div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-322 category-paged-322 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Tronditëse: Vrașja e 36-vjeçares shqiptare nga burri, tre fëmijët u gjetën mbi trupin e pajętë të nënës

Komuniteti lokal i Volosit është i tronditur nga vrasja brutale e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nakolecinga bashkëshorti i saj të premten në mëngjes.

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte therur nënën e saj në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë që nxituan në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijë të familjes, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga mëngjesi.

Kur 36-vjeçarja vendosi të largohej nga shtëpia, burri i saj Panteli Nakoleci e ndoqi duke mbajtur një mjet të mprehtë që dyshohet se vinte nga një set barbekjuje. Ai e arriti në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë. Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Bashkëshorti i viktimës ka një të kaluar të rëndë kriminale dhe psikiatrike. Siç rezulton, më 28 qershor 2025, ai u transferua nga oficerët e policisë në Departamentin Psikiatrik të Spitalit të Përgjithshëm të Volosit për një ekzaminim të pavullnetshëm, pas një tentative vetëvrasjeje. Mjekët asokohe kishin vendosur se ai kishte nevojë për shtrim në spital.

Dosja e tij penale është gjithashtu e rëndë. Në nëntor 2024, ai u arrestua për dëbim administrativ, ndërsa në vitin 2019 ishte arrestuar dy herë nga policia për posedim droge. Më parë, në vitin 2018, ai ishte dënuar me një vit burg për dëshmi të rreme, ndërsa në vitin 2020 vuajti një dënim me katër vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge. Aktiviteti i tij kriminal është gjurmuar që nga viti 2013, kur ai u arrestua për falsifikim dhe hyrje të paligjshme në vend, me gjykatën që e shpalli atë një të huaj të padëshiruar.

Vrasja e tmerrshme para syve të fëmijëve të mitur ka tronditur shoqërinë e Volosit, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet e tyre për ta gjetur atë. /A2 CNN

 

Ky është moti për nesër

Nesër parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa kryesisht rreth zonave malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h.

Temperaturat minimale do të sillen prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C.

Udhëheqësit e Listës Serbe ankohen në Serbi për moscertifikimin në Kosovë

Udhëheqësit e Listës Serbe kanë zhvilluar një takim në Rashkë të Serbisë me Petar Petkoviqin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, një ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar këtë parti për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një postim në X, Petkoviq ka thënë se gjatë takimit me liderët e partisë më të madhe serbe në Kosovë janë diskutuar çështjet politike, ekonomike dhe të sigurisë për komunitetin serb.

“Takim në Rashkë me liderët e Listës Serbe pas tentimit të Kurtit për t’i ndaluar nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Kemi diskutuar për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në komunitetet serbe dhe për hapat e mëtejmë dhe mbështetjen për interesat e popullit serb në Kosovë”, ka shkruar ai.

Vendimi i KQZ-së për të mos certifikuar Listën Serbe u mor me dy vota për, dy kundër dhe shtatë abstenime, pasi anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ publikuan dokumente që tregojnë se disa kandidatë të Listës Serbe për kryetarë komunash apo asamblistë mbajnë pozita në organet paralele të Serbisë në Kosovë. Të premten, partia njoftoi se do të parashtrojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)

Ky vendim ka shkaktuar reagime ndërkombëtare. Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim, duke e cilësuar pengimin e partive të komuniteteve pakicë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale si një minim të parimeve të demokracisë.

“Çdo veprim i tillë për t’i përjashtuar disa komunitete minon parimet demokratike dhe dëmton besimin ndaj institucioneve të Kosovës”, thuhet në reagim.

QUINT ka theksuar se pret që Qeveria në largim dhe partitë tjera të përmbahen nga hapat e mëtejmë që pengojnë regjistrimin e partive, si dhe u ka bërë thirrje partive të prekura nga vendimet që të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Quni i përgjigjet Donika Gërvalles: Me të besu ty, është sikur t’i besoja një ushtari të dezertuar

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, i është përgjigjur deputetes Donika Gërvalla, e cila e akuzoi atë dhe disa bashkëpartiakë të tij se u bënë bashkë me Listën Srpska dhe s’ia dhanë votën asaj për kryeparlamentare.

Quni tha se e ka “standard thelbësor” besnikërinë në politikë dhe tha se nuk mund t’ia besojë një post të rëndësishëm “një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë”.

“Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë”, ka shkruar Quni në Facebook.

“Pse është e rëndësishme besnikëria në politikë? Për mua, besimi është themeli i çdo marrëdhënieje. Kjo vlen edhe për politikën. E dëgjova ankesën e deputetes Donika Gërvalla-Schëarz që nuk e votova për kryetare të Kuvendit. Kjo më bëri të reflektoj mbi një standard që unë e kam thelbësor: besnikërinë. Kam një parim të palëkundur, si në jetë, ashtu edhe në punë: nuk mund t’ia besoj një post të rëndësishëm një personi që ka ndryshuar anë dhe ka braktisur njësinë. Kjo është njësoj sikur të avancosh në detyrë një ushtar që ka dezertuar një ditë më parë. Unë besoj vetëm tek ata që qëndrojnë besnikë edhe kur gjërat vështirësohen. Është kjo besnikëri që ndërton besim dhe bën të mundur punën e vërtetë, atë që është në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Quni.

E dhimbshme: Ndahet nga jeta 25-vjeçari nga Kosova, ishte asamblist në Jokkmokk të Suedisë

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Lirigzon Kataqica, 25-vjeçar nga fshati Gallanasellë, i cili jetonte në Suedi.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, në faqen zyrtare të komunës në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e të ndjerit.

“Largimi i parakohshëm i Lirigzonit është dhimbje e madhe për familjen dhe komunën tonë. Ngushëllime të sinqerta dhe lutemi që Zoti t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë humbje të papritur. Ngushëllime të sinqerta për familjen Karaqica”, ka thënë Lladrovci.

Liridon Kataqica ishte magjistër i shkencave politike dhe kandidat për doktoraturë, si dhe ushtroi detyrën e asamblistit në Kuvendin Komunal të Jokkmokkut në Suedi.

E dhimbshme: Vdes zyrtarja e Shërbimit të Gjendjes Civile në Pejë
Ka vdekur zyrtarja e Shërbimit të Gjendjes Civile në Komunën e Pejës, Luljeta Cena.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Administratë në këtë komunë, ku u tha se atë do ta kujtojnë gjithmonë për veprat e saj.

“Lule,ike e bekuar duke lënë pas një staf që te donin dhe i doje aq shumë,duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona”, thuhet në reagimin e Drejtorisë për Administratë.

Nuk është bërë e ditur nëse zyrtarja e Shërbimit Civil ishte duke vuajtur nga ndonjë sëmundje.

Vetëaksidenti me fatalitet në Pejë, ky dyshohet se ishte shkaktari

Sot në orët e hershme të mëngjesit në Pejë ka ndodhur një vetëaksident me fatalitet.

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës në një njoftim për media ka dhënë detaje të aksidentit.

“Ju informojmë se sot, më datën 22 gusht 2025, në orën 05:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë. Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nga Vitomirica nё drejtim tё Pejёs dhe me tё arritur në rrugёn e lartpërmendur, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve tё rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike tё ndriçimit rrugor”, thuhet në njoftim.

Si pasojё e kёtij vetaksidenti ngasёsi i veturёs ka pёsuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Gërvalla: Kur kam kontribuar unë për luftën, disa të tjerë kanë qenë duke pirë qumësht

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla nga radhët e Listës Guxo është deklaruar sot lidhur me raportimet e mëhershme në media se është dëshmitare në Hagë.

Ajo theksoi se është fushatë që bëhet për denigrimin dhe baltosjen e personalitetit të saj.

“…Nuk jam dëshmitare e Hagës…Pyetni avokatët e të akuzuarve në Hagë se ku figuron emri im, në cilën dëshmi figuron emri im… Është keq kur fushatën kundër një ministri e bazon në gënjeshtra… Sot e tutje do të marr hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht se unë kam dërguar dëshmi në Hagë ose jam dëshmitare…Ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive nga ana e akuzës ka përfunduar”, tha Gërvalla.

Ajo po ashtu foli edhe për kontributin e saj në luftën çlirimtare.

“Edhe diçka të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK duhet të maten fort mirë, sepse mund t’ju dalë që historia të tregojë se kur unë kam kontribuar në luftën çlirimtare si person dhe strukturë disa të tjerë ende kanë qenë duke pirë qumësht”, shtoi Gërvalla.

Hajrulla Çeku për Ramën: Mungesë e seriozitetit dhe dashnisë për kryeqytetin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, tha se qeverisjen e Përparim Ramës në kryeqytet e ka karakterizu “një lloj papërgjegjësie, mungesë serioziteti dhe mungesë e dashnisë për qytetin”.

Sipas tij, Rama po e di që “i ka mbaru mandati”, por po e bën me “pak humor”.

“Bllokuesi i vërtetë i Prishtinës është ky (Përparim Rama). Kush e ka blloku këtë kryetar mi rregullu çështjet bazike të kryeqytetit, si mbeturinat, ndërtimet paleje, qentë endacakë dhe krejt problemet që ballafaqohemi si të dalim prej shtëpisë”, tha Çeku në Pressing.

“Edhe ky e din që është i marrum, mendoj që e pat puna e tij”, tha Çeku për Ramën.

Gërvalla me akuza të rënda: LDK-ja u bënë bashkë me Listen serbe kundër meje

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Donika Gërvalla, ka përmendur disa deputetë të LDK-së se u bënë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër saj.

Kur u pyet se edhe deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, s’votoi për të, Gërvalla iu drejtua gazetarëve me “mos përzieni kot”.

LDK ka pasë mundësi ta zhbllokojë Kuvendin nuk e ka bërë një gjë të tillë. Imagjinoni, aty në Kuvend janë të ulur djali i Xhemajl Mustafës, Besian Mustafa, nipi i Tahir Zemaj, Armend Zemaj, janë ulur dy komandantë të Koshares, Fadil Hadërgjonaj dhe Anton Quni, dhe këta të katërt janë bërë bashkë me PDK-në dhe Listën Serbe për të votuar kundër Donika Gërvallës.

“Edhe Shqipe Selimi…”, i reaguan gazetarët.

“Ajo nuk ka votuar. Mos përzieni kot. Mos i ngatërroni. Shqipe Selimi nuk është bërë bashkë me Listën Serbe për të votuar kundër meje. Besian Mustafa, Armend Zemaj, Anton Quni, Fadil Hadërgjonaj kanë pasë më shumë se një arsye për të votuar dje për propozimin tonë. S’ka person në skenën publike të Kosovës, i cili është angazhuar qe 20 e diçka vjet më hapur, më qartë dhe me një kosto të lartë politike për zbardhjen e krimeve të pasluftës”.