div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-351 category-paged-351 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Rrahje mes udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike mes disa personave.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:14, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar, njëri nga ta shtetas i Shqipërisë, njofton Policia.

“Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor . Dy si të dyshuar të tjerë pjesëmarrës në rast janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa të Shqipërisë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Rasti është iniciuar si “Sulm”.

Djali e godet 7 herë me thikë nënën, 50-vjeçarja dërgohet në Spitalin e Traumës

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur të shtunën në Maqellarë të Dibrës ku djali plagosi rëndë me thikë nënën e tij.

Sipas mediave në Tiranë, mësohet se i biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.

50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.

Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.

I riu mësohet se përballej prej kohësh me shenja të depresionit.

“Votoni më shumë Albin Serbinë dhe nguljani Kosovës” – aktakuza për kanosje nuk ia la shenjë Klinakut, ai vazhdon ta ofendojë Kurtin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, përfshirë Faton Klinakun nga OVL-UÇK, për veprën penale “kanosja” ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Pas këtij vendimi, Klinaku ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke përdorur gjuhë ironike dhe të ashpër ndaj Kurtit dhe mbështetësve të tij. Ai e ka quajtur kryeministrin me epitetin “Albin Serbia”, duke e fajësuar për situatën e rënduar financiare të transmetuesit publik RTK.

“Transmetuesin publik (RTK), Albin Serbia e ka lënë pa paga. E ju votues, përkrahne edhe më shumë në zgjedhje dhe ngulnja Kosovës”, ka shkruar Klinaku.

Ai kritikoi ashpër përkrahësit e Kurtit, duke sugjeruar se mbështetja e tyre po e dëmton më tej vendin.

Bora më e dendur në dekada mbulon Australinë

Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga bora më e dendur në dekada, ndërsa një stuhi e fortë goditi rajonin këtë fundjavë, duke shkaktuar përmbytje, trafik të ngadaltë dhe ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra shtëpi.

Dje në disa zona u parashikua rreth 50 cm borë, ndërsa në të tjera u parashikuan më shumë se 10 cm shi, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor.

Kushtet u përmirësuan sot.

 

Disa pjesë të rajonit veriperëndimor të Anglisë së Re përjetuan nivelet më të larta të borës në 20 vjet, raportoi transmetuesi shtetëror Australian Broadcasting Corp, ndërsa Sydney Morning Herald raportoi se një zonë e shtetit fqinj të Queensland pati borën e parë në 10 vjet.

Shërbimet e emergjencës thanë se iu përgjigjën më shumë se 1,455 incidenteve dhe më shumë se 100 automjete mbetën të bllokuara nga bora, duke shtuar se stuhitë dëmtuan ndërtesa dhe lëshuan disa paralajmërime të mëdha për përmbytje.

Dhjetëra mijëra shtëpi e kaluan natën pa energji elektrike.

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se po vazhdojnë investimet në infrastrukturën kritike të vendit, duke theksuar rëndësinë e projektit për rehabilitimin e kanalit Ibër-Lepenc.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në veri të vendit.

‘Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike. Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurtë”, tha ai.

Ndërkohë, edhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka informuar se projekti për rehabilitimin e kanalit, me vlerë rreth 13 milionë euro, është afër përfundimit.

Sipas saj, ky projekt kishte filluar me një kontratë problematike, e cila për vite të tëra kishte arritur vetëm 10% zbatim.

“Për këtë projekt, Ibër Lepenci e kishte trashëguar një kontratë problematike që kishte zbatim për vetëm 10% për vite të tëra. Ndërsa, pas shkëputjes dhe rishpalljes, në dy vitet e fundit realizimi ka arritur rreth 90% dhe pritet të përfundojë gjatë muajve në vijim. Kanali prej 49km është me rëndësi jetike për furnizim me energji, ujë të pijshëm e ujitje për bujqësi. Nga 20km të pjesës së hapur të kanalit, 10km ku kishte më shumë nevojë tashmë po rehabilitohen përmes projektit të Ibër Lepencit me Bankën Botërore, përkrahur nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re hoxha Faton Musliu

Në moshë të re ka vdekur hoxha nga Presheva, Faton Musliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë e tij.

Postimi i plotë i familjes:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftim nga Familja MusliuTë nderuar familjarë, miq dhe dashamirë,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë:
Hoxha Faton Musliu
(Djali i Haxhi Adnan Musliut)Varrimi do të bëhet ditën e diel,
më 03.08.2025, pas namazit të drekës.Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerin dhe t’i japë durim e forcë familjes Musliu

Dhimbje e madhe, humb jetën 21-vjeçari nga Kosova në vendin e punës në Itali

Një punëtor 21-vjeçar ka vdekur në Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë.


Siç raportojn mediat italiane, bëhet fjalë pë Pashtrik Krasniqi, i riu me origjinë nga Kosova, që u godit nga rryma elektrike ndërsa punonte në një platformë në një lartësi prej 6 metrash.

Familjarët e të riut kanë reaguar në rrjete sociale për vdekjen e tij.

 

KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 03.08.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete të rajonit të Prishtinës do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari i ndërprerjeve:

Nga TS 110/35/10[kV] Palaj do të ndërprehet:

LP 10kV J05 Prelluzha (kodi: 18024003) nga ora 10:00 deri 13:00

Vendet: Fidanishte, Fidanishte Kastriot, Hashanët, Elektro monti, Palaj. Stanovci i Ulët, Prilluzhë, Lumi i Madh, Gllavotin, Bivolak ,Zhilivodë,Strovc dhe Bequk.

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik.

2.

Nga TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet nga ora 10:00 deri 16:00:

1.TS 10/04kV Besiana (kodi: 14000004022)

2.TS 10/04kV JAHA COMPANY (kodi: 14000004357)

Vendet: Rr. 21.Nazim Gafurri dhe JAHA COMPANY.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik.

‘Shihe ti tash’ – Mërgimtari pasi e ndali policia: E mbytën një, tash mbytëm edhe mu se ja keni nis

Një mërgimtar ka xhiruar veten pasi u ndalua nga Policia e Kosovës në trafik ku pretendon për keqtrajtim të tij nga zyrtarët policor me dramë të jashtëzakonshme, aq sa thotë që jeta iu paska rrezikuar, transmeton Gazeta Metro.

Në një video që e publikoi portali KosovaSot të shtunën jo vetëm që shfaqet i pakënaqur me keqtrajtimin e pretenduar në atë xhirim por edhe lëshon deklarata të pamatura për Policinë e Kosovës.

“Unë jam evropian, s’jam tu ni i sigurt n’Kosovë. E mbytën një, tash mbytëm edhe mu se ja keni nis, rend po mytni…”

Në xhirim nuk vërehet ndonjë trajtim jashtë rutinës nga zyrtarët policor. E as nuk pengohet të xhirojë ky individ deri në momentin kur i drejtohet kamera zyrtarit për t’ia zbuluar identitetin. Çka vërehet është se ishte një ndalim rutinë për  kundërvajtje në trafik nga aq sa duket nga xhirimi./gazetametro,net

Kur profesori përdor gjuhë përçarëse, Latifi i quan taliban kritikët e Sunny Hill

Suksesin e festivalit Sunny Hill në Prishtinë nuk e kanë parë me sy të mirë qarqe ekstremiste islamiste në Kosovë, që është sinjal i mirë siç e konsideron profesori Blerim Latifi, transmeton Gazeta Metro.


Latifi e preu shkurt e direkt se pak brengoset për këto qendrime të këtyre qarqeve duke e dalluar edhe shkëputjen kulturore që e kanë me vendin ku jetojnë

“Nata e parë e Sunny Hill Festival. Çfarë dhimbje e fortë koke për talibanët që flasin shqip, por truri u punon me skema t’Kabulit” – shkruan Latifi të shtunën me batutën e n=nkuptuar se do të vuajnë edhe dy të tjera.

Festivali u konsiderua një kulm i skenës argëtuese kosovare të pas luftës me pjesëmarrje jo vetëm të figurave të njohura të skenës botërore por edhe të vizitorëve nga jashtë Kosove.

Promovimi i pozitiv Kosovës u vlerësua nga të gjithë në vend dhe ka vëmendje edhe nga jashtë me mbulim të mediave prestigjioze.