Kurti gjuhet me vezë në Skenderaj – VV fajëson Sami Lushtakun

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë marrë pjesë në inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj.

Por, eskorta e kryeministrit atje është goditur me vezë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i degë se LVV në Skenderaj, Hyseni Mehani.

Ai ka akuzuar Sami Lushtakun se qëndron prapa këtij veprimi.

“Lajmi i sotëm është perurimi i çerdhes në Skënderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skënderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skënderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në.

“Ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jsharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë.

Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vemendje me skandale”, ka shkruar ai, përcjell.

Publikohet videoja e vrasjes së Martin Canit, si ndodhi ngjarja tragjike?

Është publikuar videoja e cila tregon dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra Martin Cani.

Pamjet i ka publikuar gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj.

Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë.

“Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, thotë Harlicaj në postim.

Të paktën tetë të vdekur – detaje dhe pamje të tjera nga të shtënat me armë në një shkollë në Graz

Raporte të pakonfirmuara në median austriake thonë se të paktën tetë persona u vranë në sulm, me numrin e të plagosurve që besohet të jetë “dyshifror”, siç raportohet nga Kronen Zeitung.

Këto janë disa nga detajet e të shtënave me armë në një shkollë në lagjen Lend, në Graz të Austrisë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së martës.

Dhe si pasojë, numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet: tani është raportuar për tetë të vdekur, përcjell Telegrafi.

 

Mediat lokale, duke cituar burime lokale dhe njerëz në vendngjarje, thotë se dëshmitarët dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës.

Kujdes: të gjitha këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga një burim zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, thuhet se është duke shkuar në Graz.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, njësi të shumta policore dhe njësia speciale Cobra janë aktualisht të dislokuara – vendi i incidentit është BORG në Dreierschützengasse.

 

Autori i vrasjes ishte student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten si viktimë të ngacmimit.

Ende nuk është e qartë nëse ai veproi i vetëm.

Autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet gjatë kontrollit të shkollës.

Të shtëna u qëlluan në dy klasa. Midis viktimave ishin mësues dhe nxënës.

Raportohet se eskorta e Kurtit u godit me vezë gjatë vizitës për përurimin e çerdhes në Skenderaj

Një incident po raportohet se ndodhur sot në Skenderaj gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili kishte shkuar për të marrë pjesë në përurimin e një çerdheje në këtë komunë.

Sipas Sinjalit, gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

Tragjike: Një grua dyshohet se u hodh nga ballkoni, vdeś në vend

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sinjali mëson se viktima është Hanemsha Kabashi, 62-vjeçare, e cila dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj. Sipas burimeve të gazetës, rasti është raportuar rreth orës 10:00, kur trupi i pajetë i saj është gjetur në oborr.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore, njësiti i hetimeve dhe mjeku kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe është hapur hetim nga njësia rajonale në Pejë.

Rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje tragjike mbeten ende të paqarta.

Haradinaj porosit ish-ushtarët e UÇK-së: Mos udhëtoni nëpër serbi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe familjarët e tyre të ngushtë, si dhe pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.

“Pjesëtarët e UÇK-së dhe familjarët e tyre nuk duhet të udhëtojnë nëpër Serbi. Gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi”, shkruan ai.

Ky paralajmërim është bërë për të shmangur rreziqet e mundshme të ndalimeve ose arrestimeve nga autoritetet serbe, pasi dy ditë më parë atje është ndaluar ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu.

Ngërçi në Kuvend, Presidentja Osmani pritet të ndërrmar këtë veprim

Kosova aktualisht ndodhet në një ngërç politik, për shkak të 29 përpjekjeve të dështuara për të konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Dështimi i njëpasnjëshëm i seancave konstituive, jo vetëm që ka bllokuar formimin e institucioneve të reja, por ka paralizuar funksionimin demokratik të shtetit dhe ka rritur ndjeshëm pakënaqësinë e qytetarëve ndaj klasës politike.

Çështja ka ngecur te zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Çështja e ndërrimit të mënyrës së votimit – nga të hapur në të fshehtë, është dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese nga parti që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë

Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft që do të mund të dërgohej në Kushtetuese.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar presidentja Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth mundësive për të gjetur një zgjidhje.

Por, as ky takim nuk është që solli ndonjë rezultat.

Kupina tha se ftesa për takime të tilla vlen ende nëse kanë interesim liderët e partive politike.

“Pas takimit të mbajtur më 15 maj 2025, i cili ishte takimi i parë konsultativ, Presidentja i ka ftuar sërish liderët e partive politike në një takim të dytë konsultativ, kësaj here për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale. Gjatë këtij takimi të dytë, Presidentja e ka përsëritur në mënyrë të drejtpërdrejtë ftesën e saj që, nëse partitë politike kanë interes për konsultime shtesë lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ajo është e gatshme të zhvillojë takime të veçanta me secilin prej tyre. Ftesa e Presidentes vlen ende, nëse për një gjë të tillë kanë interesim liderët e partive politike”, u shpreh Kupina.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përsëritur më 5 qershor se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe përparimin e vendit drejt agjendës euroatlantike.

Edhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it janë takuar ditë më parë me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, duke kërkuar formim të shpejtë të institucioneve, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës.

Vdes Bujar Bukoshi

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në moshën 78-vjeçare Dr. Bujar Bukoshi, një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.

Ai lë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, tri vajzat Ora, Shota dhe Nita, si dhe nipërit Dardan e Taulant.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e institucioneve paralele shqiptare gjatë viteve ’90 dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai u emërua Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil pas shpalljes së Republikës së Kosovës më 1991 dhe për afro një dekadë punoi nga Gjermania për të sensibilizuar botën perëndimore për represionin serb në Kosovë

KEDS-i tregon, këto vende do të jenë pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të martën , më 10.06.2025, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga  TS 35/10kV Koliqi do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Keqekolla-Hjakobilla (kodi: 14016004) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Keqekolle, Prapashtice, Hajkobille, Dabishevc, Mutivode

Arsyeja: Mirembajtje preventive – Ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Nga  TS 35/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Llapushnik (kodi: 16100028) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: Berishë, Novosellë dhe Kleçkë.

Arsyeja: Mirëmbajtja preventive, instalimi i autorecloser-it.

Nga NS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

NS 10/0.4kV TS Plemetin -Kulla (kodi: 18024003034) nga ora 10:00 deri 15:00

Vendet: Plemetin – një pjesë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shtrirja e kabllos për daljen e re 0.4 [kV].

Pejë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga  TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Loxha (kodi: 51000008) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja,Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci I Ulët, Raushiq xhamija, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj dhe Raushiq Kulla.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Nga  TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Jashanica (kodi: 52000003) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë,  si dhe Led Light Tehnology-BRRE.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm – lokacioni Klinavc- Dobërdol.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga  TS 110/10(20)kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Loxha (kodi: 51000008) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Loxha Qerhane, Loxha3, Loxha2, Graboc, Loxha1, Loxha e reja,Elezaj Raushiq, Raushiq Ademajt, Strellci I Ulët, Raushiq xhamija, Raushiqi ri, Raushiq, Molika, Gazmend Shabanaj, Zagerma, Lubeniq, Strellci Ulët, Lufajt, Sali Likaj, Raushiq Mahalla, Likaj dhe Raushiq Kulla.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Nga  TS 110/10kV Klina do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Jashanica (kodi: 52000003) nga ora 11:00 deri në ora 15:00

Vendet: Pograxhë, Qupevë, Jellovc, Resnik, Jashanicë,  si dhe Led Light Tehnology-BRRE.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm – lokacioni Klinavc- Dobërdol.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Në TS 35/10kV Kaçaniku

Nga stabilimenti  dalja 10 kV Pylltaria-Degëzimi i Drenushes do të ndërprehen Ts-at:

TS 10/04[kV] Drenush (kodi: 40043004081) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04[kV] Kërbliq – Rek (kodi: 40043004083) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04[kV] Kërbliq Samakov(kodi: 40043004084) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

TS 10/04[kV] Kërbliq Leskovic(kodi: 40043004085) nga ora 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Drenushë dhe Kërbiliq

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe  pastrimi i trasesë.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga  TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Stac. Hekurudhor (kodi: 73000004) nga ora 10:30 deri në ora 15:30

Vendet: Shtitaricë, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balincë, Oshlan, Duboc, Galicë, Beçi dhe  Brusnik.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë.

Nga  TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Nadakovc (kodi: 73000014) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

Vendet: Btp Petroll, te përmendorja e Hamdi Feratit, Nadakovc- Gubetini, Nadakovc-blinda, Naser Imeri, Sfaraqak dhe lagjja Xhafaj.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i ormanit 0.4 [kV] dhe demontimi i shtyllave të tesnionit të mesëm.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga  TS 110/10(20)kV Gjakova 2 do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Bistazhini (kodi: 81000005) nga 10:00-10:30 dhe nga ora 15:00-15:30

Vendet: fshatrat: Bistrazhin, Damjan (një pjesë), Dol, Fshaj (një pjesë), Gërqinë, Kusar, Kushavec (një pjesë), Lipovec, Marmull, Marash, Pjetërshan, Raç (një pjesë), Ramamat, Rrezinë, Smaq (një pjesë),

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

Në  TS 110/10(20)kV Gjakova 2:

Nga dalja 10[kV] Bistazhini do të ndërprehet trafostacioni:

TS 10/04[kV] Pjetpërshtani -Kisha (kodi: 81000005004) nga ora 10:00 deri në ora 15:30

Vendet: Pjetërshtan.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, riparimi i ormanit të dëmtuar dhe vendosja e ndërprerësit – TS 81000005004 Pjetërshan 2 te Kisha.

Nga  TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Caralluka (kodi: 82082001) nga ora 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: rr.603 Adem Jashari (një pjesë), Rr.605 Rilindja Kombëtare (1 konsumator), rr.606 Pavarësia (1 konsumator), rr.610 Hisni Mazreku (1 konsumatorë), fshatrat: Carallukë, Dragobil, Drenoc, Panorc, Shkarashnikë, Tërpezë e Poshtme, Vërmicë dhe Vërmicë e Malishevës.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë dhe kontrollimi i vajit të transformatorëve.

“Nuk kërkojmë poste në qeveri”, Limaj i bindet Kurtit

“Jemi gati t’i japim tre votat tona për në Kuvend dhe jo t’i kërkojmë vend në qeveri Kurtit.” Kështu shprehet në një intervistë në Ditarin e Kosovës në A2 CNN kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj, transmeton Insajderi.

Pas më shumë se 4 muajsh bllokim politik, më në fund duket se kriza mund të ketë një zgjidhje. Sipas Limajt, zgjidhja është te vullneti politik, dhe aspak te Kushtetuta, te Gjykata, apo — aq më pak — te presidentja.

Frika e Limajt shkon përtej partive dhe llogarive meskine të secilës prej tyre, sidomos atyre në opozitë. Llogari, të cilat Kosova nuk ka luksin t’i bëjë, sipas tij, pasi ende është një demokraci e pa rrumbullakosur.

“Ndërkohë që ne merremi me këto llogari, gjeopolitika ndryshon dhe mund të humbasim shumë çështje, në dëm të Kosovës,” thekson Limaj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme ai nuk i sheh si alternativë; madje këtë ide e quan “një shaka që është bërë te presidentja.”