div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-313 category-paged-313 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kush janë deputetët e PDK-së që s’e votuan Dimalin dhe ata që abstenuan

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i ri i parlamentit të Kosovës. Votat e PDK-së kanë qenë vendimtare për t’i mundësuar Bashës suksesin më të madh në karrierë.

Por PDK-ja nuk ka qenë unike në votimin e tij.

Ganimete Musliu, Fadil Demaku, Kosovare Murseli dhe Nait Hasani kanë votuar kundër zgjedhjes se tij kryetar.

Ariana Musliu-Shoshi, Ferat Shala, Elmi Reqica, Rashit Qalaj dhe Arbnora Salihu kanë abstenuar në votim për zgjedhjen e Bashës për kryeparlamentar

Nëse e njihni këtë person njoftone policinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Podujevë, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar një fotografi të personit të dyshuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informata që mund të çojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij.

Zogjani për Gërvallën: Natën duhet me ikë prej këtij vendi, kur e dëgjon këtë duke folur

Aktori kosovar, Jeton Zogjani ka komentuar intervisten e deputetes Donika Gërvalla.

Zogjani u shpreh i zhgënjyer me Gërvallën.

“ Natën duhet me ikë prej këtij vendi, kur e dëgjon këtë duke folur”, shkroi ai.

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së

Ka vdekur Jahir Krasniqi, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha.

“Me dhimbje të madhe njoftojmë se nga mesi ynë u nda për të shkuar në amshim njëri nga luftëtarët e lirisë, Jahir Krasniqi”, thuhet në njoftimin në Facebook.

“Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 26 gusht 2025, pas namazit të iqindisë, në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës, kryetari Isa Berisha ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëluftëtarët e Jahir Krasniqit”.

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje të rëndë që është raportuar këtë të hënë pasdite në Podujevë, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.

Siç raportoi Sinjali, rasti ka ndodhur rreth orës 16:40, pranë mullirit në fshatin Sekiraqë, ku qytetarët kanë njoftuar autoritetet.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Valon Breznicën, i moshës rreth 35-40 vjeçare

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu, në vendngjarje po qëndrojnë njësitë e reagimit të shpejtë dhe hetuesit e Departamentit për Krime të Rënda, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarëve.

Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

U përjashtua nga moderimi i emisionit, reagon gazetarja e RTK-së: Ky vendim arbitrar ka qëllim heshtjen e zërit të panënshtruar

Gazetarja dhe moderatorja e emisionit të lajmeve Magazine në RTK, Blerta Foniqi-Kabashi, ka thënë se të premten, në fund të orarit, ajo dhe disa kolegë të saj kanë marrë një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohen nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ajo dhe kolegët Meneta Zekaj Nushi, Jehona Zhitia, Edona Musa, Arton Mulliqi dhe Valon Bajrami, kanë kërkuar takim me menaxhmentin e RTK-së, por s’kanë marrë përgjigje.

“Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional”, ka shkruar ajo.Gazetarja ka shtuar se ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend, teksa ka thënë se “do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale”.

Postimi i saj i plotë:

Reagim publik për përjashtimin arbitrar dhe censurën alarmante në RTK!

Të premten, në fund të orarit të punës, ne të poshtëshënuarit morëm një njoftim të paparalajmëruar dhe joligjor, me të cilin përjashtohemi nga moderimi i emisioneve, përkatësisht i magazinës së orës 17:00 dhe lajmeve të orës 23:00. Lidhur me këtë situatë, kemi kërkuar edhe takim me menaxhmentin e RTK-së, por nuk kemi marrë përgjigje.Tendenca është e qartë dhe e shpërfaqur hapur. Këtë e vërteton edhe fakti i paralajmërimeve për heqjen nga skema programore të magazinave informative, sa herë që në këto magazina janë realizuar intervista me të ftuar nga partia në pushtet, të cilët kanë shprehur pakënaqësi nga ballafaqimi profesional.

Vendimi arbitrar për ndërhyrjen në skemën programore, duke hequr tani Magazinën e orës 17:00 dhe muaj më parë Magazinën “Lajmet e fundit”, është edhe i paligjshëm, pasi skema programore mund të ndryshohet vetëm nga Bordi, ndërsa aktualisht RTK nuk ka Bord funksional.Ne, në vazhdimësi, jemi përballur me presion dhe akuza të pabaza nga eprorët, por asnjëherë ata nuk kanë pranuar t’i evidentojnë ato në mënyrë elektronike. Andaj, ushtrimi i detyrave tona të punës është bërë i vështirë, gati i pamundur.

Nisur nga këto, vendimi i fundit arbitrar ka vetëm një qëllim: heshtjen e zërit të panënshtruar dhe profesional brenda Transmetuesit Publik.Ky është një alarm shumë serioz për funksionimin e Transmetuesit Publik dhe për demokracinë në vend.

Andaj, ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e të drejtave tona, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë të panënshtruar, në mënyrë objektive dhe profesionale.Blerta Foniqi Kabashi
Meneta Zekaj NushiJehona Zhitia

Edona MusaArton Mulliqi

Valon Bajrami

Shala i ashpër: Vetëvendosje më terroriste se Lista Serbe, e gjuajti Kuvendin me zollë

Historiani Asdren Shala ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje duke e cilësuar atë si më të rrezikshme sesa Lista Serbe.

Shala në tone të ashpra në Kosova Today, u shpreh ndër tjera se Vetëvendosje ka bërë krim duke hedhur zollë në Kuvendin e Kosovës, dhe se kjo organizatë ka shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës.

”Vetëvendosje është më terroriste se Lista Serbe”.

”A e dini këtë? Po-po. Është më terroriste. E ka gjuajt me zollë kuvendin midis Prishtinës. A e shpallim tash krejt VV-në terroriste? Janë do individë që e kanë bo”.

”Kur e kanë arrestu Albin Kurtin, aty është gjetë armatim potencial enorm për krime. E kjo organizatë është në pushtet sot”.

”Antikushtetues m’thonë. Kush e ka shkelë në këtë vend më shumë se VV-ja kushtetutën? Asnjë parti, as Lista Serbe”.

”Vetëvendosja e ka gjujt me zollë kuvendin. Ma e rrezikshme është Vetëvendosja”.

Shala: Me Listën Serbe bashkëpunon Vetëvendosja

Lëvizja Vetëvendosje është ajo që bashkëpunon me Listën Serbe.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, analisti Azdren Shala.

“Me Listën Serbe bashkëpunon Vetëvendosja. A ju kujtohet kur ndodhën barrikadat në veri? Atëherë, për ta menaxhuar situatën, shkuan në Bruksel për të arritur marrëveshje për deeskalim”.

“Besnik Bislimi me Petkoviqin bien dakord, këta protestues janë paqësor, dhe mjetet që janë përdor kanë qenë paqësore”,  tha Shala, transmenton Klankosova.tv.

Ky është biznesmeni që dyshohet se i dha fund jetës në Korishë të Prizrenit

Fatmir Rexhaj është biznesmeni që i dha fund jetës në Malet e Kabashit, afër Korishës në Prizren.

Rexhaj ishte biznesmen i njohur ndër vite me kompaninë e tij për Auto Pjesë në Prizren.

Viktima i ka dhënë fund jetës në malet e Korishës duke u vetvarur në një vilë të tij në zonë malore.

Ai u gjet pa shenja jete nga familjarët e tij pasi fillimisht iu kishte thënë se po shkonte në firmën e tij./

E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që u godit nga lisi në një fshatë të Prishtinës, humbi jetën rrugës për në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Hajkobillë të Prishtinës, ku një i ri ka humbur jetën pasi është goditur nga një pemë (lis).

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rreth orës 16:46 është pranuar informacion nga Policia për një person që kishte mbetur i lënduar rëndë pasi një lis ishte rrëzuar mbi të në vendin e njohur si “Kodra e Hajkobillës”.

Menjëherë është njoftuar emergjenca dhe njësitë policore, ndërkohë që disa qytetarë po e shoqëronin të lënduarin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjatë rrugës në fshatin Dabishevc, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Viktima është identifikuar si Lirim Gashi, rreth 31-vjeçar.

Për rastin janë njoftuar njësitë e hetimeve të Policisë si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, të cilët do të kryejnë veprimet e mëtejme.