami Lushtaku në Skenderaj ka marrë 83.45 për qind, ndërsa janë numëruar 95 për qind të votave.

Ndërsa, në han të Elezit, Mehmet Ballazhi e ka fituar edhe një mandat duke marrë 50.94 për qind të votave.

Kurse, në balotazh ka arritur që të shkojë në gjashtë komuna, ku në Mitrovicë udhëheq me 47.89%.

Si parti e parë është edhe në Prizren, ku Shaqir Totaj i ka marrë 41.92% nga rezultatet preliminare të KQZ-së.

Në Kaçanik, PDK-ja po ashtu ka shkuar në balotazh si parti e parë, ku ka marrë 39.86%, e po ashtu edhe në Vushtrri ka shkuar në balotazh si parti e parë ku ka marrë 45.56%.

Si e dyta ka shkuar në Dragash me 28.38%, e edhe në Klinë si parti e dytë pasi mori 35.92%.

Kurti mban sot konferencë për media

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot do të mbajë konferencë për media nga ora 10:00.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka.

“Te hënën, në ora 10:00, LV mban konferencë për media në të cilën flet kryeministri Albin Kurti. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LV-së”, shkroi ai.

Vetëm tri kuti pa numëruar në Prishtinë – si qëndron rezultati aktual?

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, garës për kryetar po i afrohet fundi, me vetëm edhe tri kuti votimi të pambetura për t’u numëruar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Të dhënat e deritanishme tregojnë një garë të ngushtë mes kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hajrulla Çeku.

Rama kryeson me 34,752 vota (33.76%), ndërsa Çeku e ndjek nga afër me 34,022 vota (33.05%). Në vendin e tretë është kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, me 28,588 vota, që përbëjnë 27.77% të totalit.

Bazuar në këto rezultate, është pothuajse e sigurt që Prishtina do të shkojë në balotazh mes Ramës dhe Çekut, për të përcaktuar kryetarin e ri të qytetit.

Lladrovci shpall fitoren: Ua dedikoj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Ramiz Lladrovci ka deklaruar fitoren në Drenas dhe ka thënë se këtë fitore ua dedikon ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që ndodhen në Hagë.

“Erdha këtu në sheshin e Dëshmorëve për t’ia dediku këtë fitore të madhe presidentit Hashim Thaçi, kryetarit Kadri Veseli, kryetarit Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit…” ka deklaruar Lladrovci.

“Falënderim i vecantë u shkon të gjithë qytetarëve të Drenasit për disiplinën e tregume gjatë këtyne 30 ditëve, për qetësinë, për gjithçka çka kanë ba që Drenasi të shkojë i qetë dhe pa incidente në zgjedhje, prandaj edhe njëherë i falënderoj të gjithë qytetarët e Drenasit”.

Numërohen afro 20 mijë vota, ky është rezultati në Drenas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet për Kryetar Komune në Drenas.

Deri më tani, janë numëruar 17,325  Vota nga gjithsej 57,342 votues të regjistruar.

Sipas rezultateve të deritanishme, kandidati Ramiz Lladrovci, që garon nën mbështetjen e iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, është në epërsi me 52.83 %

Pas tij renditet kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari, me 37.22 %

Ndërkohë, rezultatet për kandidatët tjerë janë si më poshtë:

 

Rezultati në Mitrovicë, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosja

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar për herë të parë rreth rezultatit të zgjedhjeve në Mitrovicë të Jugut. Sipas KQZ’së, nga mbi 50 përqind e vendvotimeve të numëruara po prin Arian Tahiri i PDK’së me 49.12 përqind, pasuar nga Faton Peci i VV’së me 47.07 përqind.

Ka qenë deputeti i PDK’së, Armend Muja, ai që ka bërë një reagim në Facebook.

“Megjithatë ‘gomë rezervë’”, ka shkruar Muja, referuar deklaratës së kreut të VV’së, Albin Kurtit i cili para katër ditësh tha se PDK po garon në Mitrovicë “me gumë rezerve”.

Sipas sondazheve këtë komunë e ka fituar pa balotazh Arian Tahiri.

Mbi 50% të votave të numëruara, garë e nxehtë mes Arian Tahirit dhe Faton Pecit në Mitrovicë

Nga të dhënat e fundit të përditësuara nga KQZ-ja, në komunën e Mitrovicës po zhvillohet garë e ashpër mes dy kandidatëve, Arian Tahirit të PDK-së dhe Faton Pecit të VV-së.

Aktualisht janë numëruar 54 vendvotime nga 105 sa janë gjithsej, apo 51.62% e tyre.

Petrit Hajdari i PDK-së 49.12% apo 7439 vota.

Faton Peci i VV-së aktualisht ka 47.07% apo 7128 vota.

Kandidati i LDK-së, Gëzim Plakolli ka marrë 3.14% apo 475 vota.

A jeni bre normal? Kaq për qind të votave merr deri tani Sami Lushtaku

Rezultatet e para nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë një fitore të qartë të kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, në komunën e Skenderajt.

Sipas të dhënave të përditësuara, Lushtaku ka siguruar 82.74% të votave, ose 9,692 vota.

Në vendin e dytë renditet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje!, Hysni Mehani, me 9.77% (1,145 vota), ndërsa i treti është Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj, me 7.49% (877 vota).

Deri më tani, nga gjithsej 72 vendvotime, janë numëruar 56.

 

Vetëvendosje shpall fitoren edhe në një komunë tjetër

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet e sotme, raporton KosovaPress.

Ai ka falënderuar sonte mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje për përkrahjen gjatë fushatës zgjedhore

Exit-pollet kanë shpallur fitues Shpejtim Bulliqin për kryetar të ri në Podujevë, duke fituar përballë Ekrem Hysenit të LDK-së.

KQZ ndërkohë po numëron rezultatet për kryetar të komunës, sipas të cilave prin Bulliqi me mbi 52.09 për qind të votave, ndërsa Ekrem Hyseni nga LDK-ja 40.26 për qind. Janë numëruar 42 vendvotime nga 113 vendvotime.

Vetëvendosje e shpall fitoren në këtë komunë