div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-401 category-paged-401 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Arrestohet në Prishtinë personi i shumë kërkuar

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, njofton se zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës gjatë ditës së sotme në rrugën “B” kanë arrestuar një person në kërkim.

Sipas PK-së, bëhet fjalë për, “M.K mashkull, 51 vjeç, i cili konform urdhëresave të gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (2 vite e 10 muaj burg)”.

I njëjti ishte i dënuar për vjedhje të rënda.

I dënuar me 14 vjet burg për vrasje, detaje të tjera se si arriti serbi të arratisej nga burgu në Mitrovicën e veriut

Një i burgosur serb, Đorđe Radomirović, i dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim për vrasje, tentim vrasje, posedim të armëve dhe narkotikëve, si dhe falsifikim dokumentesh, është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë.

Në momentin e arratisjes, Radomirović ishte i kategorizuar si i avancuar dhe ishte duke punuar në hapësirat e punëtorisë së institucionit. Ai ishte edhe në listën e të dënuarve që potencialisht mund të përfitonin lirimin me kusht. Nga dënimi i plotë, atij i kishin mbetur vetëm 3 vjet e 7 muaj burgim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmuar arratisjen dhe ka pezulluar menjëherë nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit, një mbikëqyrës të lartë dhe dy zyrtarë korrektues. Hetimet e brendshme janë në zhvillim për të sqaruar mënyrën e arratisjes dhe përgjegjësitë e mundshme.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës së tij, janë aktivizuar të gjitha procedurat e brendshme dhe janë njoftuar institucionet relevante të sigurisë.

Shërbimi Korrektues ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të adresuar këtë rast, në përputhje me ligjin.

Në kërkim të të arratisurit janë angazhuar edhe njësitë e specializuara policore, përfshirë Njësinë me Qen (K9).

“Lusim qytetarët për mirëkuptim gjatë kohës sa jemi në operacion, dhe nëse hasin në personin në fjalë, të lajmërojnë menjëherë në numrin 192 apo në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi që u arratis nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut është Gjorgje Radomiroviq, Policia ka një njoftim

Policia e Kosovës ka njoftuar Gjorgje Radmoiroviq është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut rreth orës 15:45 të ditës së sotme.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke ngritur pika statike kontrolli në tërë pjesën veriore të vendit dhe duke kryer kontrolle fizike në zonën përreth qendrës së paraburgimit.

Përveç njësive të rregullta, në operacion është angazhuar edhe njësia e specializuar me qen (K9), ndërsa kërkimet për personin në fjalë janë ende në zhvillim.

Policia u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë operacionit dhe i fton që në rast se hasin në ndonjë informacion lidhur me të arratisurin, të njoftojnë menjëherë në numrin falas 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Detajet për identitetin e personit dhe veprën penale për të cilën kërkohet janë të përfshira në dokumentin e bashkangjitur nga Policia e Kosovës, ndërkohë që Shërbimi Korrektues ka lëshuar një komunikatë për media, e cila mund të gjendet në linkun zyrtar të shpërndarë nga autoritetet.

“Mo bre t’lutna”- Disa vajza të mitura e rrahin brutalisht njëra pas tjetrës moshataren e tyre në Gjilan

Dhunë fizike dhe torturë kanë ushtruar ndaj bashkëmoshatares së tyre disa të mitura në Gjilan.

Në pamjet e publikuara nga Nacionalja, dëgjohet viktima duke u përgjëruar të lirohet që të shkojë në shtëpi.

Siç raporton ky medium, Policia atje janë njoftuar dje për këtë medium.

Në bazë të pamjeve, ato në vazhdimësi godasin me shuplakë dhe me këmbë në fytyrë.

 

Deputeti i VV-së i quan të paftyrë ata të cilët votuan Specialen, thotë se duhët të dorëhiqen

Profesori nga Parisi, qëtashmë është edhe deputet i VV ka qenë mjaft i ashpër me ata që e votuan Gjykatën Speciale. Sipas tij, ata do të duhej të jepnin minimalisht dorëheqje.

Postimi:

Minimalisht dorëheqje nga mandatet politike ish dashtë me dhanë këta vizionarët që e ndryshuan kushtetuten bashkë me listen serbe dhe e krijuan Gjykaten speciale.

Nejse, për dorëheqje e kerkimfalje duhet me i pasë dy gisht ftyrë dhe pak dinjitet.

Dimal Basha sulmon ish-krerët e UÇK-së, e quan “shpenzim” mbrojtjen në Hagë: Jepni milionat që keni vjedh

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka eskaluar totalisht gjatë protestës kundër padrejtësive në Hagë. Ai së pari e ka quajtur ‘shpenzim’ 33 milionshin e ndarë nga Qeveria për mbrojtjen në Hagë dhe ka kërkuar që të kthehen “milionat që janë vjedh”.

“Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

I thërrasin qytetarët me kundërshtu Gjykatën, pastaj kqyrin me shfrytëzu turmën me sulmu Qeverinë! Prandaj s’ju beson kush më!

Në Hagë për të gjithë të mbrojturit nga Qeveria Kurti janë shpenzu total 33 milion euro, prej tyre 𝘃𝗲ç 𝗽ë𝗿 𝗺𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗛𝗮𝘀𝗵𝗶𝗺 𝗧𝗵𝗮ç𝗶𝘁 𝗷𝗮𝗻ë 𝘀𝗵𝗽𝗲𝗻𝘇𝘂 𝟱 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻 𝗲𝘂𝗿𝗼, edhe këta vazhdojnë me rrejtë se s’po paguan Qeveria!

Nëse ju duhen më shumë, jepni milionat që i keni vjedh, shitni ato hektarë tokë që i keni privatizu, ose shitni more ato villat milionëshe që i keni në Brezovicë!

“U largova nga klani i Agim Aliut”- Asamblistja që u largua nga PDK’ja në Ferizaj shkon tek LDK’ja

Elsa Aliu, asamblistja e cila dje u largua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Ferizaj, është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në këtë komunë.

Asamblistja në fjalë ka shrkuar se është larguar nga “klani i Agim Aliut”, duke hedhur akuza të rënda në drejtim të ish-partisë në të cilën ishte, shkruan Insajderi.

U largova nga klani i Agim Aliut, sepse aty pushteti është privat, fjala e lirë është krim, e njerëzit vlerësohen jo për punën, por për nënshtrim. Atje nuk ka vizion, ka vetëm frikë, kontroll dhe lojëra të pista politike. Aty mbijeton kush i nënshtrohet Agimit, jo kush i shërben Ferizajt.

Unë nuk pranoj me qenë vegël në duart e një njeriu që e trajton komunën si pronë private dhe njerëzit si shifra që manipulohen për vote”, deklaroi ndër të tjera ajo.

 

Dejona Mihali sulmon Thaçin: Kërko falje – UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga ju që s’kërkoni as falje

Dejona Mihali, koordinatore në Lëvizjen Vetëvendosje, ka sulmuar në ditën e protestës kundër Gjykatës Speciale, Hashim Thaçin ish-President i Kosovës.

Ajo duke mar shkas nga themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se ai duhet të kërkoj falje

Sot Nevenka Tromp ish-hetuesja e Millosheviq, që e spjegoi se themelimi i Gjykatës Speciale ishte vendim i drejt, pasi Kosova besonte në drejtësi dhe në luftën e vet. Ndërsa padrejtësitë që po bëhen atje, tash pas pesë viteve, duhet të kundërshtohen.

Postimi i Dejona Mihalit:

Çdo ditë është një ditë e mirë për të kërkuar një falje të madhe për ata që e miratuan Gjykatën Speciale.

Çdo ditë është ditë e humbur për këdo që këto 10 vite zgjohet e flen me këtë barrë të madhe mëkati ndaj popullit shqiptar pa kërkuar falje.

Ish Presidenti, ish kryeministri, ish ministrat, ish ministri i drejtësisë, ish deputetët e PDK, LDK e plot prej tyre edhe deputetë aktual.

Edhe ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, anëtarët e gjykatës kushtetuese që e aprovuan ndryshimin e kushtetutës enkas për Gjykatën Speciale në Hagë.

Edhe sot është një ditë e mirë për të kërkuar falje. Para 5 ditëve u bënë 10 vite nga dita e votimit dhe e protestës ku munguan të gjithë ata që e votuan dhe e dëmtuan kaq rëndë vendin.

UÇK po gjykohet padrejtësisht në Hagë nga dora e ngritur e atyre që sot nuk kanë kurajo të kërkojnë as falje.

Duda Balje: Gabimi më i madh në karrierën time votimi i Gjykatës Speciale, menjëherë do ta hiqja atë votë

Deputetja Duda Balje mori pjesë në protestën masive në kundërshtim të Gjykatës Speciale të enjten.

Balje në një prononcim për Gazetën Insajderi votën për formimin e Gjykatës Speciale e konsideroi si veprimin më të gabueshëm në karrierën e saj.

“Unë e ndjej shumë mirë. Unë vërtetë kam votu për këtë gjykatë, duhet me e pranu. Unë e konsideroj po ashtu si gabim më të madh në karrierën time. Kam pasur shumë presion. Në fund votova sepse kam kuptu se duhet me votu në mënyrën qysh me prezantu faqja e bardhë para botës. Shpresoj që shumë shpejt krejt personat që janë në burg atje kanë me dalë jashtë. Menjëherë do ta hiqja atë votë. Shkova në Hagë, vërtetë nuk është e lehtë. Unë mendoj se kanë gabu, se pa marrë parasysh edhe na jem krejt në Kosovë dhe e kemi të njëjtin qëllim. Unë e lus Allahun se naj hap pozitiv ka me bë”, tha Balje.

Lushtaku: VV ka qenë gjithmonë kundër UÇK’së dhe Rexhep Selimit

Kandidati i PDK’së për kryetar të komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ishte prezent në protestën masive kundër Gjykatës Speciale të enjten.

Lushtaku në një prononcim për Gazetën Insajderi deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje s’ka qenë asnjëherë me Rexhep Selimin, pasi që akterë të kësaj të parës nuk dolën në protestën në kundërshtim të Speciales.

“Qeveria aktuale moti ia ka kthy shpinën Rexhep Selimit. Ata s’kanë qenë asnjëherë me Rexhep Selimin. Ata kanë qenë gjithmonë kundër UÇK-së. Unë mendoj që ushtarët e UÇK s’i takojnë asnjë partie politike, andaj qytetarët duhet të ishin hala më shumë, edhe pse kanë qenë shumë”, deklaroi Lushtaku