div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-334 category-paged-334 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
I dyshuari për vrasjen në Hajvali ende në arrati

I dyshuari për vrasjen e Muhamet Matoshit në lagjen “Hajvali” të kryeqytetit vazhdon të jetë në arrati.

Pas kryerjes së veprës penale, ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24-orësh, policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë armë zjarri.

“Mos e parko veturën” – “E parkoj”: Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së rëndë në Prishtinë

Rasti mbetet në hetime!

Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

 

 

Fjalosja pas përleshjes të qenve çoi në vrasjen e të riut

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të pandehurit E.B. nën dyshimin për vrasjen e rëndë që ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen “Tusuz”.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje paraprake, që ndodhi pasi i pandehuri dhe viktima fillimisht i nxitën qentë e tyre në një përleshje. Në kërkesë thuhet se E.B. e ka vrarë H.Sh. me thikë.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, me datë 10.08.2025 rreth orës 20:30min në lagjen ‘Tusuz’ në rrugën ‘Lapidari’ në Prizren, i pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra. Me këto veprime E.B., ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.

Po ashtu, i dyshuari ngarkohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tragjike: Vdes 15-vjeçari që u shpëtua nga polici hero në aksidentin e rëndë në Fier

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë, shkruan Euronews.al.

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda.

Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.

“Mos e parko veturën” – “E parkoj”: Ky dyshohet të jetë motivi i vrasjes së rëndë në Prishtinë

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi lagjen Hajvali të Prishtinës. Një konflikt i nisur, sipas dëshmive të para, nga një debat banal mbi parkimin e veturës, përfundoi në tragjedi me humbjen e një jete.

Viktima, Muhamet Matoshi, 41 vjeç, u gjet i vdekur brenda një veture me targa londineze. Sipas burimeve të sigurta të Gazeta Imazhi, gjithçka nisi kur i dyshuari, Xhemajl Nuhiu, i kishte kërkuar Matoshit të mos e parkonte veturën në një hapësirë të caktuar, duke i thënë: “Mos e parko veturën”. Viktima, sipas dëshmive, ishte përgjigjur: “E parkoj”. Ky shkëmbim fjalësh mendohet se ka ndezur gjakrat dhe ka çuar në agravimin e situatës.

Pas debatit verbal, Nuhiu, sipas hetimeve fillestare, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar drejt Matoshit. Plumbat e marrë ishin fatalë. Sipas drejtorit të Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, viktima ishte dërguar pa shenja jete dhe me plagë të shumta nga arma e zjarrit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është tashmë i identifikuar dhe ndodhet në arrati. Njësitë policore kanë intensifikuar kërkimet, ndërsa Prokuroria ka nisur procedurat hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Vrasja e 41-vjeçarit në Hajvali për arsye banale, ja çka dihet deri tani

Mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:00, një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Prishtinës. Një person u gjet i vdekur në një veturë me targa londineze në lagjen Hajvali.

Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që eskaloi në përdorim armësh.

Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë nga arma e zjarrit dhe kishte mbërritur pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla.

I dyshuari për vrasjen siç raportoi Gazeta Sinjali, është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati.

Sinjali raporti ekskluzivisht se prapavija e vrasjes së rëndë në Hajvali, ku humbi jetën 41-vjeçari lidhet me një ngatërresë banale në komunikacion.

Sipas burimeve të sigurta, pas një shkëmbimi fjalësh mes viktimës dhe të dyshuarit Xhemajl Nuhiu, situata ka eskaluar deri në përdorimin e armës së zjarrit, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e Matoshit në vendngjarje.

Hetimet po vazhdojnë me intensitet nga Policia dhe Prokuroria, ndërsa i dyshuari është ende në kërkim.

Dafina Zeqiri mburret me emrin unik të djalit: Vetëm një ‘Daskan’ në Kosovë

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë lidhur me emrin e djalit të saj.

Ajo ka treguar me krenari se djali i saj ka një emër unik dhe të veçantë në Kosovë.

Në një postim, artistja shqiptare ka theksuar se në të gjithë Kosovën ekziston vetëm një ‘Daskan’, duke lënë të kuptohet se ka zgjedhur një emër të rrallë dhe të veçantë për të birin.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta së bashku me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, pak javë më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali.

Zeqiri vazhdon të jetë një nga artistet më të dashura në skenën muzikore shqiptare, duke mbajtur gjithmonë lidhje të ngushta me publikun dhe duke ndarë momente të rëndësishme personale me ta.

Së fundmi ka vendosur të bëjë një pauzë të përkohshme nga muzika për t’u përkushtuar më shumë djalit të saj dhe jetës familjare.

Ky vendim tregon pjekurinë dhe prioritetet e saj në këtë fazë të jetës, duke vënë theksin tek dashuria dhe kujdesi ndaj familjes

E tmerrshme, mosmarrëveshja në komunikacion dyshohet se çoi në vrasjen e sontme në Hajvali

Një person u vra, të hënën në Prishtinë – rreth orës 22:00.

Gjuajtja me armë zjarri në Hajvali u konfirmua nga Policia e Kosovës, po ashtu edhe drejtori i Emergjencës së QKUK konfirmoi për Gazetën Express se është konstatuar vdekja e viktimës.

Motivet e kësaj vrasjeje akoma nuk dihen zyrtarisht, por burime të Gazetës Express brenda Policisë së Kosovës tregojnë se mosmarrëveshjet në komunikacion ishin shkaku që çoi në këtë vrasje.

I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që  është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, i ka thënë Gazetës Express Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ndërkaq Naser Syla nga Emergjenca ka treguar se viktima është dërguar në QKUK pa shenja jete.

“Një person me plagë nga arma e zjarrit është sjellur pa shenja jete”, ka thënë Syla”, ka thënë Syla.

Kjo vrasje vjen në një kohë kur në Kosovë vrasjet janë shtuar. Një ditë më herët Gjilani u trondit me vrasje të trefishtë.

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është vrarë në mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti në përgjigje.

Ajo ka treguar se policia i ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, edhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar.

Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

 

Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari që u vra sonte në Hajvali

Sinjali mëson ekskluzivisht se personi që u vra sonte në fshatin Hajvali të Prishtinës është 41-vjeçari Muhamet Matoshi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku sipas informacioneve të para, viktima është qëlluar me armë zjarri dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia e Kosovës ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit po vazhdojnë.

Në lidhje me motivin e vrasjes ende nuk ka informacione zyrtare.

Policia konfirmon vrasjen në Prishtinë, identifikohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka konfirmuar vrasjen në Hajvali.

Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, tha për Reporteri.net se policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është indentifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.