div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-322 category-paged-322 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Policia sërish nën shënjestër, 23-vjeçari sulmon zyrtarët policorë

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë pakënaqësitë e tyre kalojnë në kërcënime, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Hoçë e Vogël – Rahovec, ku një i ri ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.

Më 19 gusht 2025, rreth orës 16:20, patrulla policore kishte ndaluar për kontroll një veturë të tipit VW Golf VI, që drejtohej nga Riza Ruli,rreth 23-vjeçar. Gjatë kontrollit, i dyshuari ka shfaqur sjellje të dyshimta, ndërsa në momentin kur policët kanë tentuar ta kontrollojnë, ai është përpjekur të ikë.

Zyrtarët arritën ta ndalojnë, por gjatë rezistencës i dyshuari ka sulmuar njërin prej policëve, duke i shkaktuar lëndime të lehta në të dy duart. Në përpjekje për të fshehur provat, nga pjesa gjenitale ai ka nxjerrë një paketim me pluhur të bardhë, të dyshuar si kokainë, të cilin e hodhi në tokë. Substanca është sekuestruar si provë materiale.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Atij i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF Rahovec, ashtu si edhe zyrtarit policor të lënduar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Ruli është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga NJHTN dhe Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjakovë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta Kryeziu.

Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët.

Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.

Skena dramatike te Nënkalimi në Ferizaj, momenti kur policia prangos motoristët (VIDEO)

Në redaksinë e Klan Kosovës ka arritur një video ku shihet Policia që ka zënë dy motoristë në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur te Nënkalimi i këtij qyteti, ku policët shihen duke prangosur motoristët në fjalë.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë dhe ëshët në pritje të detajeve dhe informatave zyrtare.

Sipas dëshmitarëve, dy motoristët po iknin nga policia dhe eventualisht u kapën nga këta të fundit.

Aksidenti tragjik në Llapushnik, banorët e Gorizias në Itali tubojnë para për familjen Gashi

Lajmi për vdekjen tragjike të prindërve, Shemsi dhe Ajshe Gashit, në Llapushnik dhe lëndimin e rëndë të birit të tyre, Fatlumit, ka tronditur edhe komunitetin e qytetit italian të Gorizias, ku familja banonte.

Sipas mediumit italian Il Goriziano, banorët e Gorizias janë mobilizuar për të mbështetur Fatlumin, i cili aktualisht ndodhet në koma, si dhe motrën e tij 15-vjeçare, e cila është e vetme.

Miqtë dhe klientët e Fatlumit – i cili punon si berber në Gorizia – kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve, me qëllim të ndihmojnë motrën dhe të mbulojnë shpenzimet e varrimit të prindërve.

Komuniteti e përshkruan Fatlumin si një djalë të qeshur, me pasion për punën e tij dhe shumë të lidhur me familjen, duke shpresuar për një mrekulli dhe për shërimin e shpejtë të tij.

Lushtaku: Unë jam me ata që e përkrahin UÇK-në dhe gjakun e derdhur për liri

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka thënë se gjithmonë është në përkrahje të atyre që e përkrahin luftën e UÇK-së dhe gjakun e derdhur për liri.

Në një prononcim të shkurtër për emisionin “Debat Plus”, ai është pyetur për lidhjet e tij me gazetarin Lirim Mehmetaj.

Lushtaku ka thënë se gazetarin në fjalë e sheh vetëm në emisione televizive.

“Gjitha ata që e përkrah Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, luftën dhe gjakun e derdhur për liri, unë jam me ta gjithmonë”, ka thënë Lushtaku.

Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i ndalohen takime me 11 persona.

Se çfarë dhe pse po ndodhin këto “izolime” atje, sonte në emisionin Politiko është i ftuar anëtari i OVL-së, Faton Klinaku.

Përgjatë fjalës së tij, Klinaku përmendi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij ka dërguar akuzë drejtë Thaçit.

“Një prej akuzave ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë që thotë që deputetët apo anëtarët/drejtuesit e PDK-së që po shkojnë atje, po marrin direktiva nga Hashim Thaçi për proceset politike në Kosovë. Akuzë është“, deklaroi ai.

 

 

Mes tjerash, Klinaku deklaroi se kurti është pro gjykatës speciale teksa përmendi edhe deklaratën e tij se ai ishte takuar me prokurorin Smith.

“Këputja” e rrymës për biznese, pritet që të fluturojë çmimi i vajit

Një litër vaj nga 1 euro e 60 cent paralajmërohet të shkojë deri në 2 euro – ndërsa kompanitë vendore do ta kenë të vështirë të konkurrojnë me çmime të produkteve të vendeve rajonale që janë në tregun vendor.

Kjo si pasojë e çmimeve 300% më të larta të energjisë elektrike për prodhuesit vendor pas hyrjes në fuqi të të ashtuquajturizt “treg i lirë” i energjisë elektrike dhe shkyçjes së kompanive nga shërbimi universal i furnizimit me energji.

Pronari i një fabrike për prodhimin e vajit, Berat Mustafa, ngreu alarmin duke folur për RTV21, se çmimi i produktit të tij pashmangshëm do të shtrenjtohet dhe në këtë mënyrë do të favorizohen produktet e importit të cilat siç thotë janë të stërmbushura në tregjet e Kosovës.

“Unë mendoj që minimumi diku çmimi do të rritet për 30 cent për litër do të jetë vaji më i shtrenjte. Duke pa koston operative në të cilën ndikon rritja e çmimit të rrymës. Dhe sa do që qytetari është patriot dhe konsumon produkte vendore dhe don t’i përkrah, duke pas buxhetin e tyre dhe krizën që po jetojnë nuk do të ketë mundësi ta blejnë për 30 centë më shtrenjte në krahasim me regjionin që tregu jonë është i stërmbushur me produkte të huaja. Produkti vendor do të ketë rënie të madhe që në fund do ta paguaj konsumatori unë nuk po e kuptoj sesi qeveria nuk po reagon sepse nuk janë vetëm prodhuesit por edhe qytetari konsumator ai që e blen produktin”, tha Mustafa.

“Na duhet ta kuptojmë se rryma është kosto operative dhe të shtrenjtohet brenda 2 muajve 3 herë apo 3 fish apo 300% sigurisht që për prodhuesit është një kosto shumë e lartë dhe veç një pyetje e shtrojë për institucionet qeveritare si të konkurrojmë me regjionin? Duke e pa dhe duke e ditë se energjia elektrike është kosto operative e prodhuesit, sepse fabrika si të shkon në mëngjes nuk mund të startosh pa energji elektrike dhe ma e vështira është se për pak kohë vjen vendimi të dalësh në tregun e lirë kur nuk e ke planifiku nuk ke nda buxhet për këtë tranzicion dhe përnjëherë duhet të paguash 300% më shtrenjte kjo është diçka e papranueshme”, deklaroi Mustafa.

Nëse e shihni këtë person lajmërone policinë menjëherë

Policia e Kosovës  përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

 BETIM (Sylё) AHMATAJ i lindur më 23.02.2000 nё Deçan.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

 Vrasje e rёndё e mbetur nё tentativё

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për

vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

 

Vdes i riu serb në QKUK, ra në kontakt me rrymën

Ka vdekur 23-vjeçari i cili ra në kontakt me energjinë elektrike dje në Gjilan.

Kështu ka kuptuar gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka nga burimet brenda QKUK-së.

I riu i cili i përkiste komunitetit serb fillimisht iu nënshtrua një operimi pasi ishte në gjendje shumë të rëndë e që më pas u transferua për kujdes intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror – QKUK. Mirëpo përkundër përpjekjeve nga mjekët, i riu vdiq sot në orën 06:45.

Ndërkaq sot Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar pronari i objektit ku i ndjeri ra në kontakt me rrymën.

Konstituimi i kuvendit, reagon Presidenca

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar që nesër, e mërkurë, nga ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive.

Ky vendim vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

E për këtë çështje, Presidenca e Kosovës po kërkon që institucionet të konstituohen me urgjencë. Madje, ky institucion këtë çështje e konsideron “urgjencë shtetërore”.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”

“Zvarritja e deritashme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare”, thuhet nga presidenca për Klankosova.

Ky institucion apelon te të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, “në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht”.