Haxhiu flet pas takimit me presidenten, zbulon tri datat e mundshme të zgjedhjeve lokale
Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në vend.

Në këtë takim nga radhët e Vetëvendosjes e pranishme ishte e propozuara për kryekuvendare, Albulena Haxhiu.

E pas takimit, Haxhiu deklaroi se tri datat e mundshme për zgjedhjet lokale janë 5,12 apo 19 tetor.

Duhet përkujtuar që në vendin tonë ende nuk është zgjidhur situate e krijuar pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit- e një situatë e tillë duket se do vazhdojë ende.

“Sapo përfundoi takimi i thirrur nga presidentja Osmani që kishte për qëllim konsultimin për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Në këtë takim në vend të Kurtit isha e pranishme si përfaqësuese e VV-së. Sa i përket Vetëvendosjes paraqitëm qëndrimin tonë që është me rëndësi që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë aq më mirë. Nëse zgjedhjet shpallen nesër është mundësi edhe data 5 tetor, por edhe data 12 tetor, apo 19 tetor. Këto ishin tri datat që u përmendën më shumti. Shumica e përfaqësuesve ishin për 12 apo 19, ndonëse qëndrimin e paraqesin ata vetë”,tha Haxhiu

Detaje të reja nga aktakuza për vrasjen e Liridona Murselit: Prokuroria me prova të shumta kundër tre të akuzuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur një dosje të gjerë provash ndaj tre të akuzuarve – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – për vrasjen e rëndë në bashkëkryerje të Liridona Murselit, ngjarje që tronditi opinionin publik në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas Prokurorisë, dyshimi i bazuar ndaj të akuzuarve mbështetet në një numër të madh provash materiale, teknike dhe dëshmish personale. Ndër provat kyçe janë: një fishek që rezulton të jetë shkrepur nga arma e krimit me numër serik identifikues, raporti i autopsisë, analiza preliminare e të dhënave nga telefonat e të pandehurve, pamjet e kamerave të sigurisë nga lokacionet “Etno Kuqa” dhe pompa “Kastrati”, si dhe transaksionet bankare në Bankën Ekonomike dhe BKT.

Po ashtu, në dosje përfshihen dy CD me të dhëna nga IPKO për komunikimet telefonike të të pandehurve, dy DVD me incizime të kamerave të sigurisë dhe një tjetër nga vende të ndryshme të ngjarjes. Prokuroria përmend edhe një përgjigje nga autoritetet shtetërore suedeze që lidhet me rastin.

Një dëshmi e rëndësishme pritet të jetë ajo e Leonard Ademajt, vëllait të viktimës, i cili atë natë ndodhej në Prishtinë dhe kishte marrë fëmijët e çiftit nga i akuzuari Naim Murseli.

Prokuroria shprehet se provat janë të mjaftueshme për të bindur gjykatën dhe opinionin publik se të pandehurit janë fajtorë për krimin e rëndë.

Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare

Albulena Haxhiu e ka konfirmuar propozimin e bërë ndaj presidentes Osmani që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën kohë me ato parlamentare.

Haxhiu ka thënë se në takim me presidenten është diskutuar edhe për ngërçin politik.

“Ideja ishte e imja. Por së pari duhet ta konstituojm kuvendin dhe më pas ta shpërndajmë para se të ecim me këto hapa” ka thënë Haxhiu./Indeksonline/

 

Tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt sillen në Gjykatë

Në Gjykatë Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton GazetaDemos.

Tre të akuzuarit, ish-bashkëshorti Naim Murselit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nën rendin e forcave, e të prangosur, u sollën në Gjykatë.

Ndaj të njëjtëve Gjykata ka konfirmuar aktakuzën me të cilët dhe ngarkohen për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

Liridona Ademaj u vra në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët, duke u qëlluar me plumb në qafë.

Pamje nga Gjykata:

Naim Murseli
Granit Plava
Kushtrim Kokalla
A po i vjen fundi bllokadës në Kuvend, Limaj tregon nëse ka marrëveshje me VV-në

Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë një ndër çështjet më të diskutuara, sidomos për pozitën e kryetarit të Kuvendit, që ende nuk është votuar. Në këtë kontekst, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se është e nevojshme një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën.

Limaj ka deklaruar para mediave se pa ndonjë ndryshim konkret të rrethanave, Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në qëndrimin e saj të deritanishëm.

“Sido që të jetë, vendi duhet me pasë një shumicë parlamentare, pavarësisht si e qysh bëhen, Nisma e ka ofru një mundësi. Ne kemi dashur që duke kujtuar situatën, nevojën e pasjes së institucioneve, duke votuar që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicave parlamentare, duke kujtuar pozicionimin dhe vullnetin të qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të japim një mundësi. Unë jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka ritheksuar se krijimi i institucioneve është urgjencë për vendin dhe se Nisma do të jetë konstruktive, por pa marrëveshje politike, vota e tyre nuk do të ndryshojë.

BIK-u jep detaje për festën e Kurban Bajramit, namazin, ligjëratën dhe pritjen për mysafirë

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Namazi i sabahut falet në orën 04:20.

Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës.

Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e kryesisë, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Bajrami: Kurti thotë se ka 61 vota për Qeverinë – nëse i ka, pse nuk i përdor për Haxhiun?

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë dështimin e vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve – Vetëvendosjen – që ka siguruar 48 ulëse në Kuvend.

Bajrami, e cila përfaqëson një subjekt që për rreth tre vite bojkotoi Radiotelevizionin Publik, theksoi një kontradiktë serioze në deklaratat e Albin Kurtit. Ajo vuri në dyshim pretendimin e tij se ka mbështetjen e 61 deputetëve për të formuar qeverinë, por jo për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e Kryetares së Kuvendit.

“Nuk mund të thuash i kam votat për qeveri, atëherë Kurti nuk po i përdor ato vota për ta zgjedhur Haxhiun. A i bie që patriarkalizmi është pikërisht te ai, sepse ai votat që i ka për ta zgjedhur qeverinë, nuk po i vë në shfrytëzim. Votat nuk harxhohen, nëse i ke 61 vota për qeverinë, i ke 61 edhe për Albulena Haxhiun. Cili është shpjegimi pse nuk i përdor ai këto 61 vota? Nëse i ka, atëherë i bie që ai është duke e denigruar figurën e zonjës Haxhiu, sepse po i ka numrat, por po i thotë asaj se këto vota nuk mund t’i përdor për të bërë ty kryetare të Kuvendit, po i ruaj 3 ditë pas për ta votuar Qeverinë e Kosovës. A po i bie kjo që ndoshta ka deputetë të LVV-së që nuk po ia votojnë Haxhiun? Ai duhet ta shpjegojë, sepse nuk mund të besoj që Kurti i paska votat, por jo Haxhiu. Atëherë po i bie që ka njerëz brenda LVV-së që nuk janë duke votuar Haxhiun, sepse unë nuk e besoj që ka deputetë të partive të tjera parlamentare që do ta votonin Kurtin pa një marrëveshje politike,” – deklaroi ajo në RTK.

Kur u pyet për akuzat se Haxhiu po refuzohet për shkak se është grua, Bajrami i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kundërshtimi ndaj saj ka të bëjë me profilin politik dhe performancën e saj, e jo me gjininë.

“Nuk ka të bëjë kjo me gjininë, unë jam grua vetë, jam në politikë nga viti 2010, nuk pajtohem asnjë pikë, sepse askush nuk e ka kontestuar figurën e Haxhiut pse është grua. Të gjitha deklaratat që dëgjohen nga blloku i deri djeshëm opozitar janë që Haxhiu ka qenë figurë polarizuese, çka është e vërtetë, që ka dështuar për katër vite si ministre e Qeverisë,” – u shpreh Bajrami.

Peci: Dhurata më e madhe për Kurtin erdhi nga Lista Serbe

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe.

Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të saj në veri.

”Në situatën politike që jemi dhe duke e pasur parasysh qeverisjen e qeverisë Kurti 2, unë mendoj që Kurtit dhe kësaj qeverie dhuratën më të mirë ia ka bërë Lista Serbska. Me dorëhqjen e tyre nga komunat me tërhqjen e pjestarëve të tyre nga Policia e Kosovës ia mundësoj Kurtit të hyjë në veri thellësisht dhe mandej ta sheh këtë si sukses të madh të vetin se p%rndryshe nuk besoj që në sfera tjera ka mundur të tregoj diçka, nuk shohë asnjë rezultat t1% prekshem, por vetëm trend negativ”, tha Peci në RTV21.

Eskalon Sami Kurteshi: Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj vrarës me pagesë

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi  ka eskaluar duke i quajtur vrasës me pagesë gazetarët, Ilir Mirenën, Lirim Mehmetaj dhe Berat Buzhalën, pas një debati ku është përfshi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugojevci.

“’TËRBIMI I RIPËRTYPËSVE!Qenkan tërbuar dy nga ripërtypësit e jashtëqitjeve të UDB-ës, vrasësit me pagesë, të quajturit Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj.Tash paskan ndërruar vetëm cakun. Tash caku qenka Saranda Bogujevci. Tash duan të pushkatojnë atë që i ka shpëtuar zjarrit dhe plumbit të bosave të tyre, hordhive shoviniste serbe gjatë luftësTërbimi i këtyre vrasësve, i bosave të tyre dhe i bashkëvrasësve, bëhet në emër të gazetarisë dhe lirisë së shprehjes, krejt nën mbrojtjen e Aleancës së Gupeve Kriminale dhe në koordinim e bashkëveprim të ngushtë me krimin e organizuar institucional brenda prokurorisë së shtetit. P.s. Emrin e njërit nga këta vrasës medialë me pagesë – ripërtypës, e paskam harruar – Berat Buzhala”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.

 

 

Kurteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar gazetarët edhe për intevistimin dhe arrestimin e gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behlulin.

“Këtë punë të përbashkët të këtyre vrasësve me pagesë dhe prokurorisë, fort e qartë e dëshmoi arrestimi i gazetarit Nexhat Behluli nga Lugina e Preshevës për shkak të guximit të tij për zbulimin e rrënjëve të bashkëpunimit të vrasësve medialë me pagesë në Kosovë me bosat e tyre të UDB-ës.Lufta e UDB-ës kundër shqiparëve as ka filluar dhe as përfundon tash e këtu e me këta vrasës. Jashtëqitjet i prodhon ajo, e ripërtypësit e tyre i përzgjedhin caqet dhe viktimat „rastësisht“. Por, një është e sigurtë, luftën e kanë humbur, ripërtypjen nuk ua ndalim”, ka shkruar tutje ai.

 

 

Postimi i plotë:

LDK në qeveri me VV-në? Haziri jep përgjigjen përfundimtare!

Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi.

Deputeti i kësaj të fundit, Lufti Haziri dha një jo përfundimtare.

Haziri i ftuar në emisionin Politiko, teksa përmendi bashkëpunimin ndërpartiak mes vitesh, tha se konsistenca e tyre parazgjedhore vazhdon të mbes njësoj.

“Përgjigjja është bërë me shkrim. Nuk e ndihmojnë asgjë takimet jozyrtare.Bashkëpunimi mes LDK-së e VV-së ka histori të mirë bashkëpunimi deri në formimin e Qeverisë, e pastaj ka rrëshit në të keqe deri të protesta të mëdha nëpër rrugë. Të dy anët e medaljes së bashkëpunimit i kemi përjetuar, i kemi provu. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar si para zgjedhjeve e gjatë zgjedhjeve dhe e kemi konfirmuar njëjtë konsistencën tonë. Është jo përfundimtare Je parti e parë, puno me kë të duash, dhe implemento rezultatin e zgjedhjeve“, deklaroi ai.