Pas intervistimit disa orësh, reagon Peci: Mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot!

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit disa orësh që e pati dje nga organet hetuese.

“Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në çdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, miq e familjarë;

U jam mirënjohës për shprehjen e shqetësimit si dhe për solidaritetin e treguar gjatë ditës së djeshme, me rastin e intervistimit tim nga organet e rendit dhe drejtësisë.

Me theks të vecantë, ju drejtohem 133,987 qytetarëve që më kanë dhuruar gjënë më të shenjtë; besimin!

Jam i bindur që epilogu i këtij procesi do të jetë i njohur për ju sikurse është i njohur për rreth 30 mijë fermerë, që përfitojnë në baza vjetore subvencione dhe grante e që njëherit janë dëshmitarët më të vëmendshëm në cdo cep të Kosovës. Ata, më së miri e dinë se në funksion të kujt, e kam kryer detyrën zyrtare.

Çdo shkronjë, fjalë, si në të shkruar ashtu edhe e thënë, është e qasshme për secilin që ka interesim.

Kosova, si vend i bekuar ka një popull të mrekullueshëm, e mbi qiellin e kësaj toke e këtij populli, ka Zot!

Rusia kërcënoi me luftë të tretë botërore, i kundër përgjigjet SHBA-ja

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Keith Kellogg, ka qortuar të mërkurën një zyrtar të lartë rus për nxitjen e frikës nga Lufta e Tretë Botërore, pasi Trumpi paralajmëroi se presidenti rus, Vladimir Putin “po luante me zjarrin” për Ukrainën.

Teksa forcat ruse po vazhdonin sulmet e rënda mbi Ukrainë, Trumpi, ka thënë në një postim në “Truth Social”, se Putini po luan me zjarrin dhe paralajmëroi se gjëra “vërtetë të këqija” do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë nëse nuk do të ishte Trumpi, raporton Reuters.

“Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them ‘vërtetë keq’. Ai po luan me zjarrin”, ka shkruar Trumpi në postim të martën.

Zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev, një ish-president, hodhi menjëherë poshtë kritikat e Trumpit.

“Sa i përket fjalëve të Trumpit për Putinin ‘që po luan me zjarrin’ dhe ‘gjëra vërtet të këqija’ që po i ndodhin Rusisë. Unë di vetëm një gjë vërtetë të keqe – LUFTA E Tretë Botërore. Shpresoj që Trumpi ta kuptojë këtë!”, ka shkruar Medvedev në anglisht në platformën e mediave sociale X.

Behrami ironizon me Kurtin për keqpërdorimet: Hajnia nuk është më në pyetje as në pikëpyetje

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ku është përfshirë Ministria e Bujqësisë.


Referuar intervistimit në Prokurorinë Speciale të të parit të asaj ministrie, Behrami ka ironizuar me një citat të liderit të Vetëvendosjes, mirëpo këtë herë duke përmendur hajninë

”Hajnia nuk është më në pyetje as në pikëpyetje. Nga i pari deri tek i fundit po vjedhshin.

Veç kur po i nxojnë, qysh ka lë fjalë Bekë Berisha: “Po u idhnojshin

Kosova nën kërcënim – Këto janë lëvizjet e rrezikshme të Serbisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, në detyrë, Ejup Maqedonci, në një intervistë për A2CNN, u është përgjigjur kërcënimeve direkte të lëshuara nga Serbia për luftë dhe pushtim.

Ai theksoi se kërcënimet janë reale dhe se Beogradi zyrtar ka vendosur 70 për qind të ushtrisë në kufirin tonë, por garantoi se FSK-ja, bashkë me aleatët amerikanë dhe të NATO-s, do të mbrojnë çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

“Ne i shohim gjithmonë si të mundshme këto kërcënime. Ne e shohim gjithmonë të mundshme që Serbia në një moment mund të ndërmarrë veprime për të destabilizuar rajonin. Kjo është edhe arsyeja pse ne jemi të përkushtuar që të ndërtojmë një forcë ushtarake të aftë për të mbrojtur territorin e Kosovës, për të mbrojtur jetën e qytetarëve tanë dhe për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në botë, duke përqafuar gjithmonë vlerat e NATO-s, vlerat perëndimore dhe duke shtyrë përpara interesat, të cilat i kemi si vendet demokratike.

Ne në vazhdimësi e ngremë si shqetësim prezencën e bazave të përparme operacionale të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Diku 70% e të gjitha kapaciteteve ushtarake të ushtrisë së Serbisë janë të vendosura në jug të territorit të saj, pra jo larg Republikës së Kosovës. Kësaj duke i shtuar edhe këto 48 bazat e përparme që ne gjithmonë vlerësojmë se paraqesin kërcënim.

Kur fqinji t’i vendosë në kufi forcat ushtarake, në një farë forme apo një tjetër, e kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e atij vendi. Kjo nuk po bëhet rastësisht. Dhe, kur e kemi gjithë këtë prezencë dhe kemi një mbështetje të grupeve kriminale dhe terroriste siç ishte ai i Radoiqiçit, që tentoi aneksim të veriut të vendit tonë, tregon për qasjen agresive që Serbia vijon ta ketë në raport me Republikën e Kosovës”, tha Maqedonci./A2CNN/

Pas kritikës së Trump, zyrtari rus: Di vetëm një gjë që është shumë e keqe, Lufta e Tretë Botërore

Kremlini ka reaguar ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, pas deklaratës së tij drejtuar homologut të tij, Vladimir Putin, ku ai tha se po luan me zjarrin.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse, Dmitry Medvedev, që është një nga njerëzit më të besuar të Vladimir Putin, komentoi duke thënë se “do të ishte shumë keq” nëse Lufta e Tretë Botërore shpërthente, në përgjigje të postimit të Trump.

Medvedev iu referua deklaratave të Trump për Putin, i cili kishte thënë se presidenti rus po “luan me zjarrin” dhe se “gjëra të këqija” do të kishin ndodhur në Rusi. Ai shtoi: “Unë di vetëm një gjë që është vërtetë shumë e keqe – Lufta e Tretë Botërore. Shpresoj që Trump ta kuptojë këtë!”

Trump kishte paralajmëruar se presidenti rus po “luan me zjarrin” në një postim të tij në platformën Truth Social. “Ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të ishte për mua, shumë gjëra të këqija do të kishin ndodhur tashmë në Rusi, dhe dua të them gjëra vërtetë të këqija,” shkroi Trump.

“72 mijë euro në ditë për transportin e energjisë nga Maqedonia – fituesi, djali i një gjenerali serb”

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nxjerrë të dhënat ku sot vetëm transporti i energjisë elektrike nga Maqedonia e Veriut në Kosovës ka kushtuar hiç më pak se 72 mijë euro dhe fitues i këtij transporti djal i një gjenerali serb.

“Transporti i Energjisë Elektrike (vetëm transporti), brenda ditës sot, nga Maqedonia deri në Kosovë, mbi 72,000 Euro. Një ndër fituesit e këtij transporti, djali i gjeneralit serb. Hajde tash postoni për Veriun, krejt VV-ja edhe tregoni sa po punoni për neve. Me pas punu për neve sa keni punu për serb, sot e kishëm kalu zhvillimin e Kroacisë”, shkroi ajo.

Nuk ndalet Mehmetaj ka një mesazh me ironi për Çekun: Përgatitu, se radha po të vjen

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas intervistave të fundit që ka zhvilluar Prokuroria Speciale me ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për lidhjet e tij me një skandal korruptiv në ministri, raporton Gazeta Sinjali.

Pas këtij zhvillimi, Mehmetaj, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj Çekut: “E ti? Bone muhabet pak me Pecin qysh po te intervistojshin në prokurori… Jo që najsen po përgatitesh ma mirë.”

Postimi i plotë:

E ti?

Bone muhabet pak me Pecin qysh po te intervistojshin në prokurori…

Jo që najsen po përgatitesh ma mirë.

Hajnrullah Çeku a mos je ka mënon që s’o ka t’sheh kërkush?

Profesor Kraki i del në mbrojtje Pecit, i quan mediat “banda” e “kriminale”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, i ka dalë në mbrojtje ministrit të Bujqësisë në detyrë, Faton Pecit, i cili u intervistua më gjatë se tri orë për hajni.


Kraki me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka degraduar gjuhën e tij prej profesori, duke i quajtur mediat banditeske e kriminale.

“Dhe kështu erdhem në pikën ku prokurorët e Kosovës e marrin të mirëqenë dhe e shfaqin si provë edhe propagandën më absurde kundër një ministri. Propaganden që bandat politiko-mediatike e gatuajnë dhe e shërbejnë me porosi nga ata që pësuan humbje milionëshe këto 4 vite, nga dita kur u ndoqen nga arkat e shtetit”, deklaroi ai.

“Në fakt, edhe mediat e krimit edhe prokurorët e bandave janë produkt i asaj Kosovës që s’ekziston më. Se zor e kam ta kuptoj dobinë publike të një emisioni 50 minutesh ku si shkelje nxirret jo më mos realizimii punës së paguar por mënyra si është pagu puna e kryer. Në Kosovën e atyre një traktor « dhurohej » 30 herë dhe një livadh merrte grant 20 herë sepse ishte dhënë 20 herë me qira të njejtin vit”, vijon shkrimi i tij.

 

Spahiu: Fatoni është trim, kushëri i Isa Boletinit – edhe Isa është Pec

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ai ka mësuar rreth zhvillimeve në Ministri të Bujqësisë nga intervista e Faton Pecit.

Ndonëse Spahiu thotë se mund të ketë lëshime në procedurë, megjithatë shton se “Faton Peci nuk është hajn”

“Unë Fatonin e njoh edhe Fatoni nuk është hajn. Nga ajo që e kam perceptu situatën kam mundur të konkluzojë që edhe mund të ketë lëshime në procedurë”, ka thënë ai në ‘Pressing’ të T7.

“Fatoni ka dinjitet shumë të madh, është trim, njeri shumë i guximshëm. Edhe fshati për nga vjen ai, njihet si trimat më të mëdhenj në atë anë”, ka deklaruar ai.

Më pas ai u pyet në studio, se çfarë e ka Peci Isa Boletinin.

“Isa Boletinin e ka kushëri, Isa Boletini është Pec”, u përgjigj Spahiu.

E dhimbshme: Ky është i riu shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Itali

Një aksident tragjik rrugor i ka marrë jetën Edmond Gjocit, 39 vjeç, me origjinë shqiptare, i cili jetonte në Tuoro sul Trasimeno, në rajonin e Umbrias, Itali.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor SR71, pranë Riccio-s, një fshat i vogël në komunën e Cortonës, pranë kufirit me Castiglione del Lago.

Gjoci, i cili punonte si kopshtar, po shkonte drejt vendit të punës. Për shkak se nuk kishte leje drejtimi, ai priste një mik që ta merrte me makinë. Ndërsa qëndronte në anë të rrugës, ai u përplas me forcë nga një makinë Lancia Y, e cila doli nga korsia dhe i mori jetën në vend, pa i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Automjeti drejtohej nga një 19-vjeçar, nxënës i shkollës së mesme, i cili po shkonte në shkollë në Cortona.

Për arsye ende të paqarta, ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëshqiti në drejtim të kundërt të rrugës, duke përplasur Edmondin në mënyrë fatale.

Edmond Gjoci ( Foto e publikuar nga mediat italiane )
Ekipet e ndihmës së shpejtë 118, përfshirë edhe helikopterin Pegaso, mbërritën menjëherë në vendngjarje, të gatshëm për ta transportuar viktimën drejt spitaleve të Scotte ose Careggi, por çdo përpjekje për ta shpëtuar rezultoi e kotë.

Edmond Gjoci ndërroi jetë në vend, për shkak të plagëve të rënda. Edhe masazhi kardiak u provua i pasuksesshëm.

Viktima ishte baba i një vajze të vogël dhe kishte vite që jetonte e punonte në Itali.

Sipas procedurës standarde, drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testeve për konsum alkooli dhe lëndësh narkotike, por rezultatet ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, automjeti dhe telefoni i të riut janë sekuestruar nga karabinierët, të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.

Rruga ku ndodhi ngjarja është e njohur për numrin e lartë të aksidenteve, shumë prej të cilëve me pasojë vdekjen.