div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-308 category-paged-308 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Elvisi 10-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Fushë Kosovë – kërkohet ndihmë, shoferi u largua pa e ndihmuar

Një qytetare, Dafina Krasniqi, ka ngritur alarmin për gjendjen shëndetësore të 10-vjeçarit Elvis Hasani nga komuniteti ashkali, i cili më 10 gusht u godit nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës.

Ajo ka thënë se rasti nuk ka marrë vëmendjen e duhur as nga institucionet përgjegjëse, duke bërë thirrje për ndihmë.

“Para rreth një jave e kam nda në mediat sociale personale rastin e Elvis Hasanit, fëmijës 10 vjeçar, Ashkali, i goditur nga një veturë më 10 gusht në Bresje të Fushë Kosovës. Këtë lajm ASNJËHERË s’e kam pa në ndonjë platformë të lajmeve në Kosovë… Familja e Elvisit është në spitalin pediatrik prej 18 ditësh, me informata të kufizuara mbi gjendjen dhe prospektin e shërimit, ndërsa Elvisi i vogël mbetet në gjendje shumë të rëndë, me dëmtim të trurit dhe pa mundësi të rikthejë vetëdijen e lëvizjen në anën e djathtë të trupit,” ka shkruar Krasniqi.

Ajo ka thënë se familja nuk ka marrë asnjë informacion për procedurat ndaj shoferit që e goditi fëmijën dhe se u largua nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë.

“Familja poashtu nuk ka marr ASNJE informate perditesuese per procesin e hetimit lidhur me personin qe e ka godit dhe eshte largu pa i ofru asnje ndihme Elvisit”, tha Krasniqi.

“Mirepo mbetem deshmitare e deshperume per deshtimet e vazhdueshme per te tregu respekt e ndjeshmeri per trajtim te dinjitetshem te aksidentit dhe sherimit te Elvisit, e shume femijeve te tjere – qe jane te drejta te tyre bazike te pamohueshme dhe duhet te realizohen!!,” ka shkruar ajo.

Krasniqi ka bërë apel për ndihmë financiare për familjen e Elvisit, duke ndarë edhe të dhënat bankare për donacione, me qëllim sigurimin e medikamenteve të nevojshme gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat për donacion:
Përfituesja: Ibadete Hasani
Tel.: +383 49 616 256
Nr. llogarisë: 2014000026948333
Banka: TEB Bank Kosovë – Dega Fushë Kosovë
SWIFT: TEBKXKPR014
Adresa e bankës: Rr. Nëna Terezë 113/1, 12000 Fushë Kosovë
Adresa e familjes: Lagjja pranë Fabrikës së Kripës, Fushë Kosove
Posti eshte personal dhe reflekton angazhimin dhe qendrimet e mija personale!

 

Moti merr kthesë të papritur! Paralajmërimi për kushte ekstreme në fundjavë, zonat që do të preken

Sinpotikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmëron për fenomene të ekstreme të motit në orët e ardhshme në disa zona të Shqipërisë perëndimore dhe veriperëndimore.

Arnaoutoglou që tashmë mban funksionin e eurodeputetit të socialistëve grekë të PASOK-ut, i cili shpeshherë ka folur edhe për Top Channel pasi ka mijëra ndjekës nga Shqipëria dhe jo vetëm, në edicionin e tij të përditshëm në kanalin Youtube thekson dhe lajmëron banorët e zonave në fjalë në Shqipëri, por edhe turistët e shumtë, se priten sasi të mëdha shiu gjatë së shtunës, stuhi të forta me vetëtima dhe breshër të fortë, ashtu siç duket dhe në hartën që publikon.

“Nga mesdita e së shtunës dhe më pas shikoni si bëhen të errëta këto zona në Shqipëri prandaj ju që jeni ose do të shkoni në Shqipëri duhet të dini se fenomenet kohore atje do të kenë edhe forcë dhe kohëzgjatje dhe ndoshta do të ketë përmbytje të mëdha. Kujdes të gjithë ju që ndodheni atje”, shprehet ai.

Gjithashtu këto fenomene do të shfaqen edhe në veri të detit Jon edhe në zonat perëndimore të Greqisë në kufij me Shqipërinë, nga Janina e deri në Follorinë. Sinoptikani grek thekson se këto fenomene do te zgjasin nga mesdita e së shtunës do të vazhdojnë gjatë pasdites, në orët e vona të natës , deri të dielën në mesditë. Sipas tij duhet pasur kujdes tek zonat e ulta më të prekshme për përmbytje nga ora dy pas mesdite deri në mbrëmje.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, raporton se fenomenet do të jenë lokale dhe nuk përjashtohen reshje shiu në Tiranë ose përreth saj, në Durrës, Shëngjin e Shkodër.

Si gjithnjë kujdesi më i mirë gjatë fenomeneve kohore është evitimi i qarkullimit gjatë stuhive dhe kalimi me makinë në rrugët me risk për përmbytje.

Vrau të afërmin me armë zjarri, dorëzohet kryeplaku i fshatit Abat

Është vetëdorëzuar në polici Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni, ngjarje e ndodhur në fshatin Abat, pjesë e njësisë administrative Shalë në Shkodër.

Ndoc Maçaj, me detyrë kryeplak i fshatit, është paraqitur në polici së bashku me armën e krimit, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja e cila ndodhi të enjten në mbrëmje.

Dyshohet se pak momente para ngjarjes, autori dhe viktima janë konfliktuar për motive të dobëta ku thuhet se Prroni ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa Maçaj ka reaguar duke nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën e ka qëlluar me një plumb në kraharor, i cili i ka shkaktuar vdekjen.

Autori dhe viktima janë të afërm, ndërsa aktualisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për parcela me bimë narkotike ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë 61-vjeçarin, për motive të dobëta. Arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.”

 

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit kanë vënë në pranga shtetasin N.M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:

2 gëzhoja pistolete

2 mjete prerëse (një thikë dhe një kmesë)

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

46-vjeçari nga Peja sulmon me shuplaka të dashurën e tij 29-vjeçare

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në mëngjes në Pejë.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rreth orës 06:00, në fshatin Vitomiricë, L. K rreth 29-vjeçare ka raportuar në polici se është sulmuar nga i dashuri i saj J. Lajqi rreth 46-vjeçar.

Sipas viktimës, pas një fjalosjeje në shtëpinë e tij, i dyshuari e ka goditur me shuplaka në fytyrë. Ajo ka refuzuar tretman mjekësor dhe nuk ka pranuar të shkojë në ndonjë strehimore të sigurt.

 

 

Hetuesja e dhunës në familje ka kontaktuar të dyshuarin, i cili ka deklaruar se ndodhej në Rugovë dhe se do të paraqitej më vonë në polici.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe është në hetim.

Ish-ambasadori Lulzim Peci: Për disa vota VV-ja, dëshiron të shkatërroj Kosovën

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 i pyetur për raportet me ndërkombëtarët, tha se Kosova çdo ditë po bëhet horë.

Ai cilëson se LVV-ja për disa vota dëshiron të shkatërroj Kosovën.

“Unë mendoj që përditë jemi duke u bërë horë shumë e më shumë, sepse kjo që është duke ndodh. Për disa vota VV-ja, dëshiron të shkatërroj këtë vend ose së paku më dëmtu rëndë”, tha ai.

“Fundjavë me stuhi” – parashikimi i motit në Kosovë

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i kthjellët, me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat pritet të luhaten nga 12 minimalja deri në 35 gradë Celsius që parashihet të regjistrohet në Dukagjin.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Premten pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Temperaturat do të fillojnë të ulën lehtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë për shkak të erërave paksa më të freskëta që vijnë nga deti.

Të shtunën një turbulencë e fuqishme nga Italia përfshinë Shqipërinë me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe në disa zona me mundësi edhe për breshër. Vende-vende priten shtrëngata të forta shiu dhe rrebeshe mjaft intensive me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Vranësira dhe reshje dhe rrebeshe lokale shiu pritet të përfshijnë edhe Republikën e Kosovës, ndërsa vonë pasdite apo në vonë në mbrëmje mund të ketë edhe ndonjë shtrëngatë shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive të Shtunën priten edhe në Mal të Zi, ndërsa shumë më pak në Maqedoninë Veriore.

Të dielën na pret mot më i freskët, nganjëherë me reshje lokale shiu dhe mundësi për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri më qetë krahasuar me ditën e Shtunë.

Fillimi i Shtatorit na sjellë mot më të qetë dhe të ngrohtë, ndërsa rrebeshe shiu mund të kemi të Mërkurën./MeteoBallkan

Edhe sot ndërprerje, këto janë komunat që s’do të kenë rrymë

Orari sipas rajoneve të Kosovës:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

1.

Nga TS 220/10[kV] Drenasi do të ndërpritet:

LP 10kV J03 Baicë (kodi: 16100008) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Baincë,Korretic e ultë,Abri,Tërdevc,Drenas një pjes,Çikatov e Re

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – Testimi i Sistemit SCADA.

*****

Punime nga palët e treta

1.

Nga TS 110/10/20 kV Prishtina 7 do të ndërpritet:

Daljes 20kV J29 PR7 Dalja nr.7 ( (kodi: 19000078) prej orës (10:00 deri 10:15) dhe nga ora (15:45 deri 16:00).

Vendet: . Lagjja e Spitalit te banesat e bardha,rr.Sali Nivica, Rr. Ismail Dumoshi Princesha-III/17,Mati 1, Rr. Rifat Berisha Hy -6/A, Ndue Përlleshi,A 7,Rukolli ob A1,Safari Hyrja A,Shaqir Igrishta, Ndue Përlleshi Obj/1

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarsa TM

2.

Nga TS 110/10/20 kV Prishtina 2 do të ndërpritet:

Daljes 20kV J12 PR2 Dalja nr.7 (kodi: 11000078) prej orës (10:00 deri 10:15) dhe nga ora (15:45 deri 16:00).

Vendet: . Lagjja e Spitalit te banesat e bardha,rr.Sali Nivica, Rr. Ismail Dumoshi Princesha-III/17,Mati 1, Rr. Rifat Berisha Hy -6/A, Ndue Përlleshi,A 7,Rukolli ob A1,Safari Hyrja A,Shaqir Igrishta, Ndue Përleshi Obj/1

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punes pa tension, manipulim me ndarsa TM

3.

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7

NS 10/0.4kV Faton Sinani Art Construction  (kodi:19000078215) prej orës 10:00 deri në ora 16:00

Vendet: Rr. Muharrem Fejza pjesërisht, Ymer Elshani.

Arsyeja: punët që duhet të kryhen sipas PEE dhe Projektit të aprovuar, Ndërrimi i kthinave dhe panelit të TU.

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

4.

Nga NS 35/10[kV] Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Lumi I madh-Prugovc (kodi: 15019008) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Nici petroll,Te Bazeni-Halim Thaqi,Amazona,Fsh. Stanovc i ulët,Lumi I madh-banesat,Stanofc I epër,Bujaria B.M,Bakshi,Fsh. Prugovc,Milloshevë  te shkolla,Hamdi Aliu Qender rekreative sportive afariste,”Barileva” Sh.P.K,

Arsyeja: Ndërprerje per siguri, Pastrimi i trasesë.

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Gurrakoci do të ndërpritet:

Dalja 10kV J10 Dobrusha (kodi: 50052001) nga ora 09:00 deri 12:00.

Vendet: Fshatrat Prekallë, Dobrush, Kashic,Dobrusha Epërme, Staradran, Elshan, Berisha, Mavraj, Llugat e Poshtme, dhe e Epërme, Ruhot.

Arsyeja: Ndërprerje per siguri, Pastrimi I trasese ne degzimin afer Gurrakocit dhe ne fshatin Kashicë.

 

2.

Nga NS 110/10(20)[kV] Peja 2 do të ndërpritet:

LP 10kV J20 Kastrati (kodi: 51000007) nga ora 10:00 deri 15:30.

Vendet: Lagjja Dardania, Llozhani, Zllopeku, Poqesta, Belinca, Doberdoli, Babiqi, Pistoni, Sedefi.

Arsyeja: Mirembajtje preventive. Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

1.

Nga TS 35/10[kV] Shtime do të ndërpritet:

Dalja 10kV Carraleva (kodi: 41046004) prej orës 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Pjesë e Shtimes,Qesta Reçakut,Reçaku, Belinci,Caraleva Topilla, Llanisht, Devetak, Grejçevc, Zborc, Pjetkreshtica,Duga dhe Karaçica

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, Intervenim në eleminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të  sistemit

1.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2do të ndërprehet:

Dalja 10kV Maxhunaj (kodi: 73000011) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: Dumnica, Samadrexha, Cicilia, Sllakovci,  Ropica, Vilanci dhe një pjesë e fshatit Maxhunaj

Arsyeja: Mirembajtje preventive – Testimi i Sistemit SCADA.

2.

Nga TS 110/10[kV] Vushtrria 2do të ndërprehet:

Dalja 10kV KFORI Francez (kodi: 73000015) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: KFORI Francez

Arsyeja: Mirembajtje preventive – Testimi i Sistemit SCADA.

Gjakovë

Punime në projekte investive

1.

Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Ponosheci (kodi: 80080006) nga ora 09:00 deri 17:00.

Vendet: fshatrat: Babaj Bokës, Dallashaj, Devë, Duzhnjë, Gusk, Jahoc, Korenicë, Madanaj, Mejë, Morinë, Nec, Orize, Ponoshec, Popoc, Ramoc, Rracaj, Rrypaj, Sheremet, Shishman, Smolicë.

Arsyeja: Projekte investive,  Nderrimi i ndaresit dhe zvendesimi i mbrojtesit katodik.

Nga Kurti te Rama? Liburni pjesë e qeverisë së re në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së shpejti do të publikojë emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.

TCH, duke cituar burime të mediumit, ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë, për njoftimin e ministrave të rinj, transmeton albinfo.ch.

Prezantimi i emrave të ministrave të rinj, një ditë pas seancës së parë të Parlamentit, shënon një ndryshim në traditën e shpalljes së qeverisë në këto 12 vite, kur deri tani fundi i gushtit ka qenë periudha kur Asambleja Socialiste thirrej për t’u njohur me kabinetin e ri.

Me këtë rast, kabineti “Rama 4” do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa sot gjatë ditës burime të Raporto24 bënë të ditur se ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në detyrë, Liburn Aliu, ka marrë një ftesë nga kabineti qeveritar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Sipas këtyre burimeve, me shumë gjasë Aliu do t’i bashkohet ekipit qeveritar në Tiranë, edhe pse ende nuk ka konfirmim nga kabineti i Ramës.

Ky zhvillim, nëse zyrtarizohet, do të përbënte një lëvizje të papritur në skenën politike shqiptare.

Ekzekutivi reagon pas njoftimit se BE-ja shmang takimet në ndërtesën qeveritare

Ekzekutivi kosovar tha se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Përmes një letre dërguar Kurtit më 8 gusht, të cilën e publikoi Klan Kosova, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar atë se deri te ky vendim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit” dhe BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”.

 

 

Përmes këtij aktgjykimi, Supremja shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, i pyetur për këtë letër, i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.

 

 

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu.

“Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë”, shtoi ai.

 

 

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Zyrës së BE-së në Kosovë për këtë çështje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Takimin e fundit që Orav zhvilloi me Kurtin në kryeministri ishte më 25 korrik 2025. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”, thuhet në letër.

Pas publikimit të aktgjykimit të Supremes, Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues” dhe “arbitrar” këtë vendim të Gjykatës, ndërkaq Murati e kishte cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Pas kësaj, Orav kishte deklaruar se sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja në gjyqësor janë “të papranueshme”.

“Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi [Peter Sorensen]. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucione të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, u tha në letrën që Orav raportohet se i dërgoi Kurtit më 8 gusht.

Letra i referohet vizitës së Sorensenit në Kosovë të realizuar më 6 gusht. Gjatë kësaj vizite, ai kishte zhvilluar takim me Kurtin brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kosova është me Qeveri në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk ka institucione të reja.

Prej 15 prillit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, proces që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re.

Kurti, që është zgjedhur deputet më 9 shkurt, ka deklaruar se nuk mund të ketë vakum në qeverisje, teksa ka hedhur poshtë thirrjet e bëra më herët nga partitë e tjera që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje formale nga Qeveria./REL.

“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kërcënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli ka njoftuar se është kërcënuar nga një përkrahës i LDK-së, duke publikuar edhe fotografinë e tij nga selia e kësaj partie.

“Nexhi Krasniqi qenka trimeruar nga dikush, dhe po më kërcënon në mesazhe private”, ka shkruar Avdyli.

Ai tha se “kërcënimet e tij të vazhdueshme ‘ke me hanger kryet, e sa s’mu ka bë vonë’ e fyerje tjera më janë dërguar në mesazhe private”.

Deputeti paralajmëroi se rastin do ta denoncojë në polici.

“Fotot i ka nga selia e LDK-së, dhe nesër në polici do e denoncoj si kërcënim që vie jo vetëm nga ky ‘trim’, por do kërkoj hetim nëse ky kërcënim është i shtyrë nga zyra qendrore e LDK-së ku edhe i ka bërë shumë foto”, ka shtuar Avdyli.

Sipas tij, “përndryshe veç i bëj të fala, se nuk tutet arusha e shoshë”.

Një natë më parë, deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, reagoi ndaj intervistës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e kritikuar për kohën që i kushtoi mbrojtjes së të drejtës së Igor Simiqit nga Lista Serbe për të qenë nënkryetar i Kuvendit.

Avdyli e konsideroi të “zhgënjyese” që një kryetar partie shqiptare merr rolin e zëdhënësit të ekstremistëve serb në veri, duke shtuar se nga analistët nuk zhgënjehet dhe as befasohet