div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-305 category-paged-305 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Inspektoriati, MPB e Policia bëhen bashkë, mbyllin disa faltore që funksiononin jashtë BIK-ut

Në Fushë Kosovë, Skenderaj dhe Mitrovicë autoritetet kanë ndërmarrë masa për mbylljen e hapësirave private që ishin shndërruar në mesxhide, por që funksiononin jashtë kontrollit dhe juridiksionit të BIK-ut.

Këto hapa janë ndërmarrë për shkak të shqetësimeve mbi motivet dhe kontrollin e këtyre objekteve.

Raportohet se pjesë e këtij aksioni ishin Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Bashkësia Islame e Kosovës, të cilat kanë realizuar inspektime dhe vlerësime të këtyre hapësirave.

Çka janë mesxhidet?

Mesxhidet janë hapësira më të vogla krahasuar me xhamitë, të cilat shërbejnë si vend-falje për besimtarët myslimanë. Janë të destinuara për aktivitete fetare, por ato që funksionojnë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) konsiderohen ilegale.

Insajderi ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe zyrtarët komunal të komunave përkatëse për të kuptuar më shumë detaje në lidhje me këtë aksion, por deri në publikimin e këtij materiali nuk kanë dhënë përgjigjje.

“Merkato e bujshme” – Ish-kandidati i VV-së për Podujevë i bashkohet LDK-së

Ajet Potera, ish-kandidat i Vetëvendosjes për Kryetar të Podujevës, i është bashkuar Kryetarit të LDK-së në Podujevë, Ekrem Hysenit.

Njoftimi është bërë i ditur nga vet Hyseni, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë “bashkë me Ajet Poterën, për një qeverisje të pastër e me dinjitet, siç e meriton Podujeva dhe qytetarët e saj!”.

Tutje Hyseni ka thënë se ky është vullneti i qytetarëve e veprimtarëve të Podujevës.

Bashkimi i Ajet Poterës me Ekrem Hysenin vjen pikërisht në ditën kur Albin Kurti e Shpejtim Bulliqi do t’a prezantojnë programin e LVV-së për Podujevë.

Kjo është një ndër goditjet më të mëdha që LVV ka marrë në Podujevë, por siç bëhet e ditur nga burimet tona ka edhe figura të tjera të Vetëvendosjes që në ditët në vijim do t’i bashkohen Ekrem Hysenit dhe LDK-së.

Postimi:

 

Rrëzohet një aeroplan i vogël, babë e bijë humbin jetën

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Vercellit, midis Crescentino dhe Livorno Ferraris, në veri të Italisë, ku një aeroplan i vogël është rrëzuar, duke marrë jetën e dy personave.

Sipas mediave italiane, viktimat janë babë e bijë: piloti 49-vjeçar dhe vajza e tij 18-vjeçare, të cilët po fluturonin me një avion të vogël privat. Avioni ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar me shpejtësi të lartë në tokë, duke shpërthyer në flakë.

Zjarrfikësit dhe njësitë e emergjencës u paraqitën menjëherë në vendin e ngjarjes, por për fat të keq, dy personat nuk mundën të shpëtojnë.

Në rrjetet sociale, piloti kishte postuar vetëm pak ditë më parë një fotografi me vajzën e tij gjatë një fluturimi të mëparshëm, ku kishte shkruar: “Unë dhe bashkëpilotja ime e bukur” – një postim që tani po shpërndahet me emocion të madh në mediat italiane.

PAMJE/ Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e kryeqytetit

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.

Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.

Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë që presin fluturimet, ndërsa terminali është mbushur me njerëz.

 

Policia konfirmon vdekjen e një vajzë në një poligon në Prishtinë, detaje

Policia ka konfirmuar se një vajzë ka vdekur në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë, shkruan Insajderi.

“Mbrëmë rreth orës 19:30, është raportuar se në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha “në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri.

“Menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, nga ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës femër, L.S, 24 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.

Basha e shpall të konstituuar Kuvendit pa zgjedhjen e njërit nënkryetar – thërret mbledhje të kryesisë për të hënën

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb.

“Konsideroj që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës. Si të veprohet tutje me punën tonë, do t’i konsultoj anëtarët e Kryesisë së Kuvendit”.

Ai caktoi mbledhjen e Kryesisë për të hënën në ora 13:00.

Hera e tretë, kështu u votua për Nenad Rashiq sot në Kuvend

Deputeti serb, Nenad Rashiq, i cili është vetëpropozuar për nënkryetar të Kuvendit, nuk ka kaluar.

Për të është votuar tre herë dhe nuk ka arritur të marrë votat e mjaftueshme.

Rashiq u eliminua nga gara.

Ai mori 56 vota për, asnjë kundër dhe 21 abstenime, shkruan Insajderi.

Sveçla për Enver Sekiraqën: Po bëjmë krejt çka mundemi që ky kriminel të sillet para drejtësisë, nuk ndodhet në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në vënien e gurthemelit të lapidarit për zyrtarin policor Triumf Rizën, ka thënë se po bëjnë krejt çka është e mundur për kapjen e Enver Sekiraqës, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje në vrasjen e Rizës.

Sveçla tha se ai nuk ndodhet fare në Kosovë, teksa arratisjen e tij e quajti dështim eklatant të drejtësisë.

“Policia e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme, por edhe gjithë Qeveria e Kosovës po bëjnë krejt çka është e mundshme që ky kriminel të sillet para drejtësisë. Ai është larg duarve tona meqë nuk ndodhet fare në Kosovë…do të vijë edhe ai moment kur edhe familja do të lehtësohet”, ka deklaruar Sveçla.

Polici Trium Riza u vra 18 vjet më parë. Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, që nga maji i vitit të kaluar është në arrati.

Kurti e fton në takim, kjo është përgjigja e Memli Krasniqit

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se as sot nuk do të votojnë për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai po ashtu tha se ka refuzuar një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar këtë çështje.

Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq, në rrethana të tjera, do të ishte një nënkryetar shumë i mirë.

“Nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq në një rrethanë tjetër do të ishte një nënkryetar shumë i mirë. Kurti këtë entuziazëm për me zgjedh Rashiqin, se ka pas as për me zgjedh Albulena Haxhiun e aq më pak për Dimal Bashën. Edhe ai e di që një gjë e e tillë s’është në pajtim”, tha Krasniqi para fillimit të seancës.

Ai shtoi se ka refuzuar takimin me Kurtin: “Unë kam refuzuar sot që ta takojë z.Kurti përkundër kërkesës së tij që me u taku me diskutu për zgjedhjen e Nenad Rashiqit”, deklaroi ai.

Krasniqi tha gjithashtu se qëllimi i Kurtit dhe Vetëvendosjes është vazhdimi i bllokadës në Kuvend.

“Pse po insiston me kriju edhe një lëndë në Kushtetuese spo e kuptoj”, përfundoi ai.

Albulena Haxhiu: Sot mund të jetë seanca e fundit

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se kjo mbledhje mund të jetë e fundit.

Kjo pasi sipas saj, nëse dështon shorti për të zgjedhur nënkryetarin e pestë nga komuniteti serb, atëherë nuk ka arsye për t’u mbledhur pas 48 orëve.

Ndër të tjera, Haxhiu fajin për moskonstituim të Parlamentit, ia vuri ish-opozitës.