div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-386 category-paged-386 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdekja e 2 vjeçares në pishinën e familjes, policia jep detajet e fundit

Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.

Kurse në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Istog / 05.07.2025 – 18:30. Viktima femër/kosovare-fëmijë ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se ka rënë në pishinë, mjekët kanë konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.

Vdes në QKUK një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjakovë. Një i ri rreth 19-vjeçar, ka humbur jetën tragjikisht pasi është rreziuar në vendin e tij të punës.

Policia e ka konfrimuar rastin, raporton IndeksOnline.

Viktima është dërguar në Klinikën Emergjente me lëndime të rënda, por përkundër veprimeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, i riu s’ka arritur të mbijetojë.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku dhe më pas trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës  06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në raportin e plotë të policisë.

E dhimbshme në Istog: Mbytet një fëmijë në një pishinë

Një fëmijë është mbytur gjatë mbrëmjes së sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, u deklarua Gashi.

Lushaku: “Ishim të shqetësuar për alarmin e bombës, Vetëvendosja të respektojë agjendën”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me alarmin për bombë në ndërtesën e Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo tha se si qytetarë dhe si përfaqësuese të institucioneve ishin të alarmuar nga ky incident dhe kërkoi që situata të sqarohet plotësisht për të mos përsëritur më.

Gjithashtu, Lushaku-Sadriu u bëri thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të respektojnë agjendën e miratuar nga kryesia e Kuvendit dhe të lejojnë vijimin normal të punës në institucion.

“Ishim të shqetësuar sikur të gjithë qytetarët kur dëgjuan se në institucionin legjislativ ka alarm bombe, kjo të jetë sqaruar si çështje dhe të mos ndodhë më, por për procedurat tjera shohim se çfarë do të ndodhë”, tha deputetja.

Berisha i bie pishman: Unë do ta votoj bash kë ta qesin

Deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha para seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit u shpreh se po duket që duan të bëjnë një mocion për për çështjen e ndërrimit të votimit dhe sipas tij, për votimin e hapur, ai do të reflektojë i pari.

Deputeti Berisha në lidhje me këtë u shpreh se do ta votojë këto që e propozojnë.

“Kjo situatë është bërë e tepërt edhe ne duhet të reflektojmë të gjithë, po duket që duan ta bëjnë një mocion për çështjen e ndërrimit të votimit edhe kur të dalin në atë pjesën e votimit të hapur, besoj që do të reflektojë unë së pari, sepse nuk dua në kurriz të Kosovës të mbajë hidhërim me askënd”.

“As nuk ma determinon mendimin politik as opozita, se unë nuk jam opozitë së pari, se këtu nuk dihet kush do ta bëjë qeverinë, mirëpo do të shohim momentin e parë për ta gjetur formën si të dalim nga kjo situatë”.

“Nëse ka sot prezencë të deputetëve që mund të rrëzohet ai opsion, është rrugëdalje dhe është reflektim, por që jo atëhere seancën e ardhshme besoj do ta rrëzojmë, sepse ka njerëz që duan ta rrëzojnë, kur të dalim në të hapur pastaj duhet ta kryejmë këtë punë. O more po vallahi bash kë ta qesin”, u shpreh tutje Berisha.

Kuvendi në shënjestër – VV paralajmëron për kërcënime serioze nga Serbia

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Selimi, ka thënë se rasti i kërcënimit me bombë sot në Kuvendin e Kosovës s’duhet të shihet si i izoluar.

Për këtë kërëcënim, Selimi aludoi te “mbetjet e strukturave ilegale” që, sipas saj, s’e duan stabilitetin institucional dhe te një strategji “më e gjerë” e Serbisë kundër Kosovës.

“Kërcënimi i fundit me bombë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk duhet të shihet si një rast i izoluar. Ky kërcënim vie në një kohë të acaruar e të tensionuar gjithandej. Institucionet tona janë në shënjestër jo vetëm nga individ apo mbetje të strukturave ilegale brenda vendit që nuk e duan stabilitetin institucional, por edhe nga një strategji më e gjerë e Serbisë për të mbajtur Kosovën në krizë të vazhdueshme. Serbia vazhdimisht ushtron presion politik, diplomatik dhe psikologjik mbi Kosovën, përfshirë përpjekjet për destabilizim përmes propagandës dhe kërcënimeve hibride”, ka shkruar ajo.

Kurti: Kosova dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin bashkë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti një grup studentësh nga Universiteti francez Sciences Po, Universiteti i Humboldt, Universiteti i Shkupit dhe Universiteti i Ri i Bullgarisë. Ai theksoi se Kosova është një dëshmi ku zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin paralelisht.

Në një komunikatë për medie, Kurti tha se Kosova është dëshmia që tregon se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të shkojnë dorë për dore. Ai theksoi se Kosova ka arritur një rritje ekonomike mesatare prej 6% në katër vitet e fundit, ndërkohë që ka bërë përparime të konsiderueshme në indekset ndërkombëtare për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

“Përveç rritjes ekonomike, qeveria jonë ka punuar në mënyrë aktive për ta shpërndarë këtë rritje drejt qytetarëve, përmes subvencioneve për fermerë, arsimit publik falas, shtesave për fëmijë dhe nënat e reja, si dhe rritjes së pagës minimale dhe pagave në sektorin publik dhe privat”, u shpreh kryeministri.

Kurti gjithashtu theksoi se punësimi, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, është rritur, duke kontribuar në uljen e papunësisë nga mbi 25% në nën 11%. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen ndaj bizneseve, të cilat kanë rritur qarkullimin e tyre dhe kanë kontribuar në lidhjen e ekonomisë me tregun e punës përmes arsimit dual.

Gjithashtu, kryeministri theksoi investimet në fusha kyçe dhe strategjike, duke përfshirë sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe orientimin dhe aspiratat për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit me studentët, Kurti iu përgjigj pyetjeve të tyre që përfshinin marrëdhëniet me Serbinë, masat për sigurinë dhe mbrojtjen, kërcënimet hibride dhe rritjen e fashizmit në Evropë, si dhe sfidat për t’u përballuar me këto kërcënime. Biseda gjithashtu përfshiu autorët e filozofisë politike dhe sociologjisë.

Humbje mandati dhe burgim: Çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditësh?

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese, tha se deputetët e Kuvendit kanë 30 ditë nga 26 qershori për ta konstituuar Parlamentin, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.

Nëse kjo nuk ndodh, ata rrezikojnë humbjen e mandatit dhe ndjekje penale, që mund të çojë në burgim prej 3 deri në 6 vjet për shkelje të Kushtetutës.

“Çdo vendim, çdo aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese është ligj, dhe ligji ka pasoja. Pasojat në bazë të kësaj, nëse nuk konstituohet vijnë në mënyrë automatike. E para është masa ndëshkuese administrative, që nënkupton revokimin apo humbjen e mandatit. E dyta është masa penale, ku Prokuroria Speciale ka për detyrë që të fillojë ndjekjen penale për shkak të cenimit të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, dhe mosrespektimit të ligjit”, u shpreh Kryeziu.

Ndahet nga jeta motra e Bujar Bukoshit

Sot është ndarë nga jeta motra e ish-kryeministrit të Qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, Nexhibe Bukoshi Elezi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur familja përmes një njoftimi emocional në rrjete sociale.

“Sot, pushoi së rrahuri zemra e Nanës dhe engjëllit tonë mbrojtës gjatë gjithë jetës. Nga sot, do të na mungojë aroma e Nanës dhe mungesa e frymës së Saj do të jetë gjithmonë e pranishme në zemrat tona. Lamtumirë Nana jonë e dashur.”

Familja ka bërë të ditur se për detajet rreth ceremonisë së varrimit dhe pritjes së ngushëllimeve do të njoftojnë në vijim.

Ajo ka ushtruat profesionin e mësuesës së pianos në shkollën e muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren.

Ngërçi në Kuvend – Vjosa Osmani tregon çfarë ndodh nëse nuk konstituohet brenda 30 ditësh

Pas përfundimit të ceremonisë së betimit të kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani ka folur para mediave për takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit politikë si dhe për situatën e krijuar pas zgjedhjeve, duke theksuar se ngërçi politik nuk mund të kalojë pa pasoja nëse nuk konstituohet Kuvendi brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

Osmani u ndal te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe mundësinë e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, siç e dini, ka krijuar hapësirë për më shumë interpretime. Nëse lexohet në tërësi, ai nuk përjashton votimin e fshehtë si mundësi – por kërkon që të ketë vendim të seancës dhe konsensus të deputetëve para se të shkohet në një formë të tillë”, tha Osmani.

Presidentja shtoi se takimet me subjektet politike janë ende në vazhdim dhe se, pavarësisht qëndrimeve të kundërta, mund të ketë afrim që mundëson konstituimin e Kuvendit.

“Nuk i kam përfunduar ende takimet, disa do t’i zhvilloj edhe sot. Ka parti me qëndrime të kundërta, por nuk do të thotë që nuk mund të ketë afrim. Bllokada nuk është krejtësisht jo racionale”, theksoi ajo.

Ajo gjithashtu njoftoi se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda 30 ditësh, kjo do të ketë pasoja ligjore, sipas vendimeve të Kushtetueses.

“Kushtetuta nuk e lejon që moskonstituimi të mbetet pa pasoja. Është e qartë që ky është një detyrim, dhe mosrespektimi i tij do të sjellë pasoja juridike. Nëse nuk ka konstituim, unë do të sqaroj shumë shpejt hapat që do të ndërmerren pas afatit 30-ditor”, u shpreh Osmani.