div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-334 category-paged-334 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Profesori nga Podujeva hyn në garë për Asamblenë Komunale – premton ndershmëri dhe zhvillim

Një nga figurat e njohura të arsimit në Podujevë, profesori Arbrimi, ka marrë një vendim të rëndësishëm: të kandidojë për Asamblenë Komunale, duke garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një deklaratë publike plot emocion, ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj Zotit për shëndetin dhe forcën që i ka dhënë, si dhe falënderim të veçantë për delegatët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e votuan në mbledhjen e këshillit.

“Ky hap është një thirrje zemre për t’i shërbyer qytetit tim me ndershmëri, përkushtim dhe transparencë,” tha Arbrimi, i bindur se me vullnetin e përbashkët të qytetarëve dhe bekimin hyjnor, Podujeva mund të ecë drejt zhvillimit të mëtejshëm.

Ai u bëri thirrje të gjithë banorëve që t’i besojnë zërin e tyre në Asamble, duke premtuar se do të jetë gjithmonë në anën e të mirës së përbashkët.

Gazmend Syla: Kurti edhe banda e tij po ndihën shumë të rrezikuar nëse Thaçi lirohet prej Hagës

Nënkryetari i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën politike në vend dhe procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti si dhe sic u shpreh ai “banda e tij”, po ndihet të rrezikuar nga mundësia që Thaci të lirohet dhe të kthehet në Kosovë.

Shihet një inati i madh, njëri prej politikanëve të parë që i thotë Hashim Thaçit ‘ti ki mu ballafaqu’, ky është Albin Kurti, pastaj ti i ki deklarimet e ministres Gërvalla këtu se përjashtojmë asnjëherë edhe zonjën Osmani tash presidente edhe ajo ka pas deklarata të forta prapa grilave, dihet ajo far kohe edhe s’kemi me harru asnjëherë. Ky me gjasë Kurti dhe banda e tij njihen shumë të rrezikuar nëse zotëri Thaçi ndonjëherë do të kthehet në Kosovë i pafajshëm sepse e sheh që momentin që ai do të vjen skena politike ka me ndryshuar edhe për këto jemi të bindur gjithsecili se e dim qysh e ka pas potencialin prandaj njëri prej atyre njerëzve që kish muajt me ja lëkund karrigen në të ardhmen ish kanë zotëri Thaçi edhe pse opozita është tu e ba punën qysh është më së miri”, ka deklaruar Syla në emision.
Kurti: Kosova sot gëzon përfaqësimin diplomatik më të gjerë në historinë e saj

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Kurti thotë se gjatë mandatit të tij është zgjeruar prania diplomatike e Kosovës me ambasadë të re në Kolumbi, Malajzi, një mision në Poloni e një në Selinë e Shenjtë, shkruan IndeksOnline.

“Kosova sot gëzon përfaqësimin dhe shtrirjen diplomatike më të gjerë në historinë e saj.

Jemi krenarë që gjatë mandatit tonë e kemi zgjeruar praninë tonë diplomatike në nivele të papara, duke hapur një ambasadë të re në Kolumbi, një ambasadë të re në Malajzi, një mision në Poloni dhe një mision të posaçëm në Selinë e Shenjtë.

Këto momente të rëndësishme forcojnë zërin e Kosovës në skenën globale dhe thellojnë partneritetet e saj në të gjithë botën” deklaroi Kurti.

Publikohet momenti i vrąasjes në Gjilan (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes se trefishtë në Gjilan.

Në pamjet e kamerave të sigurisë që tash janë në duar të policisë dhe prokurorisë, fillimisht dëgjohen të shtëna armësh dhe shihen qytetarë të tronditur me atë që po shihnin e dëgjonin.

Në video po ashtu shihet personi që ka marrë goditje me plumb, raporton PortaliMagazina.

Ai dëgjohet duke sharë me nënë sulmuesin por më pas ai bie për toke.

Lutfi Haziri: Kam kryer Haxhin dhe Umren, jam Musliman

Në një intervistë për RTI, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka folur hapur për identitetin dhe bindjet e tij fetare. Ai ka theksuar se është krenar për përkatësinë e tij si musliman, duke treguar se ka kryer si Haxhin ashtu edhe Umren.

“Natyrisht, jam musliman! Kam qenë në Umre dhe Haxh! Familja jonë e ka mbajtur Xhaminë”, u shpreh Haziri gjatë intervistës, përcjell Gazeta Imazhi.

Ai shtoi se tradita fetare ka qenë gjithmonë pjesë e pandarë e familjes së tij dhe se trashëgimia shpirtërore e mbajtur brez pas brezi është një vlerë që e çmon thellësisht.

Këtu është intervista e tij

Po vinte nga Anglia, zhduket kosovari – familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Shtetasi i Kosovës, Veton Canolli, raportohet të jetë nisur nga Anglia për në Kosovë dhjetë ditë më parë.

Mirëpo, që nga atëherë familja ka pohuar se nuk informata rreth vendndodhjes së tij.

Familja ka apeluar te qytetarët që t’i njoftojnë organet kompetente ose familjarët në rast të ndonjë informacioni.

Ata kanë shpërndarë edhe letërnjoftimin e tij duke kërkuar ndihmë në rrjetet sociale për gjetjen e Canollit.

E rëndë: Humb jetën 4 vjeçari shqiptar në Zvicër

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen të Zvicrës. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij të bardhë Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, përplasi një fëmijë 4-vjeçar, shtetas austriak, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

Fëmija, i identifikuar si Dardan*, pësoi lëndime të rënda. Policia dhe kalimtarët ia dhanë ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai vdiq dy orë më vonë në Spitalin e Fëmijëve.

Dëshmitarët përshkruajnë skenat dramatike. Një banore e zonës tha për mediat: “Dëgjova britma për ndihmë. Kur dola jashtë, pashë djalin e lënduar rëndë, ndërsa e ëma bërtiste me dëshpërim. Ishte një tragjedi e vërtetë”.

Një tjetër banor, Xhevdet V.**, tregoi se ka ndihmuar në përpjekjen për ta mbajtur fëmijën në jetë: “Babai e mbante në krahë. E shtriva përtokë, ia vendosa bluzën time nën kokë dhe filluam menjëherë reanimacionin, por fatkeqësisht gjithçka ishte e kotë”.

Blendi V.** (22) konfirmoi se shoferi reagoi menjëherë duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke ofruar ndihmë. “Shoferi dhe gruaja e tij ishin në shok të plotë”, tha ai.

Policia e St. Gallen ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund ta kenë parë momentin e përplasjes. Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin lokal, ku banorët shprehin shqetësime për sigurinë e rrugës dhe kërkojnë ulje të kufirit të shpejtësisë.

E dhimbshme: Ky është shoferi që vdiq pasi humbi kontrollin dhe goditi disa automjete të parkuara

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në Nekoc të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Sherif Bylykbashi, i cili për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara

Aksidentin për Sinjalin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Vrasja e Enver Bajraktarit në Lipjan: Çfarë gjeti policia tek i dyshuari gjatë arrestimit?

Një vrasje e rëndë që ka tronditur Lipjanin është zbardhur pas hetimeve intensive të Policisë dhe Prokurorisë.

Më 3 gusht, në një arë misri në fshatin Baicë, u gjet i groposur trupi i një burri rreth moshës 50-60 vjeç, i cili më pas u identifikua si Enver Bajraktari, rreth 55-vjeçar.

Trupi, sipas Institutit të Mjekësisë Ligjore, ishte i freskët në momentin e gjetjes.

Pas punës operative, sot (12 gusht) është arrestuar Top Kolshi, rreth 33-vjeçar, i dyshuar për këtë krim. Arrestimi u krye në shtëpinë e tij në Baicë, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi dy telefona, një pushkë gjuetie, 50 gëzhoja dhe prova të tjera që mund të lidhen me vrasjen.

Sinjali mëson se toka ku u gjet trupi ishte pronë e një personi tjetër, por Kolshi e kishte punuar dhe mbjellë me misër, aty edhe ku e kreu krimin.

Grupi që po e kërkonte Bajraktarin ndoqi gjurmët, të cilat treguan se trupi ishte tërhequr me forcë drejt një gropë të improvizuar në një arë të mbjellë me misër disa metra nën sipërfaqe, ku ishin vendosur edhe disa dërrasa për ta kamufluar vendin e varrimit.

“Kanë hi me vëzhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje”, deklaroi një familjar i viktimës.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe Prokurorit të Shtetit, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivin dhe rrethanat e krimit.

Nga një kthim rrugës, në tragjedi – dëshmia tronditëse e vëllait të viktimës që u vra dje në Hajvali
Bedri Matoshi, vëllai i viktimës së mbrëmshme në Hajvali, M.Matoshit, në një deklaratë për Nacionalen, ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja.

Ai thotë se ‘vrasja e vëllait të tij, ndodhi 20 minuta pasi ishin parkuar para oborrit të shtëpisë’.

Thotë se Policia e Kosovës, i ka pamjet nga kamerat e sigurisë:

Në momentin e ngjarjes, kemi ardhë si zakonisht prej punës. Edhe, kemi lyp me bë kthim të udhëkryqi në fjalë, ku dorasi ka qenë i parkuar. Kemi kërkuar t’na lirojë rrugën, në mënyrë njerëzore”, rrëfen vëllai i viktimës.

Ai thotë se dorasi, liroi rrugën pa ‘asnjë fjalë’.

E ka liru rrugën, nuk kemi pasë asnjë fyerje apo ofendim mes vete. Ai ka vazhduar rrugën e vetë dhe ne jemi parkuar para oborrit tonë”, rrëfen Matoshi.

Ndërkohë, sipas tij, dorasi erdhi pas 20 minutash para shtëpisë së tyre, ku po pinin kafe në ‘terasën e shtëpisë’.

Pas 20 minutave përafërsisht, na jemi kanë në terasë tuj pi kafe me familje, ka ardhë, u ndalë para dyerve, na ka thirrë, kena dalë edhe na u ka shprehë: nuk mundeni me ma ndalë rrugën ju.

E ka sjell kerrin deri në këtë pjesën këtu…

Tuj bisedu me të, e ka nxjerr revolen dha ka gjuajtë në drejtim të vëllait”, thotë ai.

Matoshi thotë se ‘shtëpia e tyre është nën vëzhgim të kamerave dhe se pamjet janë tani në Policinë e Kosovës’.

Shpia është nën vëzhgim të kamerave, policia i ka marrë imazhet. Besoj që policia i ka tani të gjitha informatat e sakta”, thotë ai.

I pyetur, se a kishin probleme e fqinjin në fjalë më herët, ai thotë se ‘këtë fqinj as nuk e njihnin’.

Realisht, na as nuk e njohim që e kemi fqinj. Se shkojmë në mëngjes në punë, kthehemi në mbrëmje, nuk kemi kohë t’i njohim as fqinjët.

Përndryshe, me fqinjët nuk kemi pasë kurrë asnjë telash, kurrëfarë raporti nuk kemi pasë kurrë, as nuk jemi njoftë si fqinj”, thotë ai.