div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-389 category-paged-389 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Takime sy me sy”: Presidentja Osmani ndërron formatimin e takimeve me liderët, nesër i takon…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të aktivizohet serish për zgjidhjen e ngërçit politik.

Shefja e shtetit nesër do të takojë liderët e partive politike me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit dhe tejkalimin e krizës politike.

Ndryshe nga hera e fundit, kësaj radhe presidentja Osmani liderët do t’i takojë në mënyrë individuale.

Ajo do të bisedojë sy me sy me kryetarët e partive politike për gjetjen e një zgjidhje.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se nesër do të ketë takim te presidentja Vjosa Osmani.

Ai ka treguar se cili do të jetë qëndrimin i PDK-së në këtë takim.

Qëndrimi ynë është ai që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që mundohemi me gjetë zgjidhje me ofru kompromise, për të dal nga kjo situatë. Nesër prapë do të jem tek preisdetja. Këtë e shoh pozitive në kuptimin e angazhimit, por s’di çka të them për mundësinë e rezultatit. Sepse bllokada është prodhim i kryeneqësisë politike të VV-së“, ka thënë Krasniqi.

Pas Krasniqit, Osmani do ta takojë kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurse, në ora 16:00, Osmani do ta takojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa, takimet me liderët e partive të komuniteteve pakicë Osmani do t’i organizojë një ditë më pas.

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balja, ka konfirmuar se ka marrë një ftesë nga presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka treguar se takimi me Osmanin do të mbahet të enjten në ora 11:30.

Me qëllim të daljes nga kriza, presidentja Osamni kishte takuar liderët politik edhe më 15 maj. Aso kohe ajo liderët i kishte takuar në një takim të përbashkët.

Pas takimit me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj, ajo kishte përgëzuar ata për konstruktivitetin.

Dua t’i përgëzoj liderët për qasjen e tyre konstruktive në këtë takim, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre tregoi vullnet të mirë për një zgjidhje përpara, që të konstituohet kuvendi sa më parë”, kishte thënë Osmani.

Ajo kishte paralajmëruar se nëse është e nevojshme do t’i takonte sërish deputet.

Shtyhet gjykimi ndaj Naim Murselit, kjo është arsyeja

Dy seanca të planifikuara në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë anuluar për shkak se Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Murseli.

Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka kërkuar kohë shtesë për ekspertim. Trupi gjykues ka vendosur të zgjasë afatin për ekspertimin e të akuzuarit Naim Murseli”, konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” gjykatësja Fatime Dermaku.

Kështu, seancat e planifikuara për 2 dhe 9 korrik 2025, janë anuluar.

Në seancën fillestare të mbajtur më 31 janar 2025, Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademajt, Granit Plava nuk u deklarua rreth fajësisë, kurse Kushtrim Kokalla tha se nuk deklarohet pa u konsultuar me mbrojtjen. Ndërsa, fajtor u deklarua i akuzuari Tom Dodaj. Ky i fundit, pasi pranoi fajësinë u dënua me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

E dhimbshme: Ndërron jetë vogëlushja 7 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër të Anglisë, shkruan PodujevaSot.

Një pemë e madhe u rrëzua në një park publik, duke zënë poshtë 5 vajza të vogla. Të gjitha vajzat ishin me prejardhje shqiptare.

Fatkeqësisht, vogëlushja 7 vjeçare, Leona Ruka, nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë.

Leona me prejardhje ishte nga Kukësi.

Për ngjarjen foli edhe shefi i Policisë së Londrës, i cili tha se familja po përballet me dhimbje të madhe.

A po tërhiqet Albulena Haxhiu nga kandidatura për kryeparlamentare? Ja çka konfirmoi sot

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se ka qenë qëndrim i njëanshëm i saj kur ka deklaruar se do të tërhiqej nëse nuk i merr 61 vota për kryeparlamentare më votim të fshehtë.

Por, krahas kësaj, Haxhiu tha se për këtë qëndrim ka marrë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosja dhe kryetari i saj, Albin Kurti.

Pas dështimit të seancës për herë të dyzetë, Haxhiu tha se kuvendi është dashur të konstituohet që në herën e parë, më 15 prill.

“Fatkeqësisht deputetët e opozitës nuk po votojnë. Ne nuk themi asnjëherë që të votojnë për. Por, nuk po votojnë as për as kundër dhe as nuk po abstenojnë. Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në takimet e radhës të ftuara nga presidentja Osmani. Nuk përjashtojmë asnjëherë që të ketë takime që ftohen edhe nga kryetari Kurti…Është e pakuptimtë që të shkosh në takim dhe të mos bësh asnjë lëvizje. Për sa kohë ne kemi bërë lëvizje, i ka përmendur edhe kryetari Albin Kurti pas takimit që i ka ftuar. Vetëm njëherë do të votohet për mua me votim të fshehtë. Nëse unë nuk i marr 61 vota të paktën nga deputetët kuvendit, unë tërhiqem nga kandidatura. Ka qenë qëndrim i një anshëm, por që është respektuar nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje…Unë ende nuk kam informacione se presidentja Osmani e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje, sapo ta kemi njoftimin do t’iu njoftojmë”, tha Haxhiu.

Ajo potencoi se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë të re nga Osmani për takim.

“Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të konstituohet brenda afatit prej 30 ditëve. Ndonëse kjo nuk ka qenë çështje që e ka adresuar AAK-ja dhe PDK-ja, LDK-ja kur e kanë kontestuar komisionin për votimit e fshehtë në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë kërkesës dhe ka përcaktuar tashmë një afat kohor. Në këtë drejtim jo brenda 30 ditëve, por kuvendi është dashur që të konstituohet po atë ditë, më 15 prill, kur edhe është thirrë seanca e parë konstituive…Ne kemi qenë të hapur që të marrim pjesë në takimet që i ka ftuar presidentja Osmani, ndonëse deri më tani kemi pasur vetëm një takim dhe të tjerat do të ndodhin gjatë ditëve në vijim”, tha Haxhiu.

Për herë të dyzetë ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i kësaj seance ka dështuar në mungesë kuorumi për komisionin që mundëson votimin e fshehtë.

Kushtetuesja javën e kaluar ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve./KP/

Ngërçi në Kuvend, edhe VV-ja i drejtohet Kushtetueses

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të deputetëve të opozitës. 

Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare.

Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa e pjesëmarrjes nga opozita përbën shkelje që duhet adresuar.

“Nuk e kemi leximin e njëjtë të aktgjykimit të gjykatës Kushtetues, është e qartë që jo që ka sqaruar por ka komplikuar rrethanat një interpretim i tillë, ndërsa synimi i tretë është e më se e domosdoshme edhe një adresim i gjykatës në situatën aktuale tashmë në mos pjesëmarrjen në votim nga partitë opozitare. Votimi në seancë është obligim ne po e përgatisim që ti drejtohemi gjykatës për mos votimin e deputetëve opozitare për mos pjesëmarrje në votim”, ka theksuar ajo.

Ftesa e Presidentes për takim, ja si i përgjigjet PDK-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka konfirmuar se ka pranuar ftesën nga presidentja Vjosa Osmani për një takim që do të zhvillohet nesër, ku do të diskutohet situata politike e krijuar në Kosovë, e cila ka vazhduar tash e pesë muaj.

Krasniqi ka theksuar se do të jetë pjesë e këtij takimi dhe ka shprehur optimizëm për mundësinë e një zgjidhjeje, duke shtuar se janë duke kërkuar kompromise për të dalë nga situata aktuale.

“Kam pranu ftesën dhe besoj nesër është takimi dhe unë do të jem aty. Qëndrimi i njëjtë që kemi pasur gjithmonë. Ka dy tre muaj që jemi duke munduar të gjejmë zgjidhje dhe të ofrojmë kompromise për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Krasniqi.

Ai gjithashtu ka komentuar se shpreson që situata të ndryshojë dhe se presidentja të marrë rol aktiv në këtë proces, duke shtuar se, megjithatë, nuk është i sigurt për rezultatin e mundshëm të këtij takimi. Sipas tij, bllokada politike në vend është një rezultat i “kryeneçësisë së LVV-së”.

“Ne kemi pasur kërkesë edhe më herët që presidentja të marrë rolin e saj dhe të involvohet. Kemi pasur edhe takimin që ka qenë para disa javësh, e shoh pozitiv në kuadër të angazhimit, por nuk di çka të them për mundësinë e rezultatit, sepse në fund të fundit bllokada është prodhim i kryeneçësisë së LVV-së,” ka shtuar ai.

Kujtojmë se edhe sot ka dështuar seanca e 40-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kuvendit.

Presidentja nis ftesat për partitë politike, ja data e takimit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nisur dërgimin e ftesave për takim me liderët e partive politike, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja boshnjake Duda Balje ka konfirmuar se ka marrë një ftesë për takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Sapo mora një telefonatë nga presidentja për takim, për pasnesër,” ka deklaruar Balje për media.

Presidentja Osmani pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend të respektojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit prej 30 ditësh, ashtu siç e ka përcaktuar vendimi i Gjykatës.

Takimi i paralajmëruar me liderët e partive politike pritet të mbahet me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike që ka bllokuar funksionimin e Kuvendit dhe ka lënë vendin me një qeveri me mandat të skaduar. Ftesa e presidentes vjen në një moment kritik, kur presioni publik për zgjidhje institucionale është në rritje.

Një i vrarë dhe dy të plagosur nga sulmi me thikë në një kompani në Gjermani

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me thikë nga një burrë në një kompani në Gjermaninë jug-qendrore herët këtë mëngjes.

Një grup i madh i shërbimeve të shpëtimit u vunë në shërbim të të lënduarve në terren në kompaninë “Ueberlandwerke Rhoen” në qytezën Mellrichstadt të Bavarisë, tha policia, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Policia tha se një person ka vdekur në vendin e ngjarjes.

I mbulohet vajza të ashtuquajturit ‘Shqiptar’ – urrejtësi të Islamit

Urrejtja ndaj fesë Islame nga i ashtuquajturi “Shqiptar” Shaljani viteve të fundit ka marr përmasa të mëdhaja, ai madje shkoi deri atje sa që dëshironte të ndërtonte një Kishë Katolike në Shalë të Bajgorës

Ja një letër publike e tij për të bijen:

“Letër për bijën time dhe për opinionin publik :
A do t’ia mbulojnë edhe nënën Qendresës?
Qendresën e pagëzova unë. Ishte emri që zgjodha me gjithë shpirt, si simbol i qëndresës sonë kombëtare, shpirtërore e kulturore. U rrit larg vendlindjes, por me dashuri për rrënjët. E mbështeta që të arsimohej siç i ka hije një vajze shqiptare: Mbaroi shkollimin në vendin ku jetonim, përfundoi studimet në Angli dhe më vonë i vazhdoi ato pasuniversitare në Universitetin e Helsinkit – një rrugëtim për t’u respektuar.
Para se të lidhte jetën me një djalë nga Kosova, Qendresës i thashë:
“Nëse kam fatin që bija ime të krijojë lidhje me një djalë që vjen nga një familje e mirë shqiptare, unë fitoj një djalë. Në të kundërtën, humbas edhe vajzën.”

Mua më ndodhi kjo e fundit.

Ajo u martua dhe solli në jetë tre fëmijë të mrekullueshëm. Por jeta bashkëshortore nuk ishte e lehtë. Përjetoi nënçmim dhe madje edhe kërcënim fizik. Ishte e policia e shtetit që e largoi burrin e saj nga banesa, por ai u strehua te një i afërm i tij, i lidhur me qarqe ekstremiste islamike. Jo vetëm ai, por e gjithë familja e tij ishte e zhytur në një frymë jetese që nuk përputhet me vlerat e mia, me rrënjën dhe krenarinë shqiptare që ia kam mësuar vajzës sime.
Qendresën, për aq kohë sa unë isha aty, nuk e mbuluan. E dinte se nuk do ta pranoja në shtëpinë time me shami – njësoj siç nuk do ta pranoja as motrën time, as tezen, as hallën nëse do i shihja të mbuluara sipas standardeve të huaja, të atyre që përpiqen të na zhbëjnë kulturën dhe identitetin.

Por, më pas, vajzën ma mbuluan.

Sipas informacioneve që kam, ajo u nënshtrua pavarësisht se deklaron se  mbulesa  ishte vendim i saj i lirë, në faktë ishte një akt i imponuar – madje me porosi dhe me pagesë, sepse ishte fjala për bijën e Shqiptar Shaljanit. A u pagua dhëndrri? Apo rrjeti i njerëzve të tij? Nuk e di me siguri, por e di se bija ime nuk do pranonte kurrë para për të shitur dinjitetin. Ajo bëri një kompromis të hidhur për të ruajtur paqen, për të mbrojtur fëmijët, për të shpëtuar një familje që ishte duke u rrënuar.

Por, unë, si atë shqiptar, si burrë i rritur në frymën e arbërit, nuk mund të rrija pa reaguar.
Kur ma tregoi atë që kishte ndodhur, i thashë me dhimbje, por me bindje:

“Nga kjo ditë e tutje, derisa ta mbash shaminë, nuk ke të drejtë të më quash baba.”
Ky nuk është refuzim ndaj fëmijës tim, por një protestë ndaj ideologjisë që po na e mbyt identitetin kombëtar. Nuk është urrejtje, por dhimbje. Nuk është largim, por qëndresë.

Unë nuk kam luftuar gjithë jetën për ta parë bijën time të kthyer në simbol të një kulture që nuk është e jona. Nuk dua që nipërit e mbesat e mi të rriten në frymën e frikës, nën mbulesën e imponuar nga mendësi të huaja që nuk kanë lidhje me krenarinë tonë kombëtare, me kulturën tonë arbërore, me besimin e të parëve.
Bijë, nëse lexon këtë letër, dije se dashurinë time nuk e ndal shamia, por e lëndon thellë. E di që ende ka forcë brenda teje – forcën që ta kam dhënë kur të quajta Qendresë. Nëse e mbulove shpirtin, zbuloje të vërtetën. Nëse e mbulove kokën, lëshoje mendjen të flasë lirshëm. Sepse emri yt nuk ka lindur për të heshtur.”

Mitrovicë, 29.06.2025 / Shqiptar Shaljani.

Italia në kaos nga moti i keq: Përmbytjet izolojnë qytete, rrëshqitje toke dhe alarm në autostrada!

Moti i keq me reshje shiu të rrëmbyeshme ka goditur veriun e Italisë duke shkaktuar viktima dhe përmbytje. Mediat italiane bëjnë të ditur se në Bardonecchia, një vendpushim turistik në 1.300 metra mbi nivelin e detit në zonën e Torinos, një burrë 70-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga uji dhe balta pas përmbytjes së lumit Frejus.

Nuk kanë kaluar as dy vjet që kur një rrëshqitje toke terrorizoi qytetin, natën midis 13 dhe 14 gushtit 2023. Dhe pikërisht një vit pas përmbytjes që e bëri të paarritshëm për njëzet e tetë ditë, tre rrëshqitje toke e kanë izoluar përsëri qytetin në rrëzë të Gran Paradisos.

Bardonecchia është frikësuar përsëri nga lumi i saj Frejus, një përrua i rrëmbyeshëm që kalon përmes qendrës së qytetit dhe që mbuloi me baltë gjeografinë lokale për ditë të tëra në vitin 2023.

Sipas mediave italiane, viktima është një burrë 70-vjeçar, Franco Chiaffrino, të cilin disa njerëz e panë të dilte nga furgoni i tij dhe të zhdukej në ujë dhe baltë. Zjarrfikësit e nxorën atë të pajetë. Ndërkohë, në fshat, 150 fëmijë me pushime në kampet verore janë dërguar në siguri në palestrën sportive, e cila është gjithashtu në dispozicion të kujtdo që ka nevojë, dhe përgjatë përroit ka një zonë të kuqe pa qasje. Zjarrfikësit janë të zënë duke pastruar rrugët nga mbeturinat dhe duke u përpjekur t’i bëjnë ato të sigurta.

Dhjetë persona u evakuuan nga një ndërtesë dhe katër të tjerë u shpëtuan nga makinat e tyre. Operacionet u vështirësuan nga evolucioni i kushteve të pafavorshme të motit. Video të shumta të publikuara në mediat sociale tregojnë ujin e zi të lumit që derdhet në rrugët e qytetit. Përmbytje u regjistruan edhe në autostradën A32 Torino-Bardonecchia, ndërsa dalja për në resortin turistik u mbyll në të dyja drejtimet. E njëjta gjë vlen edhe për rrugën shtetërore në pjesën pranë qytetit, e cila është plot me ujë.

Autoritetet vendase urdhëruan njerëzit që të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makinat.