div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-315 category-paged-315 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdiq gazetari i njohur shqiptar

Gazetari i njohur, Artur Zheji, ka vdekur të shtunën, në moshën 64-vjeçare.

Sipas njoftimit të uniformave blu, rreth orës 16:10, ambulanca e Spitalit Rajonal të Sarandës, e ka marrë gazetarin nga rruga Butrinti, në afërsi të restorantit Layos, pasi ka shfaqur probleme me shëndetin.

Publicisti i mirënjohur ndiq përgjatë transportit në spital, raporton TV Klan.

“Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë,i cili kishte probleme të shëndetit,diabetik.Ky shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.”, njofton policia.

22-vjeçarja e raporton në polici xhaxhanë: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Elbasan, ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e tij 22-vjeçare për marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë.

Pas kallëzimit, materialet iu referuan Prokurorisë dhe është regjistruar procedimi penal ndaj të dyshuarit.

“Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.”- bëri të ditur policia e Elbasanit, njofton euronews.al.

Autoritetet vijojnë hetimet dhe pritet të përcaktohen rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Xhaferi i LDK: Kurrë s’kam votuar me më shumë kënaqësi ‘kundër’ sa ndaj Muratit, bllokuesit të buxhetit të Prishtinës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka thënë se asnjëherë s’ka votuar ‘’kundër’’ me më shumë kënaqësi sesa sot, gjatë votimit për Hekuran Muratin si propozim për kryetar të Kuvendit.

Xhaferi ka thënë edhe se Murati e ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës, dhe e ka ka penguar ekonominë e vendit.

‘‘Asnjëherë nuk kam votuar kundër me më shumë kënaqësi sesa sot. Hekuran Murati, një njeri që ka bllokuar me qëllim buxhetin e Prishtinës ndër vite, që ka penguar ekonominë e vendit dhe i ka fryrë përçarjes politike, normalisht nuk mund të ketë votën time. Njerëzit me qasje të tillë duhet të largohen nga udhëheqja politike. Problemi i ecjes përpara në Kosovë është mendësia e prapambetur politike’’, ka shkruar ai.

“Tregu i lirë”, asnjë biznes në veri nuk u shkyç nga rrjeti energjetik

Mbi 1 mijë e 400 njehsorë elektrikë të bizneseve të ndryshme në disa komuna të Kosovës janë shkëputur nga rrjeti i energjisë elektrike, si pasojë e vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) që obligon bizneset të kalojnë në tregun e lirë të energjisë.

Megjithatë, ky vendim nuk po zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës, ku bizneset furnizohen me energji nga kompania “Elektrosever”. Kjo kompani nuk i nënshtrohet tarifave të rregulluara nga ZRRE-ja, dhe deri më tani nuk janë ndërmarrë masa për shkyçjen e konsumatorëve në këtë pjesë të vendit.

Përjashtimi i bizneseve në katër komunat veriore nga obligimi për daljen në treg të lirë po konsiderohet diskriminues nga ekspertë të ekonomisë dhe avokatë.

Ata thonë se Ligji për Energjinë Elektrike zbatohet në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pa dallim veri apo jug. Sipas tyre, kjo çështje duhet të rregullohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE). Derisa nuk përjashtojnë mundësinë që kjo çështje të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti i ekonomisë, Kushtrim Ajavzi thotë për se bizneset në veri, të cilat furnizohen nga “Elektroseveri”, nuk janë përfshirë në tregun e lirë, dhe për këtë arsye nuk po paguajnë çmime më të larta, ndryshe nga bizneset në pjesët tjera të Kosovës, që sipas tij po përballen me fatura deri në trefish më të larta për të njëjtin konsum dhe prodhim.

Ai e quan këtë diskriminim të radhës duke theksuar se Ligji për Energjinë nuk bën ndarje, ndërsa përmend se Kushtetuta e Kosovës garanton mosdiskriminimin territorial.

Ndërkaq, ZRRE-ja në një përgjigje me shkrim për thotë se deri tani nuk janë ndërmarrë masa shkyçjeje për konsumatorët në veri për shkak të mos ndryshimit të furnizuesit.

ZRRE për KosocaPress, thotë se çdo konsumator në Kosovë, pa marrë parasysh se ku ndodhet, ka të drejtë të zgjedhë ose të ndryshojë furnizuesin e energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, kompania Elektrosever është licencuar si furnizues për katër komunat veriore, por ajo nuk i nënshtrohet tarifave të rregulluara nga ZRRE-ja dhe nuk ka obligime të shërbimit publik. Po ashtu sipas ZRRE, Elektrosever vepron si furnizues komercial, duke operuar vetëm në atë zonë specifike.

Kurse, avokati Ardian Bajraktari potencon se çdo përjashtim i ndonjë komuniteti apo komune nga rregullat e përgjithshme, si në rastin e mos-përfshirjes së komunave veriore në tregun e lirë ose në rastin e rritjes së çmimit me 16.1% në maj për energjinë elektrike, për pjesën tjetër të vendit, është një veprim diskriminues.

Bajraktari kërkon që edhe palët e autorizuara ligjërisht të veprojnë dhe ta adresojnë këtë çështje në gjykatë, për të garantuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim komune apo komuniteti.

Bajraktari: Është vendim i natyrës diskriminuese dhe si i tillë duhet të konstatohet nga ana e gjykatave

“Sa i përket çështjes së daljes në treg të hapur, natyrisht që ky vendim në bindjen time nga ana e zyrës së rregullatorit të energjisë, është marrë fillimisht në shpërputhje me dispozitat respektive të ligjit…Çfarëdo përjashtimi në këtë rast të një komuniteti të caktuar, ose komunave të caktuara qoftë në vendimin për daljen në treg të hapur, qoftë në vendimin për shtrenjtimin e energjisë për qytetarët e vendit në masë prej 16.1 për qind, është një vendim i natyrës diskriminuese për çka jam shumë optimist se instancat gjyqësore kur t’i vije radha do ta trajtojnë, përkatësisht do të konstatojnë si të tillë…Vlerësoj që është vendim i natyrës  diskriminuese dhe si i tillë duhet të konstatohet nga ana e gjykatave. Standardin e njëjtë duhet ta ndjekin edhe palët e autorizuara për ta adresuar çështjen në gjykatë”, potencon Bajraktari.

KosovaPress ka dërguar pyetje edhe tek kompania “Elektrosever” lidhur me këtë çështje, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Në pjësën jugore, këndej Ibrit, më 16 gusht nisi shkyçja e bizneseve nga furnizimi me energji elektrike, të cilët nuk kishin zgjedhur një operator energjetik për furnizim me rrymë. Atë ditë ishin shkyçur mbi 90 për qind të bizneseve të mëdha.

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë padi  në Gjykatën Supreme ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji(ZRRE).

Sipas OEK, kjo kërkesëpadi është ushtruar me qëllim të mbrojtjes së bizneseve, ekonomisë së Kosovës dhe më e rëndësishmja, mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës si konsumatorë të fundit, kundër vendimit të padrejtë të ZRrE-së.

Edhe Partia e Demokratike e Kosovës (PDK) ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, vendim ky i cili detyron mbi rreth 1 mijë e 300 biznese të dalin në të ashtuquajturin “treg të lirë” të energjisë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj shkyçjes së qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga ana e KEDS-it, duke e cilësuar këtë veprim si një formë persekutimi ndaj sektorit privat.

Ndërsa, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

Bizneset vazhdimisht kanë protestuar në Prishtinë për të kundërshtuar vendimin e ZRRE-së, që sipas tyre shkakton barrë të rëndë për kompanitë vendore dhe ekonominë e Kosovës. Ndërsa, sipas komunitetit të biznesit vendimet e ZRRE-së rrezikojnë largimin masiv të mijëra punëtorëve, ulje të prodhimit dhe rritje të importit.

Ndërkaq,  Qeveria e Kosovës nuk mori parasysh asnjë herë kërkesat e komunitetit të biznesit për shtyrje të vendimit.

Ndërron jetë një 39-vjeçare nga Kosova në spitalin e Traumës në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë, njofton tch. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Vjehrri dhe dy djemtë e ‘bëjnë për spital’ dhëndrin në Malësinë e Madhe

Tre shtetas të Shqipërisë janë vënë në pranga pas dhunës ndaj dhëndrit të tyre për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Flakë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe intervenuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u arrestuan: Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm. Ata dyshohen se, për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Plagosja në Prishtinë, QKUK: Viktimat kanë lëndime të rënda

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, për Klankosova.tv tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.

“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Ndryshe, rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.

Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Përleshje mes dy familjeve në Lipjan, arrestohen 10 persona

Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur të premten në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 10 persona, ndërsa motivet e përleshjes janë ende të panjohura për policinë, transmeton Zeri.info.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur”, thuhet në raportin e Policisë.

Nga ky rast janë lënduar dy persona, ndërsa të arrestuarit janë në ndalim 48 orësh.

“Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura. Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë”, thuhet në raport.

Tronditëse: Vrașja e 36-vjeçares shqiptare nga burri, tre fëmijët u gjetën mbi trupin e pajętë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit është i tronditur nga vrasja brutale e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nakolecinga bashkëshorti i saj të premten në mëngjes.

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte therur nënën e saj në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijë të familjes, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga mëngjesi.

Kur 36-vjeçarja vendosi të largohej nga shtëpia, burri i saj Panteli Nakoleci e ndoqi duke mbajtur një mjet të mprehtë që dyshohet se vinte nga një set barbekjuje. Ai e arriti në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë. Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Bashkëshorti i viktimës ka një të kaluar të rëndë kriminale dhe psikiatrike. Siç rezulton, më 28 qershor 2025, ai u transferua nga oficerët e policisë në Departamentin Psikiatrik të Spitalit të Përgjithshëm të Volosit për një ekzaminim të pavullnetshëm, pas një tentative vetëvrasjeje. Mjekët asokohe kishin vendosur se ai kishte nevojë për shtrim në spital.

Dosja e tij penale është gjithashtu e rëndë. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ishte arrestuar dy herë nga policia për posedim droge. Më parë, në vitin 2018, ai ishte dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim me katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal është gjurmuar që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e shpalli atë një të huaj të padëshiruar.

Vrasja e tmerrshme para syve të fëmijëve të mitur ka tronditur shoqërinë e Volosit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet e tyre për ta gjetur atë. /A2 CNN

 

Ky është moti për nesër

Nesër parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa kryesisht rreth zonave malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C.