div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-299 category-paged-299 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Ja kur pritet të votohet Kurti si mandatar për Kryeministër

Ndonëse Kuvendi ende nuk e ka kompletuar kryesinë, partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur planifikimet për formimin e qeverisë së re me një mbledhje të këshillit të përgjithshëm të kësaj partie për votim të mandatarit për kryeministër.

I pyetur nga gazetarët për këtë çështje, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk dha një përgjigje konkrete.

‘Këto janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojna ato”

Por ndërkohë, anëtari i Këshillit të përgjithshëm të  LVV-së, Halil Thaçi i tha RTV21 se kjo mbledhje mund të mbahet në fundjavë ndonëse siç theksoi ende nuk ka datë zyrtare.

“Është e rrugës të mbahet kjo mbledhje dhe ta votojmë mandatarin, me dijen që mandatari për kryeministër është Albin Kurti si subjekti absolut fitues i zgjedhjeve. Fundi javës mendoj, nuk e di,  48 orë para mbajtjes së mbledhjes gjithmonë jemi të njoftuar për këtë mbledhje dhe mendoj se ka kohë gjatë kësaj jave. Po, mund të ketë mbledhje në fund të javës”, deklaroi Thaçi për rtv21

Pas votimit të Kurtit si mandatar për kryeministër emri i tij do të dërgohet tek presidentja Osmani.

Të pyetur nga RTV21 se si do të veprojë presidentja në rast se i dërgohet emri i mandatarit në fazën kur Kuvendit i mungon një nënkryetar nga komuniteti serb, zyra e presidentes Osmani tha se nuk kanë çfarë të shtojnë përtej asaj që “ekipi ligjor i presidentes Osmani është duke analizuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe se ajo do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi ndërkaq vlerësojnë se presidentja nuk duhet të kërkojë mandatarin nga LVV-ja por të kërkojë sqarim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me procedurat rreth votimit të kandidatëve për nënkryetar të kuvendit nga komunitetet.

“Për të shmangur një hap që mund të rezultojë i kundërligjshëm, ajo do të duhej të kërkonte interpretim nga Kushtetuesja nëse janë respektuar parimet themelore të Kushtetutës dhe garancitë për komunitetet jo-shumicë gjatë procedimit të rendit të ditës në Kuvend. Paramendoni situatën nëse do të kemi një qeveri të dalë nga një Kuvend që Kushtetuesja e rrëzon më pas. Në një rast të tillë do të përfundonim me institucione jokushtetuese”, tha Jakaj.

Të shtunën e kaluar kuvendi dështoi të zgjedh nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb meqë asnjë kandidat i Listës serbe e as i vetëkandiduari Nenad Rashqi nuk morën votat e mjaftueshme, me ç‘rast seanca konstituive u mbyll pa zgjedhjen e nënkryetarit të 5 të kuvendit.

Në LVV thonë se formimi i institucioneve nuk mund të mbahet peng i Listës Serbe.

“ Nuk duhet të jetë shteti jonë peng i një subjekti politik, subjekti i dyshuar politik sepse kamuflohet si subjekt politik derisa me bindje të plotë, sipas sjelljeve të tyre, janë organizatë terroriste. Ne duhet të ecim tutje të krijojmë  institucionet  sepse tanimë veçse jemi vonuar”, theksoi ai.

Pas mandatimit nga presidentja Osmani, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër brenda 15 ditëve duhet t’i sigurojë numrat për formimin e qeverisë se re. Nëse i njëjti dështon mandati i kalon partisë së dytë të zgjedhjeve, PDK-së.

“Njeriu i besuar i Hashim Thaçit do jetë minitër i qeverisë “Rama 4”

Në prag të shpalljes së kabinetit të ri më 11 shtator, ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka zbulua se një ministër do jetë një i besuar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Prençi i ftuar në në emisionin Breaking në Top News u shpreh se Rama po plotëson dëshirat e Hashim Thaçit.

“Duhet me plotësuar disa dëshira të atij që është në burg në Hagë. Njerëzit e besuar të Hashim Thaçit do jenë pjesë e kabinetit ‘Rama 4’, pasi dhe ai do pjesën e vet në qeverinë shqiptare”, tha Prençi në TopNews.

Kujtojmë se njoftimi i emrave të ministrave të rinj do të bëhet një ditë pas seancës së parë të Parlamentit të ri.

Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit.

Haradinaj për VV-në e Listën Serbe: Me i pa ju në byfe marre ça bëjnë, mos t’më flasin për patriotizëm

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka folur për raportin e Lëvizjes Vetëvendosje me Listën Serbe.

Ai tha në Klan Kosovës që të mos flasin ata për patriotizëm, sepse sipas tij, gjatë gjithë kohës kalojnë kohë bashkë në me Listën Serbe në byfenë e Kuvendit.

“Nuk është KQZ-ja që ia merr mandatin ose ia jep mandatin, janë institucionet përkatëse, të cilat e shpallin listë terroriste dhe automatikisht Lista Serbe e humb certifikimit në KQZ. Por, përderisa as mish as peshk, këndej negociojnë fshehur, këndej zgjedhin institucione, votojnë kundër veteranëve bashkë me ta, telefonojnë cilën gjykatës të Kushtetuesës me e zgjedh, këndej na shesin patriotizën, na tranuan, bile mua mos t’më flasin për patriotizën, tjetër kujt le t’i flasin kujt të duan”

“Buzëqeshen, me ardhë me i pa ju në byfe, marre u vjen çka bëjnë me ta, fore e hajgare gjithë ditën rrinë në byfe dhe nuk e kanë problem hiç”, u shpreh tutje Haradinaj.

Tuniziani ther pesë persona me thikë, policia franceze e qellon për vdekje

Një emigrant tunizian ka ther me thikë pesë persona në qytetin e Marseille, në jug të Francës.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në një zonë të frekuentuar të qytetit, ku i dyshuari filloi të sulmonte kalimtarët në mënyrë të papritur.

Siç raporton Reuters, qytetarët përreth kanë pësuar lëndime, por për momentin nuk raportohet për viktima në mesin e tyre.

Siç vazhdon raportimi, i dyshuari ka sulmuar policinë franceze kur ata kanë ndërhyrë që ta ndalojnë atë.

Gjatë përplasjes, ai ka thërritur “Allahu Akbar”. Forcat e rendit e kanë qëlluar me armë zjarri dhe e kanë neutralizuar atë në vendngjarje

Vdekja tragjike e tre kosovarëve në Luksemburg, flet i afërmi i tyre: Nanat nuk e imagjinojnë që ata kanë vdekur

Një aksident tragjik ka nodhur mbrëmë në qytetin Wiltz të Luksemburgut, si pasojë e të cilit tre djem nga Kosova, kanë humbur jetën, raporton GazetaDemos.

Tre viktimat e këtij aksidenti janë 19-vjeçari, Edonik Kastratit nga Peja, dhe dy vëllëzërit Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj nga Isniqi i Deçanit.

Rastin e kanë konfirmuar të afërmit e familjes, për GAZETADEMOS të cilët bëjnë me dije se Ukë Bajraktaraj po festonte ditëlindjen e 24-të, e cili kishte vendosur që ta festonte në një qytet tjetër së bashku me vëllaun Ujkanin dhe kushreririn Edonikun.

Trump paralajmëron ndërhyrje ushtarake, ka gati Gardën Kombëtare…

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, premtoi sot se do të marrë masa për të zgjidhur problemin e krimit në Çikago, duke e cilësuar qytetin si “më të rrezikshmin në botë” deri tani.

“Do ta zgjidh problemin e krimit, siç bëra në Uashington”, shkroi ai në platformën Truth Social, duke iu referuar vendosjes së forcave federale në kryeqytet.

Pas ndërhyrjeve të tij në Los Anxhelos në qershor dhe në Uashington në mes të gushtit, Trump kërcënon të dërgojë agjentë dhe ushtarë federalë edhe në qytete të tjera të udhëhequra nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun, Baltimorin dhe Bostoni.

“Çikago është kryeqyteti i vrasjeve në botë,” shkroi ai më pas me shkronja kapitale.

Guvernatori demokrat i Illinois, J.B. Pritzker, akuzoi presidentin miliarder, i cili e ka quajtur tashmë një “diktator”, se po përpiqet të përdorë ushtrinë për të sfiduar zgjedhjet e mesit të mandatit të nëntorit 2026.

Si Pritzker, ashtu edhe Guvernatori i Merilendit, Wes Moore, e akuzojnë Trumpin për krijimin e krizave artificiale me qëllim justifikimin e dërgimit të trupave federale në shtetet demokrate. Trump iu përgjigj duke thënë se Pritzker “ka nevojë urgjente për ndihmë”. “Ai thjesht nuk e di ende”, shtoi presidenti.

Rrustemi: Kosova nuk mund të bëhet rob i Listës Serbe

Adnan Rrustemi nga LVV ka deklaruar se Kosova ka humbur një shans “historike” për ta përjashtuar nga Kryesia Listën Serbe.

I ftuar në emisionin “Ditari” në tëvë, ky i fundit tha se bllokimi i konstituimit të Kuvendit është shkak i veprimit të opozitës dhe Listës Serbe.

Sipas tij, Lista Serbe mundet vetëm që të vijë në seancë dhe të mos propozojë asnjë emër për nënkryetar të Kuvendit dhe nuk konstituohet Kuvendi.

Derisa, ai shtoi se LVV nuk mundet të bëhet rob i Listës Serbe, duke u shprehur se është gabim që konstituimi i Kuvendit të mbetët në dorën e Listës Serbe.

“Dëmet që i ka bërë Kosovës opozita me veprimet e tyre në një mënyrë ose tjetren duke u bashkangjitur Listës Serbe në këtë veprimin bllokues të konstituimit të Kuvendit. Për sa kohë do të kemi deputet të tillë siç janë deputetët e Listës Serbe të cilët nuk e njohin Republikën e Kosovës nuk e respektojnë Kushtetutën dhe përdorën si një levë e Serbisë për ta sabotuar Kosovën ata mund ta bllokojnë kurdo procesin e konstituimit të Kuvendit, ata mund të mos propozojnë fare vin në seancë dhe nuk bëjnë propozim dhe nuk konstituohet Kuvendi, ky është dëmi që i ka shkaktuar opozita. Nuk mund ta paragjykoj përgjigjen ose veprimin e Gjykatës Kushtetuese, por politikisht po them që e kemi humbur një shans historike për ta përjashtuar Listën Serbe nga kryesia edhe një mundësi të madhe për ta zhbllokuar procesin e krijimit të institucioneve, për këtë ka përgjegjës dhe këta përgjegjës janë deputetët e PDK-së dhe LDK-së. Ne nuk mund të bëhemi rob ose peng të Listës Serbe, është gabim i madh që konstituimi i Kuvendit të mbetet në dorën e Listës Serbe”, ka deklaruar Rrustemi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Gjyqtarët e Speciales caktojnë datat, ja kur pritet të përfundojë gjykimi në Hagë

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, i nisur në prill të vitit 2023, pritet të përfundojë më së largu më 22 dhjetor 2025.

Kjo është data që Trupi Gjykues ka dhënë si afat për palët, për dorëzimin e shkresave përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Sipas një parashtrese, mesi i nëntorit është caktuar si afat për avokatët e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit për mbylljen e rasteve të tyre.

“Pasi ka shqyrtuar parashtrimet e Palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes Thaҫi dhe Mbrojtjes Krasniqi28 dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të Palëve dhe pjesëmarrësve të mbetur,29 Paneli përcakton datën e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes si për Mbrojtjen Thaҫi ashtu edhe për Mbrojtjen Krasniqi si të premten, 14 nëntor 2025 ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado qoftë më e hershme. Paneli thekson se kjo datë është thjesht një tregues i vlerësimit të Panelit për kohëzgjatjen e çështjes së Mbrojtjes dhe mund të përshpejtohet ose zgjatet sipas nevojës”, thuhet në vendim.

“CAKTON datën e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes për të dyja palët, Mbrojtjen e Thaçit dhe Mbrojtjen e Krasniqit, të premten, 14 nëntor 2025, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado qoftë më e hershme”, thuhet në vendim.

Shqyrtimi pritet të përfundojë në fund të këtij viti, ndërsa vendimi i trupit gjykues pritet të jepet në fillim të vitit 2026.

“Paneli vëren se ZPS-ja mund të kërkojë leje për të paraqitur prova në kundërshtim, dhe Mbrojtja mund të kërkojë leje për të paraqitur prova në kundërpërgjigje, në përputhje me Rregullën 127(2). Pa paragjykuar mundësinë e kërkesave të tilla dhe vendimin e Panelit në lidhje me to, Paneli informon Palët dhe pjesëmarrësit se ata duhet të jenë të përgatitur të paraqesin shkresat përfundimtare të gjyqit dhe deklaratën mbi ndikimin e krimeve të supozuara mbi viktimat që marrin pjesë në procedura, para fillimit të pushimit gjyqësor të hënën, më 22 dhjetor 2025. Paneli do të caktojë një datë të saktë në lidhje me këtë çështje pasi çështja e Mbrojtjes të jetë më e avancuar dhe pasi Paneli të ketë dëgjuar Palët dhe pjesëmarrësit në lidhje me këtë dhe çdo kërkesë në përputhje me Rregullën 127(2)”, thuhet më tutje.

“INFORMON Palët dhe pjesëmarrësit se ata duhet të jenë të përgatitur të paraqesin dosjet përfundimtare të gjyqit dhe deklaratën mbi ndikimin e krimeve të supozuara mbi viktimat që marrin pjesë në procedura, para fillimit të pushimit gjyqësor të hënën, 22 dhjetor 2025”, thuhet më tej në vendim.

Ndërkohë, avokatët e Thaçit kanë zbuluar tashmë të gjitha dokumentet e nevojshme për raundin e parë të dëshmitarëve.

“Paneli vëren se, që nga Konferenca e Përgatitjes së Mbrojtjes, Mbrojtja e Thaçit ka zbuluar deklaratën e 1DW-006 dhe deklaratën e nënshkruar të 1DW-003.10 Prandaj, Mbrojtja e Thaçit tani ka zbuluar të gjitha përmbledhjet dhe deklaratat për bllokun e parë të dëshmitarëve, dhe nuk kërkohet asnjë urdhër tjetër në këtë moment. Pasi shqyrtoi parashtrimet e palëve, Trupi gjykues urdhëron Mbrojtjen e Thaçit që të ofrojë përmbledhjet e dëshmitarëve dhe/ose deklaratat për dëshmitarët e mbetur sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se tre javë para datës së parashikuar të dëshmisë së dëshmitarit përkatës. Mbrojtja e Thaçit duhet të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që një zbulim i tillë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksohet në vendimin e gjyqtarëve.

Mbrojtja e Thaçit ka njoftuar se disa nga dëshmitarët kanë kërkuar masa sipas Rregullës 107 dhe se do të paraqiten kërkesa në kohën e duhur.

“Mbrojtja e Thaçit deklaroi se mënyrat e dëshmisë për të gjithë dëshmitarët e saj, përveç një dëshmitari të Rregullës 153, do të jenë ose sipas Rregullës 154 ose drejtpërdrejt. Mbrojtja e Krasniqit deklaroi se mënyrat e dëshmisë për dëshmitarët e saj mbeten të pandryshuara, përkatësisht dy dëshmitarë të Rregullës 153, dy dëshmitarë të Rregullës 154 dhe një dëshmitar i Rregullës 155”, thuhet më tej.

Më 15 shtator do të nisë dëshmia e dëshmitarëve të Hashim Thaçit, ndërsa më pas do të fillojë edhe paraqitja e dëshmitarëve të Jakup Krasniqit.

E rëndë: Goditet për vdękje një grua në Prizren

Një 40-vjeçare me inicialet, M.H., ka vdekur pasi është goditur nga vetura derisa ka qenë duke e kaluar rrugën në fshatin Gjonaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident është dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

“Me datë 02.09.2025, rreth orës 12:50, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një aksident trafiku në fshatin Gjonaj, komuna e Prizrenit. Patrulla policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se një këmbësore, M.H., rreth 40 vjeç, nga Kabashi i Hasit, ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, pasi është goditur nga një veturë derisa ka qenë duke e kaluar rrugën. I dyshuari, E.K., 28-vjeçar nga Zymi i Hasit, drejtues i automjetit të përfshirë në aksident, është dorëzuar në Stacionin Policor të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren. Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit”, ka thënë Bytyqi. /klankosova

E dhimbshme: Nesër i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçarit që humbi jetën në vendin e punës
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në firmën “Noli”.

Gazeta Sinjali mësoi se rreth orës 14:30, më 1 shtator, në Emergjencën e Suharekës është sjellë pa shenja jete Pajtim Osmani, 35-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kokë derisa po punonte me një vinç ngarkues në rrugën Dubravë–Mushtishtë.

Lamtumira e fundit do t’i jepet nesër, në ora 15;00, tek varrezat e reja në Mushtisht.