Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqem

Kandidatja e VV-së për kryeparalamnetare, Albulena Haxhiu, në konferencën për media që po e mban bashkë me nënkryetarin e partisë, Glauk Konjufca, një ditë pasi Kushtetuesja vendosi për seancën konstituive të Kuvendit, ka deklaruar se

E ftoj opozitën të reflektojnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që nuk e ndalon votimin e fshehtë. Po të ishte aty, do të shkruhej. Me rastin e votimit të fshehtë, nëse unë si kandidate nuk i marr 61 vota, tërhiqem nga kandidatura.“, tha Haxhiu, transmeton Klankosova.tv

Kujtojmë se megjithatë, Kushtetuesja nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë, një nga pikat kyç të ngërçit në Kuvend.

Kryeministri hungarez paralajmëron ndëshkime për pjesëmarrësit në marshimin në përkrahje të LGBTQ

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha të premten se do të ketë “pasoja ligjore” për organizimin ose pjesëmarrjen në marshimin Budapest Pride, i cili është ndaluar nga policia për këtë fundjavë, shkruan Gazeta Sinjali.

Parlamenti i Hungarisë, ku partia e Orbanit, Fidesz, ka shumicën e madhe, miratoi në mars një ligj që i jep bazë ligjore policisë për të ndaluar marshimet LGBTQ me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve, duke vënë kështu mbi të drejtën e tubimit.

Ligji gjithashtu lejon përdorimin e kamerave të njohjes së fytyrës për identifikimin dhe gjobitjen e pjesëmarrësve.

A do ta ndërrojë VV emrin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare? – Përgjigjet Konjufca

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur sot në Kuvend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka caktuar afatin 30-ditor për konstituimin e legjislaturës së re.

Para mbledhjes, Glauk Konjufca u pyet nga gazetarët nëse do të ndryshojë emri i propozuar për kryetare të Kuvendit, që aktualisht është Albulena Haxhiu.

“Ju tregoj kur t’dalim”, u përgjigj shkurt Konjufca.

Vendimi i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit, Kurti merr këtë vendim

Në reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve politike në legjislaturën e nëntë për një takim të përbashkët, shkruan Gazeta Sinjali.

Takimi do të mbahet të shtunën në orën 16:00 dhe ka për qëllim të kërkojë konsensus për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se obligimi për këtë proces është përgjegjësi e të gjithë deputetëve dhe jo vetëm e subjektit të parë.

 

 

Shqipëria tronditet nga dy tërmete të njëpasnjëshme, epiqendra në Tiranë

Sot janë regjistruar dy lëkundje tërmeti me magnitudë 4 dhe 4.1 të shkallës Rihter në Shqipëri, shkruan Gazeta Sinjali.

Epiqendra e tyre ishte në Tiranë, pranë zonës së Kamzës, ku lëkundjet zgjatën disa sekonda, sipas raportimeve të A2 CNN.

Në ditët e fundit, vendi është goditur nga disa tërmete të tjera, të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo pronë. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe këshillojnë qytetarët për të qenë vigjilentë.

E dhimbshme: Leutrim Azemi nga Skenderaj viziton varrin e të dashurës së ndjerë, Blerta Rexha – lutet për shpirtin e saj

Një moment prekës dhe plot emocione është ndarë nga Leutrim Azemi, i riu nga Skenderaj, i cili ka vizituar varrin e të dashurës së tij, Blerta Rexha, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ku ndodheshin së bashku.

Leutrimi ka publikuar fotografi ku shihet duke u lutur pranë varrit të Blertës, ndërsa postimin e ka shoqëruar edhe me një video me kujtime të paharruara nga momentet e tyre së bashku.

Në përshkrimin e ndjeshëm të postimit, ai shkruan:
“Me padurim e pres momentin kur Allahu një ditë të më dërgojë tek ti 💔”

“Çka ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati 30-ditor?“

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka mirëpritur vendosjen e afatit 30-ditor për zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime për mungesën e qartësisë mbi pasojat nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda këtij afati.

“Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar një afat kohor dhe tashmë e dimë, që ka një afat kohor… Nuk duke shumë e qartë, nga ajo që kam parë, se çfarë do të ndodhë nëse nuk bëhet brenda 30 ditëve”, tha Bajrami në emisionin Debat Plus.

Ajo theksoi se paqartësitë mbeten të mëdha, sidomos duke marrë parasysh numrin e lartë të vazhdimeve të seancës konstituive që nuk kanë prodhuar rezultat.

“Kur e dimë se më kënd kemi të bëjmë në Kuvend, kur e marrim faktin se nesër është vazhdimi i 39 i seancës konstituive, menjëherë pyetja e parë që i bërë vetes që a ka thënë Gjykata Kushtetuese çka ndodh, në fakt a ka dhënë përgjigje se çka ndodh nëse edhe brenda këtyre 30 ditëve ne nuk arrijmë ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Po thuhet se duhet të ketë zgjedhje”, u shpreh ajo.

Bajrami tha gjithashtu se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit bie mbi partinë që ka të drejtën për të propozuar Kryetarin, duke theksuar nevojën për konsensus.

“Unë e pash që partia e parë nuk e ka vetëm të drejtën, e ka edhe përgjegjësinë për të ardhur deri te konsensusi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Dmth normalisht obligohen të gjithë deputetët, por përgjegjësia kryesore edhe nga ajo çka lexuam është që partia që e ka të drejtën e ka edhe përgjegjësinë që të arrij konsensusin. Duhet ta gjej në figurë konsensuale, e pranueshme për pjesën më të madhe të deputetëve”, deklaroi Bajrami.

Konstituimi i Kuvendit, Gjykata Kushtetuese merr vendim

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim njëzëri në rastin KO124/25, duke deklaruar të pavlefshme vendimet e Kuvendit lidhur me refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendimet e ngjashme të seancave të tjera konstituive, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktgjykimit, seanca konstituive e Kuvendit e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, pasi nuk është zgjedhur Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, duke e bërë kështu të pavlefshme konstituimin e Kuvendit. Gjykata ka theksuar se brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, deputetët janë të detyruar të përfundojnë procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së Kuvendit dhe të fillojnë funksionimin e plotë të tij.

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zbatim të paragrafit 1
të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] në ndërlidhje me nenin 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe
Nënkryetarëve], nenin 70 [Mandati i Deputetëve] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit]
të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kreun IV të Rregullores së Kuvendit të
Republikës së Kosovës dhe në pajtim me këtë Aktgjykim duhet që sa më shpejt dhe jo më
vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur
Kryetarin dhe nënkryetarët e tij
“, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjykata ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit konstruktiv midis grupeve parlamentare për zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve, duke theksuar se bllokimi i këtij procesi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregulloret e Kuvendit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sërish tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, rreth orës 13:51, në jugperëndim të Shqipërisë.

Sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte rreth 17 kilometra në juglindje të Patosit, ndërsa thellësia u përllogaritur në vetëm 5 kilometra, duke e bërë tërmetin të ndjeshëm për banorët e zonës.

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Fier, Patos dhe Ballsh, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Koalicion me VV-në? Ja si përgjigjet LDK-ja

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve të LVV-së për një koalicion të mundshëm LVV-LDK duke thënë se LDK-ja asnjëherë nuk i ka shkelur marrëveshjet politike, por janë tradhtuar nga LVV-ja dhe nuk preferojnë më një bashkëpunim VV-në.

Sipas tij, subjekti i parë politik (VV) ka subjekte të tjera politike me të cilat mund të arrij marrëveshje.

‘’LDK-ja gjithmonë ka qenë korrekte në çdo marrëveshje dhe asnjëherë nuk ka dal prej marrëveshjeve që është bërë. Në të kundërtën të tjerat nuk e kanë pasur këtë situatë sepse ne e dimë edhe situatën politike të cilën kemi kaluar dhe jemi tradhtuar gjatë ecjes. Kjo situatë ka bërë që LDK-ja të mos ketë vullnet për të hyrë në një marrëveshje politike me LVV-në. Ne e kemi dhënë përgjigjen tonë, janë edhe disa subjekte të tjera politike të cilat mund të hyjnë në këtë marrëveshje politike. Pa marrëveshje politike nuk ka dalje  nga kjo situatë politike në të cilën jemi”, tha ai