Në Gjykatë Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e radhës për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, raporton GazetaDemos.
Tre të akuzuarit, ish-bashkëshorti Naim Murselit, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, nën rendin e forcave, e të prangosur, u sollën në Gjykatë.
Ndaj të njëjtëve Gjykata ka konfirmuar aktakuzën me të cilët dhe ngarkohen për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.
Liridona Ademaj u vra në hyrje të fshatit Bërrnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpinë e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët, duke u qëlluar me plumb në qafë.
Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës vazhdon të jetë një ndër çështjet më të diskutuara, sidomos për pozitën e kryetarit të Kuvendit, që ende nuk është votuar. Në këtë kontekst, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka theksuar se është e nevojshme një marrëveshje politike për të zhbllokuar situatën.
Limaj ka deklaruar para mediave se pa ndonjë ndryshim konkret të rrethanave, Nisma do të vazhdojë të qëndrojë në qëndrimin e saj të deritanishëm.
“Sido që të jetë, vendi duhet me pasë një shumicë parlamentare, pavarësisht si e qysh bëhen, Nisma e ka ofru një mundësi. Ne kemi dashur që duke kujtuar situatën, nevojën e pasjes së institucioneve, duke votuar që institucionet të krijohen vetëm përmes shumicave parlamentare, duke kujtuar pozicionimin dhe vullnetin të qytetarëve, ne kemi dashur që të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe të japim një mundësi. Unë jam i bindur se Kosova shumë shpejt do t’i ketë institucionet. Derisa nuk ka ndryshim të gjendjes, sjellja jonë në parlament do të jetë siç ka qenë”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka ritheksuar se krijimi i institucioneve është urgjencë për vendin dhe se Nisma do të jetë konstruktive, por pa marrëveshje politike, vota e tyre nuk do të ndryshojë.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban-Bajramit është të premten, më 6 qershor 2025.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban-Bajramit, do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
Namazi i sabahut falet në orën 04:20.
Ligjëratën tematike kushtuar kësaj feste do ta mbajë dr. Besnik Llumnica – imam në Xhaminë e Bardhoshit, Komuna e Prishtinës.
Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05:35. Namazit do t’i prijë Hetem ef. Sopjani – kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban-Bajramit – do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Me rastin e festës së Kurban-Bajramit, ditën e parë, më 6 qershor 2025, kryesia e BIK-ut, siç është traditë, organizon pritje urimi në selinë e kryesisë, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka adresuar zhvillimet e fundit politike, përfshirë dështimin e vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas saj, përgjegjësia për këtë situatë bie mbi partinë fituese të zgjedhjeve – Vetëvendosjen – që ka siguruar 48 ulëse në Kuvend.
Bajrami, e cila përfaqëson një subjekt që për rreth tre vite bojkotoi Radiotelevizionin Publik, theksoi një kontradiktë serioze në deklaratat e Albin Kurtit. Ajo vuri në dyshim pretendimin e tij se ka mbështetjen e 61 deputetëve për të formuar qeverinë, por jo për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në postin e Kryetares së Kuvendit.
“Nuk mund të thuash i kam votat për qeveri, atëherë Kurti nuk po i përdor ato vota për ta zgjedhur Haxhiun. A i bie që patriarkalizmi është pikërisht te ai, sepse ai votat që i ka për ta zgjedhur qeverinë, nuk po i vë në shfrytëzim. Votat nuk harxhohen, nëse i ke 61 vota për qeverinë, i ke 61 edhe për Albulena Haxhiun. Cili është shpjegimi pse nuk i përdor ai këto 61 vota? Nëse i ka, atëherë i bie që ai është duke e denigruar figurën e zonjës Haxhiu, sepse po i ka numrat, por po i thotë asaj se këto vota nuk mund t’i përdor për të bërë ty kryetare të Kuvendit, po i ruaj 3 ditë pas për ta votuar Qeverinë e Kosovës. A po i bie kjo që ndoshta ka deputetë të LVV-së që nuk po ia votojnë Haxhiun? Ai duhet ta shpjegojë, sepse nuk mund të besoj që Kurti i paska votat, por jo Haxhiu. Atëherë po i bie që ka njerëz brenda LVV-së që nuk janë duke votuar Haxhiun, sepse unë nuk e besoj që ka deputetë të partive të tjera parlamentare që do ta votonin Kurtin pa një marrëveshje politike,” – deklaroi ajo në RTK.
Kur u pyet për akuzat se Haxhiu po refuzohet për shkak se është grua, Bajrami i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se kundërshtimi ndaj saj ka të bëjë me profilin politik dhe performancën e saj, e jo me gjininë.
“Nuk ka të bëjë kjo me gjininë, unë jam grua vetë, jam në politikë nga viti 2010, nuk pajtohem asnjë pikë, sepse askush nuk e ka kontestuar figurën e Haxhiut pse është grua. Të gjitha deklaratat që dëgjohen nga blloku i deri djeshëm opozitar janë që Haxhiu ka qenë figurë polarizuese, çka është e vërtetë, që ka dështuar për katër vite si ministre e Qeverisë,” – u shpreh Bajrami.
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk do të kishte pasur sukses në veri pa veprimet e Listës Serbe.
Ai tutje tha se dorëheqjet dhe tërheqja e strukturave serbe nga institucionet kanë qenë një “dhuratë politike” për Vetëvendosjen, duke i hapur rrugë një prezence më të thellë të saj në veri.
”Në situatën politike që jemi dhe duke e pasur parasysh qeverisjen e qeverisë Kurti 2, unë mendoj që Kurtit dhe kësaj qeverie dhuratën më të mirë ia ka bërë Lista Serbska. Me dorëhqjen e tyre nga komunat me tërhqjen e pjestarëve të tyre nga Policia e Kosovës ia mundësoj Kurtit të hyjë në veri thellësisht dhe mandej ta sheh këtë si sukses të madh të vetin se p%rndryshe nuk besoj që në sfera tjera ka mundur të tregoj diçka, nuk shohë asnjë rezultat t1% prekshem, por vetëm trend negativ”, tha Peci në RTV21.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka eskaluar duke i quajtur vrasës me pagesë gazetarët, Ilir Mirenën, Lirim Mehmetaj dhe Berat Buzhalën, pas një debati ku është përfshi deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bugojevci.
“’TËRBIMI I RIPËRTYPËSVE!Qenkan tërbuar dy nga ripërtypësit e jashtëqitjeve të UDB-ës, vrasësit me pagesë, të quajturit Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj.Tash paskan ndërruar vetëm cakun. Tash caku qenka Saranda Bogujevci. Tash duan të pushkatojnë atë që i ka shpëtuar zjarrit dhe plumbit të bosave të tyre, hordhive shoviniste serbe gjatë luftësTërbimi i këtyre vrasësve, i bosave të tyre dhe i bashkëvrasësve, bëhet në emër të gazetarisë dhe lirisë së shprehjes, krejt nën mbrojtjen e Aleancës së Gupeve Kriminale dhe në koordinim e bashkëveprim të ngushtë me krimin e organizuar institucional brenda prokurorisë së shtetit. P.s. Emrin e njërit nga këta vrasës medialë me pagesë – ripërtypës, e paskam harruar – Berat Buzhala”, ka shkruar ai, raporton Periskopi.
Kurteshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka akuzuar gazetarët edhe për intevistimin dhe arrestimin e gazetarit nga Lugina e Preshevës, Nexhat Behlulin.
“Këtë punë të përbashkët të këtyre vrasësve me pagesë dhe prokurorisë, fort e qartë e dëshmoi arrestimi i gazetarit Nexhat Behluli nga Lugina e Preshevës për shkak të guximit të tij për zbulimin e rrënjëve të bashkëpunimit të vrasësve medialë me pagesë në Kosovë me bosat e tyre të UDB-ës.Lufta e UDB-ës kundër shqiparëve as ka filluar dhe as përfundon tash e këtu e me këta vrasës. Jashtëqitjet i prodhon ajo, e ripërtypësit e tyre i përzgjedhin caqet dhe viktimat „rastësisht“. Por, një është e sigurtë, luftën e kanë humbur, ripërtypjen nuk ua ndalim”, ka shkruar tutje ai.
Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi.
Deputeti i kësaj të fundit, Lufti Haziri dha një jo përfundimtare.
Haziri i ftuar në emisionin Politiko, teksa përmendi bashkëpunimin ndërpartiak mes vitesh, tha se konsistenca e tyre parazgjedhore vazhdon të mbes njësoj.
“Përgjigjja është bërë me shkrim. Nuk e ndihmojnë asgjë takimet jozyrtare.Bashkëpunimi mes LDK-së e VV-së ka histori të mirë bashkëpunimi deri në formimin e Qeverisë, e pastaj ka rrëshit në të keqe deri të protesta të mëdha nëpër rrugë. Të dy anët e medaljes së bashkëpunimit i kemi përjetuar, i kemi provu. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar si para zgjedhjeve e gjatë zgjedhjeve dhe e kemi konfirmuar njëjtë konsistencën tonë. Është jo përfundimtare Je parti e parë, puno me kë të duash, dhe implemento rezultatin e zgjedhjeve“, deklaroi ai.
Një operacion i njësitit antidrogë të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e INTERPOL-in ka rezultuar me arrestimin e 22 personave të dyshuar për trafikim me narkotikë. Në mesin e të arrestuarve është kapur edhe bosi kryesor i këtij grupi, Shemsi Bahtiri, i cili del të jetë një eksponent i Lëvizjes Vetëvendosje – i afërt me Albin Kurtin e Xhelal Sveçlën.
Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës kanë zhvilluar sot njërin prej aksioneve më të mëdhenj, duke goditur rëndë një grup të organizuar kriminal.
Shuma milionëshe të ‘ngrira’ e qindra vetura të sekuestruara janë vetëm disa nga sukseset e numërta të këtij aksioni.
I kodur me emrin “Qielli i Thyer”, aksioni i Prokurorisë Speciale rezultoi edhe me arrestimin e bosit të këtij grupi, Shemsi Bahtiri.
Bahtiri del të jetë një njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, posaçërisht me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin e ministrin në detyrë, Xhelal Sveçlën.
Prej vitesh Bahtiri ishte pjesë e paandashme e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai bënte pjesë në degën në Prishtinë të kësaj partie.
Bosi i heroinës kishte marrë pjesë në shumë aktivitet të kësaj partie. Në mesin e tyre edhe në aksionin e atëhershme të LVV-së kundër kryeprokurorit Lumezi.
Në fotografitë e publikuara nga shefi i kësaj partie në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, Bahtiri shfaqet si anëtar në Pikën Medrese të kësaj partie në Prishtinë.
Ai shfaqet së bashku me anëtarët tjerë të kësaj partie duke u moblizuar kundër ish-kryeprokurorit Lumezi.
Shemsi Bahtiri në degën e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë
Përpos me anëtarë “të thjeshtë” të kësaj partie, Bahtiri ka raporte të mira edhe me ‘kokat’ e Lëvizjes.
Në fotografitë e publikuara vetë Bahtiri shpërfaqet miqësia e afërt me Kurtin.
Në tetor të vitit 2024, Bahtiri kishte postuar një video ku shihet në shoqërinë e Albin Kurtit.
Video e publikuar nga Bahtiri në shoqëri me kryeministrin në detyrë Albin Kurti
Rrjetet sociale të Bahtirit janë të mbushura me anëtarë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar kështu afërsinë e tij me këtë parti.
Shemsi Bahtiri dhe deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi
Sipas burimeve të Paparacit, Bahtiri dyshohet të jetë bosi i këtij grupi mirë të organizuar kriminal.
Ndaj të njëjtit rëndojnë akuzat për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” , Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe për Shpëlarje të parave.
Ndërkaq Paparaci merr vesh se djali i Bahtirit, Brilianti është në kërkim nga autoritetet, me dyshimet se i njëjti ishte pjesë e këtij grupi.
Të gjithë personat e arrestuar në aksionin e sotshëm dyshohet se veprat penale i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.
Gjatë realizimit të urdhër kontrollit është gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e provave materiale, dhe pasurive të specifikuara duke përfshirë: lëndë narkotike, 129 vetura, 134 e 900 mijë para të gatshme, 20 mijë e 40 franga zvicerane, 490 dollarë, 13 mijë euro para të falsifikuara, 9 orë dore të markave të njohura, 36 armë të llojeve të ndryshme, 1569 fishekë të ndryshëm, 1292 copë municione të ndryshme, një prese për paketimin e heroinës dhe kokainës, laptopë, telefona, usb dhe dokumente të ndryshme.
Po ashtu janë ngrirë mjete në llogari bankare në vlerë prej 500 mijë euro, dhe janë vënë nën urdhër ndalues të gjitha paluajtshmëritë e të pandehurve në këtë rast.
Operacioni i koduar “Qielli i Thyer”, është përkrahur nga autoritetet e Belgjikës, Holandës, Europol-it, dhe është udhëhequr nga Prokurori i PSRK-së, i cili ka qenë prezent gjatë realizimi të urdhër kontrollit.
Avdi Jusufi, një haxhi nga Kosova, ka ndërruar jetë në Mekë gjatë kryerjes së Haxhit.
Djali i tij, Alaudin Jusufi, ka treguar për Insajderi, se babai i tij kishte qenë edhe më herët në Haxh, por këtë vit kishte vendosur të shkojë sërish si bedel – për të kryer Haxhin për prindërit e tij.
“Babai para dy vitesh e ka kryer Haxhin për vete dhe ishte kthyer i shëndoshë e mirë. Këtë vit kishte vendosur të shkojë si bedel për njërin prind dhe kishte organizuar një person tjetër për të kryer Haxhin në emër të prindit tjetër”, u shpreh Jusufi.
Më tutje ai ka thënë se babai i tij e ka udhëhequr gjithë grupin në Mekë para se të vdiste.
Jusufi ka shpjeguar edhe procedurat e varrimit që janë në Meke.