div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-324 category-paged-324 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Valë e lartë në Durrës, përmbyten shezlongët – pushuesit ikin me shpejtësi

Pamje të regjistruara pasditen e së enjtes në zonën e Brrylit, në Durrës, tregojnë momentin kur çadrat dhe shezlongët u “përmbytën” nga një rrymë e papritur detare.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj batice që ndodhi brenda pak minutash dhe shkaktoi panik te pushuesit, të cilët u larguan me nxitim nga plazhi.

Kapiteneria e Portit të Durrësit kanë bërë të ditur për mediat lokale ne Durrës se në det të hapur forca e detit është 5 ballë, por kjo gjendje nuk ka ndikuar dhe nuk pritet të ndikojë në vijim në lundrimet e trageteve.

Sipas njoftimit, tragetet e linjave Durrës–Bari dhe Durrës–Ankona do të udhëtojnë sipas orareve të parashikuara, ndërsa për linjën Durrës–Bari sot janë planifikuar lundrime të dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve.

Deputetja e LVV-së tallet me gjatësinë e deputetes së PDK-së: Shuumë shuuumë e vogël

Deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu Hyseni është tallur me gjatësinë e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, transmeton Demos.

“Për me e bo më të lehtë, i bjen veq 92 mijë e 134 vota më shumë se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë, 4 herë më shumë vota se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë. Më 9 shkurt, 92 mijë e 134 qytetarë më shumë i janë drejtu kutive të votimit për me votu Donikën dhe jo këtë Arianën”, shkroi ajo.

Shkrimi i plotë:

A e dini kush u zgërdhi mës së shumti dje në Kuvend, kur ne e propozuam Donika Gërvallën për kryeparlamentare? Ariana Musliu Shoshi.

A e dini sa vota i ka marrë Ariana në zgjedhjet e 9 shkurtit? Qe po ju tregoj unë, 21 mijë e 105.

Ama a e dini sa vota i ka Donika Gërvalla? Qe po ju tregoj prapë unë, 113 mijë e 239 vota.

Për me e bo më të lehtë, i bjen veq 92 mijë e 134 vota më shumë se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë, 4 herë më shumë vota se kjo Ariana. Ose edhe më thjeshtë. Më 9 shkurt, 92 mijë e 134 qytetarë më shumë i janë drejtu kutive të votimit për me votu Donikën dhe jo këtë Arianën.

A po e kuptoni çfarë dallimi i madh?! E kjo zgërdhihet, sepse e vogël, shuumë shuuumë e vogël.

Cikloni i fuqishëm niset drejt rajonit dhe Kosovës, sonte stuhi të forta, rrufe, breshër dhe vërshime

Masat e nxehta me origjinë nga Afrika Veriore kanë përfshirë tashmë vendin tonë, duke sjellë temperatura mjaft të larta deri në 36°C në Kosovë, ndërsa në Shqipëri deri në 40°C.

Ndërkohë, një ciklon i fuqishëm nga Italia pritet të lëvizë sonte drejt rajonit tonë, duke sjellë rrebeshe intensive shiu, shkarkesa të forta rrufesh, breshër dhe erëra të fuqishme. Fillimisht, këto kushte do të prekin Malin e Zi në mbrëmje, për të vazhduar gjatë natës edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Si pasojë e reshjeve të dendura, lokalisht mund të shkaktohen edhe vërshime.

Të premten, moti do të mbetet herë pas here me rrebeshe lokale dhe shkarkesa rrufesh, ndërsa me afrimin e masave më të ftohta nga veriperëndimi i kontinentit, pritet një rënie e dukshme e temperaturave, sidomos në fundjavë, prej të paktën 6-10°C në vlerat maksimale.

Gjatë kësaj periudhe, reshjet do të jenë në dobësim gradual, duke u kufizuar të shtunën në formë më të izoluar, e të dielën vetëm sporadikisht në zonat malore. Përndryshe, do të mbretërojë mot me vranësira dhe intervale me diell. /MeteoKosova

Lirohen dy nga shqiptarët e arrestuar në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë nga autoritetet serbe dhe tashmë janë duke u kthyer në Gjermani, pranë familjes.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i tyre, Ervin Hoxha në një postim në Facebook.

“Ju faleminderit të gjithëve. Uroj që askujt nuk i ndodh diçka e tillë në të ardhmen”, ka shkruar Hoxha.

Dy vëllezërit nga Rahoveci ishin arrestuar një javë më parë në kufirin Serbi–Hungari, me pretendimin e autoriteteve serbe se kishin marrë pjesë në rrëmbimin e një personi serb në vitin 1999 në Rahovec.

Policia kërkon ndihmë për kapjen e një të dyshuari

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë, në profilin zyrtar të Policisë në Facebook është publikuar fotografia e të dyshuarit.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim i personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën “Vjedhje e rëndë”.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Si ndodhi aksidenti tragjik në Dollc të Klinës, ku humbi jetën një person dhe pesë u lënduan?

Policia e Pejës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë–Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës, ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas komunikatës së policisë, drejtuesi i veturës, i cili po lëvizte në drejtimin Prishtinë–Pejë, nuk i përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Në momentin kur arriti në fshatin Dollc, ai humbi kontrollin mbi automjetin, kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe u përplas ballor me autobusin.

Si pasojë e përplasjes, shoferi i veturës ndërroi jetë në vend, gjë që u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa pesë persona të tjerë u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc

Viktima është Sadik Muslija.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Ishte djalë hasreti, ky është i riu që vdiq në aksidentin e sotëm në Dollc

Një aksident i rëndë komunikacioni i ka marrë jetën një të riu sot në Dollc të Klinës. Viktima është Sadik Muslija, 23 vjeçari nga fshati Dujakë i Gjakovës. Sadiku ishte djali i vetëm i familjes Muslija.

Nё kёtё aksident ishin tё përfshira njё autobus dhe njё veturё me targa vendore.

Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nё drejtimin Prishtinё–Pejё, ku me tё arritur në fshatin Dollc, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe kalon nё shiritin pёr lëvizje nga ana e kundёrt dhe godet autobusin nё pjesёn ballore

Fyerjet e militantëve të VV-së ndaj Selimit, reagon hoxhë Musliu: Kur Shqipja luftoi në moshë të re, ju pinit kafe me jugosllavë në Prishtinë

Fyerjet e disa militantëve të VV-së ndaj deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, pse kjo e fundit nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, i kanë penguar hoxhës së njohur nga Drenasi Osman Musliu.

Musliu ua ka rikujtuar atyre se çfarë luftëtare ka qenë dikur Shqipe Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit.

Duke ju përgjigjur fyerjeve të shumta në statusin e Shqipe Selimit, Musliu ka shkruar se deputetja e VV-së në moshë të ri kishte lftuar kundër forcave serbe.

Në komentin e tij, ai ka shkruar se kur Selimi kishte kapur pushkën, ata që po e fyejnë sot pinin kafe në Prishtinë.

“Repekt per Shqipe Mehmeti Selimi. O ju “njerez “a e dini se se njeriu ka te drejt te mendoj ndryshe,te votoj sipas bindjes personale dhe kjo nuk ka diq te keqe. P.s Ju qe po ofendoni mos me ju kthy me ate gjuhen se si e meritoni kujdes sepse kur Shqipja ne mosh te re luftonte krah me babin dhe ushtaret e UÇK-së ne Likofc e rrethin ju ndoshta ishit tuj pi kafe neper Prishtinë e ndoshta edhe me naj Juvosllav … spo tham shkavell…”,ka kometuar Hoxhë Musliu, të cilit në darkë i kishte shkura dikur edhe lideri i VV-së, Albin Kurti.

Lirohen vëllezërit Emini nga mbajtja në Serbi

Vëllezërit Bashkim dhe Xhemajli Emini janë liruar nga mbajtja e padrejtë në Serbi. Ata janë shëndoshë e mirë dhe janë duke u kthyer në Gjermani te familjarët.

Lajmin e ka konfirmuar nipi i familjes, Ervin Hoxha.

Një javë më parë ata ishin arrestuar në kufirin Serbi – Hungari, me pretendimin e pabazuar të autoriteteve serbe që XH.E. dhe B.E. kishin rrëmbyer një serb më 1999.

Reagimi i plotë:

Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

Arbërie Veliu-Maqedonci, bashkëshortja e deputetit të VV-së, Ejup Maqedonci, ka dal në mbrojtje deputetes Shqipe Selimi-Mehmeti, e cili dje nuk ka votuar për kryeparlamentare Donika Gërvalllën.

Derisa udhëheqësit e VV-së kanë heshtur ndaj fyerjeve që deputetja Selimi ka marrë nga komentuesit e shumtë në rrjetet sociale, Arbërie Veliu-Maqedonci e ka duartrokitur veprimin e bashkëshortes së Rexhep Selimit për mosvotimin e Donika Gërvallës, e cila vazhdimisht ka fyer ish-krerët e UÇK-së.

Në statusin e deputetes Selimi, ku ajo tregon arsyet e mosvotimit të Gërvallës, Veliu-Maqedonci ka komentuar, duke shprehur respekt për ish-ushtaren e UÇK-së.

Edhe Arbërie Veliu-Maqedonci ka qenë ushtare e UÇK-së. Madje, ajo gjatë luftës është njohur me bashkëshortin Ejup Maqeodnci, i cili aktualisht është ministër në detyrë i Mbrojtjes dhe në zgjedhjet e 9 shkurtit është zgjedhur deputet i VV-së.