Pezullimi i shtesave për fëmijë, reagojnë nga Ministria

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka hedhur poshtë deklarimet e sotme të Avokatit e Popullit mbi kërkesën për verifikimin e rezidencës për përfituesit e shtesave për fëmijë, duke thënë se një gjë e tillë është e pasaktë dhe si pasojë e dëmton rëndë reputacionin e shtetit tonë.

Avokati i Popullit ka publikuar një letër rekomandimi drejtuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, pas hetimeve të nisura me iniciativë zyrtare për pezullimin e pagesave të shtesës për fëmijë, që sipas ankuesve, ka ndikuar kryesisht te qytetarët e komunitetit serb.

Sipas raportit, qytetarët përfitues kishin vazhduar të merrnin shtesat nga shtatori 2021 deri në dhjetor 2024, por pagesat u pezulluan pavarësisht se ata kishin dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga Departamenti i Skemave Sociale (DSS).

Disa qytetarëve madje u është kërkuar të paraqiten në Agjencinë e Statistikave të Kosovës për verifikimin e vendbanimit, pasi dëshmitë e tyre nuk janë njohur nga sistemi shtetëror.

Ndërkaq, në reagimin e ministrisë thuhet se qëllimi i verifikimit të rezidencës për përfituesit e shtesave për fëmijë është që të sigurohen se nga ato përfitojnë familjet që jetojnë në Kosovë, duke mbrojtur paranë publike dhe duke garantuar që mbështetja shkon te nënshtetasit rezidentë në Kosovë, raporton KosovaPress.

Për këtë arsye, MFPT thotë se ka pezulluar përkohësisht pagesat për një numër të kufizuar të përfituesve, duke kërkuar dokumentacion shtesë me qëllimin e vetëm verifikimin e vendbanimit të tyre.

Përzgjedhja e këtyre familjeve është bërë në mënyrë të paanshme dhe nuk është ndikuar në asnjë formë nga përkatësia etnike e përfituesve. Skema e shtesave për fëmijë që nga fillimi ka karakter gjithëpërfshirës dhe përfitues të saj janë mbi 400 mijë fëmijë bazuar në kriteret themelore – moshën e fëmijëve dhe të qenit shtetas rezident i Kosovës.

Në deklaratën e Avokatit të Popullit të publikuar sot, i atribuohet kuptim negativ edhe kërkesës për regjistrim në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, kur në fakt kjo u mundëson një alternativë shtesë qytetarëve që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, që përmes ASK-së të konfirmojnë rezidencën dhe të rifitojnë të drejtën për përfitim nga shtesat për fëmijë.

Vlen të theksohet se regjistrimi në ASK është një obligim ligjor për çdo qytetar rezident në Kosovë dhe nuk mund të konsiderohet diskriminues, aq më tepër nga një institucion tjetër shtetëror. Regjistrimi në ASK përveç se obligim ligjor, mundëson planifikimin më të mirë të politikave për të gjithë qytetarët pa dallim nacionalitetin e tyre, thekson tutje MFTP.

Deklaratat e pavërteta për diskriminim mbi baza etnike të bëra sot në komunikatën e Avokatit të Popullit, pa u mbështetur në të dhëna empirike e pa as të vetmin argument, përveç se shkaktojnë paqartësi te qytetarët, ato dëmtojnë rëndë edhe reputacionin e vendit tonë si vend që respekton të drejtat e barabarta për të gjithë, thekson MFTPT.

Kujtojmë, Avokati i Popullit ka theksuar se nuk ka pranuar kopje të dokumenteve zyrtare mbi të cilat DSS ka bazuar kërkesat për dokumentacion shtesë, përfshirë edhe vendimin e 31 tetorit 2024. Ky mungesë transparence, sipas raportit, ka sjellë shkelje të parimeve të procedurës administrative dhe parimeve të sundimit të ligjit, veçanërisht ndaj fëmijëve të komunitetit serb, duke krijuar trajtim të pabarabartë dhe indikacione për diskriminim etnik.

Në letrën e tij, Avokati i Popullit i ka rekomanduar MFPT-së, të publikojë menjëherë dhe në mënyrë të qartë të gjitha vendimet, udhëzimet dhe kriteret e verifikimit në të dy gjuhët zyrtare, të krijojë modalitete të përshtatshme për verifikimin e dokumentacionit për përfituesit, të sigurojë që të gjitha pagesat e pezulluara t’u kthehen përfituesve në mënyrë retroaktive, pas verifikimit të plotë.

Azemi i VV-së bëhet hor, fotografinë me ‘Apache’ në Gjermani e paraqet sikurse është në Kosovë

Egzon Azemi, ish-asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunë e Prishtinës, njëherësh dhe këshilltari i Arben Vitisë ka bërë një gafë në rrjetin e tij social.

Azemi është munduar ta paraqesë një fotografi të bërë diku në Gjermani, kinse ka ndodhur në Kosovë gjatë ushtrimeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në postimin e tij, Azemi ka thënë se “Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë!”.

“Mbi tokat e punuara nga duart e arta të bujqëve të Kosovës, po trajnohen të rinjtë e të rejat ushtarak, që ti dalin zot Republikës. Çdo pëllëmb e kësaj toke më e zhvilluar e më e sigurtë së kurrë!”, ka shkruar ai.

Mirëpo, fotografia e publikuar nga Azemi nuk është në Kosovë.

Fotografia, sipas publikimit, është shkrepur afër Ansbach në Gjermani, në vitin 2020.

Nëse e njihni personin në foto lajmërone mënjeherë policinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje.


Në njoftimin zyrtar thuhet se personi në fjalë është i paraqitur në fotografi/video të cilat janë siguruar si prova në kuadër të hetimeve në zhvillim. Policia iu bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përmes numrit 192 apo përmes emailit: info@kosovopolice.com.

Policia thekson rëndësinë e bashkëpunimit qytetar në zbardhjen e rasteve penale dhe garanton ruajtjen e konfidencialitetit për të gjithë ata që ndihmojnë me informacion.

 

Ky është i riu që humbi jetën sot tragjikisht në Itali

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku janë përfshirë tre mërgimtarë shqiptarë. Si pasojë e përplasjes së rëndë mes dy kamionëve, dy prej tyre kanë humbur jetën në vend, ndërsa personi i tretë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj nga Kosova

 

 

Ngjarja e rëndë u raportua të ketë ndodhur rreth orës 06:45 nga mediat italiane, të cilat njoftojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë udhëtimit të të rinjëve drejt vendit të tyre të punës, shkruan Gazeta Imazhi.

Viktimat janë identifikuar si Driton Sadikaj nga Deçani dhe Valdrin Xhyliqi, nga Malisheva. Të dy ishin mërgimtarë të cilët kishin emigruar për një jetë më të mirë, por fatkeqësisht udhëtimi i tyre i përditshëm drejt punës rezultoi fatal.

Ky është i riu nga Deçani që humbi jetë në një aksident në Italu, po shkonte në punë

 

 

Ndërkohë, autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa mërgata shqiptare në Itali është tronditur nga ky lajmi i hidhur.

GazetaImazhi do të vijojë të raportojë me informacione të reja sapo ato të bëhen të ditura.

Ndahet nga jeta doktori i njohur

Në moshën 66-vjeçare, është ndarë nga jeta Dr. Bajram Bajrami, mjek specialist internist, i njohur për përkushtimin dhe kontributin e tij të gjatë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Dr. Bajram Bajrami ka lindur më 17 mars 1959 në fshatin Novosellë dhe ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, duke vazhduar më pas me specializimin në Mjekësi Interne. Ai ka punuar në spital që nga viti 1984 deri në daljen në pension më 17 mars 2024.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Spitali i Përgjithshëm në Prizren, duke shprehur ngushëllime familjarëve e të afërme të tyre.

“Gjatë karrierës së tij, Dr. Bajram Bajrami u dallua si një profesionist i përkushtuar, i ndershëm dhe me përgjegjësi të lartë, gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe komunitetit. Ai ishte i njohur për natyrën e tij të afërt, kolegialitetin dhe dashurinë ndaj punës”.

 

 

“Menaxhmenti, stafi i Repartit të Sëmundjeve të Brendshme dhe të gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e Dr. Bajram Bajramit”.

“Kujtimi për jetën, kontributin dhe shembullin profesional të tij do të mbetet i përjetshëm”, thuhet në reagimin e tyre.

Ekskluzive: Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, pritet të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës

Burime të besueshme të Indeksonline kanë konfirmuar se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, do të jetë kandidati zyrtar i partisë për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Berisha, njëri nga figurat më të zëshme të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, pritet të sfidojë drejtuesit aktualë të kryeqytetit.

Zyrtarizimi i kandidaturës së tij pritet të bëhet publik së shpejti. Ai në vitin 2021 ishte kandidat për kryetar të Istogut.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit nga AAK-ja kandidat ishte Daut Haradinaj.

Familjarja reagon pas humbjes së të riut në Itali: Ç’na e këpute shpirtin, Driton

Pas humbjes tragjike të Driton Sadikajt, të riut nga Deçani që humbi jetën në një aksident trafiku në Itali, familjarët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, bashkëfamiljarja e Dritonit ka ndarë me publikun emocionet dhe dhimbjen e madhe. Ajo shkruan:

“As zemra e as shpirti nuk e pranojnë dot vdekjen tënde. Ah, ç’na e kepute shpirtin bre Driton… Qofsh banor i Parajsës, o engjëll i bukur”.

Ky është i riu nga Deçani që humbi jetë në një aksident në Italu, po shkonte në punë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Itali, ku janë përfshirë tre mërgimtarë nga Kosova. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa i treti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Imazhi.


Sipas burimeve të afërta me familjet e të prekurve, bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit dhe Malishevës. Njëri nga të ndjerët është identifikuar si Driton Sadikaj, një i ri nga Deçani, ndërsa viktima tjetër, sipas familjes Sadikaj, është nga komuna e Malishevës.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur të tre mërgimtarët ishin duke udhëtuar për në vendin e punës.

Gazeta Imazhi do të vazhdojë të raportojë për zhvillimet dhe detajet e mëtejshme të këtij rasti të rëndë që ka tronditur komunitetin e mërgatës shqiptare në Itali.

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinj nga Kosova

Një aksident tragjik mes dy kamionëve ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Itali, duke lënë të vdekur dy të rinj nga Kosova.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 06:45, ndërsa mediat italiane kanë dhënë detaje të para nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se njëri nga viktimat është Driton Sadikaj nga Deçani, ndërsa sipas raportimeve të para, viktima tjetër dyshohet të jetë nga Malisheva. Autoritetet italiane janë duke hetuar shkaqet e plota të aksidentit.

U tha se Duda Balje u pa në Shkup afër selisë së Izet Mexhitit – reagon me ironi: Jo te Izeti, por te Ismeti

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë sot në një kafene në Çarshinë e Shkupit, vetëm disa hapa larg selisë së Izet Mexhitit, lider i Lëvizjes Demokratike dhe një prej figurave kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Për të cilin u përfol se ishte personi që i ofroi vendin e punës si profesoreshë në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiut si kryekuvendare.

Pas raportimeve se ndodhet në Shkup, ka reaguar vetë deputetja me ironi përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale

“Jemi në Shkup ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, thuhet në postimin ku shfaqet me bashkëshortin në një motor, përcjell Insajderi.

Ka qenë vet Balje ajo që ka konfirmuar se ka pasur tentime nga pushtetit për t’ia blerë votën.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, kishte thënë Balje para disa ditësh.

Duke komentuar këtë deklaratë të Baljes, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka aluduar se këtë pozitë Vetëvendosje ia ka ofruar Baljes përmes koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, të cilin Vetëvendosje e kishte përkrahur gjatë zgjedhjeve atje.

“Edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet”, tha Kadrijaj.

Balje ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë.

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka mohuar kategorikisht përfshirjen në çështjen e ngritur nga deputetja Duda Balje, e cila ka deklaruar se i është ofruar një pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të votës për ministren Albulena Haxhiu.