Nuk ndalet Egli, ja çfarë po paralajmëron tani…

Egli Tako pak ditë më parë publikoi projektin e saj më të ri muzikor, i cili po pëlqehet tej mase në publik.


Megjithatë, artistja në fjalë duket se nuk e ka ndërmend të ndalet, shkruan IndeksOnline.

Egli sapo ka njoftuar se veçse ka nisur përgatitjet e projektit tjetër.

Padyshim, ajo duket kaq e kuruar dhe shkëlqen e tëra./Indeksonline/

 

 

Një variant i ri COVID-19 po përhapet me shpejtësi – Ky shtet po përballet me rritje rastesh

Një variant i ri COVID-19 po nxit infeksionet në Australi, me ekspertët shëndetësorë që paralajmërojnë se ka potencial që ky variant të luajë një rol të rëndësishëm në sezonin e frymëmarrjes dimërore, raporton sot SBS News.


Varianti i ri NB.1.8.1. u caktua nga OBSH si një “variant nën monitorim” javën e kaluar, për shkak të përhapjes së tij në rritje globale dhe disa karakteristikave të dukshme që mund ta veçojnë nga variantet e mëparshme, raporton kp.

Ndërsa më pak njerëz po testojnë, është më e vështirë të gjurmosh shfaqjen e virusit në ditët e sotme. Por të dhënat e disponueshme sugjerojnë se në fund të majit, numrat e rasteve po rriteshin në Australi.

Sekuenca gjenomike ka konfirmuar NB.1.8.1 se në përgjithësi po rritet në Australi. Sipas të dhënave deri më 6 maj në të gjithë vendin, NB.1.8.1 varionte nga më pak se 10 për qind në Australinë e Jugut në më shumë se 40 për qind në Victoria.

Mbikëqyrja e ujërave të zeza në Australinë Perëndimore ka përcaktuar NB.1.8.1 është tani varianti dominues në mostrat e ujërave të zeza të mbledhura në kryeqytetin e shtetit Perth.

NB.1.8.1 po rritet gjithashtu, veçanërisht në Azi, duke nxitur një monitorim më të afërt nga agjencitë ndërkombëtare të shëndetit publik. Ai ishte varianti dominues në Hong Kong dhe Kinë në fund të prillit.

Sipas OBSH-së, NB.1.8.1, një nënlinjë e variantit Omicron, u zbulua për herë të parë në mostrat e mbledhura në janar 2025. OBSH, megjithatë, nuk ka vërejtur ende ndonjë provë që shkakton sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera.

Simptomat e zakonshme të virusit përfshijnë dhimbje të fytit, lodhje, temperaturë, kollë të lehtë, dhimbje muskujsh dhe kongjestion nazal. Në disa raste mund të shfaqen edhe simptoma gastrointestinale.

A po ndryshon PDK-ja qëndrim për të votuar VV-në? Ja çfarë u konfirmua sot

Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova tha se beson në integritetin personal të deputetëve të PDK-së.


Ajo gjithashtu tha se nuk beson që ndonjëri prej tyre do të votojë, apo të ndërrojë qëndrim.

“Besoj në integritetin personal  të deputetëve që i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk besoj që asnjëri nga ta do të votojë, apo do të ndërrojë qëndrim”, tha ai.

Musliu-Shoshi gjithashtu u shpreh se atë nuk e ka kontaktuar askush nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Personalisht nuk më ka kontaktuar askush dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ajo.


TË NGJASHME:

A po e ndryshon AAK-ja qëndrimin për Haxhiun si kryeparlamentare? Ja çfarë u konfirmua sot

 

 

Merr fund lidhja? Ky veprim i Jozit ndaj Loredanës ngre dyshime të mëdha

Pasi dolën nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, marrëdhënia mes Joz Markut dhe Loredana Bratit mbeti e paqartë për publikun.


Nga deklaratat e dyshes u kuptua që ata po i jepnin mundësi njëri-tjetrit të njiheshin edhe jashtë, pavarësisht mospërputhjeve të shumta që kishin pasur.

Mirëpo, duket se gjërat nuk po ecin siç shpresonin fansat.

Së fundmi, ndjekësit kanë vënë re një detaj që tregon shumë për raportin e tyre: Jozi ka hequr Loredanën nga Instagrami. Ndërkohë, Loredana ende e ndjek Jozin.

Asnjëri prej tyre nuk ka bërë ende një reagim publik.

Aksion i madh i Policisë, arrestohen 11 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 11 të dyshuar në disa komuna.

Të njëjtit dyshohen për dallavere me patent-shoferë.

Komunikata:

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me datën 29.05.2025 sipas Planit Operativ “PATENTA” ka realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë me ç’rast në rajonin e Prishtinë , Gjilanit dhe Gjakovës janë kontrolluar 10 lokacione të ndryshme si; shtëpi private, zyrat rajonale të MMPHI-së -koordinatorë/ekzaminerë dhe biznese me veprimtari të auto shkollës.

Hetimet për ketë rast kanë filluar muaj më parë me ç’rast janë aplikuar masat e veçanta të hetimit përmes të cilave janë arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme për veprat penale ’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, duke u dëshmuar se njëmbëdhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë në forma të ndryshme në vazhdimësi kanë ndihmuar kandidatë të shumtë për tu pajisur me patentë shofer të kategorive të ndryshme, me qëllim të përfitimit material për vete apo për persona të tjerë, gjithnjë në kundërshtim me ligjin.

Gjate kontrollit janë sekuestruar provat si në vijim :

një AK47,

dy revole,

224 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,

para të gatshme (16.145 euro dhe 6660 franga zvicerane),

17 telefona mobil,

3 PC,

2 USB

si dhe dokumentacion relevant për procedurë të mëtejme hetimore.

Lidhur me rastin personat e dyshuar janë shoqëruar për intervistim dhe me vendim të prokurorit dhjetë prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 ore, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.

E dhimbshme: Vdes në moshë të re profesori nga Presheva

Është ndarë sot nga jeta në moshën 31 vjeçare profesori shqiptar nga Presheva, Ervin Halimi.

Vdekja e tij sipas familjarëve erdhi pasi humbi betejën me një sëmundje të rëndë.

I njëjti ishte edhe trajner fitnesi.

”Me dhimbje të thellë në zemër njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë, Ervin Halimi, i cili u largua nga kjo botë më datën 29.05.2025 pas një beteje të gjatë dhe të guximshme.

Ervini ishte një bir, vëlla, bashkëshort e mik i jashtëzakonshëm. Zemërbardhë, i dashur dhe i përkushtuar ndaj familjes, ai që la pas dashuri, mirësi dhe kujtime të paharruara që do të jetojnë përherë në zemrat tona.

Ndërsa trupi i tij prehet, shpirti i tij mbetet i gjallë në çdo buzëqeshje që na kujton mirësinë e tij, në çdo kujtim që na prek zemrën dhe në çdo lutje që ngrihet për të.

Lamtumirë i dashur Ervin,

prehu në paqe.

Do të të duam dhe do të na mungosh përjetë.

Ju njoftojmë për kohën e varrimit”.

Gjesti habit: Jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët

Besart Kelmendi – Gjesti po vazhdon me koncerte nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 ka performuar së fundmi në Dyseldorf të Gjermanisë.

Para interpretimit të një kënge, ai thotë se është duke vuajtur dhe se i ka punët keq.

Foto: Screenshot/TikTok

“Pasha Zotin jam duke vuajtur, shumë keq i kam punët”, u shpreh ndër të tjerash artisti.

Këngëtari pejan me këtë ka bërë fansat të kenë aludime në lidhje me raportin me Egli Takon.

Foto: Screenshot/TikTok

Ata nuk janë shfaqur së bashku që nga Big Brother, ku edhe në ditët e fundit realizuan një ceremoni, në kuadër të lojës.

Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë me angazhimet e tyre profesionale në muzikë.

’70 % e ushtrisë serbe në kufi’ – Kërquki: Derisa s’flet komandanti i KFOR e flet Maqedonci, veç ndërro krahun

70% e forcës dhe kapaciteteve ushtarake të Serbisë, tha Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i mbrojtjes, janë vendosur në jug të Serbisë në afërsi të Kosovës. Kjo deklaratë u bë brum për debat dhe tallje në “Pressing” të T7.

Opinionisti Dukagjin Gorani, peshoi seriozitetin e kësaj deklarate të ministrit: teksa tha se do të duhej të pyetes “a duhemi mu armatosë na?” ndërsa moderatori i tha “të ndërrojë krahun” në pamerak për sa kohë është duke folur Ejup Maqedonci e jo komandanti i KFOR-it..

Dukagjin Gorani: Nëse sot i kishte thanë ministrin – dhe, unë besoj sa ka qenë dashtë m’i thanë – meqenëse qenka situatë kaq alarmante dhe kritike, ministër, çka po thu me bë? A të çohemi mu armatosë, a të çohemi me ik? Se ti si ministës i mbrojtjës ishe qenë dasht me na udhëzu.

Leonard Kerquki: Sa të fol Ejup Maqedonci, veç ndërroje krahun. Derisa nuk fol komandanti i KFOR-it. Se kur të jetë tu fol Maqedonci (për luftë) nëse ti je tu kqyr televizorin, nëse e ke krahun qështu, munesh me kthy qështu.

‘Shpërthen’ punëtori: Me m’i gjet bombat, unë i pari hi me bombë në Qeveri

Sot disa nga bizneset e Kosovës kanë protestuar duke i bllokuar disa nga rrugët kryesore të Prishtinës, pas pakënaqësive të tyre, lidhur me vendimin e ZRRE-së  për daljen në treg të hapur të energjisë elektrike për 1200 ndërmarrje, raporton GazetaDemos.

Frustim të madh lidhur me këtë vendim, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor, ka shprehur edhe një punëtor, i cili teksa kritikoi qeveritarët, foli edhe me gjuhë më të ashpër ndaj tyre.

“Jo veç kompaninë teme por krejt kompanitë i përfaqësoj. Veç këqyre qëto kompani që kanë ardhë sot sa milionë euro kanë humb, edhe mëditja vetëm hiqet, edhe pse kemi ardhë qëtu mëditje s’kemi, në përgjithësi, jo veç për kompani teme.

Me na i gjetë bombat edhe unë i pari hi me bombë qaty në Qeveri, se qe tre muj a sa s’po munden me gjetë një kryetar të Parlamentit. Secila parti kur po vjen [puna] te votat po ma dinë krejt shtëpinë, sot s’po më njeh kurrkush. Sot mundet me më hjek shefi prej punës, s’e nuk të mban pa punë kur s’ka as ky”, tha ai.

Qalaj i PDK-së: Kam brengën që Kurti nga aspekti mental nuk është mirë

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka folur për ngërçin politik i cili është duke ndodhur tash e më shumë se një muaj.

Qalaj tutje ka treguar se që këto kohet e fundit shpesh herë nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovë pasi që situata po rezulton të jetë e njejtë.

Ai gjithashtu theksoj Albin Kurti nuk është i dendur me fjalorin të cilin ai po e përdorë si gjatë fushatës edhe tash që mban postin si kryeministër të vendit.

“Një person që pretendon të jete kryeministër prap të përdorësh një fjalor i cili është më i keq i mundshëm që të ofendon opozitën me fjalën hajvan duhet tujesh i kujdesshëm edhe gjatë fushatës mirëpo të kalosh deri në atë situatë e të folësh unë shpesh herë e kom pas brengës së si është nga aspekti mental”, ka thënë Qala sot në Tëvë1.