Rritja e çmimit të naftit në Kosovë, reagojnë nga MINT

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar se do ta shtojë mbikëqyrjen në sektorin e derivateve të naftës, përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

Ky veprim i MINT erdhi pas raportimeve për rritjen e çmimit të naftës, pasi SHBA sulmoi Iranin, i cili po konfliktuohet me Izraelin.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës dhe mbrojtjen e konkurrencës, si dhe menjanimin e çrregullimeve në treg, përmes inspektimeve të tregut dhe rregullimit të çmimeve të produkteve të naftës.

Në këtë qëllim, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar inspektimet në terren, ndaj operatorëve ekonomikë, që merren me tregtimin e derivateve të naftës në të gjithë vendin, gjatë gjithë javës e madje edhe sot me katër (4) ekipe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, sot do të sjell raportin përfundimtar të inspektimeve në terren ndaj operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e derivateve të naftës.

Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi apo mashtrim të mundshëm, përmes kanaleve tona të komunikimit: Duke telefonuar në numrin pa pagesë: 0800 11000 apo përmes e-mailit zyrtar, Email: konsumatori@rks-gov.net”, apelon ministria.

Policia gjeti arsenal armësh në stallën e tij, reagon Arsenijeviq

Politikani serb Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se Policia e Kosovës në objektin e tij ka gjetur “armatim të mjaftueshëm sa për një njësit terrorist”.

Arsenijeviq ka thënë se kjo është “një përpjekje për ta hequr qafesh politikisht”.

Ai ka thënë se shtalla ku u gjetën armët ishte e hapur gjatë gjithë kohës, sipas tij nga tetori i vitit të kaluar, dhe se kali i tij ishte brenda qe 15 ditë.

Sipas tij, banorët e Vallaqit “raportuan lëvizje të dyshimta të fytyrave të panjohura” në polici muajin e kaluar.

Tutje, ai ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që kjo lidhet edhe me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sveçla ka thënë se operacioni është ndihmuar nga AKI dhe Prokuroria, si dhe u monitorua nga KFOR’i dhe EULEX.

I riu nga Skenderaj shkruan fjalë emocionuese për bashkëshorten e ndjerë

Javë me parë është raportuar për një aksident me fatalitet në Polluzhë të Drenasit, ku humbi jetën 24 vjeçarja Blerta Rexha.

Në veturë ishte edhe i fejuari i saj Leutrim Azemi, i cili i mbijetoi plagëve të marra, shkruan “Kosovarja”.

Humbjen e saj padyshim po e përjeton rëndë Leutrimi i cili ka ndarë një postim në llogarinë e tij, ku është shprehur “O dritë e diell, Allahu qoftë i kënaqur me ty o gjysma jem, qofsh banore e Xhenetit nusja jem, ma ke këputë shpirtin o bebi jem, m’ke varros për s’gjalli, pusho në paqe Engjulli jem”.

E rëndë: Humb jetën tragjikisht një 39-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shalë të Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me skuter, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Blerim Mejzinolli, i cili dyshohet se ka pësuar aksident fatal pranë shtëpisë së tij.

Rasti është raportuar fillimisht në Stacionin Policor në Drenas, ndërsa personi i pajetë është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Komoran, ku mjeku kujdestar, ka konstatuar vdekjen e tij.

Njësiti i trafikut rajonal është vënë në dijeni për rastin dhe ka nisur procedurat për hetimin e shkaqeve që çuan në këtë tragjedi, thonë burimet e Sinjalit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se viktima ishte duke drejtuar një skuter, kur për arsye ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar. Në vendin e ngjarjes janë marrë veprimet e nevojshme hetimore.

Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku me fatalitet” dhe me urdhër të prokurorit, pritet të kryhen procedurat përkatëse për hetimin e plotë të rrethanave.

Policia gjen arsenal lufte në shtëpinë e politikanit serb në Zveçan

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe prokurorinë, si dhe në monitorim të KFOR’it dhe EULEX’it, kanë realizuar një basitsje në Vallaq të Zveçanit.

Siç njofton ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përgjatë operacionit është bastisur një objekt për të cilin kanë informacione se i përket politikanit serb, Aleksnadar Arsenijeviq

“Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic”, thuhet në njoftim.

“Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, vijon njoftimi i Sveçlës.

“Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”.

Zëvendëspresidenti amerikan: S’jemi në luftë me Iranin, por me ambiciet e tij bërthamore

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi në një intervistë për NBC News se SHBA-të nuk janë në luftë me Iranin, por me ambiciet e tij për të zhvilluar armë bërthamore, raporton BBC, shkruan Gazeta Sinjali.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin. Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore”, theksoi ai, duke shtuar se besojnë se e kanë shkatërruar programin bërthamor të Iranit përmes operacionit të fundit ushtarak.

Vance gjithashtu hodhi poshtë kritikat që thonë se presidenti Donald Trump ka tejkaluar kompetencat presidenciale, duke e cilësuar këtë pretendim si të pavërtetë. Ai reagoi ndaj vërejtjeve të udhëheqësit demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, që kishin ngritur pikëpyetje për legalitetin e ndërhyrjes ushtarake.

Zëvendëspresidenti theksoi se SHBA-të dhe aleatët do të punojnë për të çmontuar përfundimisht programin bërthamor iranian.

Sulmi i SHBA-së ndaj Irani, zhvillimet e fundit që po ndodhin

Lufta mes Izraelit dhe Iranin ka marrë kthesë të madhe pas bombardimeve të mbrëmshme nga SHBA-të ndaj centraleve bërthamore të Iranit.

Presidenti Donald Trump bërit të ditur se avionët luftarakë të SHBA-së kryen një “sulm shumë të suksesshëm” në tre vende iraniane, duke përfshirë objektin e pasurimit bërthamor Fordoë.

Ai paralajmëroi Iranin që të mos hakmerret dhe tha se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth do të japë më shumë informacion deri në orën 8 të mëngjesit të së dielës.

Fordoë ndodhet qindra metra nën tokë dhe është i arritshëm vetëm me Bombën Masive Penetruese prej 13,600 kilogramësh; një zyrtar i SHBA-së që foli në kushte anonimiteti tha se shumë nga ato bomba janë hedhur në Iran, por nuk u bë e qartë se ku saktësisht.

Ministria e Jashtme e Iranit dënoi sulmet e SHBA-së si një akt agresioni ndaj “objekteve të tij paqësore bërthamore”, të cilat tha se u goditën herët të dielën me kohën lokale. Ministria tha se është e vendosur ta mbrojë territorin dhe popullin e saj “me të gjitha forcat dhe mjetet”. Irani prej kohësh ka pretenduar që programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime civile.

Izraeli dhe Irani shkëmbyen sulme të reja të dielën në mëngjes, sipas ushtrisë izraelite. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se avionët e tyre goditën të paktën 10 objektiva në Iran pasi zbuluan një valë raketash iraniane. Shërbimet e emergjencës izraelite thanë se sulmet shkaktuan zjarre dhe plagosën 16 persona.

Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë

Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bërthamore iraniane, Republika Islamike kishte paralajmëruar që, nëse një gjë e tillë ndodhte, atëherë do të kishte hakmarrje.

Tani që sulmi u krye, Irani mund të përdorë raketat balistike për të goditur bazat amerikane në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe.

Sipas një vlerësimi të publikuar në “New York Times”, rrezja e raketave balistike të Iranit arrin fare pranë Shqipërisë, pasi kap pjesën më të madhe të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pjesa kryesore e raketahedhësve të Iranit janë të lëvizshëm, çka i bën ato që të kenë mundësi të pozicionohen në pika të ndryshme, për të përfituar maksimalisht.

Kjo bën që një pjesë e mirë e bazave amerikane të jenë brenda rrezes së raketave balistike iraniane.

Pas sulmeve amerikane, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të “hedhin në erë” diplomacinë. “Javën e kaluar, ishim në negociata me SHBA-në kur Izraeli vendosi të hedhë në erë atë diplomaci. Këtë javë, zhvilluam bisedime me E3 (grupi i ministrave europianë) kur SHBA vendosi të hedhë në erë atë diplomaci”, shkroi Araghchi në X.

“Për Britaninë dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, është Irani ai që duhet të ‘kthehet’ në tryezë. Por si mund të kthehet Irani në diçka që kurrë nuk e ka lënë, e jo më ta ketë shkatërruar vetë?”, tha ai.

Sulmet e SHBA-së në Iran, reagon Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo për më shumë bomba bërthamore që rrezikojnë njerëzimin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka theksuar rëndësinë e shqetësimit për programet bërthamore të shteteve autoritare, duke i cilësuar këto çështje si urgjente dhe alarmuese.

“Republika e Kosovës përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe të Bashkimit Evropian rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare”.

“ShBA-të janë aleati ynë kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special. Republika e Kosovës është e përcaktuar fuqishëm në mbrojtje të vlerave demokratike dhe euro-atlantike. ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur”, tha Kurti.

Sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore, i kundërpërgjigjet Irani

Ministria e Jashtme e Iranit ka dënuar ashpër sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke i cilësuar ato si një “luftë të rrezikshme kundër Iranit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane Tasnim, ministria akuzoi SHBA-në për tradhtimin e procesit diplomatik dhe për nisjen e konflikteve, duke përshkruar gjithashtu Izraelin si një fuqi “gjenocidale dhe pa ligj”.

Irani paralajmëroi se ka të drejtën legjitime për t’u rezistuar dhe për të mbrojtur interesat kombëtare me të gjitha mjetet e nevojshme.

Po ashtu, ministria bëri thirrje urgjente ndaj Kombeve të Bashkuara dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) që të ndërmarrin masa lidhur me këtë akt dhe kërkoi një seancë të jashtëzakonshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të dënuar sulmet amerikane.