div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-330 category-paged-330 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“E goditën me mjete të forta, pastaj e ngulfatën…” – Ja si u vra Enver Bajraktari

Top Kolshi dyshohet se nuk e ka kryer i vetëm vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Në një njoftim për media, Gjykata ka dhënë detaje për rastin në të cilin Top Kolshi ka pranuar fajin.

Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar deri më tani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup.

Më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftim.

Sot Gjykata vendosi për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit.

Zbulohen dhe arrestohen autorët e zjarreve shkatërruese

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, janë identifikuar dhe arrestuar 4 të dyshuar për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë dhe Drenovicë.

Si pasojë e zjarreve u rrezikuan banesa dhe sera, si dhe u dogjën sipërfaqe toke dhe pemë frutore.

Në njoftim janë dhënë detaje edhe për autorët që u kapën dhe veprimet që dyshohet se i kanë kryer, si dhe pamjet që janë siguruar nga hetuesit policorë.

“Sh. D., 49 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë lagje, ku si pasojë janë rrezikuar banesa dhe është djegur një sipërfaqe toke;

-Z. M., 56 vjeç, banues në fshatin Osmëzezë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij në këtë fshat, ku si pasojë janë djegur sipërfaqe toke dhe pemë frutore në pronësi të 2 shtetasve.

*Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal arrestuan shtetasit S. M., 53 vjeç dhe L. B., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Samatic, pasi dyshohet se kanë ndezur zjarre në fshatin Drenovicë, ku janë djegur pemë ulliri, si dhe është rrezikuar djegia e disa serave.” – thuhet në postim e Policisë në Facebook.

Gjykata jep detaje: Vrasja në Baicë s’u krye vetëm nga një person

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë duke caktuar masën e paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit T.K. në kohëzgjatje prej 1 muaj, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë të Enver Bajraktarit.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.

Në një njoftim për media, Gjykata ka dhënë detaje për rastin në të cilin T.K. ka pranuar fajin. Aty thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona ende të paidentifikuar deri më tani.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet në njoftim.

Sot Gjykata vendosi për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit.

Largohet terasa ilegale e kafiterisë së Radojçiqit

Sot filloi heqja e kopshtit të kafenesë “Wolf” në shëtitoren në veri të Mitrovicës, pasi inspektorët komunalë urdhëruan heqjen e saj. Kafeneja, e njohur më mirë me emrin “Grey”, u gjend në qendër të vëmendjes pasi Lista Serbe akuzoi autoritetet e Kosovës për sulm ndaj biznesmenëve serbë.

Sipas informacionit që morëm dje, inspektorët e Komunës së Mitrovicës Veriore kanë vizituar kafenenë dhe kanë lëshuar një urdhër për largimin e kopshtit. Nuk specifikohet nëse po largohet vetëm çatia apo e gjithë struktura e kopshtit.

Lista Serbe reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke pretenduar se ishte presion i motivuar politikisht dhe “një sulm nga regjimi i Albin Kurtit ndaj biznesmenëve serbë”. Ata deklarojnë se pronari ka një leje të rregullt dhe i paguan rregullisht detyrimet e tij, dhe se vendimi për largim është shkruar vetëm në gjuhën shqipe, të cilën e konsiderojnë shkelje të së drejtës për të përdorur gjuhën serbe.

Kjo kafene ka qenë objekt inspektimesh edhe më parë. Vitin e kaluar, në prill, inspektorët kërkuan heqjen e platformës mbi të cilën ndodhet kopshti

Lajm i kobshëm: Vdes në moshë të re, zyrtarja e Komunës së Mitrovicës

Me dhimbje të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së Komunës së Mitrovicës, Besa Hasani.

Ajo ndërroi jetë në moshë të re, duke lënë pas dy fëmijë, shkruan Jepi zë

Në një postim prekës në rrjetet sociale, nëna e të ndjerës i dha lamtumirën vajzës së saj me këto fjalë:

“BESË – arteria e zemrës sime!
U mundova që në këtë botë të jesh diell që shëndrit gjithmonë, me rreze që depërtojnë larg… por Allahu i deshi më shumë cilësitë e tua të pastra, shembull për të gjithë ata që të njohën dhe të mori nga kjo botë mizore.
BESË – evlad, shpërtheve një vullkan të pashuar përjetë në zemrën e mamit, që kishte për ty një dashuri e sevda ndryshe nga gjithçka tjetër në këtë botë!
Lus Allahun e Madhërishëm të të bëjë lule në kopsht prej Xhennetit Firdeus dhe të na bashkojë atje ku nuk ka ndarje më.
Përjetë me lot në zemër!”

A do të ndryshojnë qëndrim PDK-ja në seancat e radhës, flet deputetja e kësaj partie

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket zgjedhjes se kandidates se VV’së për kryeparlamentare.

Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic deputetja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

Ndër të tjera, ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të reflektojë dhe të sillet me përgjegjësi.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm. Është LVV ajo që duhet të reflektojë dhe të fillojë të sillet me përgjegjësi”, tha ajo për Gazeta Blic.

Kujtojmë se pas dështimit të 54 seancave për konstituimin e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë

Merret vendimi për Top Kolshi’n, i dyshuari për vrasjen e Enver Bajraktarit dhe groposjen e tij

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji Top Kolshit, të arrestuarit për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Sinjalin se Prokuroria ka kërkuar caktimin e kësaj mase dhe ajo është vendosur nga Gjykata në seancën e mbajtur.

Një person është arrestuar të martën nën dyshimin për përfshirje në vrasjen e rëndë që ka ndodhur në Baicë të Lipjanit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë një ditë më parë njoftoi se i dyshuari Top Kolshi e ka pranuar fajin për vrasjen dhe pastaj fshehjen e kufomës së Enver Bajraktarit.

Një ditë pasi e kishin raportuar të zhdukur, familjarët e kishin gjetur trupin e Bajraktarit në një gropë mbi të cilën kishte edhe dërrasa, brenda një are të mbjellë me misër në fshatin Baicë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se zbulimi i të dyshuarit është bërë pas një pune intensive me policinë.

Pas punës operative, Top Kolshi u arrestua më 12 gusht. Arrestimi u krye në shtëpinë e tij në Baicë, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi dy telefona, një pushkë gjuetie, 50 gëzhoja dhe prova të tjera që mund të lidhen me vrasjen.

Sinjali mësoi se toka ku u gjet trupi ishte pronë e një personi tjetër, por Kolshi e kishte punuar dhe mbjellë me misër, aty edhe ku e kreu krimin.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

Nga 16 gushti, konsumatorët komercialë të ZRRE-së pa kontrata do të ndërpriten nga rrjeti

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka pranuar sot nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, Aktvendimin lidhur me masën e sigurisë për çështjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Aktvendimi i Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë ka Aprovuar ankesën e ZRRE-së dhe ka ndryshuar pikën IV të Aktgjykimit KA.nr.301/25 të Gjykatës Komerciale – Dhoma Shkalla e Parë, me ç’rast ka Refuzuar padinë e paditësit për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike është  në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, në mënyrë transparente dhe të paanshme, duke respektuar të gjitha standardet procedurale dhe materiale. Ligjshmëria e këtij procesi po konfirmohet nga gjykatat kompetente, së fundi edhe nga Gjykata Komerciale – Dhoma Shkalla e Dytë, duke vërtetuar se të gjithë hapat janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

ZRRE-ja u bën thirrje të gjithë konsumatorëve komercialë që duhet të jenë në treg të lirë dhe që ende nuk kanë lidhur kontratë komerciale të furnizimit me energji elektrike, të veprojnë pa vonesë dhe të zgjedhin një nga furnizuesit e licencuar të publikuar në faqen zyrtare të ZRrE, sepse nga data e 16.08.2025 konsumatorët komercial të cilët nuk kanë nënshkruar kontratë komerciale me një nga furnizuesit e licencuar do të ndërpriten nga rrjeti energjetik.

ZRRE-ja mbetet e përkushtuar për të garantuar një treg të energjisë elektrike të drejtë, funksional dhe konkurrues, në shërbim të konsumatorëve dhe në përputhje me legjislacionin vendor dhe standardet evropiane.

Dy gra e një burrë arrestohen në Deçan, iu gjetën armë, municion e thika

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj – pasi iu janë gjetur armë , fishek e marihuanë në pronat e tyre, shkrua Insajderi.

Arrestimet janë kryer në fshatin Gramaçel të komunës së Deçanit.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me leje me 16 fishekë, një pushkë, një tjetër pistoletë me leje me karikator dhe 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtjen e armëve, një pushkë tjetër, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika, si dhe rreth 1.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore, të cilat janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedim të mëtejmë.

Të ndaluarit janë liruar.

Njoftoi i plotë:

MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE

Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhekonfiskuar;  një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Mbytet një pushues në Vlorë
Është gjetur i mbytur në plazhin e vjetër të qytetit të Vlorës një shtetas rreth 70 vjeç. Sipas informacioneve paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues.

Ende nuk dihet nëse ai ka qenë banor i zonës apo turist, ndërsa shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta — mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e policisë dhe autoambulanca, e cila transportoi trupin e 70-vjeçarit drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës.

Deri më tani nuk është bërë e ditur identiteti i viktimës./TCh