Për herë të parë pas luftës ZERO podhim nga KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK-u, ka nominuar zero megavat energji elektrike të prodhuar për shërbim te konsumatorëve. Për këtë tashmë Infokusi ka siguruar edhe fakte.

Ky dokument që po shihni është i KEK-ut dhe shihet qartë se e ka njoftuar distribucionin KEDS/KESCO-n dhe akterët tjerë se për 24 orët e ardhshme nuk ofron as edhe një megavat energji elektrike për shërbim te konsumatorët.

Alarmi tashmë është ngritur edhe nga kompania e distribucionit, derisa KEK-u nuk ka njoftuar akoma se a kanë rënë edhe Blloku B1 i cili ka kapacitet prej 260 megavatë orë energji elektrike.

KEK-u ka njoftuar se është duke e rikthyer Bllokun A3 të Kosovës A, i cili kishte dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar, por nuk dihet nëse e ka në prodhim edhe Bllokun A5.

Ajo që dihet është vetëm se në remont është njësia B2 e Kosovës B dhe njësia A4 e Kosovës A.

Paradoksale duket edhe fakti që KEK nuk ka siguruar as energji elektrike nga KESH, Korporata Energjetike Shqiptare, me të cilën ka marrëveshje për shkëmbim të energjisë elektrike 1 me 1 kur ndodhen në situata të tilla krize dhe kur bien termocentralet në mënyrë të paplanifikuar.

Kjo situatë, me zero prodhim të energjisë elektrike nga Termocentralet ndodh për herë të parë në 25 vite pas luftës. Ekspertë të fushës që kanë punuar për dekada në KEK, të kontaktuar nga Infokusi, kanë pohuar se një situatë e tillë nuk e mbajnë mend të këtë ndodhur ndonjëherë, të paktën jo në këto 25 vitet e pasluftës.

“Ka pasur defekte të përkohshme, mirëmbajtje apo ndërprerje të një ose edhe dy tre blloqeve, por kurrë në histori nuk ka ndodhur që të jenë jashtë funksionit të gjitha njësitë prodhuese të Termocentraleve, në të njëjtën kohë”, – thekson një inxhinier i lartë, ish-menaxher teknik në KEK.

 

Haradinaj paralajmëron Kurtin: Boll është boll, do të keni pasoja nëse nuk ndaleni së bllokuari vendin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kriza politike për formimin e institucioneve është si pasojë e qasjës së kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Sipas tij, kjo që po ndodh me vendin shkakton pasoja të rënda.Haradinaj tha se nuk do të lejojnë që Kurti dhe bashkëpartiakët e tij të bëjnë hajgare me vendin.

‘’Mos ta vazhdon këtë gjendje kështu se nuk ka me i shku kështu. Unë po i them seriozisht edhe atij (Kurtit) edhe asaj kandidatës (Haxhiu) mos e vazhdoni më kështu se nuk ka me ju shku më kështu, keni me ja pa sherrin edhe personalisht se nuk lejojmë me bë hajgare me vend pakufi, boll është boll. E keni tepru, nalnu. Ose kfillnu ose do të ballafaqoheni. Ka pas edhe tjetër sikur këta që kanë menduar se janë të paprekshëm, saikur e kanë prekur zotin me dorë mirëpo populli i ka do rregulla të veta dhe njerëzit i kanë do rregulla të veta duke ndryshuar gjendjen shumë herë në vend e ndryshojmë edhe me këtë”, deklaroi Haradinaj për RTV21.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka përjashtuar edhe aksione simbolike ndaj Kurtit.

“Ne është mirë me filluar me ja nxi jetën këtij njëriu. Me ja bë të manudshme mbajtjen peng të Kosovës në mënyrën se si po e mban që ai me shku në Qeveri në mënyrë ilegale, se ai e ka dhënë betimin në Parlament. Me ardhë në Parlament me bë hajgare. Na duhet me fillu me ja kthy dyqysh këtij njëri. Atë nuk është mirë me lënë me dal as në rrugë. Duhet me ja kthy votë që na gjujke, duhet me ja kthy gazin që  na gjujke, duhet me ja kthy të gjitha e mi thënë zotni nuk mundesh me bajtë peng vendin se nuk është ky vend jetim. Ose kry detyrat në bazë të kushtetutës mos humb kohë duke na thirrë cdo të dytën ditë në Kuvend. Ose ikë lësho rrugë ose ta bëjmë qaren”, tha ai.

Naim Murseli i shtruar në Psikiatri qe një javë

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash e një javë, pasi gjykata vendosi që t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik, raporton Klankosova.tv.

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri në një përgjigje për Klankosova.tv. bëri të ditur se nga ekipi mjekësor pritet të kryhet vlerësimi psikiatrik.

Nga aty, ai sot është dërguar në Klinikën e Neurologjisë, i prangosur këmbë e duar.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë në seancën e 9 qershorit lëshoi urdhëresë që Instituti ta bëjë ekzaminimin psikiatrik dhe kjo është konfirmuar edhe sot për Klankosova.tv nga zëdhënësja, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses të të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminimin Psikiatrik për të njëjtin.

Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin  Psikiatrik për të akuzuarin N.M.”

Rritet çmimi i biletave për autobusët Podujevë-Prishtinë

Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 qershor do të paguajnë më shumë çmimin e biletës.

Nga data 23 qershor, çmimi i biletës do të bëhet 1 euro e 50 cent.

Kjo rritje e çmimeve vjen si pasoj e rritjes së çmimit të derivateve.

Çmimi i derivateve në javën e fundit ka shënuar rritje në tërë territorin e Kosovës, si pasojë e luftës Izrael-Iran.

I prangosur këmbë e duar, Naim Murseli dërgohet në QKUK

Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Atje, ai është dërguar i prangosur këmbë e duar, sipas Klankosova.

Ende nuk dihen shkaqet.

Krejt Vetëvendosja urojnë Hajrulla Çekun për kandidat të Prishtinës, përveç Mefail Bajqinovcit

E githë hierarkia e Vetëvendosjes ka apluduar dhe uruar Hajrulla Çekun për kandidautrën e tij për kryetar të Prishtinës.

Në këtë shumësi urimesh, mungon njëri: Mefail Bajqinovci

Ky i fundit as një postim e fjalë s’e ka bërë për kolegun partiak të tij.

Kishte preferencë të veten që të jetë ai vet kandidat.

Por, del që s’iu bë,.

“Nëse lideri dhe kryesia e partisë vendosin për mua, me kënaqësi e pranoj”, pati deklaruar Bajqinovci në një intervistë në “Blic” pyetur se a mund ta shohim kandidat për Prishtinë.

Kuvendi në ngërç, Haxhiu: S’ka ndryshim, flas kur të dal

Kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, u deklarua shkurt para gazetarëve në hyrje të Kuvendit, ku pritet të zhvillohet sot një seancë tjetër në përpjekje për konstituim.

Haxhiu tha se ‘beson’ që edhe sot do të vazhdojë njësoj, si në tentativat e kaluara, që kanë dështuar.

 

“Besoj që flas kur të dal. Nuk kam parë ndonjë ndryshim, kështu që edhe sot do të jetë situata njëjtë”, tha ajo.

Serwer: Kujdes, Trump është i prirur për ndarjen e Kosovës, do ta ofrojë si shkëmbim të territoreve me Serbinë

Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara thotë se presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ndali shpërthimin e luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç shkroi të dielën në “Truth Social”, dhe sipas tij, “çdo përpjekje që ai bën tani mund të shkaktojë edhe më shumë dëme”, për shkak të, siç thotë, prirjes së tij “për ndarjen e Kosovës”.

Ndërsa tha se “Ballkani është trazuar sepse Presidenti Trump e përmendi rajonin”, Serwer thotë Administrata Trump do ta ofrojë ndarjen e Kosovës “si një shkëmbim territori”.

“Këshilltari i tij për Ballkanin, Ric Grenell, mendon se kjo është një ide e shkëlqyer. Ai do ta ofrojë si një shkëmbim territori. Veriu me shumicë serbe i Kosovës do t’i kalonte Serbisë, dhe komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë do t’i kalonin Kosovës. Tingëllon bukur, sidomos nëse je një nacionalist etnik. Trump dhe Grenell janë nacionalistë etnikë të përkushtuar të llojit supremacist të bardhë”, shkruan ai.

Por, Serwer thotë se “Serbia nuk do të pranojë ndarjen” e saj.

“Ajo preferon të mbajë të gjithë jugun e Serbisë, ku kalon një rrugë kryesore për në Selanik dhe Mesdhe. Prandaj Beogradi po bën çmos për t’i larguar shqiptarët prej andej. Kjo është një skemë klasike mashtruese: ofrohet shkëmbim, synohet ndarje. Kryeministri Kurti, apo pasardhësi i tij, do të bënte mirë të mos lejonte që diskutimi për shkëmbim të futet fare në agjendë”, thotë Serwer.

Ai thotë se “edhe një president amerikan plotësisht i kualifikuar do të kishte shumë gjëra për të menduar tani para se të merrej me Ballkanin”.

“Një president i çoroditur si Trump nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të marrë merita për gjëra që s’i ka bërë dhe të premtojë më shumë. Por ai po dështon kudo: Gaza, Irani, Ukraina dhe tregtia janë të gjitha në kaos. Mungesa e koherencës së tij nuk është e shëndetshme. Kujdes çfarë dëshironi. Këshilla ime për ata që mendojnë se u duhet ndihma amerikane është kjo: mos kërkoni. Zgjidheni vetë”.

Sipas tij, “as Serbisë dhe as Kosovës nuk u duhet ndihma nga njerëz si Ric Grenell apo Donald Trump”.

“Dialogu në vitet e fundit ka synuar t’i normalizojë marrëdhëniet mes tyre pa njohje të ndërsjellë. Kjo ka dështuar. I gjithë dialogu politik që nga viti 2013 ka prodhuar pak ose aspak”.

“Dialogu teknik që i parapriu kësaj përpjekjeje, dhe që ka vazhduar në heshtje, ka prodhuar shumë më tepër. Edhe pse u nënvlerësua në atë kohë, një kod telefonik për Kosovën, njohja e ndërsjellë e dokumenteve, rregullimi i furnizimit dhe pagesave të energjisë elektrike, kontrolli i integruar i kufijve – këto janë gjëra që kanë ndikim të vërtetë për njerëzit. Në këtë pikë, Beogradi dhe Prishtina e njohin mirë njëri-tjetrin për të vazhduar me çështjet teknike edhe pa ndërmjetësimin e BE-së. Nëse ekziston vullneti politik, duhet ta bëjnë”, shkruan ai.

Serwer thotë se Beogradi “duhet ta gjejë një mënyrë me Brukselin për të rifilluar” drejt anëtarësimit.

“Kjo duhet të përfshijë si përparësi zbatimin e marrëveshjes dhe aneksit të zbatimit që supozohet se është arritur në vitin 2023. Presidenti Vuçiq refuzoi ta nënshkruajë, por BE-ja po i përfshin angazhimet në procesin e anëtarësimit. Ai do të bënte mirë t’i zbatojë në heshtje”.

“Kosova ende po vuan nën sanksionet e pajustifikuara të BE-së për veprime që askush nuk i mban mënd”, shkruan Serwer.

“Por ato ndihmuan në stabilizimin e situatës në veri dhe demonstruan profesionalizmin e forcave të sigurisë së Prishtinës përballë përpjekjeve të koordinuara të Beogradit për destabilizim. Brukseli ka filluar procesin e heqjes së sanksioneve. Duhet ta përfundojë sa më shpejt”, shton ai.

Bombardimi i spitalit Soroka, reagon zv/ministrja e Jashtme e Izraelit: Ishte sulm kriminal, bota duhet të flas

Zëvendësministrja e Jashtme e Izraelit e ka quajtur sulmin e Iranit ndaj Spitalit Soroka “të qëllimshëm” dhe “kriminal”.

Sharren Haskel, duke postuar në X, thotë se vendi që u godit “nuk është një bazë ushtarake”, por “një spital”, duke shtuar se kjo është qendra kryesore mjekësore për të gjithë rajonin Negev të Izraelit.

Ajo gjithashtu ndan një video që duket se tregon dëmet brenda spitalit.

“Bota duhet të flasë”, thotë Haskel.

Donald Trump jep “OK”, SHBA gati t’i bashkohet Izraelit në bombardimin e Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar planet për një sulm të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, por ende nuk ka dhënë dritën jeshile për zbatimin e tyre, sipas raportimeve nga Bloomberg dhe Wall Street Journal.

Trump është takuar të mërkurën në mbrëmje me gjeneralët më të lartë në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, ku janë diskutuar në detaje opsionet e ofensivës ndaj Iranit, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit me raketa iraniane, përfshirë goditjen e spitalit Soroka në Beer Sheva.

Sipas Wall Street Journal, një nga opsionet më të diskutuara është përdorimi i bombarduesve të padukshëm B-2, për të lëshuar bomba bunkerësh 30,000 paundëshe mbi objektet bërthamore më të fortifikuara të Iranit, siç është impianti i pasurimit të uraniumit në Fordow.

Ndërkohë, administrata Trump dhe zyrtarë të lartë të sigurisë po analizojnë një sërë skenarësh për të reaguar në ditët në vijim. Një zyrtar i paidentifikuar tha për mediat amerikane se planet janë gati dhe po mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, ndërsa Trump pret të shohë nëse Irani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor përpara se të japë miratimin përfundimtar për ndërhyrjen.

“Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, u shpreh Trump më herët kur u pyet për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.

Në të njëjtën linjë të ashpër është edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili deklaroi se Irani do të “paguajë një çmim të lartë” pas goditjes së objektivave civile në Izrael, përfshirë goditjen e spitalit në jug të vendit nga raketat iraniane.

Ky zhvillim përforcon frikën për një përshkallëzim të mundshëm të përplasjes ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, në një moment të ndjeshëm për sigurinë në Lindjen e Mesme dhe më gjerë