div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-400 category-paged-400 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Policia në kërkim të serbit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është në kërkim të të dënuarit që u arratis dje nga Qendra Korrektuese në veri të Mitrovicës.

Policia njofton se në lidhje me këtë rast janë intervistuar zyrtarët korrektues.

“Mitrovicë Veri  07.08.2025 – 13:30. Raportohet se nga Qendra Korrektuese në Mitrovicë Veri ka ikur i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka qenë duke vuajtur dënimin në këtë qendër. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin janë intervistuar zyrtarët korrektues dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Siç u raportua mbrëmë, Gjorgje Radomiroviq, është serbi që u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë. Ai  ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj heqje lirie për një vrasje.

Atij i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj në vuajtje të dënimit.

“I burgosuri ishte i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, nga të cilat i kishin mbetur edhe 3 vjet e 7 muaj. Ai ishte i kategorizuar si i avancuar dhe, në momentin e arratisjes, ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit.”, ka njoftuar  Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Gjithashtu, ai ishte në listën e të dënuarve që mund të përfitonin lirimin me kusht.

Sot përfundon masa e Kushtetueses, Kurti: Gjykata s’i zgjidh mosmarrëveshjet, ne kemi bërë hapa pala tjetër jo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është prononcuar sot për media rreth çështjet se konstituimit të Kuvendit, duke thënë se Kushtetuesja ka thënë se marrëveshjet duhet të bëhen mes grupeve parlamentare, dhe se mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se hapa për zgjidhjen e situatës aktuale janë bërë nga ta, porse pala tjetër, duke i kritikuar partitë e ish-opozitës nuk kanë bërë të njëjtën gjë.

‘‘Ne kemi ofruar dy kompromise, i pari ka qenë me rastin e votimit të fshehtë nëse nuk zgjidhet me të parën Haxhiu atëherë ne do të sjellim një emër tjetër, dhe kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për paketën  ku bën pjesë kryetari dhe nënkryetarët dhe më pastaj të kthemi të votimi i hapur, ne kemi bërë hapa nuk ka pasur hapa nga pala tjetër. Dhe mos harroni kur Kushtetuesja me aktgjykimin paraprak na patë me pikën e veçantë se marrëveshjet politike duhet të arrihet midis grupeve parlamentare se mosmarrëveshjet nuk i zgjidh gjykata, menjëherë dy partitë kryesore opozitare sërish dërguan lënë në Kushtetuese. Nëse gjykata thotë uluni e merruni vesh ti nuk shkon prapë në gjykatë me dërguar raste të tjera. Pra aktgjykimin ne e kemi respektuar, dhe jam unë që kam parashtruar letra për bashkëbiseduar, mirëpo deri tani siç e dini s’kemi pasur sukses’’, ka thënë ai.

Kurti ka thënë që, edhe pse i ka kompetencat e kufizuara ka punë aq sa ka pasur më herët e ndoshta edhe më shumë.

‘‘Ndërkohë unë i ka kompetencat e kufizuara, por përbesë nuk kam më pak punë se më herët, kam veçse më shumë punë. Kosova është stabile, Kosova po përparon por Kosova s’ka kuvend’’, ka thënë ai.

E rëndë: Në Bujanoc vritet 18-vjeçari, Arbenit Mujaj

Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një përleshje mes disa personave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Bujanocit në mbrëmjen e ditës së Hënë. Gjithashtu raportohet se vëllau i tij është duke u trajtuar në spitalin rajonal të qytetit të Nishit dhe gjendja e tij është e rëndë.

Kryeprokurorja publike, Danijela Trajkoviq tha se ka ndodhur një konfrontim fizik midis disa personave, në të cilin A.M. (2006) ka pësuar lëndime të rënda kërcënuese për jetën nga plagë me thikë në gjoks dhe ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu jozyrtarisht mësohet se i riu u mbyt nga një i mitur nga fshati Tërrnoc i komunës së Bujanocit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 18:00 në qytetin e Bujanocit.

Ngushllimet më të sinqerta familjes.

Aksident i rëndë në autostradë, një grua mbetet e lënduar

Një grua ka mbetur e lënduar në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë e konfirmoi për klankosova.tv Ismajl Fejzullahu nga Njësiti i Autostradave.

Ai theksoi tutje se viktima se nuk është në rrezik për jetë.

Gruaja godet burrin shuplakë në fytyrë – Sapo erdhën për pushime në Kosovë

Një rast dhune në familje është raportuar pasditen e së dielës në fshatin Ujmirë të Klinës, ku një mosmarrëveshje mes një çifti të kthyer nga mërgimi ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë.

Sinjali mëson ekskluzivisht se më 03 gusht 2025, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor të Klinës ka arritur një telefonatë për një konflikt familjar në një shtëpi në Ujmirë. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur çiftin M. R rreth 40-vjeçar dhe A. R rreth 31-vjeçare, bashkë me dy vajzat e tyre të mitura.

Sipas burimeve brenda hetimit, çifti, i cili jeton përkohësisht në Gjermani dhe ndodhej në pushime në Kosovë, ishte përfshirë në një konflikt verbal që fillimisht kishte nisur mes te resë dhe vjehrrës së saj dhe më pas kishte eskaluar në përplasje fizike ndërmjet bashkëshortëve.

Bashkëshortja dyshohet se e kishte goditur me shuplakë në fytyrë bashkëshortin e saj, ndërsa ky i fundit ka reaguar duke e goditur me duar në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Të dy kanë deklaruar se janë penduar për veprimet dhe kanë dhënë zotim se nuk do të përsërisin sjellje të tilla.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhune në familje” për të dy bashkëshortët, ndërsa M.R. është ngarkuar veçmas edhe për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas procedurave të intervistimit dhe një konfirmimi me shkrim nga palët se nuk do të vazhdojnë konfliktin, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Del një video e re që tregon masivitetin e protestës së djeshme

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaci, ka postuar një video të re nga protesta e djeshme, e cila tregon numrin jashtëzakonisht të madh të qytetarëve që kundërshtuan padrjetësië ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Video që ka publikua ai në profilin e tij në Facebook ofron pamje nga droni.

Ai ka bërë me dije se sot protestat janë bërë domosdoshmëri.

“UÇK nuk ishte zgjedhje në vitet e 90-ta, por domosdoshmëri! Sot, domosdoshmëri janë bërë edhe protestat në Kosovë. Nuk duhet të lejojmë që historia të shkruhet nga ata që nuk e jetuan atë! Ky është zëri i UÇK-së! Ky është zëri i Kosovës që ngrihet për bijtë e saj!”, ka shkruar ai.

 

Polici serb arrestohet sapo kalon kufirin në Kosovë

Një shtetas serb nga Novi Pazari me inicialet S.R., i cili dyshohet se është pjesëtar i Policisë së Serbisë, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në kufirin në Bërnjak, shkruan “Jepi zë”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites.

Gjatë kontrollit të veturës së tij, policia ka gjetur 20 fishekë dhe një dokument identifikimi që dëshmonte se personi është pjesëtar i Policisë së Serbisë.

Personi është ndaluar menjëherë dhe është dërguar për në stacionin policor për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare për rastin.

Takim i fshehtë në Mal të Zi: Milorad Dodik takohet me Richard Grenell

Sipas mediumit malazez Antena M, ish-emisari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Richard Grenell, është takuar sot fshehurazi me liderin e entitetit të Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik.

Takimi është zhvilluar në hotelin luksoz “One and Only” në Mal të Zi, ku ka qenë e pranishme edhe një kongresiste nga Partia Republikane në SHBA. Burimet e Antena M njoftojnë se shteti i Malit të Zi nuk ka qenë i përfshirë në organizimin apo lehtësimin e këtij takimi, duke nënvizuar natyrën private dhe jozyrtare të vizitës.

Pjesëmarrja e Dodikut u konfirmua edhe përmes të dhënave nga aplikacioni për ndjekjen e fluturimeve civile, ADSB, ku u regjistrua kthimi i avionit të Qeverisë së Republikës Serbe nga Mali i Zi drejt Bosnjës.

Richard Grenell, i njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit gjatë administratës së parë të Donald Trumpit, ka mbetur një figurë e afërt me presidentin amerikan. Edhe pse nuk mban më ndonjë post zyrtar, ai vazhdon të shfaqet në rrethin e ngushtë të Trumpit dhe konsiderohet si ndërmjetës joformal për interesat e presidentit në Ballkan, veçanërisht në Serbi dhe Shqipëri.

Grenell, që më herët është përfolur për role të larta si sekretar shteti apo shef i CIA-s, aktualisht udhëheq Bordin Drejtues të Qendrës “Kennedy”, një pozicion që megjithatë u shoqërua me largimin e shumë figurave të njohura nga bota kulturore amerikane pas emërimit të tij.

Asnjë nga palët nuk ka dhënë ende ndonjë koment zyrtar lidhur me temat e diskutimit apo rezultatet e këtij takimi.

Nexhmi Krasniqi para gjykatësit: Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së për shkak të luftës kundër terrorizmit

Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ky i fundit iu drejtua gjykatës me fjalët: “Nuk jemi rob”. Sipas dosjes që “Betimi për Drejtësi” ka publikuar, thuhet se Krasniqi është pajtuar me të thënat e avokatit të tij, Besnik Berisha, duke shtuar se “nuk është rob”.

“Unë vetëm një nuk e kuptoj, sepse gjithmonë kemi punuar me gjyqtarë dhe prokurorë. Sinqerisht, kjo që e elaboroi avokati im është tërësisht e vërtetë, mirëpo mos harroni një gjë: nuk jemi rob…”, thuhet të ketë deklaruar Krasniqi.

Tutje, ai është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore.

“…nga ana profesionale është dashur të kuptohet mirësia nga ana njerëzore që unë sot të jem në Spitalin Amerikan, sepse këtë termin e kam pasur të planifikuar një muaj më parë dhe më është dashur patjetër të shkoj, për shkak se jam në përfundim të kalimit në dializë, përdor terapi shumë të rëndë, e më keq se kjo nuk gjendet në Kosovë”, ka deklaruar ai. Gjithashtu, Krasniqi ka përmendur edhe falënderimet që ka marrë nga FBI:
“Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së në Amerikë për shkak të luftës kundër terrorizmit, por kam edhe 50 falënderime e mirënjohje nga shteti i Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar në fund. Paraprakisht, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Berisha, ndër të tjera ka deklaruar para gjykatës se kërkesa për paraburgim e Prokurorisë nuk ka të bëjë me ndonjë krim të kryer nga Krasniqi, por është kërkesë për promovim e e mbështjellë me ngjyrën e karrierizmit dhe petkun e Prokurorisë

Rama: Kuvendi i Kosovës të miratojë rezolutë kundër padrejtësive në Hagë, Shqipëria do ta përkrah menjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë mbështetje për protestën e mbajtur sot nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Përmes një reagimi në Facebook, Rama shprehu habinë pse Kuvendi i Kosovës nuk ka ndërmarrë ende hapa institucionalë në formën e një rezolute që të dënojë shkeljet e të drejtave të Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Postimi i plotë:

Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, në të cilën të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet🇦🇱

Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore./