Ish-deputeti i PDK-së kritikon ashpër Enver Hoxhajn: “Jo shoku Enver, me Kurtin dhe Vetëvendosjen as në xhenet nuk shkohet!”

Ish-deputeti dhe zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të bashkëpartiakut të tij, Enver Hoxhaj, për një koalicion të mundshëm me VV duke e cilësuar atë si të papranueshëm.

“Jo shoku Enver, me Kurtin dhe Vetëvendosjen as në xhenet nuk shkohet,” ka shkruar Koci në një reagim publik, duke ngritur dyshime nëse deklarata e Hoxhajt është serioze apo thjesht një batutë.

Koci ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës i ka rrugët e saj të qarta dhe nuk duhet të ketë dilema për bashkëpunime të mundshme me Vetëvendosjen, të cilën ai dhe shumë zyrtarë të tjerë të PDK-së e shohin si të papërputhshme me vlerat e partisë.

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, një person përfundon në QKUK

Një incident me armë zjarri është raportuar dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i plagosur, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar dyshohet se aksidentalisht e ka plagosur në këmbë një tjetër mashkull me armë zjarri. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia ka konfirmuar se deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar lidhur me rastin, ndërsa rasti po trajtohet si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Hetimet janë në zhvillim e sipër dhe pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Veton Berisha flet për pasurinë e tij: Kam lindur milioner

Deputeti nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, u pyet për pasurinë e tij të deklaruar. Ai tha se pasurinë e ka të trashëguar nga familja.

“Unë kam lindur milioner. Vij nga fshati Qyshk, jam nipi i Ukë Sallah Berishës, që njihet gjerësisht në atë zonë. Jetoj në një vend ku kemi rreth 5 hektarë tokë me vlerë të konsiderueshme – dhe unë nuk mund të ndryshoj këtë fakt. E kam deklaruar të gjithë pasurinë time në formularët zyrtarë,” tha Berisha në TëVë1.

Ai gjithashtu përmendi se bashkëshortja e tij punon si gjinekologe prej disa vitesh dhe se shumica e familjarëve të tij janë të punësuar jashtë vendit.

“Unë vetë punoj që nga viti 2008, dhe gjatë gjithë kësaj kohe është normale që kam blerë banesë dhe gjëra të tjera. Të gjitha i kam të deklaruara sipas rregullave ligjore,” shtoi ai.

Ndërron jetë në moshë të re Besart Maliqi nga Kamenica

Një humbje e rëndë ka tronditur familjen Maliqi dhe gjithë komunitetin e Kamenicës.

Ka ndërruar jetë në moshën vetëm 20-vjeçare i riu Besart Maliqi.

Lajmi për vdekjen e parakohshme të Besartit ka prekur shumë njerëz që e njihnin dhe vlerësonin për karakterin e tij të qetë dhe dashamirës.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në kohën e ikindisë, në varrezat e fshatit Busavatë (mahalla Bajrovit).

Ngushëllime të sinqerta familjes Maliqi dhe gjithë të afërmve në këtë moment të dhimbshëm.

Erdogan: Derisa KFOR-i turk është në veriun e Kosovës, aty s’do të ketë asnjë problem

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se derisa KFOR-i turk është në veriun e Kosovës, aty nuk do të ketë asnjë problem.

Presidenti Erdoğan është pyetur nga një gazetar nga Kosova gjatë konferencës për media pas samitit të NATO-s në Hagë lidhur me KFOR-in turk që po qëndron në veri të vendit, pjesën e banuar me shumicë të minoritetit serb në Kosovë.

“KFOR-i Turk ndodhet në atë zonë, pse ndodhet aty? Për paqe, për qetësi dhe derisa KFOR-i Turk ndodhet aty, inshallah aty nuk mundet dhe nuk do ketë ndonjë problem”, tha Erdogan, transmeton Anadolu.

Samiti dyditor i NATO-s përfundoi sot. Në këtë ngjarje morën pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, si dhe rreth 20 mijë pjesëmarrës.

Gjatë samitit, vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 5 për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2035.

“Jo më masakra me 40 euro shezlloni”, kryetari i Lezhës: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezllonëve në plazhe po shkon drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë.

Ai në Debat Plus ka theksuar se është vendosur një formulë e re që parashikon të drejtën për të vendosur shezllone vetëm për hoteleritë, në raportin një me dy – pra, për çdo 50 dhoma hoteli, do të lejohen deri në 100 çadra.

“Është në rrugën e duhur, të themi njëherë e përgjithmonë ka punë. Kam qenë iniciatori i projektit të ri bashkë me ministren e Turizmit. Është debatuar gjatë në fund kemi gjetur formulën që vetëm hoteleritë mund të përfitojnë, pra hoteleritë në sistemin një me dy, nëse ke 50 dhoma mund të kesh 100 qadra. Pra nuk mund të kesh më shumë. Këtë vit kemi një problem që janë disa kontrata pesë vjeçare që për shkak se janë në vitin e fundit dhe nuk i zhbëjmë dot. Vitin tjetër do të ketë një situatë akoma më të mirë”, ka deklaruar Ndreu.

Ndreu ka përmendur se bashkia e Lezhës është e vetmja që ka ndërtuar një sistem menaxhimi të kontrolluar me pagesë të arsyeshme, në dallim nga çmimet e larta të aplikuara në zona të tjera.

“Gjithsesi plazhet publike janë të dukshme aty, bashkësia e Lezhës le të themi se është e vetmja që ka ndërtuar një sistem edhe menaxhimi me pagesë. Që do të thotë që nëse iu kërkojnë shërbim por çmimi është në kuota të pranueshëm dhe nuk ka më masakra të tilla shembull 15 euro 20 – 25 deri në 40 euro që mund të paguajë një pushues, pro ne kemi shkuar tre euro në Tale katër euro në qendër të Shengjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun. Por nëse dëshiron mund të shkosh me qadrën tënde dhe e ke të lirë”, ka deklaruar ai.

“Me neve nuk mundet, e kanë Listën Serbe”, Memli Krasniqi i prerë në qëndrimin e tij ndaj Vetëvendosjes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur lidhur me situatën e bllokimit të Kuvendit.

Mbi këtë çështje, ai u pyet: A mund ta krijojë një shumicë VV-ja me juve?

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, tha Krasniqi në T7.

“Nuk ka mundësi, ne nuk e diskutojmë. Mendoj që dy palët e dimë që kemi distancë të mjaftueshme njëri nga tjetri që as mos me diskutu si opsion. E kan opsion Listën Serbe, nëse dëshirojnë mund ta bëjnë me ta shumicën”, shtoi Krasniqi.

“Prej refuzimeve të tjera vetëm ai opsion ju ka mbetë”, pohoi Krasniqi.

Krasniqi: Urani e ka përkrahjen e qytetarëve për Prishtinën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe për kandidatët e komunave të tjera.

“Shumica dihen, ka me qenë Agim Aliu për Ferizaj, Shaqir Totaj për Prizren, Ferid Idrizi për Vushtrri…”, u shpreh Krasniqi në T7.

“Kemi situata në degë te caktuara ku munden me qenë dy apo më shumë kandidatë”, shtoi ai.

“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë, jo vetëm ne në PDK, por edhe qytetarët që janë duke e kërku. Në kuptimin formal Urani do ta shpallë kandidaturën e tij shpejt, e s’po ja prishim me folë më shumë për atë shpallje”, tha Krasniqi.

“Në Mitrovicë nuk do të jetë Bedri Hamza, besoj që kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, tha Krasniqi për Mitrovicën.

Kritika e ashpër nga Haradinaj: Deputetët të testohen për drogë, shumë prej tyre janë konsumues

Deputeti i betuar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për bllokimin e Kuvendit, i cili po vazhdon edhe më tej, duke thënë se ata kanë ofruar zgjidhje dhe janë të gatshëm për kompromis.

“Ne kemi ofruar, po ofrojmë zgjidhje, jemi të gatshëm të japim kompromis, kemi thënë pa asnjë kusht, nuk kemi asnjë pengesë për të dalur nga kjo situatë, por është e pandershme tash me kërku prej opozitën për egon e një individi që për 37 seanca insiston dhe e din që produkti është i njëjtë”, është shprehur ai në Klan Kosova.

Tutje, ai ka thënë gjithashtu se një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues.

“Ka të drejt zonja Mihali kur thotë deputetët, sepse po shihet kush parfumoset e kush bën sfilitë. Nëse do të jemi ndonjëherë në pushtet, kushti i parë do të jetë testimi i narko konsumueve, mos me qenë deputet, sepse mendoj që një pjesë e mirë e tyre janë narko konsumues, edhe do të ishte shumë më mirë ajo me u përqëndru edhe me u fokusu tek deputetët që konsumojnë substanca”, u shpreh ai.

As Muja, as Bahtiri, ky është kandidati i VV-së për Mitrovicën

Faton Peci do të jetë kandidat i Vetëvendosjes për zgjedhjet e tetorit në Mitrovicë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kryetari i Guxo e ka fituar garën me Armend Mujën dhe Agim Bahtirin që synonin të ishin kandidatë në zgjedhjet lokale.

Kryeministri Kurti pritet të jetë nesër në Mitrovicë ku edhe do të bëhet nominimi i Pecit si kandidat për kryetar të komunës.

Kandidimi i Pecit pritet që të ketë kundërpërgjigje nga Agim Bahtiri, kandidati që lakmonte më së shumti nominimin si kandidat i VV-së.

Ka zëra që thonë se Bahtiri mund të dal si i pavarur në zgjedhjet e 12 tetorit.