Detaje të reja: Vdeķja e dizenjatorit Festim Isufi, autoritetet kanë gjetur dy thika

 

Gazeta Insajderi ka mësuar detaje ekskluzive nga ngjarja tragjike e 9 majit, ku u gjet i vdekur dizenjatori i njohur Festim Isufi, në banesën e tij në Rrugën B, në Prishtinë. Përveç tij, e lënduar nga ngjarja ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rina Maloku-Isufi.

Sipas burimeve të sigurta të Insajderit, autoritetet kanë gjetur dy thika në vendin e ngjarjes. Njëra thikë është parë në duart e bashkëshortes së viktimës, Rina Maloku-Isufi, ndërsa thika tjetër është gjetur pranë këmbës së majtë të viktimës.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, Rina Maloku-Isufi është parë me një thikë në dorë edhe në momentin kur ka kërkuar ndihmë në një ordinancë afër banesës së tyre.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se viktima kishte 7 plagë në trup, të gjitha në zonën e qafës dhe fytit – pesë prej tyre janë vlerësuar si të lehta, ndërsa dy si plagë fatale që rezultuan me humbjen e jetës së tij.

Raporti i autopsisë tashmë i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse.

Gazeta Insajderi ka kërkuar përgjigje zyrtare nga Prokuroria lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Çfarë thuhej në raportin policor për vdekjen e Festim Isufit

Sipas raportit zyrtar 24-orësh të Policisë së Kosovës, dizenjatori Festim Isufi dyshohej se fillimisht kishte therur me thikë bashkëshorten e tij, Rina Maloku-Isufi, e cila kishte mbijetuar dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Më pas, sipas raportit, Isufi kishte përdorur të njëjtin mjet të mprehtë për të goditur veten, duke i shkaktuar vetes plagë fatale që çuan në vdekjen e tij.

“Në raportin e Policisë së Kosovës thuhej: ‘Është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se fillimisht ka therur me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka goditur veten. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e Emergjencës, ku është konstatuar vdekja e tij.’”, thuhej në raport.

Autopsia e trupit të disenjatorit i dorëzohet prokurorisë: Festim Isufi pati shtatë plagë në trup

Ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi, i cili humbi jetën në banesën e tij si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Bashkë me të në banesë ishte edhe gruaja e tij 30-vjeçare, e cila ka mbetur e plagosur.

Emisioni “Kosova Live” i T7-s ka mësuar se raporti i autopsisë i është dorëzuar prokurorit të rastit dhe sipas këtij raporti Isufi kishte shtatë plagë në trup.

“Fatale për të ishin plagët e shkaktuara në zonën e qafës që mësohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë – thikë”.

Prokuroria së bashku me provat e tjera prite të dalë me një përfundim.

Tragjedia në Mazgit–Bërnicë: Humb jetën 15-vjeçari, reagon me dhimbje shkolla

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një vetaksident tragjik me biçikletë, nga i cili ka humbur jetën i mituri Erion Bytyqi, 15 vjeç, në rrugën Mazgit–Bërnicë.

Drejtoria e shkollës, ku 15 vjeçari ka vijuar mësimet ka reaguar me një mesazh prekës, ku shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e një nxënësi shembullor.

“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij. Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin”, thuhet në reagimin e shkollës.

Shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bytyqi dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Erionin.

Shpërthen Genc Prelvukaj: Duhet të jesh rrugaç me ofendu Hashim Thaçin, s’ka personalitet më të madh shqiptar se ai

Ish-kandidari për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka reaguar ashpër për ofendimet ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i quajtur rrugaçër personat e tillë.

Si kundërpërgjgije, ai ndër tjera, ai shkëputi një pjesë nga rrëfimet e botuara të diplomatit amerikan e gazetarit, James Rubin, ku thotë:

“Gati çdo mëngjes Thaçi më telefononte në Departamentin e Shtetit me anë të aparatit satelitor. Ai ndodhej diku thellë në Kosovë, i strehuar me pjesën tjetër të udhëheqjes së UÇK-së. Këto thirrje të tij ishin veçanërisht të dhimbshme. Ai shpesh do të më tregonte dhe me detaje tmerruese, dëshpërimin e civilëve derisa forcat serbe po lëviznin vendbanim pas vendbanimi. Në një moment, thirrjet e tij u ndërprenë për disa ditë. Unë isha vërtetë i brengosur. Kur më në fund më tregoi se edhe vetë UÇK-ja ishte duke mbetur pa ushqim, barna dhe strehim, ndjeva një ndjenjë të çuditshme përgjegjësie për të dhe vazhdova të pyes nëse ai ishte në rregull.”

Prelvukaj në fund tha se Kosova s’ka pasur e as s’do të ketë personalitet më të madh sesa ish-presidenti Thaçi.

Natyra Kuçi zyrtarizon kandidaturën për kryetare të kësaj komune

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka bërë të ditur ekskluzivisht për emisionin Rubikon në Klan Kosova, se do të jetë kandidate e kësaj partie për kryetare të Komunës së Deçanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Jam shumë, shumë e lumtur që PSD-ja ka zgjedh të më kandidojë mua, dhe ka disa muaj që jam zhvendosur në Deçan dhe jam duke punuar me njerëz, dhe duke e ditur me siguri të plotë se çka dua të bëj, të kthehem në Deçan dhe të qeveris me Deçanin, doja që sa më shpejt ta ndaja këtë vendim me juve që të kthehem atje e t’ju kthehem punëve me qytetarë”, deklaroi Kuçi në Rubikon.

PSD-ja madje ka vendosur që do të garojë edhe me disa kandidatë nëpër komuna tjera.

E dhimbshme: Humb jetën një 15-vjeçar në Prishtinë

Një 15 vjeçar ka humbur jetën të enjten mbrëma si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë në rrugën që të çon për në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Sipas tij, njësitë policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët konstatuan se i mituri ishte pa shenja jete.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”.

“Aktualisht policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, deklaroi Borovci.

 

VV dhe Nisma drejt koalicionit – ja çfarë thotë Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka paralajmëruar se arritja e një koalicioni mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes mund të bëhet së shpejti. Paralajmërimi i tij vjen dy ditë pasi Kurti tha se është shumë i interesuar për të bashkëqeverisur me Limajn.

Limaj pasi u pyet lidhur me deklaratat e kryeministrit në detyrë, njëherit kreut të VV’së, Albin Kurti, për takimet që kanë pasur mes vete, tha se beson se së shpejti do të krijohet shumica parlamentare, shkruan Reporteri.net.

“E vetmja rrugë është shumica parlamentare siç ka ndodhur çdo herë në Kosovë. Partia e parë duhet ta ketë shumicën parlamentare në Kuvend për me mujt me i shty agjendat e tyre përpara edhe me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit ,edhe me Qeverinë. Besoj që Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt”, tha Limaj duke qeshur, teksa u largua nga konferenca.

Ai tha se Nisma do ta jap kontributin e saj për dalje nga ngërçi.

“Nisma ka dhënë dhe do ta jap kontributin krejt çka i takon me tejkalu krizën instutcionale në vendin tonë”, tha Limaj.

Kurti para dy ditësh ka konfirmuarse ka pasur disa takime me Limajn. Ai tha se kanë dështuar të arrijnë marrëveshje, shkaku i një parakushti të Limajt që ta kenë pozitën e Kryeparlamentarit.

Ai shprehu interesim për një koalicion me Limajn, në këmbim të ministrive.

“Unë jam shumë i interesuar që të bashkëqeverisim, pra që ata të kenë Ministri në Qeveri”, tha Kurti.

Sipas tij, një parti me tre deputetët s’mund ta ketë pozitën e Kreut të Kuvendit.

“Unë kam pasur takime me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate. Takimet kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, ku është rritur mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar, mirëpo nuk ka pasur marrëveshje. Thjeshtë për shkak të insistimit për shkak të një parakushti për bashkëpunim në të ardhmen për pozitën e Kryeparlamentarit. Një partie me 3 deputetë t’ia japim Kryeparlamentarin, kur e kam koalicionin me një parti që e ka dyfishin e deputetëve…nuk ishte një gjë e mundur”, deklaroi Kurti në RTK.

Ai tha se është lajm që Limaj është kthyer në Kuvend, teksa shtoi se AAK-ja e kaloi pragun falë tij.

“Është lajm që Fatmir Limaj, Komandant “Çeliku” është kthyer në Kuvendin e Republikës, që Nisma Socialdemokrate, që do të duhej të jetë parti simotër me VV-në i ka 3 deputetët në Kuvendin. Le të mos harrojmë, jo vetëm që u kthye Fatmir Limaj në Kuvendin e Republikës, por njëkohësisht ia mundësoi AAK-së ta kalojë pragun. Pa Nismën, AAK-ja kësaj radhe do të ngelej nën prag”, deklaroi Kurti.

Këto vende do të mbesin pa rrymë sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se sot, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prishtinë:
Punime në projekte investive

1.
Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kVJ 28 Llapushnik (kodi: 16100028) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuqak, Divjakë, Xhurgjicë, Shkolla Llapushnik, Kleqkë e re, Berishë dhe Tërpezë.

Arsyeja: Punime sipas projektit investiv, vendosja e përçuesit dhe izolatorëve në linjën ekzistuese.

Punime nga pala e tretë

1.
Nga NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:

Dalja 10kV J03 Baicë (kodi: 16100008) nga ora 07:00 deri 08:00

Vendet: Baincë, Abri, Tërdevc dhe Damanek.

Arsyeja: Lidhja e urave për energjizimi i TSSH Ekrem Elshani.

Punime nga KOSTT-i

1.
Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të nderprehet:

TR 3 (11000) pa tension mbeten të gjitha daljet 10 kV qe furnizohen nga TR 3 ,prej orës 12:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr.Shaip Kamberi, rr.Robert Gajdiku, rr. 4 Llullat, Afër Ilirisë, rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, 4 Llullat, Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi,Tophanja, pjesa afër Tjegullores, rr.Vushtrrisë, rr.Ilaz Agushi, Blloku i parë i banesave, Gjimnazi, Shkolla teknike, NEW CO Iliria Hotel”, Gustav Majer 2, Gustav Majer 3, Gustav Majer 4, Gustav Majer 6, Gustav Majer 7, Gustav Majer 8, Gustav Majer, rr.Ibrahim Banushi, rr.Elena Gjika dhe Shtëpia e Pleqëve.

Arsyeja: Mirëmbajtje vjetore.

Pejë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 110/10(20)[kV] Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Kërnina (kodi: 54000006) nga ora 11:00 deri 14:00

Vendet: Dubravë, Veriq, Kërrninë, Padalishtë, Bellopojë, Shushicë dhe Shushicë e Ulët.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shtrëngimi i përçuesve, pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.
Nga NS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10kV J10 Strellci (kodi: 53000004) nga ora 09:00 deri 17:00

Vendet: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Arsyeja: Projekte investive, vendosja e konzollave, izolatorëve dhe përçuesit në linjën e re dhe demontimi i rrjetit të vjetër.

Prizren:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10kV J08 Bellobrodi (kodi: 30036008) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Bellobrad, Brrut, Kapre, Kosavë, Pllajnik, Shajne, Xërxe e Sharrit, Zgatar, Zym i Sharrit, afariste: ILVA” Buqe, restorant Dasma Zym, TS-IPKO dhe Vala.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave dhe izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.
Nga NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10 kV J23 Mushtishti (kodi: 32000002) në dy termine nga ora 08:00 deri 08:30 dhe nga ora 13:00 deri 13:30

Vendet: Sopija I, Sopija II, Dubrava, Mushtishti, Savrova, Bukoshi, Vraniqi dhe Baqevci.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.

2.
NS 110/35/10 kV Theranda

Nga Dalja 10 [kV] Mushtishti do të ndërprehet:

TS 10/0.4 KV Bukoshi II Baralite (Kodi: 32000002010) nga ora 08:00 deri 13:30

Vendet: Bukosh Baralitë.

Arsyeja: Projekte investive në kuadër të Lot 13-Mushtisht.

Ferizaj:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 110/35/10kV Lipjani do të ndërprehet:

Dalja 10kV J08 Sllovia (kodi: 41000003) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Dobratin, Gushtericë e Poshtme, Livagjë, Sllovi, Smallushë, Çollapek dhe Gllavicë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, ndërrimi i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar, shtrëngimi i përçuesve dhe pastrimi i trasesë.

Punime në projekte investive

1.
Nga NS 110/35/10 kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J14 Rahovica (kodi: 40000014) nga ora 09:00 deri 18:00

Vendet: Bibaj, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Pojatë, Papaz, Rahovicë dhe Fusha e Madhe.

Arsyeja: Projekte investive, energjizimi i rrjetit të ri dhe montimi i trafos së re në Projektin Sazli II Kulla!

Mitrovicë:
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

1.
Nga NS 10 kV Shupkovci do të ndërprehet:

Dalja 10kV J06 Shala (kodi: 70000101) nga ora 10:30 deri 15:00

Vendet: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofc, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja, Selaci, si dhe BRRE-SOWI KOSOVO L.L.C. Central me Erë.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, vendosja e shtyllave dhe pastrimi i trasesë.

Vërejtje! Dalja ka BRRE.

2.
Nga NS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV J21 Prekazi (kodi: 74000003) nga ora 10:30 deri 14:30

Vendet: Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm, Mikushnicë dhe Lubavec.

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive, pastrimi i trasesë, shtrëngimi i përçuesve dhe kontrollimi i transformatorit.

Punime nga pala e tretë

1.
NS 110/10(20) kV Skenderaj

Nga NS 10/0.4 kV Qyteti I do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV Shaban Jashari (kodi: 74000009001) nga 11:00 deri 16:00

Vendet: Dëshmoret e Kombit

Arsyeja: Punime sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, ndërrimi i panelit 0.4 kV si dhe lidhja e blindës dhe kthinat në trafon ekzistuese.

Gjakovë:
Punime nga palët e treta

1.
TS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS-54 (kodi: 80080008215) nga ora 09:00 deri 14:00

Vendet: Carrapatok, një pjesë.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas zgjidhjes teknike – dislokim i kabllove 0.4 kV dhe demontimi i shtyllës së betonit.

2.
Nga NS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet:

Dalja 10kV J13 Skivjan (kodi: 80080009) nga ora 09:00 deri 12:00

Vendet: fshatrat: Bitesh, Dobrixhë, Dujakë, Firajë, Hereç, Jasiq, Novosellë e Epërme, Novosellë e Poshtme, Osek Hilë(një pjesë), Osek Pashë, Planço dhe Skivjan.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar.

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

31 të rinj nga Sanxhaku janë regjistruar në kursin e gjuhës shqipe, duke shënuar një hap domethënës në ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare shqiptare në këtë trevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Amina Nuraj, kryetare e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, e cila ka ndarë emocionet e saj në një postim prekës, përcjell INA.

“Deri më tani, 31 të rinj janë regjistruar në kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak. Nuk ka gjë më të mirë se kur punon me zemër për atdheun, gjuhën dhe kulturën tënde! Kur e shikon flamurin tënd me krenari, duke e ditur se nuk e ke shitur kurrë, por se e ke arritur majën me gjak e djersë që ai të valëvitej edhe më shumë mbi Sanxhak.”, ka shkruar Nuraj.(INA)

Tërmet i fuqishëm në Kretë, alarmohet për një cunami

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi mëngjesin e sotëm brigjet verilindore të Kretës, duke tronditur pothuajse gjithë ishullin grek dhe duke shkaktuar përkohësisht alarm për cunami.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 58 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar të Eloundës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Tërmeti ndodhi në det të hapur, në orën 03:19 të mëngjesit (me orën lokale), në një thellësi prej 68.9 kilometrash.

Qendra Sizmologjike Euromesdhetare raportoi se ngjarja kryesore u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një lëkundje të fortë pranë bregdetit të Malias. Në Heraklion, lëkundjet u ndjenë të forta dhe zgjatën disa sekonda, ndërsa pasgoditja kryesore u përjetua për afro një minutë.

Autoritetet greke lëshuan menjëherë një alarm për cunami, duke paralajmëruar banorët dhe turistët të qëndronin larg vijës bregdetare, derisa të kalonte rreziku. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Tërmeti i sotëm vjen vetëm një javë pas një tjetër tërmeti me magnitudë 6.0 ballë që ndodhi në brigjet lindore të Kretës, pranë ishullit Fry. Ekspertët kanë vërejtur një rritje të aktivitetit sizmik në zonën e Egjeut Jugor, përfshirë edhe afërsinë me Santorinin.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa sizmologët paralajmërojnë për pasgoditje të mundshme në orët dhe ditët në vijim.