div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-382 category-paged-382 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
LDK-ja pritet të marr këtë vendim sot

Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë mbledhje të kryesisë.

Në këtë mbledhje do të zyrtarizohen emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, për zgjedhjet e 12 tetorit, shkruan IndeksOnline.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tashmë ka nisur zbulimin e disa prej emrave, duke i propozuar, sipas tij, kandidatët e denjë për komunat e caktuara.

Deri tani, LDK-ja ka zyrtarizuar kandidaturën e Driton Selmanajt për Prizrenin, Besnik Osmanin për Fushë-Kosovën, Imri Ahmetin për Lipjanin, dhe Sokol Halitin për Vitinë.

Era zgjedhje – Kurti “u rikthehet” xhamive: Premton investim mbi 600 mijë euro në Prishtinë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është parë sërish në vizitë në një objekt fetar – kësaj radhe në Xhaminë e Sudi Efendisë, e cila ndodhet në zemër të Prishtinës. Kjo lëvizje vjen pak muaj para zgjedhjeve lokale, në një kohë kur kreu i ekzekutivit po intensifikon paraqitjet publike.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për restaurimin e kësaj xhamie, që sipas tij është në gjendje të rëndë dhe e lënë pas dore për shumë kohë nga institucionet.

“Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 euro”, shtoi ai.

Postimi i plotë:

E ndërtuar fillimisht si mesxhid gjatë shekullit XVI, e më pas si xhami gjatë shekujve XVIII dhe XIX, Xhamia e Sudi Efendisë në qendër të Prishtinës, për një kohë të gjatë është lënë në gjendje të keqe fizike, pa kujdesin institucional, me lokale e ndërtime të larta përreth që ia kanë marrë vëmendjen që meriton dhe hapësirën që i takon.

Por ajo tashmë e ka vëmendjen tonë. Nga sot nisën punimet për restaurimin e saj, që parasheh konsolidimin e strukturës së xhamisë, largimin e lokaleve rrotull dhe në fund rikthimin e saj në shfrytëzim nga komuniteti i besimtarëve mysliman.

Ky projekt është përzgjedhur si projekt prioritar për restaurim, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës. Vlera e investimit nga Ministria e Kulturës është 639,776.36 Euro.

Pamje: Këta janë 3 nga 5 policët e dyshuar për vr’asjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili vdiq më pas

Albian Ratkoceri, zyrtar i stacionit policor në Lipjan, u dërgua të enjten në Gjykatë, ku do të paraqitet në seancën dëgjimore për rastin e vrasjes së Agon Zejnullahut.

Pas tij, në Gjykatë arritën edhe katër oficerët e tjerë, rreshteri Ibrahim Nela dhe zyrtarët Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri.

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Gjykatës që të caktojë paraburgim prej një muaji ndaj pesë zyrtarëve.

Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

Fillojnë kërcënimet e drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve policorë në Lipjan nga profile të rreme në rrjete sociale, të cilat përdorin gjuhë fyese, denigruese dhe etiketime të rënda kundër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas Sinjalit, një zyrtar policor nga Lipjani ka raportuar se është kërcënuar në Facebook nga një profil me emrin “Ha Wk”, ku janë shpërndarë publikisht fotografi të tij dhe bashkëshortes së tij, të shoqëruara me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police (organizatë terroriste)”.

Përveç kësaj, i njëjti profil ka publikuar edhe fotografi të zyrtarëve të tjerë të Stacionit Policor në Lipjan, me mbishkrime si “Kosovo Police terrorist group”, duke përhapur gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimi që ka shkaktuar shqetësim dhe ndjenjë pasigurie te zyrtari dhe familja e tij.

Sipas të njëjtave informacioneve, rasti është konsideruar i ndjeshëm dhe me rrezikshmëri të lartë, ndaj janë njoftuar menjëherë: Njësia e hetimeve rajonale, Prokurori për krime të rënda dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Pas vlerësimit të përmbajtjes dhe natyrës së kanosjes, rasti është transferuar te Njësia për Hetime Kibernetike, e cila tashmë ka nisur procedurat për identifikimin e autorit pas profilit të rremë dhe për vlerësimin penal të veprave të kryera përmes rrjeteve sociale.

Hetimet janë në zhvillim, ndërsa institucionet po e trajtojnë rastin si kërcënim serioz ndaj sigurisë së zyrtarëve policorë dhe autoritetit të Policisë së Kosovës.

Momenti kur zyrtarët policorë fshijnë lotët pasi hyjnë pesë policët në gjykatë në rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

Ibrahim Nela, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani, Albian Ratkoceri dhe Endrit Beqiri kanë arritur në gjykatë në seancën ku po dyshohen për vrasje nga pakujdesia të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit nga Lipjani.Ndaj tyre pritet të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, raporton Insajderi.

Mediat janë lënë jashtë oborrit të objektit të degës së gjykatës në Lipjan.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje ku shihen të dyshuarit teksa hyjnë në Gjykatë.

Ndërsa pas hyrjes e tyre në seancë, zyrtarët policorë që ishin në detyrë nuk kanë mundur që të përmbahen emocionalisht, ata u panë duke fshirë lotët.

Seanca pritet të mbahet me dyer të mbyllura.

Rasti i 27-vjeçarit në Lipjan, Kurti: Anti-fushata ndaj Policisë është e dëmshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë lidhur me vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë të hënën në Lipjan, në një rast ku dyshohet për përfshirjen e pesë zyrtarëve policorë.

Në hapje të mbledhjes së Qeverisë këtë të mërkurë, Kurti tha se është i tronditur nga ngjarja dhe se duhet pritur verdikti i plotë i institucioneve përkatëse.

“Dua t’i shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu. Lajmi për vdekjen e tij na ka tronditur të gjithëve,” u shpreh Kurti.

Ai theksoi se për të kuptuar tërësisht atë që ndodhi në natën e 7 korrikut, është i domosdoshëm një hetim profesional dhe i pavarur nga të gjitha institucionet përkatëse.

Kurti u shpreh se bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, IPK-së, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e së vërtetës.

“Pres hetim të thellë dhe të shpejtë që zbardh të gjitha rrethanat, në mënyrë që të vendoset drejtësia dhe të ketë llogaridhënie. Nuk do të ketë strehë për askënd që ka tejkaluar kompetencat apo ka thyer ligjin gjatë detyrës zyrtare,” theksoi ai.

Megjithatë, Kurti kritikoi edhe reagimet që sipas tij përbëjnë anti-fushatë ndaj Policisë së Kosovës, duke i cilësuar ato si të dëmshme.

“Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato duhet të bazohen në rezultatet e hetimeve dhe në verdiktin profesional,” tha Kurti.

Në fund, ai nënvizoi se drejtësia dhe parandalimi i rasteve të tilla mund të arrihen vetëm përmes një hetimi të plotë dhe vendimeve institucionale.

Pamje të rënda: Kështu policia ushtroi dhunë në Agonin derisa e ngulfati

Mediat kanë publikuar pamje të reja nga momenti i arrestimit të ndjerit Agon Zejnullahun.

Sipas pamjeve që ka publikuat “T7”, shihet se si policia e ngulfati të ndjerin Agon Zejnullahu.

Për pasojë, Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë rast, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të zbardhur plotësisht rrethanat e vdekjes së Zejnullahut.

Ndryshe, Prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, ndizen qirinj para Teatrit

Sonte nga ora 20:30, para Teatrit Kombëtar u organizua aksion për ndezjen e qirinjve në nderim të Agon Zejnullahut.

Ai vdiq në rrethana ende të paqarta në Lipjan . Pesë zyrtarë policorë, në mesin e të cilëve edhe një rreshter po hetohen për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit.

Ata u suspenduan dhe u ndaluan për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Ndërron jetë Kaqun Lima, zjarrfikësi i aksidentuar sot në krye të detyrës

Zjarrfikësi i Brigadës së Zjarrfiksëve të Gjakovës, Kaqun Lima, ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ndodhi sot rreth orës 15:30 në fshatin Mejë.

Lima, i cili ishte shef i Operativës, ishte duke kryer detyrën e tij kur ndodhi aksidenti. Ai u dërgua menjëherë në QKUK në Prishtinë, ku nuk arriti të mbijetojë.

“Sot në orën 20:20 kemi pranuar informatën që njëri prej të lënduarve ka ndërruar jetë në QKUK”, tha për Sinjalin, Vlera Krasniqi – Zyrtare e lartë për informim dhe marrëdhënie me publikun.

“Ndodhi 3 javë më parë”, Trump tregon kur ndaloi luftën e Serbisë ndaj Kosovës

Për herë të parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tregoi periudhën kur ndaloi shumë luftëra të reja të ndodhnin në botë, përfshirë atë të Serbisë kundër Kosovës. “Gjithçka ndodhi 3 javë më parë apo pak më shumë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Ne bëmë një punë të mirë me Indinë dhe Pakistanin, gjithashtu me Serbinë dhe Kosovën, Ruandën dhe Kongon Dhe e gjithë kjo ndodhi gjatë tre javëve të fundit a më shumë, apo jo Marko? Dhe (ne ndaluam) të tjerë që ishin gati të luftonin, dhe ne ndaluam shumë përleshje. Mendoj se ndaluam shumë luftëra të mëdha të them të drejtën. Shumë të mëdha. Ishte India dhe Pakistani. Ndaluam luftën përmes tregtisë. Po merremi me Indinë, me Pakistanin, dhe ne u thamë se nuk do të merremi fare me ju nëse do të luftoni. Ndoshta ishin gati në një fazë të bënin një luftë bërthamore, pasi siç e dini janë fuqi bërthamore. Ne e ndaluam dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Po mundohemi që të ndihmojmë në mbylljen e këtij përbindëshi të krijuar nga Biden, për luftën që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Është diçka e tmerrshme. Nuk jam aspak i lumtur me presidentin Putin. Por kjo është diçka që s’do kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president. Kjo është një luftë që me mua nuk do kishte ndodhur kurrë”, ka thënë Trump.