div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-364 category-paged-364 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gazetarja e RTK-së në shënjestër të pushtetit – reagon babai i saj, Shaqir Foniqi: Je ashtu siç kam ëndërruar

Pas një interviste ku i drejtoi pyetje të drejtpërdrejta një deputetes së pushtetit, Fitore Pacollit gazetarja e RTK-së Blerta Foniqi-Kabashi është bërë cak i sulmeve të koordinuara nga zyrtarë dhe përkrahës të mazhorancës.

Kritikat e organizuara ndaj saj kanë nxitur reagime në opinionin publik dhe brenda komunitetit gazetaresk.

Në mbrojtje të saj ka dalë edhe babai i saj, gazetari me përvojë shumëvjeçare Shaqir Foniqi, i cili ka shprehur publikisht krenarinë për vajzën e tij.

“Blerta ashtu siç e kam ëndërruar: Gazetare e vyrtytshme, dmth: profesioniste, dinjitoze, e guximshme, misionare dhe krenare. Mburrem me ty bijë!” – ka shkruar ai.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shokuar me sulmin e paprecedent, “personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi”.

Tomë Gashi, opozitës: Ka kaluar koha e shantazheve, qytetarët e kanë kuptuar lojën tuaj

Avokati dhe analisti Tomë Gashi ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke thënë se ajo po përpiqet ta paraqesë humbjen në zgjedhjet e 9 shkurtit si fitore.

“Ka kaluar koha e shantazheve! Ka kaluar koha kur me 2 deputetë merrje 5 ministri, e me 7 deputetë bëheshe Kryeministër. Opozita nuk po e pranon humbjen katastrofale, por po përpiqet ta shesë si fitore spektakolare,” ka shkruar Gashi në Facebook.

Ai shton se qytetarët e Kosovës janë vetëdijesuar dhe tashmë, sipas tij, e kanë kuptuar lojën e opozitës.

Postimi i plotë:

Ka kaluar koha e shantazheve !

Ka kaluar koha kur me 2 deputetë merr 5 ministri, e me 7 deputetë bëhesh Kryeministër

Opozita nuk po e pranon humbjen në zgjedhjet e 9 shkurtit, këtë humbje katastofale po don me paraqit si fitore spektakolare.

Qytetarët e Kosovës janë vetëdijsu dhe lojën e juaj e kanë kuptu!

Vetëvendosje edhe në tragjedi krenohet: FSK-ja për herë të parë si ushtri në veri të vendit

Forca e Sigurisë e Kosovës, konkretisht njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit sot në mëngjes  janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit.

Njoftimin e ministrit në detyre, Ejup Maqedonci e ka shpërndarë edhe Lëvizja Vetëvendosje, ku ka shkruar se FSK-ja për herë të parë si ushtri në veri të vendit.

Kujtojmë se tash e dy ditë, një mërgimtar rreth 33-vjeçar është hedhur nga ura e liqenit të Ujmanit dhe nuk ka dalë nga aty.

Publikohen pamje: Momenti kur rrahet e bëhet për spital nga pronari dhe disa persona polici që dhunoi kamarierin në Vlorë

Janë publikuar pamje të reja nga incidenti i ndodhur në Vlorë, ku një kamarier u dhunua nga një efektiv policie dhe miku i tij.

Këtë herë, pamjet tregojnë momentin kur vetë efektivi i policisë dhunohet nga disa persona, të cilët sipas avokatit të policit, Kujtim Cakrani të njëjtit ishin të shoqëruar me pronarin e restorantit dhe hotelit ku ndodhi ngjarja.

Sipas Cakranit, personat që kanë ushtruar dhunë ndaj policit kanë precedentë penalë.

“Meqë policia e shtetit nuk arriti të administronte pamjet filmike për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në ambjentet e një lokali në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, ku u dhunua një punonjës shumë I nderuar I policisë shtetit, atëherë po ja u vendos unë momentet e dhunës ushtruar ndaj policit.

Në video dallohen qartë personat që kanë dhunuar policinë, që në fakt nuk kanë qënë as dy as tre por 15 persona me mjete të forta.

Qytetarët janë bërë preha e një video të shkurtër të publikuar në media ku dallohet që është goditur .e shpulla një kamerier, por qëllimisht ëahtë fshehur pjesa tjetër e ngjarjes.

Pamjet që më kanë ardhur mua si avokat I policit janë tronditëse dhe dallohen qartë edhe dhunuesit e tij.

Prandaj policia e shtetit duhet të ndërhyj me ndalimin e dhunuesve dhe të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Kjo histori nuk do përfundoj këtu jo? Dhunuesit e policit që është në reanimacion të spitalit Vlorës do përgjigjen ligjërisht edhe pse janë miqtë e Kryeministrit dhe pushtetit ti”, tha ai.

Ekskluzive: Ky është babai që dyshohet se plagosi të birin në Stanofc të Poshtëm – viktima u dërgua në QKUK, i dyshuari në arrati

Gazeta Sinjali ka siguruar informacione ekskluzive lidhur me një rast të rëndë që ka ndodhur më 27 korrik 2025 në fshatin Stanofc i Poshtëm të Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka plagosur me armë zjarri djalin e tij.

Burimet e Sinjalit brenda organeve të rendit bëjnë me dije se i dyshuari është Driton Bekteshi, ndërsa viktima është djali i tij, Ilir Bekteshi, 27 vjeç, i cili ka marrë plagë nga arma e zjarrit në dorën e majtë.

Pas plagosjes, viktima është transportuar me veturë private drejt QKUK-së në Prishtinë për trajtim emergjent.

Sipas dëshmive të para, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa në vendin e krimit janë gjetur katër gëzhoja. I dyshuari, sipas një familjari, është larguar menjëherë pas incidentit me një veturë të tipit pikap, ngjyrë e bardhë, në drejtim të Prishtinës dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Njësitë policore dhe hetuesit janë në kërkim të të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shkumbin Kajtazi: Shteti qëllimisht po e zvarrit nxjerrjen e të mbyt’urit në Ujman

Gazetari Shkumbin Kajtazi ka thënë se shteti qëllimisht është duke e zvarritur gjetjen e trupit të 33 vjeçarit i cili u mbyt në Liqenin e Ujmanit.

Krejt kjo, sipas tij, për shkak që me dërgu FSK’në në veri, dhe të keqpërdoret misioni i tyre për propagandë.

Postimi i plotë:

E di qe ju duket e pabesueshme, qysh po me doket edhe mu, por shteti qellimisht po e zhagit gjetjen e trupit te 33 vjeçarit qe u mbyt ne Ujman. Kjo eshte poshtersi. Qe pse:

Qellimi eshte qe ky rast m’u perdor nga pushteti per me çu FSK-ne ne veri, edhe me keqperdor kete mision shpetimi brutalisht per propagande.

Nga info te sigurta nga shoqata e kerkim-shpetimit, trupi eshte lokalizu nga disa mjete qe i posedojne ata. Por, ju eshte kerku qe “mos m’i jep zor, se neser vijne FSK-ja”.

Sipas infove te sigurta, KFOR-it i eshte bere presion per t’i dhene FSK-se leje, me arsyetimin per mision kerkimi. KFOR-i natyrisht qe ia ka dhane lejen sot, dhe FSK-ja po behen gati dhe me se largu ne 8 ne mengjes shkojne e nxjerrin trupin.

Per cka krejt kjo? Vec per me u perdor per propagande nga ky pushtet, i cili nuk ka qene ne gjendje me vendos te pakten nje tabele ne ate ure qe ndalon kercimin. Perkundrazi, e paten promovu.

Ama pse?! FSK-ja eshte dergu ne vitin 2015 ne operacion kerkim-shpetimi ne veri, s’ka ndonje risi. Ama, pse jo, ky pushtet e di qe elektorati harron dhe mund t’ua shesin kete “sukses”.

Po me dhemb aq shume kjo cka po e kuptoj nga njerez qe jane angazhu direkt ne kete kerkim dhe kane derdh mund ndershmerisht, sa s’mundem pa e thane: keta njerez shkelin mbi viktima per pak propagande. E tmerrshme.

Italia në alarm – Virusi vdekjeprurës godet sërish, i merr jetën tre të moshuarve

Virusi i Nilit Perëndimor ka marrë një tjetër viktimë në Itali.

Një burrë 77-vjeçar ndërroi jetë në agim në Institutin “Spallanzani” në Romë, ku ishte shtruar pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes shëndetësore.

Ai kishte kryer një transplant zemre në vitin 2014, vuante nga dështimi kronik i veshkave dhe po trajtohej në Spitalin “San Camillo-Forlanini”.

Burri jetonte në Isola del Liri, në provincën e Frosinones, por dyshohet se është kafshuar nga mushkonja bartëse e virusit në zonën turistike Baia Domizia, në provincën e Casertas.

Ky është rasti i dytë fatal pas vdekjes së Filomena Di Giovangiulio, 82 vjeç, e cila humbi jetën më 20 korrik në spitalin “San Giovanni di Dio”, pasi ishte infektuar gjatë pushimeve në Fondi.

Viktima e parë u regjistrua në rajonin e Kampanias: një 80-vjeçar nga Maddaloni, i cili ndërroi jetë në spitalin “Sant’Anna e San Sebastiano” në Caserta. Ai kishte probleme serioze shëndetësore dhe gjendja e tij u përshkrua si “e kompromentuar” në momentin kur rezultoi pozitiv për virusin.

Rajoni i Lazios ka raportuar 16 raste të reja, duke e çuar numrin total të infeksioneve në 44. Komunat ku dyshohet ekspozimi përfshijnë: Aprilia, Cisterna di Latina, Fondi, Latina, Pontinia, Priverno, Sezze, Sabaudia, Anzio dhe Nettuno.

Autoritetet shëndetësore kanë intensifikuar masat e mbikëqyrjes, veçanërisht për kuajt, të cilët mund të jenë bartës të virusit, në zonat e Roma 5 dhe Roma 6.

Rajoni i Lazios ka shtuar gjithashtu përpjekjet për trajnimin dhe ndërgjegjësimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor, përfshirë mjekët e familjes dhe pediatrit, për të përballuar përhapjen e virusit.

“Të fala…”, Blerta Deliu publikon mesazhin që ia dërgoi burri i Albulena Haxhiut

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një mesazh që thotë se ia kishte dërguar tetë vite më parë Alban Krasniqi, bashkëshorti i Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Në mesazhin e publikuar shkruan “Të fala krimineleve oj plastikë. Krejt krimet keni me i pagu deri ne fund. Gjakun e shkelun, perdhunimin e ketij populli qe ja keni ba qe 18 vjet ka me ju kthy me te njejten monedhe. Ate qe e kan ba paramilitaret ne drenice e kosove e keni ba ju ne Kosove. Andaj po friksohuni nga drejtesia qe ka me ju shtyp si gjakpires qe jeni. Kriminele”.

Kodra-Deliu i është drejtuar Ministres Haxhiu pasi ajo i doli në mbrojtje deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, e cila është bërë kryetemë për zhvatjen e parasë publike.

“Sot, rastësisht, Facebook më kujtoi sulmin seksist që më është bërë nga bashkëshorti juaj, pikërisht më 28 korrik, para 8 vitesh. Për fat të keq, kjo ngjarje nuk ka marrë kurrë trajtimin e duhur institucional.

Ndërsa kritikat ndaj Fitore Pacollit janë për korrupsionin kronik që e ka kapluar vendin nga pushteti i juaj. Askush nuk po e sulmon Fitoren për shkak te gjinisë së saj, por për dyshimet e bazuara për keqpërdorim. Kaq e thjesht është kjo punë”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Netanyahu mohon krizën humanitare në Gaza: Nuk ka uri atje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se akuzat se Izraeli po zhvillon një fushatë urie në Gaza janë “gënjeshtra të hapura”, duke mohuar krizën humanitare në rritje në enklavë.

Ndërsa merrte pjesë në një konferencë në Jerusalem, Netanyahu tha: “Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza”.

Ai shtoi se Izraeli ka lejuar sasinë e ndihmës që kërkohet nga ligji ndërkombëtar dhe pretendoi se Hamasi po e vjedh këtë ndihmë humanitare dhe më pas po e akuzon Izraelin se nuk e ofron atë.

Netanyahu foli dje në një konferencë të udhëhequr nga këshilltarja e presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe pastorja e njohur ungjillore Paula White, sipas Times of Israel.

 

Këto pretendime e vënë atë në konflikt të drejtpërdrejtë me paralajmërimet e organizatave humanitare, të cilat theksojnë se uria dhe kequshqyerja në Gaza kanë arritur përmasa kritike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se kequshqyerja është në një “trajektore të rrezikshme” në Rripin e Gazës, me 63 vdekje të lidhura me kequshqyerjen të regjistruara në korrik.

Sipas Agjencisë së Ndihmës dhe Punës së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), afërsisht një në pesë fëmijë të vegjël në Gaza është i kequshqyer në mënyrë akute.

OKB thotë se kriza e urisë është “plotësisht e parandalueshme” dhe akuzon Izraelin për “bllokim dhe vonim të qëllimshëm të mbërritjes masive të ushqimit, ndihmës mjekësore dhe humanitare”.

Ky është personi që u gjet i vdekur në detin e Sarandës

Shtetasi portugez i raportuar i zhdukur një ditë më parë në detin e Sarandës, është gjetur i pajetë këtë të diel nga Policia Kufitare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, trupi i pajetë i 57-vjeçarit A. G., u gjet në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, pranë lagunës ku ai ishte parë për herë të fundit.

Trupi do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Dyshimet paraprake tregojnë se bëhet fjalë për mbytje në det.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.