div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-293 category-paged-293 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrahje me shufra hekuri në Mitrovicë – 18-vjeçari përfundon në QKUK me fraktura në kokë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rrahje e tillë është regjistruar mbrëmë në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës, ku një i mitur ka pësuar lëndime serioze si pasojë e një sulmi brutal.

Sinjali mëson se tre persona kanë shkuar tek shtëpia e viktimës A.D., rreth 18-vjeçar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur më 31 gusht. Në vend që çështja të zgjidhej me bisedë, situata ka përfunduar me dhunë fizike.

Të dyshuarit janë identifikuar si J.A., rreth 22-vjeçar, A.A., rreth 20-vjeçar dhe A.A, rreth 18-vjeçar. Sipas hetimeve, ata e kanë sulmuar viktimën me shufra hekuri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

I mituri fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, por për shkak të frakturave të konstatuara në kokë është transferuar në QKUK – Prishtinë, në repartin e Neurologjisë.

Njësia e hetimeve ka intervistuar të dyshuarit dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar, dy prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga Policia.

Aksion i madh nga Policia dhe Prokuroria në disa komuna

Sot në 5 komuna pritet të zhvillohet një aksion i përmasave të gjera.

Njësitet policore, së bashku me prokurorët dhe inspektorët, do të jenë pjesë e këtij aksioni, i cili do të realizohet në mbi 10 lokacione të ndryshme, raporton Klan Kosova.

Në aksion do të përfshihen gjithsej 9 prokurorë, ndërsa vepra penale për të cilën bëhet fjalë nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet.

Uk Lushi: Presidenti Hashim Thaçi ka qenë dhe është nën rrezik të ekzekutohet

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka reaguar pas raportimeve se një prokuror i Hagës ka kërcënuar fizikisht Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë.

Ai e ka kritikuar heshtjen e shtetit të Kosovës ndaj këtij rasti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ish presidenti ka qenë dhe është nën rrezik të ekzekutohet kurse Kosova hesht.

Sipas tij, ndaj këtij rasti është dashur të reagojnë presidentja, kryeministri dhe institucionet tjera.

“Hashim Thaçi është kërcënuar, mbase edhe me jetë, në paraburgimin ku po mbahet peng politik, bashkë me të tjerë. Ja ku e keni e zeza në të bardhë dhe shteti i Kosovës hesht. Presidenti ka qenë dhe është nën rrezik të ekzekutohet kurse Kosova hesht!! Pse keni shtet?!!! Ku është shteti? Kryeministri, Presidentja, Kuvendi? Ku janë PDK dhe Kryesia e saj? A meritoni miliona euro që merrni në rroga?”, ka shkruar ai.

“Punonte në ndërtim”, kush është i riu i vrarë në Shkodër?

Kristjan Kola është 34-vjeçari i vrarë në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Shkodër.

Euronews Albania raportoi se ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, në lagjen Vasil Shanto dhe dyshohet që autorët, të cilët kanë qenë më maska dhe kapuçë, kanë qenë duke pritur shënjestrën e tyre para se ta ekzekutonin nga një distancë e afërt.

Nga të dhënët e para, 34-vjeçari nuk rezulton person problematik dhe punonte në ndërtim bashkë me atin.

“Në një distancë shumë të afërt, kur ka qenë duke dalë nga lokali autorët e kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në gjoks disa herë duke e lënë të vdekur në vend, më pas janë larguar me një motoçikletë për të zhdukur gjurmët. Nga të dhënat që kemi nuk është person me precedentë të mëparshëm penale, ka punuar me të atin në një firmë ndërtimi dhe nuk njihet si person me rekorde kriminale. Në momentin kur ka ndodhur vrasja në lokal ka pasur edhe persona të tjerë, por autorët e kanë monitoruar deri në momentin e ekzekutimit shënjestrën e tyre”.

Arrestohen dy personat e kërkuar nga gjykata

Në dy raste të ndara, policia rajonale e Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar nga gjykata.

Fillimisht më 04.09.2025, rreth orës 06:00, policët e stacionit policor në Kaçanik, në fshatin Dubravë, kanë arrestuar personin B. K. (24 vjeç), i cili ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për 23 ditë burg ose pagesë gjobe prej 460 eurosh.

Pas kryerjes së pagesës është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, më 05.09.2025, rreth orës 01:20, gjatë patrullimit në udhëkryqin mes fshatrave Balaj dhe Lloshkobare, policët e stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar për kontroll një veturë.

Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga pasagjerët, A. E. (29 vjeç), ishte në kërkim me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vuajtje dënimi me burgim prej 10 ditësh.

Pas procedurave të nevojshme është dërguar në vuajtje dënimi.

Kajtazi: Daçiqi ia përplasi në fytyrë Gërvallës, ‘Faleminderit që na ndihmove për ata në Hagë’

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se është çmenduri për vendin zgjedhja e Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se degradim i madh për shtetin është Donika Gërvalla, si ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në Qeverinë Kurti II.

Kajtazi theksoi se Gërvallës i kishte thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq: faleminderit që na ke ndihmuar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u gjykuar nga Specialja në Hagë.

“Kjo është me të marrë vaji, kjo është çmenduri çfarë i ka ndodhur këtij vendi. Dimal Basha, kryetar i Kuvendit të Kosovës, a ka send më turp për këtë vend, a ka ku të shkojë më poshtë? Më jepni një figurë tjetër që mundesh të thuash e të degradosh më shumë sesa Dimal Basha, kryetar Kuvendi.”

“A ka degradim më të madh se Donika Gërvalla, ministre e Jashtme? Asaj ia ka përplasur në fytyrë Daçiqi duke i thënë: ‘Faleminderit që na ke ndihmuar për ata në Hagë.’ A ka degradim më të madh? Pra, ne kemi sjellë shtetin sot në dorën-xhep të Dimal Bashës. Ky është, më nuk e përsëris këtë fjali, e kam përmendur një herë Përllumb Pilinçin, ai i Shqipërisë, ai e luan sot shtetin, ai e luan kryeministrin. Këta nuk dallojnë nga ai. Këta janë palaço, këta më nuk e lëshojnë pushtetin, por nuk dallojnë nga ai. Nuk e lëshon pushtetin dikush që ka ardhur me gjak. Nuk e lëshon Albin Kurti pushtetin, sepse ka ardhur me gjak,” ka thënë Kajtazi.

Kërkohet paraburgim për ‘specialsin’ në Vushtrri, ngarkohet me katër vepra penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për policin e NJSO-së, M.L..

Sipas njoftimit, kjo kërkesë është bërë për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Ekziston dyshimi se me datë 02 shtator 2025 në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, i pandehuri me dashje e duke e shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar si zyrtar policor, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe personin tjetër, shkon tek shtëpia e të pandehurit K.M., dhe e merr dhe e largon nga shtëpia duke shkuar në drejtim të Prishtinës”.

“Po ashtu, me datë 18 qershor 2025 i pandehuri M.L., kontaktohet përmes telefonit nga i pandehuri K.M., i cili e vëren një dron mbi shtëpinë e tij dhe e pyet të pandehurin M.L., se a është duke u hetuar nga policia, i dyshuari – zyrtar policor e informon se në rast kur ai është duke u hetuar ose të ketë veprime tjera do ta njoftojë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Prokuroria u shpreh se i pandehuri M.L., në shtëpinë e tij në Vushtrri ka mbajtur një sasi të fishekëve si dhe në një lokal nate i njëjti ka përdorur armën duke shtënë brenda lokalit 7-8 herë, si dhe një ditë tjetër shihet duke shtënë tri herë.

“Të pandehurit, gjatë bastisjes së mbrëmshme në shtëpinë dhe veturën e tij, i janë sekuestruar dy telefona dhe fishekë”.

“Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Babai i kryetarit të PDK’së: Nëse qytetarët nuk e kuptojnë sot rrezikun nga VV, do ta kuptojnë nesër

Babai i Memli Krasniqit, kryetarit të PDK, Milazim Krasniqi i ka bërë një argat djalit të tij. Ai ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si një rrezik për interesat jetësore dhe shtetërore të shqiptarëve të Kosovës.

“Çka nëse shqiptarët e Kosovës nuk kuptojnë që LVV po rrezikon interesat e tyre jetësore e shtetërore? Ani çka! Nëse nuk kuptojnë me kohë, e kuptojnë me vonesë. Pa e marrë vesh nuk mbesin,” ka shkruar ai.

Kjo është një strategji interesante e tij, pasi nëse njerësit heqin dorë nga VV, alternativë kryesire mbetet PDK si partia e dytë në vend.

Roja që u bë prokuror në Hagë – Thaçi: Na ka kërcënuar dhe fyer

John Devaney, roje burgu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë – ku po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – i ka keqtrajtuar dhe kërcënuar fizikisht katërshen e UÇK-së. Këtë e tha ish-presidenti Thaçi në seancën e 27 marsit të këtij viti, kur kërkoi fjalën nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Devaney – tash prokuror – fillimisht ishte roje e thjeshtë në Sheveningen të Hagës, por u gradua në disa pozita brenda një periudhe të shkurtër.

Ish-eprorët e UÇK-së po mbahen në qendrën e paraburgimit prej vitit 2020 dhe po përballen me një proces të tejzgjatur gjyqësor nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Më poshtë janë disa nga deklarimet e Thaçit të bëra në seancën e 27 marsit:

“Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar edhe ju si Kryegjyqtar dhe si Panel. U çuditëm sot shumë dhe u befasova kur përballë nesh u shfaq zotëria në fjalë. Emri nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë edhe si shef i saj. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë”, ka deklaruar Thaçi.

“I nderuar Gjykatës, zotëria në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR] 19 [REDAKTUAR] 20 [REDAKTUAR]. E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]”, ka shtuar ai.

“Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar anëtarë të Panelit, ka kryer fyerje dhe kërcënime fizike ndaj nesh të akuzuarve. Na ka fyer dhe na ka kërcënuar fizikisht Prokurori që sot është përballë nesh. Nga praktikat e zotërisë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe më gjatë [REDAKTUAR] [REDAKTUAR]. Edhe kjo praktikë më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri, dje roje burgu dhe sot Prokuror. Një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktikuar, ku pas 20 ditësh kanë reaguar të gjithë. Dhe krejt në fund, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar anëtarë të Panelit, zotëria [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] [REDAKTUAR] me avokatët”, ka thënë tutje ish-presidenti Thaçi.

Në po atë seancë, prokurori kishte pohuar angazhimin e tij në qendrën e paraburgimit.

Biseda në mes tij dhe kryetarit të trupit gjykues:

Devaney: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vitesh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR].

Gjykatësi Smith: Sa vjet ka?

Devaney: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Gjykatësi Smith: Problemi është që nuk duan të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj të përgjigjeni për këtë.

Devaney: Një çast, i nderuar Gjykatës.

[Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]

Devaney: I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Mund të them vetëm që znj. Iodice është e gatshme të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes.

Një serb i dyshimtë pranë Kompleksit të UÇK-së, ndalohet nga Policia

Ndonëse në kufi me Shqipërinë, Kosharja e Gjakovës, mbetet destinacion i lakmuar edhe për shtetasit serb.

Shumica vijnë e largohen tinëzisht, në të kaluarën madje vendosnin flamuj të Serbisë, krahas emblemës së UÇK-së, në kullën e vrojtimit, ish-bazë e ushtrisë jugosllave. Saktësisht në Koshare, gjatë muajit maj ishin arrestuar dy shtetas serbë, të cilët u prezantuan si alpinistë.

As tash vizitat nga serbët nuk po ndalen.

Mbrëmë, saktësisht në orën 19:20, banorët e fshatit Botushë, ngjitur me Kosharen, hasën në dy persona të panjohur. Një shtetas serb, dhe një franceze. Me ta u takuan pak metra larg kompleksit memorial të dëshmorëve të UÇK-së.

“Ai u prezantu në fillim si francez, njëri prej tyre. Njëra ka qenë femër. Kjo është hera e 20-të që po na ndodhë e për neve është një lloj proovikimi, se po vijnë me flamura, ne kemi njerëz të vrarë, të zhdukur, që nuk e dijmë se ku janë edhe për neve është një lloj nxitje që po na, se nuk jemi kundër askujt”, ka thënë B.F – Banor.

Ky i ri, identitetin e të cilit nuk po e publikojmë për shkaqe sigurie, thotë se vazhdimisht po hasin në shtetas serbë, në zonën e Koshares.

“Jemi ardhë thojke me vizitu vendin, jemi ardhë, po çka lyp në orën 19:30 në mbrëmje në kerr. A kishin diçka të dyshimtë më vete? Telefona, kështu, se për të tjerat, nuk jam në dijeni, se ka vazhdu Policia me kontrolle, se për ta ka pasur që kanë ardhur me drona, me flamura”, ka thënë B.F – Banor.

Ashtu siç e dëshmojnë pamjet e siguruara nga TV Dukagjini, Policia e Kosovës ishte e pranishme në vend të ngjarjes. Francezja dhe serbi u shoqëruan për në stacionin policor madje iu konfiskua përkohësisht vetura.

“… Më pas është njoftuar Stacioni Policor në Gjakovë, njësitet patrulluese dhe ato të hetuesisë, në konsultim me prokurorin e shtetit kanë bërë shoqërimin e tyre për verifikim.  Pas procedurave të verifikimit dhe intervistimit të tyre, meqenëse nuk është gjetur asgjë e dyshuar, me vendim të prokurorit është përpiluar shënim zyrtar dhe të njëjtit janë liruar”, ka thënë Lumni Graishta – Drejtor Rajonal i Policisë në Gjakovë.

Prokuroria Themelore e Gjakovës për TV Dukagjini tha se pas intervistimit, shtetasja franceze dhe shtetasi serb janë liruar, sepse është konstatuar se nuk ka elemente të veprës penale.

Për Kosharen që ushtria serbe e mbanë mend si vend-betejë në të cilën gjatë prillit të 99-s, UÇK-ja korri sukses të jashtëzakonshëm dhe e theu kufirin, janë shkruar libra e janë realizuar dhjetëra dokumentarë, i fundit një film dokumentar i realizuar nga televizioni shtetëror i Serbisë.