div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-325 category-paged-325 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LAJM I FUNDIT: Merret një vendim për Selimin, Veselin dhe Krasniqin në Speciale

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për ta hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua mundësoi lirimin e përkohshëm treshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kërkesa e tyre për t’u liruar përkohësisht pas përfundimit të rastit të Prokurorisë së Specializuar ishte hedhur poshtë nga Themelorja më 13 maj 2025, ndërkaq Veseli, Selimi dhe Krasniqi e apeluan vendimin dhe hoqën dorë përkohësisht nga e drejta për rishikim të çdo-dy-muajshëm të paraburgimit deri në vendimin e ri.

Hashim Thaçi nuk e pati dorëzuar fare një kërkesë të tillë për lirim të përkohshëm meqë ndaj tij po zhvillohet edhe një proces tjetër gjyqësor për tentim-pengimi të drejtësisë.

“Ka qenë kandidat i byfeve”, Ramabaja i VV-së e nënvlerëson Mefail Bajqinovcin – s’e sheh të zot për Prishtinën

Analisti politik Sadri Ramabaja ka nënvlerësuar mundësinë e Mefail Bajqinovcit për të qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës.

Ramabaja tha se Bajqinovci ka qenë vetëm “opsion i byfeve”, por jo një kandidaturë reale për partinë.

“Ka qenë opsion i byfeve po, por real jo. Ka ambicie ai dhe shumë mirë i ka bërë publike. Por, s’ka qenë ambicie reale”, tha Ramabaja, duke shtuar se Bajqinovci nuk ka as grup mbështetës brenda Vetëvendosjes.

Ai shtoi se një pjesë e strukturës së partisë ka preferuar që Glauk Konjufca të kandidonte, ndërsa Hajrulla Çeku është përzgjedhur si kandidatura zyrtare për kryetar, për shkak të aktivitetit të tij të gjatë dhe të dukshëm brenda strukturave të VV-së, veçanërisht në Prizren.

“Ai aktivitetin qe 20 vjet e bën në Prizren”, tha ai në rtv Dukagjini.

Theksojmë se Albin Kurti e ka kandiduar Hajrulla Çeku për kryetar të Prishtinës.

Zeka: Jeta Xharra s’ka lënë të zezë pa folur nëpër ambasada kundër Kosovës, veç me vjelë miliona

Në kohën kur vazhdimisht po dalin lajme në media për lidhjet e gazetares Jeta Xharra me RTK-në, ku ka mjaft shumë akuza për përfitime të majme, gazetari Milaim Zeka tha se vonë po flitet për këto çështje.

Sipas Zekës, tash është vonë të diskutohen këto çështje të Jeta Xharrës, meqë është dashur të flitet kur ka qenë koha. Ai tha se Xharra ka folur zi e terr për Kosovën vetëm që ‘të vjelë’ miliona euro

“U dashte me fole kur ka qene vakti, tash shume vone. Kur ka qene vakti kam fole vetem une. Jeta me BIRN-in, nuk kane la te zeze mbi kete toke pa folur neper ambasada, sidomos te Amerikes dhe Angliise, kunder kolegeve te tyre, edhe Kosoves, vetem per me vjele miliona euro, per me dhunu lirine e fjales”, shkroi Zeka në Facebook.

Madje, ai pati edhe akuza të tjera mjaft të rënda për Xharrën dhe organizatën BIRN, duke e lidhur edhe me propagandën për shtëpinë e verdhë, shpikje famëkeqe kundër UÇK-së.

“Mos harroni qe shpikja me monstruoze per ”Shtepine e Verdhe” ne Burrel, ka ardhe nga BIRN-i. Etj, etj, etj. O besoni qe as nuk ja vlene me fole, po hajt mo…”, tha krejt në fund Zeka.

Jo më larg se sot, pati akuza të reja në drejtim të gazetares Jeta Xharra. Kreu i Radio Kosovës, Arsim Halili, tha se Jeta Xharra dhe BIRN morën 80 mijë euro nga RTK-ja brenda një dite, me marrëveshje për dy emisione.

Befason Dërguti: Me Thaçin ishim afër marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, në Rubikon të Klan Kosovës, ku u diskutua për marrëveshjet ndërkombëtare që ka arritur Kosova ndër vite, ka befasuar me një deklaratë.

Ai theksoi se vendi ka qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, në vitin 2019.

Madje, Dërguti tha se pajtohej plotësisht me qëndrimin me Presidentit të Kosovës në atë kohë Hashim Thaçi, i cili sipas saj thoshte se “Duhet marrëveshja e paqes me korrigjimin e lehtë të kufijve”.

“Faktikisht në vitin 2019 kemi qenë në prag të përmbylljes së një marrëveshje në kohën e Presidentit Hashim Thaçi dhe mendoj se ky është një shancë i humbur. Mendoj që në 2019, pajtohem me atë që e thoshte z. Thaçi, pra “nuk pajtohemi për asgjë, pa u pajtuar për të gjitha do të kemi marrëveshje përfundimtare, pra marrëveshje të paqes dhe korrigjim i lehtë i kufijve”, sepse ne nuk e kemi ende demarkacionin me Serbinë siç ka ndodhur me Maqedoninë e Malin e Zi. Dhe kjo do t`i hapë rrugë bashkimit kombëtar”, tha Dërguti në Rubikon.

E kaluara kriminale e Mefail Shkodrës me djemt e tij, Prokuroria në Gjilan jep detaje të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës me djemt e tij.

Sipas PTH në Gjilan, për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.

“Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për të njëjtin në Prokurorinë Themelore në Gjilan nga Policia e Kosovës nga viti 2000 janë pranuar gjithsejtë 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.

Sa i përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore në Gjilan, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë” thuhet në njoftim.

Gjobë deri 500 euro për shoferët me zhurmues të paautorizuar

Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve të modifikuara me zhurmues të veçantë, niveli i të cilëve tejkalonte kufijtë ligjorë të zhurmës.

Gjatë javës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka identifikuar disa automjete të tilla dhe i ka dërguar për kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

Sipas raporteve teknike, ato që rezultuan me zhurmë mbi normat e lejuara u gjobitën me 150 euro për përdorim të zhurmuesit të paautorizuar dhe deri 500 euro për prishje të rendit dhe qetësisë publik

Përveç shkeljeve për zhurmë, policia ka shqiptuar gjoba edhe për tejkalim të shpejtësisë, ku disa raste kanë arritur deri në 500 euro.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar për ruajtjen e rendit publik, sigurisë rrugore dhe qetësisë së qytetarëve, duke inkurajuar përdorimin e aplikacionit “Raporto Policinë” për raportimin e shkeljeve.

Qytetari serb sulmon seksualisht një femër kosovare

Një burrë serb dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një grua kosovare dhe më pas i ka dëmtuar veturën në Zveçan.

Sipas raportit policor 24-orësh, rasti ka ndodhur mëngjesin e 14 gushtit rreth orës 07:30.

Siç thuhet tutje njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit menjëherë pas denoncimit, mirëpo nuk kanë arritur ta gjejnë atë.

Rasti në hetime!

E dhimbshme: Vdes në moshë të re Dr. Ryve Nika

Ka vdekur Dr. Ryve Nika, një figurë e dashur dhe e respektuar në familje, rrethin shoqëror dhe komunitet.

Dr. Nika u kujtua gjithmonë për dashurinë, mirësinë dhe përkushtimin e saj si grua, nënë, mike dhe profesioniste.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 15 gusht 2025, pas faljes së Xhumasë, në Varrezat e Qytetit, në Lagjen Arbëria (Dragodan), Prishtinë.

Rrahje në Mitrovicë, një person rrahet brutalisht nga dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në parkun e qytetit të Mitrovicës, ku dy persona janë filmuar duke e sulmuar fizikisht një qytetar.

Pamjet e siguruara nga portali “Jepi Zë” tregojnë momentin kur viktima goditet brutalisht nga dy të dyshuarit.

Sipas një sinjalizuesi që ka dërguar videon në redaksinë tonë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore urgjente.

Po ashtu, burimet tona bëjnë të ditur se të dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar nga Policia dhe janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetimet për rastin janë në zhvillim.

Pamje shqetësuese dhe të rënda nga Serbia – Policia godet protestuesit me shkopinj dhe shkelma

Pamje të rënda dhune janë publikuar në rrjetet sociale nga protestat e mbajtura mbrëmë në disa qytete të Serbisë, ku policia ka përdorur forcë ekstreme ndaj protestuesve paqësorë, duke i rrahur me shkopinj gome dhe shkelma, madje edhe kur ishin të shtrirë në tokë.

Në qytetin e Valjevës, qytetarët iu përgjigjën thirrjes së studentëve për të protestuar nën parullën “Sonte po shpërtheni nga brenda”. Mirëpo, ajo që pasoi ishte një reagim i ashpër dhe i dhunshëm nga forcat policore, të cilat, siç shihet në videot që qarkullojnë në internet, kanë sulmuar qytetarët në mënyrë të egër dhe çnjerëzore, raporton Nova.

Rrugët e Valjevës ishin të bllokuara nga një kordon i dyfishtë policor i pajisur me armaturë për shpërndarje protestash, që nuk lejonte kalimin e qytetarëve. Protestuesit brohoritnin kundër pushtetit, presidentit dhe sjelljes së policisë. Tensionet arritën kulmin kur forcat e rendit filluan të ndjekin dhe të rrahin qytetarë, përfshirë edhe ata që nuk ishin pjesë e protestës.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, policë të uniformuar sulmojnë një të ri në rrugën Karaxhorxhe, afër një furre buke, duke e goditur brutalisht me shkopinj dhe shkelma, edhe pasi ai ishte i shtrirë në asfalt. Pamjet kanë shkaktuar indinjatë të madhe në publik, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, i riu është ende në spital për shkak të lëndimeve të marra.

Sipas dëshmive të banorëve, policia ka hyrë edhe në lokale pranë protestës, duke nxjerrë njerëz jashtë, pa dallim, dhe duke i rrahur. Në një rast, rreth 20 policë u panë duke sulmuar fizikisht dy të rinj, pa asnjë shenjë rezistence nga ana e këtyre të fundit.

Protesta me moton “Sonte po shpërtheni nga brenda” u mbajtën mbrëmë në të gjithë Serbinë, në organizim të studentëve. Skena të dhunës janë regjistruar edhe në Beograd, Novi Sad dhe qytete të tjera. Në kryeqytet, policia ka përdorur gaz lotsjellës, autoblinda dhe piroteknikë për të shpërndarë turmat, ndërsa në Novi Sad janë dëmtuar disa seli të partisë në pushtet (SNS) pas përplasjes së qytetarëve me forcat e rendit.