Arianit Koci i del kundër Kurtit: Tashmë s’ka dilemë, Albin Kurti është fajtori kryesor për ngërçin politik

Pas takimit të thirrur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive opozitare – takim ky që përfundoi pa ndonjë rezultat konkret – ka reaguar me tone të ashpra avokati i njohur Arianit Koci.

Përmes një postimi në Facebook, Koci e ka kritikuar ashpër Kurtin, duke e quajtur atë si përgjegjësin kryesor për ngërçin aktual politik në vend.

 

 

Reagimi:

Turp për Albin Kurtin.

E thërret takimin – dhe del pa reflektim.

 

 

Mendon që mundet me na hedhë të gjithëve me truqe të lira.

Kjo nuk është më bindje politike.

Është lojë me Kosovën.

Lojë me popullin. Lojë me durimin.

 

 

Tashmë nuk ka dilemë: ai është fajtori kryesor për ngërçin politik.

Një Kosovë e tërë – po don me ia pa sherrin.

 

 

 

 

Ky është 28-vjeçari që vdiq sot në aksidentin në Ferizaj

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ku një person ka humbur jetën.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se i ndjeri është R.Kashtanjeva, 28 vjeçar.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ku ka thënë se sipas hetimeve fillestare, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

”Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale.

Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person , mashkull, 28 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.” ka thënë Veseli për IndeksOnline.

Arrestohet gazetari Valon Syla – Dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mbrëmjen e 27 qershorit në Prishtinë, ku sipas burimeve të Sinjalit, është arrestuar gazetari Valon Syla, nën dyshimin për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas të dhënave policore, viktima E.N. ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe ofenduar rëndë nga i dyshuari, për çka ka pranuar trajtim mjekësor dhe është fotografuar për dëshmitë e lëndimeve.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në kryeqytet.

Në deklarimin e saj të dytë, viktima ka konfirmuar pretendimet fillestare, ndërsa dëshmitarja, motra e saj E.N., 24 vjeçare, ka dorëzuar video-incizime të momentit të incidentit, të cilat do të përdoren si provë në rastin penal.

Valon Syla është intervistuar në prezencë të avokatit të tij, ndërsa me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar për 48 orë në qendrën e mbajtjes, në pritje të procedimeve të mëtejshme ligjore.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, ndërkohë hetimet vazhdojnë nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kërcënimi rus, Gjermani marrin një vendim urgjent

Qeveria gjermane synon të përshpejtojë procesin e blerjes së armëve dhe pajisjeve mbrojtëse për Bundeswehr-in, në mënyrë që të jetë më e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim nga Rusia, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një projektligji të parë nga agjencia DPA dhe raportuar nga Handelsblatt, synohet thjeshtimi i prokurimeve duke eliminuar nevojën për tendera në nivel evropian për kontrata urgjente, duke i kaluar ato në nivel kombëtar për të kursyer kohë.

Ndryshimet përfshijnë edhe mundësinë e dhënies së kontratave pas tenderëve, pavarësisht nga ankesat ligjore të ofertuesve të pasuksesshëm, si dhe reduktimin e dokumentacionit për të zvogëluar barrët burokratike.

Gjithashtu, ligjvënësit mund të nisin procedura prokurimi edhe pa financim të siguruar paraprakisht.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, Gjermania po rrit ndjeshëm investimet për modernizimin e ushtrisë dhe përforcimin e rezervave, duke e bërë buxhetin vjetor për Bundeswehr-in pjesërisht të përjashtuar nga rregullat kushtetuese për borxhin dhe duke synuar që shpenzimet të arrijnë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në përputhje me marrëveshjet e NATO-s.

Vidovdani: Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar një person në Graçanicë

Policia e Kosovës ka arrestuar V.P., organizatorin e një udhëtimi pelegrinazhi nga Beogradi.

Grupi që ishte i udhëhequr prej tij, kishte të veshur bluza me mesazhe politike “Serbia e Bashkuar”, dhe me ngjyrat kuq, kaltër dhe bardhë.

Ndalimi i V.P. u bë në prani të pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Inspektoratit Policor, raporton Kossev.

Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, nuk deshi të japë sqarime për mediat lidhur me arsyet e ndalimit të V.P.-së. Ai i referoi të gjithë gazetarët tek zyra për media e Policisë së Kosovës.

Sipas raportimeve nga gazetarët e Radio Kim që ndodhen në vendngjarje, në terren janë të pranishme forca të shtuara të Policisë së Kosovës, si dhe pjesëtarë të KFOR-it të shpërndarë me disa automjete në pika të ndryshme të Graçanicës

E rëndë: Dalin pamje nga aksidenti në Qyshk të Pejës ku vdiq 26-vjeçarja, shoferi një zyrtar policor

E reja Zana Gjevukaj vdiq pas 34 ditësh qëndrimi në Klinikën Intensive në QKUK, pasi tashmë e ndjera ishte goditur me veturë në Qyshk të Pejës nga një shofer që rezultoi të ishte zyrtar policor.

I dyshuari A.K ndodhet në arrest shtëpiak që nga 1 prilli, dita kur edhe e shkaktoi aksidentin që rezultoi me fatalitet.

Në pamje, Zana Gjevukaj shihet teksa e kalon rrugën në pjesën e shënjuar me vija të bardha, që është vendkalim për këmbësorë.

Ajo e kalon njërën pjesë të rrugës, teksa ndalon për të pritur kalimin e veturave që të kalojë edhe pjesën tjetër të rrugës.

Pamjet tregojnë se si një veturë ndalon në korsinë e djathtë, si duket për t’i dhënë përparësi kalimi këmbësores, e cila edhe niset ta kalojë rrugën.

Por një veturë tjetër vjen në korsinë e majtë me shpejtësi të madhe, e cila edhe e godet të renë, duke e hedhur në ajër e duke e rrokullisur disa herë, e cila më pas bie për toke.

Familja e Zana Gjevukajt ka dalë me një reagim, ku ka shprehur zhgënjimin e saj me organet e rendit për mënyrën se si po e trajtojnë këtë rast.

Ata thonë se është zhgënjyese se si i dyshuari në këtë rast, zyrtari policor A.K, vazhdon të qëndrojë në arrest shtëpiak, e jo në paraburgim.

Po ashtu, familja tha se ekspertiza ka vërtetuar se vetura nuk ka frenuar fare në momentin kur e ka goditur Zanën.

Mbytet një pushues në plazhin e Shqipërisë

Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dyshohet se turisti është në moshë të madhe dhe se ai ka humbur jetën menjëherë sapo është futur në det.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndryshim drastik i motit – Parashikohen stuhi dhe erëra të fuqishme, qytetarët paralajmërohen për kujdes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet ka lëshuar një njoftim urgjent për qytetarët lidhur me përkeqësimin e kushteve atmosferike në orët dhe ditët në vijim, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Prishtinës pritet të fryjnë erëra të fuqishme dhe të ketë mundësi për stuhi, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike, sidomos në ambiente të hapura apo aty ku ndodhen objekte të paqëndrueshme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin qëndrimin afër pemëve, shtyllave elektrike dhe ndërtesave të larta gjatë periudhave me erë të fortë, si dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare që mund të publikohen nga institucionet përkatëse në vijim.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kryeqytetit, Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta 🌬️ dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj.

Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë 🌳pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.

Çdo rast ju lutemi të raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat kujdestarë:

📞 0800 122 33 ose

📞0800 122 44

Qeveria Kurti merr një vendim të rëndësishëm, ndan katër milion euro…

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës” në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se për këtë masë janë ndarë 4 milionë euro, që do të shfrytëzohen për mbulimin e policës së sigurimeve në kufi për mërgimtarët.

 

 

“Sot do të ndajmë vlerën prej 4 milionë euro për të mbuluar koston për policat e subvencionuara për mërgatën, të cilën përgjatë verës dhe pjesës tjetër të vitit vijnë dhe kthehen në atdhe”, tha Murati.

Deputetja e Nismës rrëzohet në shkallët e Kuvendit, Limaj e ndihmon të ngrihet

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi, është rrëzuar nga shkallët teksa po zbriste për në hollin e Kuvendit.

Në pamjet e publikuara shihet se ajo ndihmohet nga bashkëpartiaku, Fatmir Limaj.

Aty shihet se në momentin e rrëzimit, e njëjta ishte me telefon në duar.