div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-298 category-paged-298 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i njohur kosovar

Këngëtari kosovar Afrim Spahiu ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur faqja lokale e Ferizajt.

Ai ishte krijues i shumë hiteve të cilat u pëlqyen nga fansat e tij.

Ngushëllime!

 

Tjetër vendim nga Qeveria Kurti – ndahen një milion euro për…

Qeveria në detyrë ka miratuar zbatimin e masës që parasheh ndihmën me pako ushqimore për familjet në nevojë.

Në mbledhjen e së martës, Ministria e Financave ka propozuar që të ndahen 1 milion euro për zbatimin e kësaj mase për familejt në nevojë.

“Kjo është masë përmes së cilës synohet që dora e shtetit të arrijë edhe aty ku nuk arrijnë mekanizmat e tjerë që i kemi. Dhe, përmes kësaj mase, përmes organizatave të shoqërisë civile që i njohin shumë mirë familjet në nevojë, synimi është të arrijmë edhe te këto familje”, ka propozuar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

“Prandaj, në kuadër të kësaj propozimi është që të miratohen 1 milion euro ndarje që do të jetë mbështetje me pako ushqimore për familjet në nevojë”, tha Murati.

Edhe kjo masë është në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Vendim i rëndësishëm – Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për këtë kategori

Qeveria në detyrë e drejtuar nga Albin Kurti ka vendosur t’ua ndajë nga 100 euro të gjithë studentëve.

Kështu ka bërë të ditur vet Kurti.

“Përderisa formimi i institucioneve të reja ende mbahet pezull, ekonomia vazhdon të rritet duke shënuar rritje prej 4.58% të BrutoProduktit Vendor, bashkë me ekonominë rriten të hyrat buxhetore, që kanë shënuar rritje prej 10%. Si qeveri që ka për bazë interesin e qytetarëve, e kemi dëshmuar se rritjen ekonomike e ndajmë me qytetarët, sepse kur rritja ndahet, ajo shumohet. Në kuadër të kësaj ndarje të rritjes ekonomike, me rastin e fillimit të vitit akademik, do të ndajmë nga 100 euro për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta kenë më të lehtë fillimin e vitit të ri akademik”, tha Kurti.

Ai theksoi se sot do të miratohet edhe vendimi për bursën e mobilitetit.

“Mbështetja për studentë, nuk mbaron me kaq, sot do të miratojmë edhe përmbushjen e një prej premtimeve të qeverisë Kurti 3, bursën e mobilitetit për studentët e bachelorit, për studentët në nevojë, dhe shuma do të varet nga distanca e vendbanimit dhe vendi ku studioni. Sa më larg e keni universtetin, aq më e madhe do të jetë mbështetja për ju”, tha Kurti.
Pas Pecit, njeriu i Kishës në Bajgorë, Ahmet Musa shihet edhe me vëllain e deputetit Armend Muja

Kandidati i GUXO-s për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, që është në koalicion me VV-në e Alternativën, është munduar sonte të distancohet nga prezenca e profesorit Ahmet Musa në tubimin e tij.

Faton Peci është munduar ta paraqes si sporadike prezencën e tij në këtë tubim, ndërkohë që ka akuzuar mediat për nxitje.

Mirëpo, duket se afërsia e njeriut që planifikon ta ndërtojë kishën në Bajgorë me njerëz të koalicionit GUXO-VV-Alternativa, nuk është thjesht sporadike.

Ai shihet në një takim me tash kandidatin për asamble nga VV-ja, Gazmend Muja.

Takimi ka ndodhur në një ambient të mbyllur dhe ka zgjatur mjaft shumë dhe nuk dihet saktë as tema e diskutimit.

Ajo që dihet është se Ahmet Musa ka minuar disa herë tolerancën fetare në Mitrovicë, e Gazmend Muja ka shfaqur mosdurim ndaj një proteste me flamurin e Palestinës.

Gjykata e Hagës merr vendim për Hashim Thaçin dhe tre të tjerë

Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale në Hagë. Vendimi është marrë më 3 tetor nga një gjykatës i procedurës paraprake, mirëpo është riklasifikuar si publik tek sot.

Gjykatësja Marjorie Masselot vlerësoi në vendimin e saj se ekziston dyshimi i bazuar se Thaçi dhe të tjerët kanë kryer veprat penale të shkeljes së fshehtësisë zyrtare dhe pengimit të drejtësisë. Gjithashtu, si argument për vazhdimin e mbajtjes prapa grilave, u përdor edhe e ashtuquajtura “klima intimiduese kundër dëshmitarëve” në Kosovë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi, Fadil Fazliu e Isni Kilaj po përballen me akuzat për ndërhyrje dhe pengim të drejtësisë në Hagë. Çështja ndaj tyre është ende në fazën paraprake.

TË NGJASHME: 

“Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve”

 

 

 

Mblidhet qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë mblidhet sot në orën 12:00.

Nga zyra e kryeministrit, nëpërmjet  një komunikate për media, përveçse do të mbahet mbledhja, detaje dhe arsyen e saj nuk e kanë bërë të ditur.

Nëse e shihni këtë grua lajmérone Policinë, kjo është arsyeja

Kërkesë për bashkëpunim– identifikim i personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

E dyshuara kërkohet për përfshirje në veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Kimete Berisha: Sami Lushtaku është më i ndershëm dhe më burrë se AIbin Kurti, sepse i ka dy gra

Nga Kimete Berisha

Burrëria ligjore: me dy gra dhe një ortake!

– Në Kosovë, burrëria matet me gra.

– Sami Lushtaku është më i ndershëm dhe më burrë se Albin Kurti, sepse i ka dy gra.

– (Ish-komandanti, kryetar i përhershëm i Skënderajt: Përnjëmend i ka dy gra dhe ka thënë që, po të dojë Zoti, do të martohej prapë).

– Meshkujt e përkrahin, sepse e lakmojnë që i ka dy gra legale (e jo si këta, ilegale).

– Gratë e përkrahin nga frika, mos po ua gjen burrave të tyre gruan e re.

– Samiu i kish tubuar gratë e Skënderajt dhe u fliste për të ardhmen e tyre… me ortaken.

– E citoi “gruan e tij”, por gratë s’e ditën cilën, sepse për të edhe njëqind gra janë një: Grua!

P.S. “Do të të dashuroj derisa të më urresh.”

Rama i ashpër me Ismailin: Shitesh që ta nin për Prishtinën – derisa ti ke pi kafe për 4 vjet, ne kemi punu

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Uran Ismailit në debatin për Prishtinën.

Rama tha se Uran Ismaili për katër vjet ka pirë kafe, përderisa në komunë është punuar.

“Po më thu mu që po tregoj të pavërteta, derisa të vërtetat del i sheh në terren. Edhe shkolla në Sofali po ndërtohet, edhe në Kodrina po ndërtohet, edhe në Kalabri. Mos trego të pavërteta, se kush po të jep lajme në telefon po tregon të pavërteta, i sheh fotografitë në Prishtina Work. Ti pi kafe, e pin kafe që 4 vjet, ne kemi punu, kemi kry punë të mëdhaja në Kodër të Trimave e Kolovicë. Përderisa shitesh që ta nin për Prishtinën, rrin tu pi kafe katër vjet, ne kemi punu”, tha Rama në Klan Kosova.

“Nuk kam burrë e as fëmijë”, e moshuara po mbetet pa bukë në Skenderaj, shkak ashensori

25 të moshuar pa mundësi përkujdesjeje nga familja, po jetojnë në shtëpinë e të moshuarve “Zaim Bajrami” në Skenderaj.

Jeta e tyre po vazhdonte nën përkujdesje të stafit, mirëpo gjithçka u bë më e vështirë për ta kur hasën në një problem. Të moshuarit në këtë shtëpi po detyrohen të ngjisin e zbresin shkallët në këmbë për shkak se ashensori i kësaj shtëpie ka më shumë se një vit që është jashtë funksionit.

Dalja nga dhoma i është bërë pothuajse e pamundur, 75-vjeçares, Xhemile Mejhanit e cila lëviz me karrocë. Teksa mërzia po e shoqëron në çdo ditë të jetës së saj, 75-vjeçarja thotë se i kujton ditët kur ashensori punonte e edhe shëndeti i saj ishte më i mirë e dilte të shëtiste.

Me lot në sy, ajo kujton ditët e para kur erdhi në këtë objekt për të jetuar.

Ashensori atë kohë ia kishte lehtësuar jetën, lëvizjen e ambientimin me shokët e shoqet. E hallin, Xhemilja po ua qan edhe shoqeve të saj, duke thënë se po kanë dhimbje të këmbëve e se ashensori do ua zgjidhte këtë hall.

Dhimbja e këmbëve ia nxjerrë gjumin çdo ditë Ilfije Maqastenës.

Ajo thotë se kjo dhimbje po ia pamundëson lëvizjen si duhet nëpër objekt ku po jeton tash e dy vjet. E mungesa e ashensorit, po ia pamundëson edhe ushqyerjen siç duhet.

Për KIKS Kosovën, 95-vjeçarja thotë se drekën nuk po e ha fare sepse po e ka shumë të vështirë që të zbresë nga shkallët 3 herë në ditë. E gjendur në vështirësi për të zbritur shkallët, 95-vjeçarja ka gjetur një zgjidhje.

Për KIKS Kosovën, ajo rrëfeu se gjatë ditës gjen ndonjë shoqe që është më e fortë me shëndet e kapet për krahësh me të. Në një rrëfim për KIKS Kosovë, ajo duke ua qarë hallin edhe bashkëjetuesve të saj tregon se nevoja për rregullimin e ashensorit është shumë e madhe.

E lutja e saj e vetme për dy vitet e fundit, është që ajo e shoqet e saj të lëvizin me ashensor sa herë të duan.

Ashensori në Shtëpinë e të Moshuarve në Skenderaj ka afër dy vite që është jashtë funksionit dhe banorëve me shëndet më të ligë, ushqimi u dërgohet edhe nëpër dhoma për shkak të pamundësisë së lëvizjes.