Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Gurrakoc të Istogut, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sinjali mëson se viktima është Hanemsha Kabashi, 62-vjeçare, e cila dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj. Sipas burimeve të gazetës, rasti është raportuar rreth orës 10:00, kur trupi i pajetë i saj është gjetur në oborr.
Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet policore, njësiti i hetimeve dhe mjeku kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe është hapur hetim nga njësia rajonale në Pejë.
Rrethanat që çuan deri te kjo ngjarje tragjike mbeten ende të paqarta.