U tha se Duda Balje u pa në Shkup afër selisë së Izet Mexhitit – reagon me ironi: Jo te Izeti, por te Ismeti

Deputetja boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, është parë sot në një kafene në Çarshinë e Shkupit, vetëm disa hapa larg selisë së Izet Mexhitit, lider i Lëvizjes Demokratike dhe një prej figurave kyçe të koalicionit opozitar shqiptar VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Për të cilin u përfol se ishte personi që i ofroi vendin e punës si profesoreshë në Shkup në këmbim të votës së saj për Albulena Haxhiut si kryekuvendare.

Pas raportimeve se ndodhet në Shkup, ka reaguar vetë deputetja me ironi përmes një fotografie të publikuar në rrjete sociale

“Jemi në Shkup ju e dini, por jo te Izeti, por te Ismeti dhe ju përshëndesim”, thuhet në postimin ku shfaqet me bashkëshortin në një motor, përcjell Insajderi.

Ka qenë vet Balje ajo që ka konfirmuar se ka pasur tentime nga pushtetit për t’ia blerë votën.

“Po është e vërtetë. Pata disa thirrje prej personave që nuk janë bash direkt të politikës, janë në shoqëri. Unë para disa vitesh kam apliku për profesoreshë në Maqedoni edhe kam plotësu krejt kushtet ama më nuk kam apliku. Ama tash më kanë thënë se ka mundësi me diskutu për vendin e punës si profesoreshë”, kishte thënë Balje para disa ditësh.

Duke komentuar këtë deklaratë të Baljes, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka aluduar se këtë pozitë Vetëvendosje ia ka ofruar Baljes përmes koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, të cilin Vetëvendosje e kishte përkrahur gjatë zgjedhjeve atje.

“Edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet”, tha Kadrijaj.

Balje ka thënë se e ka refuzuar këtë ofertë.

Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka mohuar kategorikisht përfshirjen në çështjen e ngritur nga deputetja Duda Balje, e cila ka deklaruar se i është ofruar një pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të votës për ministren Albulena Haxhiu.

E rëndë: Goditet për vdekje një 92-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Shqipëri, përkatësisht në aksin rrugor nacional Pushimi i Shoferit – Divjakë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, një automjet tip Benz i drejtuar nga shtetasi K.XH, 18 vjeç, ka përplasur një kalimtar në momentin që ky i fundit po kalonte rrugën pranë banesës së tij, siç raporton BalkanWeb.

Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i cili ka humbur jetën në vend si pasojë e goditjes së fortë.

Drejtuesi i automjetit është ndaluar nga policia dhe po merret në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Pronari i kompanisë “Fluidi” paralajmëron: Çmimi i vajit do të rritet deri në 30 cent!

Pronari i kompanisë së vajit “Fluidi”, Berat Mustafa, ka thënë se të gjithë duhet ta kuptojnë se bizneset nuk janë kundër kalimit në tregun e lirë të energjisë elektrike, por se kjo të bëhet duke qenë të përfshira më shumë kompani, që sipas tij, të ketë konkurrencë mes tyre që ofrimin e çmimit të rrymës.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka pohuar se deri tani me planin që është për liberalizim të tregut energjetik për bizneset, është vetëm një kompani e cila është në shërbim të bizneseve për furnizim me energji.

“Në të gjithë botën e qytetëruar prodhuesit janë të shenjtë, apo trajtohen si të shenjtë të themi me një sy pak më ndryshe. Kurse për fat të keq, po shihemi si njerëz që duan të dëmtojnë apo nuk duam të bashkëpunojmë me institucionet tona qeveritare. Të kuptohet për të gjithë publikun apo për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës se prodhuesit nuk janë kundër daljes në tregun e lirë të energjisë, ka dalë i gjithë regjioni dhe e gjithë Evropa, dhe ne duhet sigurisht të ballafaqohemi”.

“Por, ne jemi kundër ofertës të cilës na ofrohet, e cila është vetëm një ofertë. Nuk e kemi ofertën  e dytë, dalja në treg të lirë së paku ishte dashtë të kishte minimum së paku pesë kompani, të cilat do të ofronin energji në treg, do të ishin në konkurrencë. Ne po dalim në treg të lirë me kërku diçka më lirë dhe jo me dalë diçka më shtrenjtë”.

“Unë si kompani si “Fluidi Group”, e kam vetëm një ofertë e cila më ofron 250 euro për megavat. Shtrohet pyetja, cili nga prodhuesit do të mund të jetë konkurrues me prodhuesit e regjionit? Kjo është e pamundur derisa ata paguajnë 100 euro apo 110 maksimumi të megavatit. Energjia tek prodhuesit është pjesë përbërëse apo element përbërës, nuk është pjesë dytësor apo e treta dorë, që nuk kalkulohet në çmim. Deri tash po supozojmë që ka marrë pjesë në 17 apo 18%, po tash po flasim me na marrë pjesë në 50 për qind në produkt. Si do të konkurrojmë në treg me këtë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se me kalimin e në tregun e lirë, bizneset detyrohen të rrisin çmimet e produkteve, ku tha se do të rrisë çmimin e litrit të vajit.

“Unë si prodhues i vajit më duhet të rrisë vajin deri në 20 apo 30 cent, do të thotë nëse në polisat tona shitet vaji 1 euro e gjysmë, unë detyrohem ta shesë në 1 euro e 80 cent. Ose importi e shet 1 e 50, tash qytetarët kur është një dallim esencial sigurisht se do të marrin produktin më të lirë, neve do të na bjerë prodhimi deri në atë masë ku ne do të detyrohemi të ndalim prodhimin”, ka thënë Mustafa. /Klankosova.tv

E reja që ra nga kati i katërt i banesës një ditë më parë, kjo është gjendja e saj sot

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një vajzë e re ka rënë nga kati i 4-të i banesës së saj, duke pastruar dritaret.


Nga Klinika Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë treguar për IndeksOnlinen se gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë, edhe një ditë pasi ndodhi rasti.

“Gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë”, kanë thënë nga kjo klinikë për IndeksOnline.

Lidhur me rastin, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë së Kosovës./IndeksOnline/

Hoteli në Velipojë ofron pushim falas për veteranët e UÇK-së si shenjë respekti

Hotel Globi në Velipojë ka njoftuar një ofertë të veçantë për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ofruar qëndrim falas me mëngjes të përfshirë si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndaj atdheut, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, nga data 1 deri më 5 qershor 2025, të gjithë veteranët që paraqesin dokument zyrtar që vërteton statusin e tyre do të mund të përfitojnë nga kjo ofertë speciale në ambientet e hotelit.

“Ju ftojmë të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun”, thuhet në njoftimin e publikuar nga hoteli.

Për të përfituar nga kjo mundësi, veteranët duhet të rezervojnë paraprakisht duke kontaktuar në numrin +355686429107.

Vllasi: LVV e LDK ta formojnë Qeverinë, Abdixhiku kryetar i Kuvendit

Një koalicion qeverisës nga Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe pakicat jo serbe, do të ishte stabil dhe do të mundësonte edhe zgjedhjen e presidentit në vitin e ardhshëm.


 

 

 

Kjo është formula e zgjidhjes së krizës politike sipas juristit Azem Vllasi.

Ai në Tëvë1, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka treguar qartë se duhet një qeveri e koalicionit.

Vllasi ka thënë se në këtë koalicion LDK do duhet të merret postin e kryetarit të Kuvendit ose zëvendëskryeministrit të parë.

 

 

“Sipas mendimit tim, pozicionet janë definu aq mirë ku patjetër duhet një koalicion, një qeveri e koalicionit. Duhet një qeveri e koalicionit, partia që ka më së shumit vendet në parlament, Vetëvendosje bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe pakicat jo serbe. Një koalicion stabil. Kryetarit të LDK-së ti jepet Kryetari i Kuvendit ose nënkryetari i Qeverisë dhe vende proporcionalisht me numrin e deputetëve që i ka”, ka vlerësuar ai.

Sipas tij, në ketë mandat në opozitë do duhet të ishin PDK dhe AAK e Nisma. Ai ka thënë se vendit i duhet edhe një opozitë e fortë.

KEDS njofton, këto vende do të jenë pa rrymë sot

KEDS-i ka njoftuar se sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme në rrjet.

Orari sipas rajoneve të Kosovës ku do të ketë ndërprerje është:

Prishtinë:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10kV Prishtina 1 (H02) do të ndërprehet:

NS 35/10kV Badovci (H03) pa tension mbesin të gjitha daljet 10kV  prej orës 11:30  deri ne ora 15:30

Vendet: Mramor, Slivovë, Brusi, Busi, Zllashë, Viti e Marevcit, Mareci, Hajvali, Graçanica, Padalishtë, Te mbeturinat, Graçanica, Padalishta, Te mbeturinat, Ibër Lepenci dhe Lindja, Minierat Kishnicë, Minierat Kishnicë Trepça Novobërdë, Bejta komerc Kshnicë, Janjevë, Shashkovc, Akllap, Terbuvc Gushtericë e Epërme, Shushicë, Badovc i Ri, Metaliku-Janjevë, K.U.R. “PRISHTINA”, ”GC METAL” SH.P.K  Florin Imeri,

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i releut.

Prizren

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Studenqani 2 (kodi: 32000024) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Reshtan, Studençan, Samadrexhë dhe rr, Skënderbeu.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

2.

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV Bresana (kodi: 30036007) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Blaq, Brodosanë, Buzez, Kuk, Kuklibeg, Zaplluxhe; afariste : N.P.T “Mulliri”  Buzez, N.T.P. Qumështorja Sharri Kuk dhe Restoran Opoja.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive: riparimi i ormanit, vendosja e ndërprerësit dhe ndërrimi i kabllos së furnizimit në TS Kuki I me kod: 30036007003.

Ferizaj

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërprehet:

Dalja 10kV Koshare (kodi: 41046005) prej orës 09:30 deri në ora 14:30

Vendet: Koshare, Magjistralja – Ferizaj-Shtime, Slivovë, Gllavicë dhe Dramjak.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

* * *

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV Konjuh (kodi: 41000004) prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Lipjan (një pjesë), Konjuh, një pjesë e Banullës, Bizneset përgjatë Magjistralja Prishtinë- Ferizaj

Arsyeja: Punimet  duhet te kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

Mitrovicë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Në TS 110/10 kV Vushtrria 2

Nga dalja 10 kV Kabllat do të ndërprehet Ts-i:

TS 10/04kV TSB-Nr-4 (kodi: 73000001007) prej orës 10:30 deri në ora 15:30

Vendet: rr.Faruk Beqiri

Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie, kyçja e kabllove PPOO (0.4kV) dhe  demontimi i shtyllës të 0.4kV.

* * *

Punime në projekte investive

1.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehen:

Dalja 10[kV] Qirezi (kodi: 74000004) nga ora 08:30-09:00 dhe nga ora 16:30-17:00

Vendet: Krushefc, Polac, Dashefcë, Baks, Qirez, Prellofcë, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofcë, Likoshan, Gradicë dhe Godancë.

Arsyeja:  Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.

Në TS 110/10(20) kV Skenderaj

Nga dalja 10 kV Qirezi do të ndërprehen trafostacionet:

TS 10/04[kV] Baks Muçolli (kodi: 74000004013) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Baks Shaqiri (kodi: 74000004014) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Baks te Xhamija (kodi: 74000004015) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Baks Dushku (kodi: 74000004016) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Prellovcë-1 (kodi: 74000004017) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Prellovcë-2 (kodi: 74000004018) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Krasaliqë-2 (kodi: 74000004020) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Baks Jakupi (kodi: 74000004021) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Qirez Qendra (kodi: 74000004022) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Qirez Prekazët (kodi: 74000004023) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Qirez Muhaxhert (kodi: 74000004024) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Kozhicë (kodi: 74000004025) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Krasmirovcë (kodi: 74000004026) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Qirez Hyseni (kodi: 74000004027) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Kozhicë e Re (kodi: 74000004035) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Graniti Com (kodi: 74000004038) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Berat Lushtaku (kodi: 74000004039) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

TS 10/04[kV] Qirez Qendra (kodi: 74000004043) nga ora 08:30 deri në ora 17:00

Vendet: Baks, Prellovcë, Qirez, Kozhicë, Krasaliq dhe Krasmirovcë.

Arsyeja:  Energjizimi i segmentit të ri 10 kV në LOT19.

Gjakovë

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.

Nga TS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:

Dalja 10kV Shkoza (kodi: 82000009) prej orës 10:30 deri në ora 15:00

Vendet: Condor  SH.P.K., ” Kosova-pack ” SH.P.K., Mulliri NPT”Vetoni”, ODS-Metal, ” Gender ” SH.P.K., N.T.SH,,PISTA”, rr.486 Xhelal Hajda-Toni, rr.497 Shkëlzen Krasniqi, rr.498 Xhevat e Alajdin Elshani.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë

Më 2 qershor, mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet ta dorëzojë mocionin

Avokatët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit më 2 qershor pritet ta dorëzojnë mocionin për rrëzimin e pikave të aktakuzës.

Pas mbrojtjes, prokuroria ka një muaj kohë që t’i përgjigjet këtij mocioni.

Pak javë më parë në Kosovë qëndroi kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e cila e anuloi konferencën që ishte thirrur për media. Ndërkohë, deklarimi i saj i djeshëm se protesta e veteranëve ishte tregues i qartë se pse procedurat gjyqësore po zhvillohen jashtë Kosovës, ka nxitur reagime në Kosovë.

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Fatmir Sopi, tha se këto aludime janë të pavërteta dhe dashakeqëse.

“Unë mendoj se nuk është e vërtetë ajo, sepse gjykime ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pasur që nga paslufta, me gjykata të UNMIK-ut, me gjykata të EULEX-it, po ashtu edhe në gjykata vendore. Prandaj, asnjë problem nuk ka pas zhvillimi i këtyre gjykimeve brenda në Kosovë. Ajo duhet ta dijë që dikush që e quan UÇK-në ndërmarrje të përbashkët kriminale nuk do të pritet kurrë në Kosovë me lule, do të pritet gjithmonë me protesta”, ka thënë Sopi.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se deklaratat e Trendafillovës nuk qëndrojnë, pasi Kosova ka dëshmuar disa herë sigurinë e saj.

“Për vite me radhë, përgjegjës për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me krimet e luftës kanë qenë autoritetet ndërkombëtare dhe në rrjedha të kësaj nuk ka pas asnjë pengesë sa i përket mënyrës së punës së tyre prandaj vlerësoj që është një aludim i paqëndrueshëm”, ka thënë Bajraktari.

Ndërkohë, në mesin e personave që kanë aplikuar për statusin e viktimës në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve figuron edhe një person, që ka thënë se UÇK-ja i ka bërë magji të zezë dhe e ka hipnotizuar.

Nga Prokuroria e Specializuar kanë thënë se këtij personi i janë refuzuar të gjitha aplikimet nga gjykata.

A do ta votojnë VV-në? Abdixhiku ka një porosi për deputetët e partisë së tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk flet me deputetët e LDK-së nëse kanë presion nga LVV.

LDK-ja e ka pranuar se disa deputetë të saj janë kontaktuar nga LVV.

Por, Abdixhiku tha se çdo deputet e ka rrugën çelë të shkojë, nëse mendon që duhet të tradhtohet vota e LDK-së.

“Me asnjë deputet nuk kam folur a keni presion apo jo, as nuk do t’i bindi. Tash po ju them kushdo që mendon që duhet me kalu në shumicë rrugën çel e kanë. Nëse mendoni me tradhtu rrugën e LDK-së urdhëroni, por asnjë nuk ka shfaq një gjë të tillë. Këto janë diskutime mediatike që lindin prej studiove më tepër, ka kontakte – por asnjë nuk ka thënë po shkojë”, ka thënë Abdixhiku në T7.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se sikur LDK-ja t’i kishte 48 deputet shumë lehtë do të formonte institucionet.

Por, ai tha se edhe po të shkojë më gazë lotsjellës në Kuvend, asgjë nuk ndryshon – Kushtetuta fillimisht i jep përparësi partisë së parë.

Abdixhiku tha se LDK-ja sillet brenda rendit kushtetues.

“Duhet i pari ta bëjë shumicën, nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, çështja është se dhe po reagova e shkova me gaz lotsjellë, sërish asgjë nuk bëhet pa të parin. Kushtetuta e Kosovës e determinon që i pari duhet të nis urën”, ka thënë Abdixhiku.

E dhimbshme: Vdes gjyqtari kosovar, ishte edhe tranjer fitnesi

Pas një sëmundje të rendë ka vdekur në moshë të re gjyqtari i notit, Ervin Halimi.

Pas kësaj ka reaguar Federata e Notit të Kosovës.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025. Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale”, shkruan në njoftimin e kësaj Federate.

Në njoftim thuhet se kontributi i Ervinit në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar., raporton IndeksOnline.