div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-342 category-paged-342 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Takim i fshehtë në Mal të Zi: Milorad Dodik takohet me Richard Grenell

Sipas mediumit malazez Antena M, ish-emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, është takuar sot fshehurazi me liderin e entitetit të Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik.

Takimi është zhvilluar në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi, ku ka qenë e pranishme edhe një kongresiste nga Partia Republikane në SHBA. Burimet e Antena M njoftojnë se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin apo lehtësimin e këtij takimi, duke nënvizuar natyrën private dhe jozyrtare të vizitës.

Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe përmes të dhënave nga aplikacioni për ndjekjen e fluturimeve civile, ADSB, ku u regjistrua kthimi i avionit të Qeverisë së Republikës Serbe nga Mali i Zi drejt Bosnjës.

Richard Grenell, i njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit gjatë administratës së parë të Donald Trumpit, ka mbetur një figurë e afërt me presidentin amerikan. Edhe pse nuk mban më ndonjë post zyrtar, ai vazhdon të shfaqet në rrethin e ngushtë të Trumpit dhe konsiderohet si ndërmjetës joformal për interesat e presidentit në Ballkan, veçanërisht në Serbi dhe Shqipëri.

Grenell, që më herët është përfolur për role të larta si sekretar shteti apo shef i CIA-s, aktualisht udhëheq Bordin Drejtues të Qendrës “Kennedy”, një pozicion që megjithatë u shoqërua me largimin e shumë figurave të njohura nga bota kulturore amerikane pas emërimit të tij.

Asnjë nga palët nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar lidhur me temat e diskutimit apo rezultatet e këtij takimi.

Nexhmi Krasniqi para gjykatësit: Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së për shkak të luftës kundër terrorizmit

Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ky i fundit iu drejtua gjykatës me fjalët: “Nuk jemi rob”. Sipas dosjes që “Betimi për Drejtësi” ka publikuar, thuhet se Krasniqi është pajtuar me të thënat e avokatit të tij, Besnik Berisha, duke shtuar se “nuk është rob”.

“Unë vetëm një nuk e kuptoj, sepse gjithmonë kemi punuar me gjyqtarë dhe prokurorë. Sinqerisht, kjo që e elaboroi avokati im është tërësisht e vërtetë, mirëpo mos harroni një gjë: nuk jemi rob…”, thuhet të ketë deklaruar Krasniqi.

Tutje, ai është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore.

“…nga ana profesionale është dashur të kuptohet mirësia nga ana njerëzore që unë sot të jem në Spitalin Amerikan, sepse këtë termin e kam pasur të planifikuar një muaj më parë dhe më është dashur patjetër të shkoj, për shkak se jam në përfundim të kalimit në dializë, përdor terapi shumë të rëndë, e më keq se kjo nuk gjendet në Kosovë”, ka deklaruar ai. Gjithashtu, Krasniqi ka përmendur edhe falënderimet që ka marrë nga FBI:
“Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së në Amerikë për shkak të luftës kundër terrorizmit, por kam edhe 50 falënderime e mirënjohje nga shteti i Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar në fund. Paraprakisht, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Berisha, ndër të tjera ka deklaruar para gjykatës se kërkesa për paraburgim e Prokurorisë nuk ka të bëjë me ndonjë krim të kryer nga Krasniqi, por është kërkesë për promovim e e mbështjellë me ngjyrën e karrierizmit dhe petkun e Prokurorisë

Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë mbështetje për protestën e mbajtur sot nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama shprehu habinë pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë ende hapa institucionalë në formën e një rezolute që të dënojë shkeljet e të drejtave të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Postimi i plotë:

Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore./

Arrestohet në Prishtinë personi i shumë kërkuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njofton se zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës gjatë ditës së sotme në rrugën “B” kanë arrestuar një person në kërkim.

Sipas PK-së, bëhet fjalë për, “M.K mashkull, 51 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (2 vite e 10 muaj burg)”.

I njëjti ishte i dënuar për vjedhje të rënda.

I dënuar me 14 vjet burg për vrasje, detaje të tjera se si arriti serbi të arratisej nga burgu në Mitrovicën e veriut

Një i burgosur serb, Đorđe Radomirović, i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje, tentim vrasje, posedim të armëve dhe narkotikëve, si dhe falsifikim dokumentesh, është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.

Në momentin e arratisjes, Radomirović ishte i kategorizuar si i avancuar dhe ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Ai ishte edhe në listën e të dënuarve që potencialisht mund të përfitonin lirimin me kusht. Nga dënimi i plotë, atij i kishin mbetur vetëm 3 vjet e 7 muaj burgim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar arratisjen dhe ka pezulluar menjëherë nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues. Hetimet e brendshme janë në zhvillim për të sqaruar mënyrën e arratisjes dhe përgjegjësitë e mundshme.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, janë aktivizuar të gjitha procedurat e brendshme dhe janë njoftuar institucionet relevante të sigurisë.

Shërbimi Korrektues ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të adresuar këtë rast, në përputhje me ligjin.

Në kërkim të të arratisurit janë angazhuar edhe njësitë e specializuara policore, përfshirë Njësinë me Qen (K9).

“Lusim qytetarët për mirëkuptim gjatë kohës sa jemi në operacion, dhe nëse hasin në personin në fjalë, të lajmërojnë menjëherë në numrin 192 apo në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi që u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut është Gjorgje Radomiroviq, Policia ka një njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar Gjorgje Radmoiroviq është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut rreth orës 15:45 të ditës së sotme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke ngritur pika statike kontrolli në tërë pjesën veriore të vendit dhe duke kryer kontrolle fizike në zonën përreth qendrës së paraburgimit.

Përveç njësive të rregullta, në operacion është angazhuar edhe njësia e specializuar me qen (K9), ndërsa kërkimet për personin në fjalë janë ende në zhvillim.

Policia u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë operacionit dhe i fton që në rast se hasin në ndonjë informacion lidhur me të arratisurin, të njoftojnë menjëherë në numrin falas 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Detajet për identitetin e personit dhe veprën penale për të cilën kërkohet janë të përfshira në dokumentin e bashkangjitur nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka lëshuar një komunikatë për media, e cila mund të gjendet në linkun zyrtar të shpërndarë nga autoritetet.

“Mo bre t’lutna”- Disa vajza të mitura e rrahin brutalisht njëra pas tjetrës moshataren e tyre në Gjilan

Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan.

Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet viktima duke u përgjëruar të lirohet që të shkojë në shtëpi.

Siç raporton ky medium, Policia atje janë njoftuar dje për këtë medium.

Në bazë të pamjeve, ato në vazhdimësi godasin me shuplakë dhe me këmbë në fytyrë.

 

Deputeti i VV-së i quan të paftyrë ata të cilët votuan Specialen, thotë se duhët të dorëhiqen

Profesori nga Parisi, qëtashmë është edhe deputet i VV ka qenë mjaft i ashpër me ata që e votuan Gjykatën Speciale. Sipas tij, ata do të duhej të jepnin minimalisht dorëheqje.

Postimi:

Minimalisht dorëheqje nga mandatet politike ish dashtë me dhanë këta vizionarët që e ndryshuan kushtetuten bashkë me listen serbe dhe e krijuan Gjykaten speciale.

Nejse, për dorëheqje e kerkimfalje duhet me i pasë dy gisht ftyrë dhe pak dinjitet.

Dimal Basha sulmon ish-krerët e UÇK-së, e quan “shpenzim” mbrojtjen në Hagë: Jepni milionat që keni vjedh

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka eskaluar totalisht gjatë protestës kundër padrejtësive në Hagë. Ai së pari e ka quajtur ‘shpenzim’ 33 milionshin e ndarë nga Qeveria për mbrojtjen në Hagë dhe ka kërkuar që të kthehen “milionat që janë vjedh”.

“Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I thërrasin qytetarët me kundërshtu Gjykatën, pastaj kqyrin me shfrytëzu turmën me sulmu Qeverinë! Prandaj s’ju beson kush më!

Në Hagë për të gjithë të mbrojturit nga Qeveria Kurti janë shpenzu total 33 milion euro, prej tyre 𝘃𝗲ç 𝗽ë𝗿 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗛𝗮𝘀𝗵𝗶𝗺 𝗧𝗵𝗮ç𝗶𝘁 𝗷𝗮𝗻ë 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗻𝘇𝘂 𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼, edhe këta vazhdojnë me rrejtë se s’po paguan Qeveria!

Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!

“U largova nga klani i Agim Aliut”- Asamblistja që u largua nga PDK’ja në Ferizaj shkon tek LDK’ja

Elsa Aliu, asamblistja e cila dje u largua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Ferizaj, është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë.

Asamblistja në fjalë ka shrkuar se është larguar nga “klani i Agim Aliut”, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-partisë në të cilën ishte, shkruan Insajderi.

U largova nga klani i Agim Aliut, sepse aty pushteti është privat, fjala e lirë është krim, e njerëzit vlerësohen jo për punën, por për nënshtrim. Atje nuk ka vizion, ka vetëm frikë, kontroll dhe lojëra të pista politike. Aty mbijeton kush i nënshtrohet Agimit, jo kush i shërben Ferizajt.

Unë nuk pranoj me qenë vegël në duart e një njeriu që e trajton komunën si pronë private dhe njerëzit si shifra që manipulohen për vote”, deklaroi ndër të tjera ajo.