div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-297 category-paged-297 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Albin Kurti paraqitet në gjykatë- Nis seanca ndaj Faton Klinakut

Pas pak pritet të fillojë seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Faton Klinakut, i dyshuar për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në sallë është paraqitur Klinaku, në cilësinë e të dyshuarit, si dhe Kurti, në cilësinë e palës së dëmtuar.

Disa javë më parë, Prokuroria njoftoi se aktakuza ndaj Klinakut dhe të dyshuarit tjetër, N.S., për veprën penale “Kanosja”, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri Faton Klinaku me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar tani të dëmtuarin Albin Kurti, në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese”, deklaroi Prokuroria.

“Më parë e vras Kurtin se sa ia lëshoj rrugën’’, del para gjykatës Faton Klinaku

Sot, me fillim nga ora 09:00, në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet shqyrtimi fillestar në çështjen penale ndaj Faton Klinakut, i cili po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për veprën penale të kanosjes ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 1 gusht 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të cilët akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas aktakuzës, Faton Klinaku akuzohet se më 29 gusht 2023, në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që ta frikësojë dhe detyrojë tani të dëmtuarin, Albin Kurti, në cilësinë e tij si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e kishte kanosur publikisht përmes rrjetit social Facebook, duke postuar shkrime kërcënuese.

“Aq shumë i dëshpëruar votuesi i tij sa që tha: Votën ia dhashë për ndryshim, e ndryshim lëre që nuk ka bërë por po shkojmë edhe më shumë teposhtë si vend dhe s’ka mbetur tjetër gjë pos me ikë jashtë. I thashë: As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin se sa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova. Kosovën nuk duhet e as që guxojnë ta lëshojnë ata që kanë luftuar për të”, citohet të ketë shkruar Klinaku në Facebook.

Kërcënohet me jetë kryeministri Kurti në veri të Mitrovicës

Një kanosje serioze me jetë është raportuar mbrëmë në veri të Mitrovicës, ku shënjestër ka qenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sinjali mëson se në rrugën “Vasilije Ostrovski” është gjetur një grafit i shkruar në gjuhën serbe me shkronja cirilike, i cili në shqip përkthehet: “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Pas marrjes së informatës operative, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimin.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Kanosje”.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Ja kur pritet të votohet Kurti si mandatar për Kryeministër

Ndonëse Kuvendi ende nuk e ka kompletuar kryesinë, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur planifikimet për formimin e qeverisë së re me një mbledhje të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie për votim të mandatarit për kryeministër.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk dha një përgjigje konkrete.

‘Këto janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojna ato”

Por ndërkohë, anëtari i Këshillit të përgjithshëm të  LVV-së, Halil Thaçi i tha RTV21 se kjo mbledhje mund të mbahet në fundjavë ndonëse siç theksoi ende nuk ka datë zyrtare.

“Është e rrugës të mbahet kjo mbledhje dhe ta votojmë mandatarin, me dijen që mandatari për kryeministër është Albin Kurti si subjekti absolut fitues i zgjedhjeve. Fundi javës mendoj, nuk e di,  48 orë para mbajtjes së mbledhjes gjithmonë jemi të njoftuar për këtë mbledhje dhe mendoj se ka kohë gjatë kësaj jave. Po, mund të ketë mbledhje në fund të javës”, deklaroi Thaçi për rtv21

Pas votimit të Kurtit si mandatar për kryeministër emri i tij do të dërgohet tek presidentja Osmani.

Të pyetur nga RTV21 se si do të veprojë presidentja në rast se i dërgohet emri i mandatarit në fazën kur Kuvendit i mungon një nënkryetar nga komuniteti serb, zyra e presidentes Osmani tha se nuk kanë çfarë të shtojnë përtej asaj që “ekipi ligjor i presidentes Osmani është duke analizuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe se ajo do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi ndërkaq vlerësojnë se presidentja nuk duhet të kërkojë mandatarin nga LVV-ja por të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procedurat rreth votimit të kandidatëve për nënkryetar të kuvendit nga komunitetet.

“Për të shmangur një hap që mund të rezultojë i kundërligjshëm, ajo do të duhej të kërkonte interpretim nga Kushtetuesja nëse janë respektuar parimet themelore të Kushtetutës dhe garancitë për komunitetet jo-shumicë gjatë procedimit të rendit të ditës në Kuvend. Paramendoni situatën nëse do të kemi një qeveri të dalë nga një Kuvend që Kushtetuesja e rrëzon më pas. Në një rast të tillë do të përfundonim me institucione jokushtetuese”, tha Jakaj.

Të shtunën e kaluar kuvendi dështoi të zgjedh nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb meqë asnjë kandidat i Listës serbe e as i vetëkandiduari Nenad Rashqi nuk morën votat e mjaftueshme, me ç‘rast seanca konstituive u mbyll pa zgjedhjen e nënkryetarit të 5 të kuvendit.

Në LVV thonë se formimi i institucioneve nuk mund të mbahet peng i Listës Serbe.

“ Nuk duhet të jetë shteti jonë peng i një subjekti politik, subjekti i dyshuar politik sepse kamuflohet si subjekt politik derisa me bindje të plotë, sipas sjelljeve të tyre, janë organizatë terroriste. Ne duhet të ecim tutje të krijojmë  institucionet  sepse tanimë veçse jemi vonuar”, theksoi ai.

Pas mandatimit nga presidentja Osmani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin e qeverisë se re. Nëse i njëjti dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së.

“Njeriu i besuar i Hashim Thaçit do jetë minitër i qeverisë “Rama 4”

Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka zbulua se një ministër do jetë një i besuar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Prençi i ftuar në në emisionin Breaking në Top News u shpreh se Rama po plotëson dëshirat e Hashim Thaçit.

“Duhet me plotësuar disa dëshira të atij që është në burg në Hagë. Njerëzit e besuar të Hashim Thaçit do jenë pjesë e kabinetit ‘Rama 4’, pasi dhe ai do pjesën e vet në qeverinë shqiptare”, tha Prençi në TopNews.

Kujtojmë se njoftimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit.

Haradinaj për VV-në e Listën Serbe: Me i pa ju në byfe marre ça bëjnë, mos t’më flasin për patriotizëm

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur për raportin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe.

Ai tha në Klan Kosovës që të mos flasin ata për patriotizëm, sepse sipas tij, gjatë gjithë kohës kalojnë kohë bashkë në me Listën Serbe në byfenë e Kuvendit.

“Nuk është KQZ-ja që ia merr mandatin ose ia jep mandatin, janë institucionet përkatëse, të cilat e shpallin listë terroriste dhe automatikisht Lista Serbe e humb certifikimit në KQZ. Por, përderisa as mish as peshk, këndej negociojnë fshehur, këndej zgjedhin institucione, votojnë kundër veteranëve bashkë me ta, telefonojnë cilën gjykatës të Kushtetuesës me e zgjedh, këndej na shesin patriotizën, na tranuan, bile mua mos t’më flasin për patriotizën, tjetër kujt le t’i flasin kujt të duan”

“Buzëqeshen, me ardhë me i pa ju në byfe, marre u vjen çka bëjnë me ta, fore e hajgare gjithë ditën rrinë në byfe dhe nuk e kanë problem hiç”, u shpreh tutje Haradinaj.

Tuniziani ther pesë persona me thikë, policia franceze e qellon për vdekje

Një emigrant tunizian ka ther me thikë pesë persona në qytetin e Marseille, në jug të Francës.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në një zonë të frekuentuar të qytetit, ku i dyshuari filloi të sulmonte kalimtarët në mënyrë të papritur.

Siç raporton Reuters, qytetarët përreth kanë pësuar lëndime, por për momentin nuk raportohet për viktima në mesin e tyre.

Siç vazhdon raportimi, i dyshuari ka sulmuar policinë franceze kur ata kanë ndërhyrë që ta ndalojnë atë.

Gjatë përplasjes, ai ka thërritur “Allahu Akbar”. Forcat e rendit e kanë qëlluar me armë zjarri dhe e kanë neutralizuar atë në vendngjarje

Vdekja tragjike e tre kosovarëve në Luksemburg, flet i afërmi i tyre: Nanat nuk e imagjinojnë që ata kanë vdekur

Një aksident tragjik ka nodhur mbrëmë në qytetin Wiltz të Luksemburgut, si pasojë e të cilit tre djem nga Kosova, kanë humbur jetën, raporton GazetaDemos.

Tre viktimat e këtij aksidenti janë 19-vjeçari, Edonik Kastratit nga Peja, dhe dy vëllëzërit Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj nga Isniqi i Deçanit.

Rastin e kanë konfirmuar të afërmit e familjes, për GAZETADEMOS të cilët bëjnë me dije se Ukë Bajraktaraj po festonte ditëlindjen e 24-të, e cili kishte vendosur që ta festonte në një qytet tjetër së bashku me vëllaun Ujkanin dhe kushreririn Edonikun.

Trump paralajmëron ndërhyrje ushtarake, ka gati Gardën Kombëtare…

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, premtoi sot se do të marrë masa për të zgjidhur problemin e krimit në Çikago, duke e cilësuar qytetin si “më të rrezikshmin në botë” deri tani.

“Do ta zgjidh problemin e krimit, siç bëra në Uashington”, shkroi ai në platformën Truth Social, duke iu referuar vendosjes së forcave federale në kryeqytet.

Pas ndërhyrjeve të tij në Los Anxhelos në qershor dhe në Uashington në mes të gushtit, Trump kërcënon të dërgojë agjentë dhe ushtarë federalë edhe në qytete të tjera të udhëhequra nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun, Baltimorin dhe Bostoni.

“Çikago është kryeqyteti i vrasjeve në botë,” shkroi ai më pas me shkronja kapitale.

Guvernatori demokrat i Illinois, J.B. Pritzker, akuzoi presidentin miliarder, i cili e ka quajtur tashmë një “diktator”, se po përpiqet të përdorë ushtrinë për të sfiduar zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit 2026.

Si Pritzker, ashtu edhe Guvernatori i Merilendit, Wes Moore, e akuzojnë Trumpin për krijimin e krizave artificiale me qëllim justifikimin e dërgimit të trupave federale në shtetet demokrate. Trump iu përgjigj duke thënë se Pritzker “ka nevojë urgjente për ndihmë”. “Ai thjesht nuk e di ende”, shtoi presidenti.

Rrustemi: Kosova nuk mund të bëhet rob i Listës Serbe

Adnan Rrustemi nga LVV ka deklaruar se Kosova ka humbur një shans “historike” për ta përjashtuar nga Kryesia Listën Serbe.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë, ky i fundit tha se bllokimi i konstituimit të Kuvendit është shkak i veprimit të opozitës dhe Listës Serbe.

Sipas tij, Lista Serbe mundet vetëm që të vijë në seancë dhe të mos propozojë asnjë emër për nënkryetar të Kuvendit dhe nuk konstituohet Kuvendi.

Derisa, ai shtoi se LVV nuk mundet të bëhet rob i Listës Serbe, duke u shprehur se është gabim që konstituimi i Kuvendit të mbetët në dorën e Listës Serbe.

“Dëmet që i ka bërë Kosovës opozita me veprimet e tyre në një mënyrë ose tjetren duke u bashkangjitur Listës Serbe në këtë veprimin bllokues të konstituimit të Kuvendit. Për sa kohë do të kemi deputet të tillë siç janë deputetët e Listës Serbe të cilët nuk e njohin Republikën e Kosovës nuk e respektojnë Kushtetutën dhe përdorën si një levë e Serbisë për ta sabotuar Kosovën ata mund ta bllokojnë kurdo procesin e konstituimit të Kuvendit, ata mund të mos propozojnë fare vin në seancë dhe nuk bëjnë propozim dhe nuk konstituohet Kuvendi, ky është dëmi që i ka shkaktuar opozita. Nuk mund ta paragjykoj përgjigjen ose veprimin e Gjykatës Kushtetuese, por politikisht po them që e kemi humbur një shans historike për ta përjashtuar Listën Serbe nga kryesia edhe një mundësi të madhe për ta zhbllokuar procesin e krijimit të institucioneve, për këtë ka përgjegjës dhe këta përgjegjës janë deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Ne nuk mund të bëhemi rob ose peng të Listës Serbe, është gabim i madh që konstituimi i Kuvendit të mbetet në dorën e Listës Serbe”, ka deklaruar Rrustemi në emisionin “Ditari” në tëvë1.