div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="archive paged category category-lajme category-1 custom-background wp-custom-logo paged-422 category-paged-422 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe ka përfshirë botën para dy dekadash.

Shkak për shqetësimin janë shpërthimet e reja në rajonin e Oqeanit Indian, që tashmë po përhapen edhe në Evropë dhe kontinente të tjera.

Sipas zyrtares së OBSH-së, Diana Rojas Alvarez, rreth 5.6 miliardë njerëz në 119 vende jetojnë në zona ku ekziston rreziku nga ky virus, i cili shkakton ethe, dhimbje të forta në nyje dhe mund të çojë në paaftësi afatgjate.

“Po shohim përsëritjen e historisë”, tha ajo, duke e krahasuar situatën aktuale me epideminë e viteve 2004-2005, e cila preku afro gjysmë milioni njerëz – kryesisht në territore të vogla ishullore – përpara se të përhapej në gjithë botën, njofton REL.

Vala e fundit e përhapjes nisi në fillim të vitit 2025, me shpërthime të mëdha në të njëjtat ishuj të Oqeanit Indian që ishin prekur edhe më parë, përfshirë La Reunionin dhe Mauritiusin.

Alvarez tha se virusi ka prekur tashmë rreth një të tretën e banorëve në La Reunion.

Përhapja po vazhdon edhe në vende të tjera, si Madagaskari, Somalia dhe Kenia, ndërsa raste të shumta janë shënuar edhe në Indi dhe në pjesë të Azisë Juglindore, sipas saj.

Një shqetësim i veçantë është edhe rritja e numrit të rasteve të importuara brenda Evropës.

Që nga 1 maji, në Francë janë regjistruar rreth 800 raste të importuara të virusit ‘chikungunya’, tha Alvarez.

Chikungunya’, për të cilën nuk ekziston trajtim specifik, mund të shkaktojë shpërthime të shpejta dhe të mëdha.

Për shkak se mushkonjat pickojnë gjatë ditës, parandalimi është thelbësor, duke përdorur insekticidë dhe veshje me mëngë të gjata, rekomandon OBSH-ja.

Aksident me fatalitet në Serbi: Autobusi nga Kosova ndeshet me veturë, një i vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Serbi, në afërsi të Krushevacit, ku janë përfshirë një autobus i një kompanie nga Kosova dhe një veturë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24:00, bëjnë të ditura burimet e Dukagjinit, kur autobusi i kompanisë “Zhitia Tours”, i cili po udhëtonte në linjën nga Prishtina për në BE, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar pasoja të rënda.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vend, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime.

Nuk dihen ende detaje të plota për shkakun e aksidentit ose identitetin e viktimës, por burime të Dukagjinit kanë konfirmuar se në autobus ndodheshin qytetarë nga Kosova. Gjendja shëndetësore e të lënduarve pritet të sqarohet nga mjekët në orët në vijim.

Dukagjini ka tentuar të marrë informacion nga kompania dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk janë përgjigjur.

Haziri: Vjosa nuk i ka duart e lidhura më, e theu rrethin pesë vjeçar

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, është deklaruar pas kërkesave të presidentes Vjosa Osmani në drejtim të Gjykatës Kushtetuese.

Haziri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se Kushtetuesja është rruga e vetme që Osmani ta ushtrojë rolin e saj si presidente, shkruan Insajderi.

“Nga sot, Republika në dorë të Presidentes! Gjykata Kushtetuese është rruga e vetmë për ta ushtruar rolin e saj. Vjosa nuk i ka duart e lidhura ma. Të tjerët kanë me përcjelle! E theu rrethin 5-vjeçar”, ka deklaruar Haziri.

Osmani gjatë konferencës së të martës ka thënë se përveç bllokadës institucionale dhe cënimit të rendit kushtetues, as ajo si presidente s’po mund ta ushtrojë në plotëni funksionin e saj si presidente për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Një person sulmon policinë, njëri bëhet për spital

Një person është arrestuar në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, pasi ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Si pasojë e sulmit një zyrtar ka kërkuar trajtim mjekësor.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Një zyrtar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Ky është momenti i arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi

Është raportuar nga mediat serbe se është arrestuar ish-ushtari i UÇK-së, Lulzim Halili, raporton Gazeta Imazhi.

Ai u arrestua sot në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, UKP-së së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Luftës.

Pamje nga momenti i arrestimit të tij:

Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua sot nga shërbimi informativ serb (BIA)

Lulzim Halili, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar sot nga shërbimi informativ serb (BIA) në qytetin e Svilanacit, në territorin e Serbisë.

Sipas raportimeve, autoritetet serbe po e akuzojnë Halilin për krime lufte ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë, megjithëse detajet konkrete mbi aktakuzën eventuale nuk janë bërë ende publike nga ana zyrtare.

Arrestimi i tij ngre sërish shqetësime mbi sigurinë juridike të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë në Serbi, sidomos ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët vazhdimisht janë përballur me arrestime të tilla të bazuara në akuza politike dhe të paqarta.

Autoritetet kosovare deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast.

Lulzim Halili

LAJMI I FUNDIT: Serbia arreston edhe një ish-ushtar të UÇK-së

Mediat serbe raportojnë se Serbia ka arrestuar ish-ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Lulzim Halili.

Ai u arrestua sot në një aksion të përbashkët të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës, UKP-së së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Luftës.

Halili është një ish-anëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e cila vepronte në zonën e Pejës, Prishtinës dhe Gjakovës, përfshirë sulmin ndaj postbllokut të Ushtrisë Jugosllave në Koshare, raporton “Novosti”.

Në konsultim me Zyrën e Prokurorit për Krime Lufte, Halili u ndalua për 48 orë.

Tërhiqet nga gara kandidati i AAK-së për kryetar

Ilir Tasholli, kandidat për kryetar të Lipjanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka vendosur të tërhiqet nga kandidatura.

Tasholli e ka bërë të ditur një gjë të tillë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, pa njoftuar për arsyet pse e ka bërë këtë. Mirëpo ka thënë se “betejat politike nuk përfundojnë këtu”, shkruan Insajderi.

Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani”, thuhet në postimin e tij.

Falënderoj me zemër të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët që më kanë mbështetur pa hezitim ndër vite – në sfidat lokale dhe ato qendrore. Mbështetja juaj ka qenë motivimi më i madh në çdo angazhim timin”, vijon postimi i tij. /Insajderi.org/

 

Ndërron jetë nëna e ish-deputetit të PDK-së, Hisen Berisha

Ka ndërruar jetë Ryve Zeneli – Berisha, nëna e komandantit dhe bashkëluftëtarit të njohur, njëherëshit edhe ish-deputet i PDK-së, Hisen Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti Berisha.

Varrimi i të ndjerës do të bëhet të mërkurën, më 23 korrik 2025, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Rashkoc.

Bashkëluftëtarët e interesuar për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit janë ftuar të mblidhen deri në orën 13:30 në Qendrën Sportive/Restorantin “Arlindi & Argjendi” në Kodër të Becit.

Vdekja tragjike e punëtorit në Skenderaj, Nura njofton se nuk do të ketë program muzikor për qytetarët

Kryetari i Komunës së Skenderajt ka dalë me njoftim për qytetarët se sot nuk do të ketë program muzikor në kuadër të festivalit ”Mërgata Fest”, shkruan Gazeta Demos.

Kjo për arsye të vdekjes së punëtorit Robert Veliu, i cili vdiq tragjikisht duke punuar sot në Skenderaj.

”’Të nderuar qytetarë, pjesëmarrës të festivalit Mërgata Fest dhe ju bashkatdhetarë,

Për shkak të vdekjes së papritur të bashkëqytetarit tonë, të riut Robert Veliu, dhe në respek të thellë ndaj familjes së pikëlluar Veliu, programi i sotëm muzikor në festival anulohet.

Duke besuar në mirëkuptim e secilit përballë këtij rasti të dhimbshëm, i shprehi ngushëllimet më të thella familjes Veliu, shokëve dhe dashamirëve!”, shkruan Nura.