div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-305 category-paged-305 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Incidenti në Prizren: E ndjekin 15-vjeçin, ia rrëmbejnë vëllain

Me motor e makina disa persona i shkuan familjes Elshani në Prizren para pak ditësh, pak para orës 4 të mëngjesit.

Ata po ia kërkonin djalin 15 vjeç me të cilin thanë se kishin probleme, por që në mungesë, ia rrëmbyen djalin tjetër 17 vjeçar.

“Njëri ia kap kryt, i mshojnë boks në kry. Ka pas nevojë për punë djali dhe ka punu tek ta”, thotë nëna e tij.

Nëna e të dyve po pretendon se të dyshuarit, qëllim kishin të kryenin vrasje. Me rastin po merren organet e hetuesisë.

 

Kurti s’e paska ndalur ‘tagjinë’, Shënjestër: Telekomi kishte nënshkruar kontrata me 6 televizione për marketing, vlera 200 mijë euro

Fjala më e njohur e militantëve është “Kurti ua ka ndalur tagjinë”.

Por, po del se nuk e ka ndalur.

Shënjestër ka raportuar se Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontrata me 6 televizione për marketing.

Vlera është 200 mijë euro.

Televizionet që përfituan nga Telekomi janë: KTV, Tëvë1, RTV21, ATV, RTK dhe Dukagjini.

Video:

“Albin dorëzohu në Prokurori”, kryeqyteti mbushet me grafite

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ende nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore përkundër që është i urdhëruar nga gjykata që të paraqitet atje.

Që të zbatojë këtë urdhër Kurtit i është kërkuar edhe përmes disa grafiteve që janë vendosur në disa pjesë të kryeqytetit e që duket se lidhen me këtë çështje.

“Albin dorëzohu në prokuori”, shkruhet në ta.

Kurti refuzon të shkojë në Prokurori me arsyetimin se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror”, që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni.

Ai ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të shkojë te ai në zyre.

Fotografitë: Indeksonline

Shefqet Krasniqi i reagon Dimal Bashës: Kape shtagën ruaj loptë

Hoxha Shefqet Krasniqi ka komentuar zgjedhjen e deputetit të LVV-së, Dimal Bashës, në krye të Kuvendit të Kosovës.

Në një prej ligjëratave që mban online Krasniqi, ka thënë se lutet që të reflektojë Lëvizja Vetëvendosje “për të mos ngritur njerëzit që s’kanë vlera”.

 

Sipas Kransiqit, Basha e ka të kaluarën e “myktë”.

“S’të kam faj unë që e ki të kalurën tande të myktë. Rri te shpija trus, kape një shtagë e ruj loptë e delet qaty”, ka thënë Krasniqi.

Pamje tronditëse e ekzekutimit, 17-vjeçari qëllon ish-presidentin e ekipit të futbollit në Turqi

Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidentit 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një lokal në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë, me incidentin e regjistruar në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit.

Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, me viktimën ish-presidentin e Alemdag Spor, Tuncay Meric, në periferi të Cekmekoy. Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët, ndërsa ai ikën menjëherë.

İstanbul Çekmeköy’de bir kafede oturan Alemdağ Spor Kulübü Başkanı Tuncay Meriç’in öldürülme anı pic.twitter.com/aEXm4zVop

— çöplük (@copluk1937) August 28, 2025

Zhytësi i njohur mitrovicas, Liridon Ahmeti, njofton largimin nga Kosova

Zhytësi i njohur nga Mitrovica, Liridon Ahmeti, ka bërë të ditur se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Kosova dhe për të nisur një jetë të re në Zvicër.

Ai ka falënderuar miqtë, shokët, bashkëpunëtorët dhe institucionet me të cilat ka pasur rastin të punojë ndër vite, duke veçuar klubin e tij të zhytjes si pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të tij profesional e personal.

Ahmeti tha se, pavarësisht largimit, zemra e tij do të mbetet gjithmonë në vendlindje dhe se nëse ndonjëherë Kosova do të ketë nevojë për të, ai është i gatshëm të kthehet dhe të japë ndihmën e tij.

Kurti: Problemet sot i kemi prej vendimeve të qeverive të kaluara, jo nga artikulli i Bashës

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj artikullit të përfolur, që përshkruhet se përmban deklarata kundër UÇK-së dhe në të cilin figuron si bashkautor edhe kryeparlamentari Dimal Basha.

Ai e ka cilësuar leximin publik të këtij kapitulli si “deformim” dhe “keqinterpretim”, duke mohuar me forcë çdo autorësi të Bashës për atë pjesë.

“Unë besoj që problemet që i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim e keqinterpretim i një artikulli me bashkautorësi ku ky nuk është autor i atij kapitulli të para më shumë se një dekade,” tha Kurti, duke shtuar se problemi real buron nga vendime të mëparshme. Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajednica’ në 2013‑tën, problemet i kemi kur janë amnistuar kriminelët serbë në veri… problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në 2015‑n… problemet i kemi kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin në vitin 2013… jo te ky farë artikulli… ky s’ka fare autorësi.”

Gjithashtu, Kurti reagoi për dorëheqjen e Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, duke emëruar menjëherë zv/ministrin Durmishi dhe duke e falënderuar për kontributin e dhënë.

Në zyrën e Ivica Daçiqit mbërrin një zarf me tre plumba

Në Qeverinë e Serbisë ka mbërritur një zarf i adresuar për ministrin e Brendshëm, Ivica Daçiq, brenda të cilit janë gjetur tre plumba, njoftoi më 29 gusht Ministria e Punëve të Brendshme (MUP).

Sipas njoftimit, zarfi është vërejtur të enjten “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.

“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre plumba”, thuhet në komunikatën e MUP-it.

Letër e adresuar ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, më 28 gusht 2025.

Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc.

Nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit

Dorëheqja e Liburn Aliut – ky është komenti i Kurtit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar dorëheqjen e ish-ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, e cila erdhi pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët për qëndrimin e tij ndaj largimit të Aliut, Kurti tha shkurt: “E falënderoj ish-ministrin për kontributin. Ne duhet të vazhdojmë përpara, pa humbur kohë e kam emëruar në këtë detyrë zëvendësministrin Hysen Durmishi”.

Komentet Kurti i bëri gjatë një inaugurimi të një kopshti për fëmijë dhe vendosjes së gurëthemelit të një shkolle në Fushë.

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar të mërkurën dorëheqjen e tij tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Aliu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryetar të Kuvendit.

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, deklaroi ai.

Aliu është parë më i tërhequr në paraqitje publike përgjatë fushatës zgjedhore. Ai s’ka qenë as në listën e kandidatëve për deputetë.

Certifikimi i Listës Serbe/ Supremja hedh poshtë si të palejuar ankesën e VV-së kundër vendimit të PZAP-it

Kolegji i Gjykatës Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e parashtruar nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) A.nr.3/2025, të datës 23 gusht 2025.

Me vendimin e PZAP-it ishte aprovuar ankesa e subjektit politik Lista Serbe, duke urdhëruar KQZ-në që të certifikojë këtë subjekt me listën e kandidatëve për Asamble Komunale dhe për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, transmeton IndeksOnline.

Kurteshi dhe Krasniqi kishin kërkuar nga Gjykata Supreme anulimin e vendimit të PZAP-it dhe rikthimin në fuqi të vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe. Megjithatë, Gjykata Supreme konstatoi se anëtarët individualë të KQZ-së nuk kanë legjitimitet ligjor për të paraqitur ankesa të tilla, pasi kjo e drejtë i takon vetëm vetë KQZ-së si organ kolegjial.

Për rrjedhojë, ankesa u hodh poshtë si e palejuar dhe Gjykata Supreme nuk u fut në shqyrtimin meritor të çështjes./IndeksOnline/