Vëllai i Agonit: Kishte mbi 20 shenja në trup, policët e arrestuar i njoh personalisht

Alban Zejnullahu, ka treguar se vëllai i tij Agon Zejnullahu, kishte shenja të mëdha në trup.

Sipas tij kishte 20 shenja duke pretenduar se mund të kishte edhe gjymtyrë të thyera.

“Ka pasur mbi 20 shenja në trup. Vetulla ka qenë e çarë, balli me shenja dhe ka pasur goditje në qafë. Ka shenja shumë të theksune në bri sa mendoj se i ka të thynë, këmbët i ka pasur me gunga. Nuk ka ndonjë pjesë të trupit që nuk ka pasë goditje”, tha ai në një prononcim për Insajderin.

Alban Zejnullahu tha se zyrtarët policor që u arrestuan dje, ishin edhe në emergjencë kur familjarë kanë shkuar atje pasi kanë marrë lajmin për vdekjen e tij.

Ai tha se policët i njeh personalisht dhe nuk i shprehen ngushëllime

“Policet e arrestun i kemi pa ne emergence kur kemi shku. Shumicën prej tyne I njoh personalisht ama atë nate mbajshin distancë, as per me m’shpreh ngushëllime nuk jane afru. Përveç njanit”, tha ai.

Te pesë zyrtarët policorë janë arrestuar dhe janë ndaluar për 48 orë.

Gazeta Insajderi ka raportuar se në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27 vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.

Në raportin fillestar ende nuk është specifikuar nëse ndrydhja ka shkaktuar sulmin në zemër, apo asfiksion (pengim të rrugëve të frymëmarrjes), por një zgjerim i raportit pritet të bëhet ditëve në vazhdim.

Ditëve në vazhdim, IML pret, siç merr vesh Insajderi, që të përfundoi edhe raportin në pjesën tjetër, sa i përket toksikologjisë, duke dalë me rezultate se çfarë lloje substancash mund të ketë pasur në trup viktima para se të ndërronte jetë.

Pesë policë u arrestuan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili dyshohej se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Insajderin ka konfirmuar arrestimin e policëve, por refuzoi të japë më shumë detaje meqë tha se mund të dëmtohet integriteti i hetimeve.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje.

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kanë ndërhyrë duke e arrestuar atë. Gjatë ndërhyrjes, atij iu vendosen prangat. Policia raporton se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, 27‑vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Bie borë në pikë të verës në Slloveni

Në rajonin malor të Kredaricas në Slloveni ku lartësia mbidetare kalon 2 mijë e 500 metra, ka rënë borë.

Në pamjet që vijnë nga kamerat e ARSO, në disa zona më të ulëta ka pasur reshje bore, derisa në pikat më të larta borë.

Siç raportojnë mediat sllovene, kjo nuk është diçka që s’ka ndodhur më parë, meqë herë pas here në periudhë e njejtë të vitit ka reshje të pakta bore.

Në korrikun e vitit 2011, me datat 24 dhe 25, në këtë rajon ka pasur reshje të borës që kanë shkuar deri në 25 centimetë

Raporti preliminar i autopsisë – nga çka dyshohet se vdiq 27-vjeçari në Lipjan që u arrestua nga Policia?

Në Inspektoratin Policor të Kosovës që po e heton rastin me autorizim të Prokurorisë, tashmë ka arritur raporti fillestar i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IMPL).

Kështu merr vesh Gazeta Insajderi, e cila shkruan se raporti preliminar, konstaton në përgjithësi, se përtej gjendjes paraprake që kishte 27-vjeçari para se të prangosej nga policët, tashmë të suspenduar e nën masën e ndalimit, vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja.

Në raportin fillestar ende nuk është specifikuar nëse ndrydhja ka shkaktuar sulmin në zemër, apo asfiksion (pengim të rrugëve të frymëmarrjes), por një zgjerim i raportit pritet të bëhet ditëve në vazhdim.

Ditëve në vazhdim, IML pret, që të përfundojë edhe raportin në pjesën tjetër, sa i përket toksikologjisë, duke dalë me rezultate se çfarë lloje substancash mund të ketë pasur në trup viktima para se të ndërronte jetë.

Publikohen pamje të reja, ku shihet 27-vjeçari teksa vrapon drejt policit, i cili përdor sprej në drejtim të Agonit

Janë publikuar pamje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lipjan, mbrëmë rreth orës 00:15, ku vdiq i riu, Agon Zejnullahu pasi u arrestua nga Policia, raporton GazetaDemos.

Tashmë i ndjeri, në këto pamje shihet teksa vrapon në rrugën “Haradin Bajrami”.

Gjatë momentit kur i njëjti vrapon në drejtim të Policisë, njëri nga pjesëtarët e Policisë shihet duke i hedhur sprej.

Teksa një person tjetër, i cili dyshohet se është zyrtar policor civil, i afrohet tek vetura që tashmë i cjeri veçse kishte hyrë.

Ndryshim drastik i motit, Drejtoria Emergjencave apelon për kujdes të shtuar

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar qytetarët se pas një periudhe të gjatë me temperatura jashtëzakonisht të larta, pritet një ndryshim i dukshëm i kushteve atmosferike që do të prekë edhe Kosovën.

Sipas njoftimit të drejtorisë, edhe pse dita e martë do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, pasdite priten ndryshime të theksuara. Nën ndikimin e vranësirave të shtuar, do të ketë rrebeshe lokale shiu, ndërsa mund të shihen edhe rrufe. Po ashtu, era do të përforcohet, duke arritur shpejtësinë deri në 70 km/h.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për Qytetarët e Kryeqytetit – Ndryshim i Motit dhe Parashikim për Rreziqe të Mundshme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca njofton qytetarët e Prishtinës se pas një periudhe të zgjatur me temperatura jashtëzakonisht të larta dhe mot të nxehtë, pritet një ndryshim i fuqishëm i kushteve atmosferike, i cili do të ndikojë edhe në vendin tonë.

Sipas parashikimeve ndërkombëtare, masa të ftohta dhe të fuqishme ajrore pritet të depërtojnë nga veriperëndimi i kontinentit, duke përfshirë fillimisht disa shtete të Evropës si:

• Veriu i Italisë, Sllovenia, Kroacia, Bosnje dhe Hercegovina, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Ukraina dhe Rumania, ku do të shënohen rrebeshe të fuqishme shiu, shkarkesa të rrezikshme rrufesh dhe erëra të forta me shpejtësi deri në 130 km/h – me potencial për pasoja serioze.

Në Kryeqytet:

E marta do të mbetet ende nën ndikimin e masave të nxehta, por pasdite pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu, rrufe dhe erëra deri në 70 km/h.

Nga e mërkura, një front i fuqishëm i ftohtë do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave (deri në 20°C më pak), reshje shiu dhe mot të paqëndrueshëm.

E enjtja do të jetë me vranësira të shpeshta dhe temperatura më të ulëta se zakonisht.

E premtja, vjen me stabilizim gradual dhe ngritje të lehtë të temperaturave, por nën 30°C.

Rekomandime për qytetarët e Prishtinës:

• Qëndroni të informuar për paralajmërimet nga institucionet dhe mediat zyrtare

• Mos qëndroni në ambiente të hapura gjatë stuhive dhe rrufesë

• Siguroni objektet e jashtme që mund të dëmtohen nga era

• Kujdes i shtuar për të moshuarit dhe fëmijët gjatë ndryshimeve të papritura të motit

• Mos parkoni nën pemë apo objekte të rrezikshme

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është në gatishmëri dhe në koordinim me të gjitha shërbimet e reagimit për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve. Do të vazhdojmë të ju informojmë në kohë reale për çdo zhvillim.

Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet
Pesë policë u arrestuan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili dyshohej se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Express ka konfirmuar arrestimin e policëve, por refuzoi të japë më shumë detaje meqë tha se mund të dëmtohet integriteti i hetimeve.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale ”Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje.

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kanë ndërhyrë duke e arrestuar atë.

Gjatë ndërhyrjes, atij iu vendosen prangat. Policia raporton se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, 27‑vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

E gazeta Demos lidhur me këtë ngjarje tragjike ka raportuar në mënyrë ekskluzive.

Kërquki paralajmëron: Sonte e publikojmë videon e plotë që s’u transmetua kurrë – Agoni u mbyt nga policët

Gazetari Leonard Kërquki ka paralajmëruar se sonte do të publikohet videoja e cila sipas tij, dëshmon momentin kur Agon Zejnullahu ka vdekur.

Kërquki ka thënë se 27-vjeçari u mbyt nga policët.

Postimi:

Agon Zejnullahu nuk ka vdekur ne doren e policise, por duket se eshte mbytur nga duart e atyre policeve qe perdoren force jo-proporcionale per ta arrestuar ate ne qender te Lipjanit.

Sonte, ekskluzivisht ne “Pressing”, transmetohet videoja e plote – pa nderhyrje dhe e pa-transmetuar kurre me pare, e ku shihet qarte momenti kur Agoni jep shpirt.

Pas transmetimit te kesaj videoje, nuk besoj se dikush mund te rrije indiferent ndaj kesaj vrasje makabre nga pakujdesia, jo-profesionalitetit dhe mbi te gjitha nga kapadailleku i policise.

Sonte, ne T7 ne ora 20:45

E dhimbshme: Sot varroset 15 vjeçari që vdiq nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës
Gjatë ditës së djeshme ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ndodhi më 2 korrik në fshatin Treboviq të Pejës.

Viktima e dytë është Florant Murati Çeku.

Sipas faqes në Facebook, që e mban emrin e fshatit, varrimi i 15 vjeçarit do të bëhet sot me fillim nga ora 17:00, në varrezat e këtij fshati.

Në këtë vetaksident ka vdekur edhe i riu Metlind Neziri, derisa në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda po trajtohet edhe një person tjetër.

Trump vendos tarifa 35% për Serbinë, paralajmëron Vuçiqin për rritjen e mundshme në rast të reagimit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vonuar zyrtarisht vendosjen e tarifave më të larta për importet amerikane, duke i shtyrë ato për një periudhë të dytë. Në kuadër të këtij zhvillimi, Trump ka dërguar letra të drejtuara liderëve të 14 shteteve, përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke i njoftuar për vendosjen e masave të ashpra për importet që do të hynë në SHBA.

Ky zhvillim vjen pasi një pauzë 90-ditore që Shtëpia e Bardhë kishte vendosur mbi disa taksa të importit më agresive po skadon këtë javë.

Trump iu ka nisur letra të ngjashme liderëve të Afrikës së Jugut, Malajzisë, Mianmarit, Laosit dhe Kazakistanit, duke thënë se do t’i godasë me tarifa produktet e tyre, prej 25 deri në 40 për qind.

Një prej letrave të publikuara është ajo që Trump i ka dërguar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku e njofton për një tarifë prej 35% për mallrat serbe që do të eksportohen në SHBA.

Ai gjithashtu paralajmëron se, nëse këto masa do të hasin në përgjigje nga këto shtete me tarifa të tjera, vlera e tarifës do të shtohet.

 

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës – humb jetën një grua, burri mbetet i lënduar

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së Duhlës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:57, ku një çift nga Maqedonia e Veriut, që po udhëtonte me motoçikletë nga qyteti i Shtimës në drejtim të Suharekës, është përfshirë në një aksident të rëndë.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ndodhi kur një qen endacak i ka dalë në rrugë motoçikletës, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerja D.M., 40-vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S., 46-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me vendim të prokurorit të shtetit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar, ndërsa Policia ka njoftuar se rruga është aktualisht e hapur për qarkullim.